21/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 shtator 1994

“ÇËSHTJA NANO„ DOSJE E HAPUR

Zgjidhja e drejtë e saj është gur prove për demokracinë në Shqipëri Këshilli Ndërparlamentar nuk mund të kuptojë se si veprimet ose mosveprimet e FATOS NANOS për të cilat bën fjalë vendimi i Gjykatës provojnë pafajësinë e tij. Ai shpreh dyshime për përmbajtjen logjike dhe drejtësinë e vendimit të kësaj gjykate. Këshilli i Unionit Ndërparlamentar miratoi ditët e fundit Raportin dhe Rezolutën për «çështjen Nano» të cilat do të publikohen të plota së shpejti. Thelbi i këtyre dokumenteve është një forum i lartë botëror, konsiston në analizën e plotë dhe të hollësishme objektive të gjithë rrugës që u ndoq për akuzimin, arrestimin dhe dënimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputetit të Kuvendit Popullor, Fatos Nano. Ata hedhin poshtë akuzat e ngritura kundër Fatos Nanos, dënojnë arrestimin dhe dënimin e tij dhe kërkojnë prononcimin e autoriteteve shqiptare për mundësitë e limitit të Fatos Nanos. «Çështja Nano», ndryshe nga sa u paraqit prej propagandës zyrtare si një «çështje e mbullur përfundimisht», ngrihet kështu përsëri në rend të ditës të politikës shqiptare nëpërmjet dokumenteve të rëndësishme të një forumi demokratik ndërkombëtar ku bën pjesë edhe vendi ynë. Vlerësimi dhe zgjidhja e drejtë e këtij problemi do të ndikonte pozitivisht në rrjedha dhe e tashme e të ardhshme të jetës politike shqiptare. Partia Socialiste e ka denoncuar «çështjen Nano» si një çështje të sajuar politike, që kishte për qëllim eliminimin politik të kryetarit të përkohshëm kryesor të opozitës, eleminimin e Partisë Socialiste dhe të alternativës që ajo përfaqëson. Ajo ka deklaruar se burgosja dhe dënimi i Fatos Nanos është pjesë e deformimeve të shumta të demokracisë në Shqipëri dhe është bërë burim tensionesh të vazhdueshme e të pashmangshme. Zgjidhja e drejtë e «Çështjes Nano», që do të thotë dhënie e pafajësisë dhe lirimi i tij nga burgu, do të ndikonte dukshëm në përmirësimin e situatës së acaruar politike, veçanërisht në momentet e tanishme. Partia Socialiste nuk do të reshtë së kërkuari një gjë të tillë, duke mbrojtur me vendosmëri kryetarin e saj dhe deputetin e Kuvendit Popullor të burgosur për motive politike. Një gjykim i arsyeshëm dhe gjakftohtë i «çështjes Nano» në dritën e dokumenteve të reja të Këshillit të Unionit Ndërparlamentar prej push-tetit të sotëm në Shqipëri, do të çonte në zgjidhje të pjekura të kësaj problemi që do t’i përmbanin ecjes në rrugë të drejtë të demokracisë në vendin tonë. Çlirimi nga fryma autokratike, nga ethet e hakmarrjes dhe vlerësimi luajal i opozitës, do t’i bënte pushtetarët e sotëm të ndërmarrin veprime të matura në shërbim të vendit, të kombit dhe të vetë pushtetit. Megjithëse po mbushen dy vjet nga koha kur filloi të sajohen «çështja Nano», askush nga shqiptarët nuk beson në akuzat që i bëhen atij. Nëse pushteti do të vazhdojë të mbajë ndaj «çështjes Nano» atë qëndrim që ka mbajtur deri më sot, ai do ta ketë këtë çështje si gur të rëndë në qafën e vet, deri sa kjo çështje të zgjidhet përfundimisht. Sa më shpejt të zgjidhet ajo, pra aq më mirë është edhe për pushtetin. Ndërkombëtarizimi, sërishmi i «çështjes Nano» nëpërmjet dokumenteve të miratuara ditët e fundit nga Këshilli i Unionit Ndërparlamentar, vë në dyshim në sytë e botës proceset e demokratizimit që po ndodhin në Shqipëri... Ato i shtohen shumë dyshimeve të tjera për të drejtat e njeriut, për lirinë e shtypit, për Kushtetutën etj. të cilat tashmë janë bërë publike. Nuk është në nderin e vendit dhe të kombit tonë, që Shqipëria të vazhdojë të bëhet objekt kontestimesh e vërejtjesh të vazhdueshme nga organizmat ndërkombëtare. Nuk ecet më me slogane marksiste të «ndërhyrjes në punët e brendshme», të «armiqve të jashtëm» etj. Rruga e vetme evropiane për të cilën aspiron vendi dhe integrimi në institucionet demokratike ndërkombëtare, është rruga e respektimit dhe e reflektimit ndaj dokumenteve dhe gjykimeve të tyre për ato që po ndodhin në Shqipëri. Zgjidhja e drejtë e «Çështjes Nano» është gur prove për demokracinë tonë.

Kërkohet 55 vjet burg për ish funksionarët e lartë

Avokat Koçi ka qenë apo jo R. Alia Kryetar Shteti?! Në gjyqësorin e Apelit Përseëri dhe në gjykatën e Apelit të Tiranë, vazhdoi në ditën e dytë gjyqi ndaj ish Presidentit Alia dhe funksionarëve të lartë të partisë e shtetit. Pas përfundimit të mbrojtjes gjatë të cilës, vetë të pandehurit a-po nëpërmjet avokatëve me të cilët përfaqësoheshin, kërkuan pafajësi e hedhjen poshtë të vendimit të gjykatës së Rrethit Tiranë, fjalën e mori prokurori i çështjes, Nezir Gjoka? që mbajti pretencën. Edhe pse të pandehurit Çarçani e Myftiu nuk kanë bërë ankim, edhe pse Peçi e pandehuri Alia nuk e kanë firmosur vetë ankimim e bërë nga avokatët, e filloi pretencën zoti Gjoka, për shqyrtimin në gjykatën e Apelit ajo kalon si një e tërë. Gjithashtu prokurori hodhi poshtë pretendimin e shtruar nga disa të pandehur, se ish ushtarakë duhet të gjykoheshin nga një gjykatë ushtarake. Më pas përmendi të gjitha detyrat që të pandehurit kishin kryer gjatë karrierës së tyre politike, por pa përmendur për asnjë, veprimtarinë e kryer gjatë ... Apelit, viteve të luftës Antifashiste, për të cilën nga të pandehur apo nga avokatët pati pretendime. Duke u referuar dosjes së gjykatës së Rrethit Tiranë, ai më pas filloi të përmendë në mënyrë kronologjike, episode të ndryshme me akuzën ndaj të pandehurve. U ripërsërit ngjarja e ndodhur në Ambasadën Ruse në Tiranë në vitin 1952, ngjarja në burgosurit në Qafën e Barit, veprimtaria antifetare e viteve 60 duke mos harruar dhe 5 korrikun e mbajtur nga Enver Hoxha në vitin 1967, miratimin e platformës së Sigurimit të Shtetit nga Byroja Politike, apo edhe veprimtaria e komisionit të internim – dëbimeve. Kanë përfituar nga trajtimi që u është bërë – vazhdoi më poshtë zoti Gjoka, duke përsëritur pjesën e lexuar në pretencat e këtij lloji që bëjnë fjalë për qera, dhurata dardha, dreka apo grepa peshkimi... Ndërsa duke folur posaçërisht për ish presidentin Alia, (Vijon në faqen 2)

Përkujtohet me madhështi Konferenca e Pezës dhe 50 vjetori i formimit të Brigadës së 22 Sulmuese

Në kuadrin e jubileut të madh pesëdhjetëvjetorit të Çlirimit të Atdheut; më 19 shtator 1994 (disa ditë më vonë nga data e vërtetë për shkak të vendimit arbitrar të Qeverisë; që ndalon luftëtarët e lirisë të përkujtojnë luftërat e tyre heroike dhe ngjarjet historike, në një atmosferë gezimi e entuziazmi të papërshkruar; në pallatin «Ali Kelmendi»; u mblo-dhën ish partizanë; partizanë e kuadro të Brigadës; familje dëshmorësh të saj dhe familje të atyre partizanëve që janë ndarë nga ne gjatë kësaj periudhe gjysmë shekullore; veteranë; të ftuar; përfaqësues të partive e shoqatave politiko-shoqërore; për të përkujtuar 52 vjetorin e konferencës së Pezës dhe 50 vjetorin e formimit të Brigadës së 22 sulmuese. Mbledhjen e hapi ish komisari i batalionit e më vonë i brigadës; shoku Nimët Ismeti; i cili pas përshëndetjes ... Ishte lufta e brigadës së 22 sulmuese dhe e gjithë brigadave, reparteve e njësive partizane dhe e popullit shqiptar, që aleatët e boshtit antifashist anglo-sovjeto-amerikan, qysh në vitin 1942, njohën LANÇ, si forcë të vetme politike në Shqipëri; të udhëhequr nga PKSH. Dhe kjo sepse ishin patriotët dhe komunistët shqiptarë që filluan të parët luftën kundër fashizmit dhe e çliruan vendin tërësisht me forcat e veta. Më poshtë oratori solli fakte, kujtime e përshkroi rrugën heroike të Brigadës së 22 sulmuese, e cila luftoi me heroizëm kundër pushtuesve të huaj e bashkëpunëtorëve të tij. Bazë për formimin e kësaj brigade shërbeu Çeta e Pezës që për shumë vite u udhëhoq nga komandanti legjendar i saj, Heroi i Popullit, Myslim Peza. Në të morën pjesë gjithashtu partizanë nga fshatrat e Pezës; Tiranës, Durrësit; Shi- sulmues, shokut Sali Verdha. Kjo brigadë; nenivizoi oratori; u formua dy vjet pas Konferencës historike të Pezës (më 16 shtator 1944), në atë vend ku zhvilloi punimet kjo konferencë; e cila do të mbetet e paharruar ndër shekuj në historinë e popullit shqiptar. Ajo me vendimet që mori e zbatimin e tyre në jetë u bë simbol bashkimi e vëllazërimi pa dallim feje; krahinë e ideje ashtu si Besëlidhja e Lezhës; Lidhja e Prizrenit; Kuvendi i Vlorës; Kongresi i Lushnjës etj. Konferenca e Pezës mbetet burim i luftës për çlirim, liri e demokraci. Ajo krijoi dhe hodhi bazat e pushtetit popullor Dhe kjo sepse LANÇ që organizoi dhe udhëhoqi ishte një ortek i papërmbajtur mbarepopullor kundër pushtuesve të (vijon në faqen 2) saj periudhe gjysmë shekullore; veteranë; të thuash; përfaqësues të partive të sulmuese. Mblodhjen e hapë ishin komisari i batalionit e më vonë i brigadës; shokë-ku Nimët Ismeti; i cili pas përshëndetjes me një fjalim të shkurtër; dha fjalën ish komandantit të Brigadës së 22 një ortek i papërmbajtur ... Në ditën e formimit shoku Kristo Themelko komunikoi kuadrin e Brigadës e të batalioneve të saj; ndërsa në emër të KQ të PKSH përshëndeti shoqja Naxhije Dume. Shoku Myslim Peza, nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm NÇL dhe si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL përshëndeti bashkëluftëtarët e vet dhe i dorëzoi komandantit të brigadës flamurin luftarak, atë flamur që kish luftuar e fituar në sa e sa beteja dhe kishin derdhur gjakun për të. Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kaj Miri, Dine Peza, Myrvete Peza, Mustafa Leshi e dhjetra e dhjetra dëshmorë pezakë ashtu si flamuri pararadhës të epokës së Skënderbeut. (Vijon në faqen 4)

UNIONI NDËRPARLAMENTAR - TEMPULL I DEMOKRACISË PERFAQËSUESE

Rëndësia politike e Rezolutës së Këshillit të Unionit Ndërparlamentar lidhur me Çështjen Nano miratuar ditët e fundit, bëhet edhe më e theksuar kur njihemi më nga afër me misionin, ndërtimin dhe funksionet e këtij tempulli ndërparlamentar që më tepër se si do të shohim «thotë më poshtë gjatë këtyre dy-tre viteve të fundit, propaganda dhe masmedia zyrtare kanë bërë një mega-barro të plotë ndaj tij, për arsye që nuk është e vështirë t’i kuptojë çdo shqiptar që nuk është e vështirë t’i kuptojë. Ç’është pra Unioni Ndërparlamentar (UNP)? Rëndësia politike e Rezolutës së Këshillit të Unionit Ndërparlamentar lidhur me Çështjen Nano miratuar ditët e fundit, bëhet edhe më e theksuar kur njihemi më nga afër me misionin, ndërtimin dhe funksionet e këtij tempulli ndërparlamentar që më tepër se si do të shohim më poshtë gjatë këtyre dy-tre viteve të fundit, propaganda dhe masmedia zyrtare kanë bërë një mega-barro të plotë ndaj tij, për arsye që nuk është e vështirë t’i kuptojë çdo shqiptar që nuk është e vështirë t’i kuptojë. Ç’është pra Unioni Ndërparlamentar (UNP)? Pak Histori Unioni Ndërparlamentar (UNP) përfaqëson Organizatën botërore të parlamentarëve të shteteve sovrane nga 131 vende të botës me përfaqësim nga të pesë kontinentet. Atë për-simhet madje edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me statusa konsultativ si dhe parlamentet të tjera rajonale. UNP është krijuar në vitin 1889 dhe deri tani ka zhvilluar 22 Konferenca, kjo e fundit përfundoi punimet javën e kaluar në Kopenhagën të Danimarkës. UNP filloi veprimtarinë e saj si një shoqatë parlamentare mbi baza individuale, duke kërkuar fillimisht zgjidhjen e paqes dhe figurës ndërmjet shteteve evropiane. Shquhen dy pionierët e parë të tij, francezi Passy dhe danezi Frederik Bajer, themeluesi dhe frymëzuesi i saj. Gjithashtu, UNP është faktikisht edhe nismëtarja e krijimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit me qendër në Hagë. Duke vlerësuar përpjekjet e saj për paqe dhe zgjidhjen ndërmjet problemeve, 8 personalitete të larta të këtij Unioni, përfshirë dy të (Vijon në faqen 3)

Klorifikimi i ujit nuk e zëvendëson higjienën e mjedisit

Shtimi i dy personave në spitalin infektiv të Elbasanit, njëri 29 e tjetri 40 vjeçar, të cilët ditët e fundit kanë punuar në Llabrazhd e Perondë e për të cilët dyshohet, sipas infermierëve, janë të infektuar personalisht me pasojat dhe përdorimin lokal, Njëra prej masave më efektive për profilaktike që është marrë për të mbrojtur qytetarët nga epidemia ka qenë klorifikimi i ujit të pijshëm me dozë normë. Ndërkohë, për çdo ditë kryhen analizat e ujit të pijshëm nga 16 pika furnizimi dhe deri tani nuk ka patur shenja të infeksionit të tij. Nga ana tjetër klorifikimi i ujit po kryhet dhe në mënyrë sistematike e në të gjitha pikat familjare, si p.sh. në fshatrat deri në 70 ... të cilat janë zona kufitare me Beratin dhe Kuçovën me epidemia është shfaqur në përmasa relativisht të mëdha edhe në rrethin e Librazhdit, në fshatrat e komunave të Labinotit dhe Shmilit, fshatra kufitare këto me rrethin e Librazhdit, do të bëhet klorifikimi i ujit të pijshëm. Megjithatë për Elbasanin nuk mund të thuhet se ai është një qytet i imunizuar nga epidemia vdekjeprurëse. Në këtë qytet ka ende vatra përhapës nga një ditë në ditë, mund të thekohen që janë kthyer në vatra infeksioni ose janë kthyer në vatra infeksioni. Pluhurat dhe mbeturinat e tjera ende vazhdojnë të qëndrojnë përgjatë ...

Vdiq nga kërbaçi e policisë

KORÇË Vdiq nga kërbaçi e policisë Në Korçë një nga qytetet kryesore të këtij vendi ku sundon ligji dhe buron «drejtësia» sipas standardeve më të përparuara, është koleksionuar viktima e dytë brenda këtij muaji, dhe e treta e këtij lloji brenda një viti, të shkaktuara nga dhuna shtazarake e policore. Dhunatqë Petro, i moshës rreth 40 vjeç, një patrullë e policisë ka shkuar në shtëpinë dhe e ka marrë forcërisht për në degën e rendit, pa një ankese të së shoqes rreth një konflikt familjar, krejt të parëndësishëm; dhe aspak i justifikueshëm për të shkuar kaq larg. Gjatë cuarjes për (Vijon në faqen 2)

Jetimët...

Ardhja në redaksinë e «Zërit të Popullit» zonjës Hajrie Hasani, Kryetare e Shoqatës së jetimëve të Shqipërisë dhe rrëfimet e saj rreth gjendjes tragjike të mbi 600 jetimëve të braktisur nga shteti i sotëm janë vërtet rrënqethëse. Ky është një fakt tjetër që nxjerr në shesh se Shqipëria e shqiptarët nuk kanë shtet, se qeveria që përfaqëson Partia Demokratike është doshta nga më të papërgjegjshmet në rruzullin e globit. RTV-ja ka dhënë (ndoshta i vetmi rast që jep realitetin) një emision të posaçëm për lysport, për përmasat që po merr kjo «murtajë» në vendin tonë dhe janë tronditur shpirtërisht me këta fatkeqë që e përballojnë jetën e tyre e të familjeve duke shtrirë dorën për dy lekë. Por kur dëgjon situata akoma më rrënqethëse për jetimët, për mbi 600 njerëz të mbetur në katër rrugë pa punë pa ardhura e pa strehë kjo tronditje të vete dhe në kockë. Vini re! Janë njerëz pa rrjedhë, janë jetimë dhe këtë jetimë i ka lënë të tillë edhe shteti. Në asnjë vend të Botës besojmë se nuk ka një sjellje kaq fyese ndaj jetimëve. Shoqata e jetimëve të Shqipërisë u drejtua, biznesmëve, të gjithë atyre që kanë mundësi financiare e materiale që të ndihmojnë sa të jetë e mundur për 18 përballu-ar gjendjen e vështirë të një numri të madh jetimësh. Ju kujtojmë se numri i përgjithshëm është me numër 985-110 dhe në valutë 985-107-1. Mendoni edhe për jetimët.

TELEGRAFISHT...

- Epidemia e kolerës ka dhënë ... e shtatë ... në spitalin e Peshkopisë vazhdojnë të kurohen tre persona nga Qafë-Murrizi. *** - Në qytetin «Skënderbej» në Tiranë ...

TELEGRAFISHT...

- Laçin në përspallje e një stu-dimi urban. Janë vënë në dispozicion të ... 65 mijë për ... *** - Në Tiranë ...

TELEGRAFISHT...

* Agjensia-sanitare kërkonështë në mjedise ... *** - Në mbledhjen e tij të fundit Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për ... *** - Në Shkodër ushtrohen veprimtari private ndërtimi mbi 100 firma e ...

TELEGRAFISHT...

- Kupa e festivaleve për grupin shqiptar që merr pjesë në festivalin folklorik ndërkombëtar të Njërogozës të Hungarisë. *** - Barna të skaduara dhe tregtim ...

TELEGRAFISHT...

- Ka përfunduar kampionati i 50-të kombëtar i shahut. Mjeshtri i sportit Aldo Zadrima shpallet kampion i vendit midis 48 pjesëmarrësve. *** - Sholërë e udhëhequr kujdes! Kjo është këshilla që vjen pas një aksidenti tjetër të dhimbshëm, këtë herë në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë ku ...

TELEGRAFISHT...

* Partizani - tre titore me 6 pikë kryeson kështu pas ndeshjeve të javës së tretë të kampionatit të 50 kombëtar të futbollit. *** - Kurt Kola ka protestuar në prokurori e përgjithshme. «Meqithëse çështja është mbyllur nga hetuesia, me përfaqësuesit time që në disa ...

saj periudhe gjysmë shekullore; veteranë; të thuash; përfaqësues të partive të shoqatave politiko-shoqërore; për të përkujtuar 52 vjetorin e konferencës së Pezës dhe 50 vjetorin e formimit të Brigadës së 22 sulmuese.

Në ditën e formimit shoku Kristo Themelko komunikoi kuadrin e Brigadës e të batalioneve të saj; ndërsa në emër të KQ të PKSH përshëndeti shoqja Naxhije Dume.

UNIONI NDËRPARLAMENTAR - TEMPULLI

KORÇË