LUFTA ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE KUNDËR PUSHTUESVE DHE TRADHËTARËVE VENDAS MONUMENT I KRENARISË KOM-BËTARE TË POPULLIT SHQIPTAR
- Deklaratë e komisionit pluralist për kremtimin e 50-vjetorit të çlirimit të atdheut -
Me iniciativën e Komitetit Kombëtar të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe në bashkëpunim me organizatën e veteranëve të pavarur demokratë më 18 korrik u mbajt një tryezë e rrumbullakët me gjitha partitë dhe shoqatat që vlerësojnë realisht Luftën madhështore që ka bërë populli ynë për çlirim kombëtar dhe shoqëror kundër pushtuesve nazifashistë dhe shërbëtorëve të tyre vendas. Në përfundim u hartua edhe një deklaratë e përbashkët të cilën e kanë nënshkruar:
Komiteti Kombëtar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, Organizata e Veteranëve të LANÇ, Bashkimi i Veteranëve të Luftës të popullit shqiptar, Shoqata për të rënët e Kombit, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia e Aleancës Demokratike, Partia Social-Punëtore. Partia Republikane e Djathtë, Partia e Alternativës Republikane.
Tekstin e plotë të deklaratës lexojeni në faqen 5
LAÇ
PD-ja edhe pse flet në emër të popullit, spekulon me të duke miratuar një Kushtetutë për të zgjatur pushtetin e vet
G. RUÇI: Ne jemi të gëzuar e optimistë sepse parametrat tona për çështjen Nano, dolën tepër të sakta dhe u përputhën me thëniet që bëri Europa demokratike.
Ditën e premte, qindra qytetarë të Laçit dhe të zonave përreth zhvilluan një takim, për më shumë se tre orë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së shokun Gramoz Ruçi. Merrnin pjesë anëtarë dhe simpatizantë të partisë socialiste, përfaqësues të partive të tjera politike dhe të paparti. Mes thirrjeve dhe duartrokitjeve për Partinë Socialiste kryetarin e saj Fatos Nano, e mori fjalën deputeti Ruçi, i cili në fillim të fjalës së tij tha: Aktualisht Shqipëria ka mbërritur në momentin e diskutimit të kushtetutës. Ky problem u diskutua për dy ditë nga të gjitha forcat e spektrit politik shqiptar, por që fatkeqësisht nuk u tra-nsmenua nga RTV për ti treguar popullit të vërtetën. Partia socialiste shqiptare dhe gjithë spektrit politik, përjashto atë të PD-së, ka mendimin që kushtetuta në radhë të parë të miratohet në parlament, sipas dispozitave kushtetuese në fuqi. Me këtë
(Vijon në faqen 6)
Durrës: Fitore e PS-së për Kushtetutën nuk është një «PO» ose «JO» për referendumin, por një miratim i Kushtetutës në parlament dhe në popull
Ditën e premte, në një nga sallat e pallatit të kulturës «Aleksandër Moisiu» të qytetit të Durrësit, në prani të një elektorati të zgjedhur simpatizantë të PS-së, u organizua një takim me deputetët Anastas Angjeli dhe Shkëlqim Cani. Takimin e deklaroi të hapur kryetari i PS-së së rrethit Durrës Bar-dhyli Agasi. Në vazhdim mori fjalën deputeti Anastas Angjeli i cili traj-toi disa çështje të situatës aktuale politike dhe ekonomike që po kalon vendi ynë Duke u ndalur në prob-lemin më themelor, që është objek-ti dhe miratimi i kushtetutës; ai veç të tjerash theksoi se: «U bë më shumë se një vit që Shqipëria priste shpalljen e kushtetutës. Ajo ju afrua sot, por kjo kushtetutë që po i paraqitet
(Vijon në faqen 4)
Po referendumit. Vetëm pas diskutimit dhe miratimit të Kushtetutës nen për nen në parlament
Flasin intelektualët:
Projektkushtetuta të miratohet me 2/3, pastaj referendumi popullor
LLAZAR VERO gazetar
Referendumi si koncept është drejtë, demokratik. Por për çështjen që po diskutohet mendoj se është në veprim politik i gabuar, që kapërcen ligjet e paketës kushtetuese ekzistuese kapërcen në mënyrë alogjike parlamentin si të vetmin organ ligjvënës që ka të drejtë të bëjë ndryshime e të marrë vendime të caktuara kur është e nevojshme.
Populli i ka dhënë deputetëve të këtij parlamenti dhe pret që ai të vendosë. Askujt tjetër.
Ndjehem optimist për veprimin e grupeve parlamentare që nuk pranuan të votojnë për ligjin për referendumet. Përgjegjësia politike ndaj të sotmes dhe të ardhmes së popullit i bashkon forcat politike pavarësisht nga ngjyrat që ato kanë. Mendoj se çdo qytetar, intelektual dhe veçanërisht juristët do të angazhohen seriozisht në ndërgjegjësimin e opinionit për të qenë që ka miratimi i një kushtetute demokratike ose jo demokratike.
Projektkushtetuta të diskutohet e të miratohet me 2/3 e votave në parlament. Kjo është e domosdoshme. Pastaj po vendosi parlamenti ai mund të kalojë për referendum në popull. Demokracia kërkon seriozitet. Asnjë re të respektojmë ligjet që janë në fuqi që ka miratuar parlamenti.
Asnjë prekje e Legjislacionit demokratik të miratuar deri tani
Prof. HAMIR BËQJA
Në vetvete ideja e përdorimit të referendumit për zgjidhjen e problemeve që ka populli, në parim është një ide e pranueshme. Në rastin konkret mendoj se duhen parë mirë konteksti dhe rrethanat në të cilat shtrohet kjo çështje dhe unë do të thosha se duhet ruajtur nga asnjë lloj minimalizimi i kompetencave të sotme të Parlamentit, të fokusuara në Dispozitat Kushtetuese. Asnjë lloj prekje e këtyre dispozitave ku në asnjë lloj prekje e këtyre dispozitave ku në asnjë lloj cenimi i atij legjislacioni demokratik që deri tani është miratuar.
Përdorimi i referendumeve është një praktikë që mund të hyjë edhe në vendin tonë, por ai kërkon një kulturë demokratike, kërkon një lloj zhvillimi të atyre që marrin pjesë në referendum dhe referendum për çështje që të trajtohen më bllok për shumadhe, në mënyrë që të krijojë e të bëjë, nganjëherë mund të krijojë edhe vështirësi, madje edhe kontradikta për vetë votuesit.
Kushtetuta me një të lëvizë nenesh nuk mund të zgjidhet me një po ose jo
Dr. R X?P ÇUKO
Referendumi është një mjet demokratik me anë e të cilit populli, për një çështje dhe vendos për probleme të rëndësishme që shpeshherë kërkojnë me një përgjigje të cilës matës me një po ose jo.
Kur problemi i kushtetutës është i rëndësishëm mund të zgjidhet me një po apo jo. Kjo si në rastin e një kushtetute me kaq shumë nene, në një kushtetutë kaq të cilën nuk mund të përmblidhet e të mund të përmblidhet në një po apo jo. Çdo qytetar mund të lidhë e drejta për ndonjë veprim apo sugjerim. Shtrohet problemi: Ku dhe kujt do t’i bëjë këto apo vetëm për një gjë të japë përgjigje një votim. Shpreh mendimin që projekt kushtetuta të nënshkruhet një diskutim në parlament dhe mbasi të kalojë këtë, të nënshkruhet edhe votimi pa politikë me anën e referendumit. Ose të bëhet referendum për nenet e veçanta për të cilat nuk arrihet konsensus.
«Një popull i mençur respekton përfaqësuesit e tij ligjorë»
LIMOZ DIZDARI
Kompozitor - Artist i Merituar:
Pa u njohur hollësisht me Projekt-Kushtetutën nuk mund të flas dot. Unë e çeshtjen dëshirën dhe vullnetin e mirë të Presidentit por do të gjykoja si shumë objektiv dhe të domosdoshëm një diskutim paraprak të Projekt-Kushtetutës në Parlament që e kërkon edhe ligji në fuqi. Në e diskutim i tillë në Parlament do të ndërgjegjësonte edhe më shumë Referendumin popullor.
Një popull i mençur respekton përfaqësuesit e tij ligjorë, duke e ditur gjithnjë se fjala e fundit i takon atij vetë.
Referendumi: Njerëzit nuk e dinë se përse duhet të votojnë
FATOS MUÇO
Mjeshtër ndërkombëtar i shahut
Miratimi i Kushtetutës me referendum siç propozon Presidenti, në pamje të jashtme duket se nuk ka ndonjë gjë të keqe. Por me që në kemi ligje dhe sipas ligjit ekzistues Kushtetuta duhet të kalojë fillimisht në parlament, kështu duhet të ndodhë, Projektkushtetuta duhet të miratohet nen për nen në parlament. Në rast se në parlament do të ketë pika të veçanta ku nuk do të gjendet konsensusi i parlamentarëve, atëherë mund t’i drejtohet popullit.
Këmbënguljen e presidentit për ta miratuar Kushtetutën me referendum e shpjegoj me faktin se presidenti, qeveria dhe Partia Demokratike e kanë të qartë se nuk mund të realizojnë një qëllim e Kushtetutës siç duan vetë nëpërmjet parlamentit, sepse atje nuk sigurojnë dot me dy të tretat e votave të nevojshme. Duke iu drejtuar popullit nëpërmjet propagandës së televizionit dhe të mjeteve të tjera që ata kanë në dispozicion, është e kuptueshme që shumica e njerëzve nuk e kupton në qartë se për çfarë do të votojë dhe ata mund të thonë “po” ose “jo” pa e ditur konkretisht se përse.
(Vijon në faqen 2)
«Jam për referendum me kusht që të mos kapërcehet Parlamenti»
Docent ISA GORICA Kapërcimi i Parlamentit çon drejt spontaneitetit e parregullsisë.
Kushtetuta le të miratohet me referendum por pasi të analizohet të diskutohet e të shqyrtohet mirë në Parlament. Kjo për mendimin tim është rruga më e mirë.
Projektkushtetuta e korrigjuar dhe e plotësuar nga diskutimi popullor ia lehtëson punën parlamentit
Prof. ZIJA XHOLI
Kushtetuta është ajo që konturon së jashtmi dhe brendshmi një shoqëri. Në këtë kuptim mund të thuhet se si të jetë kushtetuta e një shoqërie, ashtu edhe vetë shoqëria. Prandaj s’ka si të mos pritet me një ndjenjë lehtësimi dhe kënaqësie lajmi se kushtetuta është bërë gati dhe pritet të miratohet së shpejti.
Siç është e natyrshme, si mënyra e miratimit të kushtetutës ashtu edhe brendia e saj kanë ngjallur diskutime dhe polemika të zjarrta, të cilat (mund të fundit, duhet të jenë në një mirë të vetë kushtetutës. Sigurisht ajo që ka më tepër rëndësi dhe duhet të përbëjë vëmendjen është brendia, parimet e saj themelore, meraku që kushtetuta e vendit tonë të jetë një kushtetutë me të vërtetë demokratike e nivelit europian.
Diskutimi mbarëpopullor i neneve të saj, që do të ishte në thelb edhe një referendum popullor do të të lehtësonte një ndihmesë vendimtare në këtë drejtim. Një diskutim i tillë do t’i jepte asaj karakterin e të vërtetë popullor, do ta bënte atë kushtetutë të komisionit që e hartoi por kushtetuta të të gjithë popullit. Kështu kushtetuta, e korrigjuar dhe e plotësuar nga diskutimi popullor, do ta lehtësonte punën parlamentit, ka lehtësuar punën edhe vetë parlamentit, sepse, në këtë rast, ai ka një dokument që ka kaluar në sitën e gjykimit popullor.
Me këtë rast do të formuloja një ide që s’më ndahet dhe më ndjek në çdo hap, pikërisht idenë që për problemet e mëdha të kombit është i domosdoshëm bashkimi kombëtar unanimeti. Një problem i tillë i madh kombëtar është edhe kushtetuta e cila për këtë arsye, kërkon konsensus unanim.
Formuloj besimin dhe shpresën se format politike të vendit do të dinë të ngriten mbi interesat partiake dhe të merren interesave të larta të kombit të gjejnë rrugën e konsensusit dhe të unamitetit. Është një e vërtetë e jetës sa bota se përçarja në çështje të tilla të domosdoshme me përparojë as kurrë nuk mbarësohet as problemet e mëdha nuk zgjidhen u progresit nuk arrihet. Ato përvlersojnë edhe rrugën e demokracisë.
«Projekt i Kushtetutës duhet të kalojë për miratim në Parlament»
Dr. JORGI KOTE
Nuk e di se pse me disa veprime spektakulare pretendohet se «po zbu lojme Amerikën». Dihet nga të gjithë se Referendumi përfaqëson një institucion të tërë demokratik për marrjen e vendimeve më të rëndësishme për çështje kardinale të zhvillimit. Si i tillë ai është më se i pranueshëm edhe e shoqërinë tonë. Por nuk duhet harruar se tërë ky proces për marrjen e një «po»-je popullore në shoqëritë e vërteta demokratike kalon nëpërmjet ligjeve dhe organeve përfaqësuese siç janë në rastin tonë Dispozitat Kushtetuese dhe Parlamenti, për të cilat vetë Presidenti Berisha jo shumë kohë më parë ka thënë fjalë më të mira.
Prandaj do të thoja që Projekt i Kushtetutës të kalojë për diskutim e miratim në Parlament i cili ka të drejtë dhe detyrim ligjor dhe pastaj hapet rruga demokratikisht Referendumit.
... EDHE REFERENDUM?!
Prof. Dr. Hulusi Hako
Mesazhi i Presidentit ishte një apologji që duket sikur ka kërkuar më shumë sforcim e përgatitje se sa hartimi i vetë projekt kushtetutës. Mirëpo kushtetuta nuk është si pikturat apo simfonia muzikore që duan shpjegime specialistësh apo kritike artistike për t’u kuptuar. Ajo flet me përmbajtjen e vet dhe më e shumta, ç’mund të thuash janë ndryshimet e bëra, ç’të rejat në krahasim me kushtetutën e kaluar etj. Ekzaltimet apologjike të mesazhit në fjalë të vënë në mendime, të bëjnë të dyshosh, mos vallë vota juha ku dhëmb dhëmbi?
Në mesazh, p.sh., na jepet të kuptohemi se presidentit ka qenë dhe mbetet për republikë parlamentare, por kur «shikojmë Amerikën dhe Francën për ideal nga demokraci më të mira presidenciale, atëherë na prishet mendja, e s’duhet marrim shembullin më të mirë që është ai në Europë (Fra[nca]) dhe si Amerikë njëherësh.
Pikërisht kjo është edhe çështje parimore e diskutueshme, dhe nuk besoj për kapriço partiake, se as për interesat mbarekombëtare. Është më e kuptueshme dhe e pranueshme që në skenën e sotme të demokracisë tonë të ...
(Vijon në faqen 3)