11/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 tetor 1994

«TOPI» I MESAZHIT PRESIDENCIAL, ME KARTONAT E DEPUTETËVE TË PD-së NXJERR PËRFUNDIMISHT JASHTË LOJE PARLAMENTIN

- Në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, Kushtetuta nuk do të miratohet nga parlamenti para se t’i kalohet popullit për referendum. Përse i trembet diskutimit në parlament PD-ja? Partia Demokratike e vetme përballë partive të tjera shqiptare të majta dhe të djathta. Socialistët duke kërkuar respektimin e ligjit sot, kërkojnë për nesër një kushtetutë demokratike, që të mos ketë më diktat personal, mbret dhe sekretar të parë.

DJE NË PARLAMENT

Presidenti i thotë përfundimisht «Lamtumirë» Parlamentit - Deputetët e PD-së, gurë shahu në

SOCIALISTËT JANË KUNDËR NJË KUSHTETUTE QË VARROS DEMOKRACINË

U mblodh dje në mëngjes në një situatë të tensionuar politike Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS. Hajpen dhe punimet e saj i drejtoi zv/kryetari i PS z. Servet Pëllumbi. Duke e marrë fjalën në fillim ai parashtroi tre pikat rreth së cilës do të diskutonte Komiteti e për të cilat do të paraqiteshin vendimet e deklaratat përkatëse që konstatonin: Kushtetuta dhe qëndrimi në parlament e më tej ndaj referendumit 2-50 vjetori i krijimit të Atdheut; monopolizimi nga Ministria e Brendshme i kësaj ngjarjeje 3) Rezoluta e Komitetit të Unionit Ndërparlamentar për «çështjen Nano». Pas prezantimit të këtij rendi dite zv/kryetari i PS Servet Pëllumbi foli për situatën aktuale politike në vend si dhe detyrat që dalin para PS alternativat për ta përballuar atë. Jemi të detyruar që të mbledhim me urgjencë të na fillim të fjalës së tij Servet Pëllumbi për të diskutuar për situatën politike, bile, jo aq për atë ç’ka ndodhur e që është krejt e pa pritur, se sa për atë që s’duhet lejuar të ndodhë. Edhe deri tani, jo thjesht me intuite, por mbi bazën e analizave e fakteve konkrete, kemi parashikuar një varg rreziqesh, që mbartte situata gradualisht; por gjithsesi me ritme të larta, e potenciali demokratik që PD pretendonte se e kishte më tepër. Tashmë ka ardhur momenti që të themi se s’ka më nevojë për të ndjekur gjurmët, sepse, sidomos pas lëvizjes, të cilin S. Berisha e quajti «bllokim i parlamentit për PD-në», ndodhemi përballë një pushteti kushtetues, lëvizja vendimtare në nivelin makropolik, për të hapur rrugën institucionalizimit të një pushteti të dorës së fortë. Pritet vetëm referendumi i kopjuar nga PD-ja në një shembull të leverdishëm për t’i dhënë dorën e fundit fasadës demokratike që synon të mbulojë e të zbukurojë pushtetin personal të Berishës. Në mësazhin e Presidentit të Republikës, bashkë me postën Dr. Ylli Pëllumbi, bëhej dorë nga ideja e Asamblesë Kushtetuese të emëruar me dekret, u pasua nga propozimi për «komisionin e Kushtetutës» ose referendumin popullor. Në të dy rastet kemi një mënyrë të hapur e paralele. ... [teksti i pjesës së poshtme është i paqartë] Në këto fakte e shikojmë si një fitore politike të opozitës, të forcave opozitare, të cilat edhe pse të ngjyrosura ndryshme politike; s’arrijnë në një qëndrim të njëjtë ndaj ligjit për referendumet. Kjo është një dukuri e re e jetës politike shqiptare. Mes dy këtyre forcave politike ishte shu më i qartë, pikëpamjet dhe argumentet ishin në një linjë: pushtetit personal të Berishës, institucionalizimit të tij pushteti i duhej «jo». Ndryshe në Shqipëri nuk do të ketë më zgjedhje të lira. Demokracia do të varroset pa u vendosur mirë. Me atë që ndodhi, praktikisht parlamenti e humbi legjitimitetin si ligjvënës. Me atë që u bë ditën e enjte, u pranua paaftësia dhe konsumimi i plotë i parlamentit. Ne nuk jemi kundër referendumeve si forma të demokracisë direkte, Partia Socialiste qysh më 10 janar të këtij viti në objektivat politike të Partisë sonë, propozuam miratimin me përparësi të Kushtetutës nga Parlamenti dhe më pas marrjen e miratimit të popullit për çështjet më kapitale të saj. Këtë kërkesë e miratuan edhe në Konferencën Kombëtare të Partisë të mbajtur më 7-8 shkurt të këtij viti. Pra ne nuk mund të akuzojmë se jemi kundër referendumeve në përgjithësi, apo edhe të një referendumi për kushtetutën. Por edhe në rastin e propozimit të Asamblesë Kushtetuese, e cila sipas nesh duhet të zgjidhej nga populli dhe në rastin e referendumit që propozohet tani, ne themi, si kusht që kushtetutën më parë ta diskutojë e ta miratojë parlamenti; nen për nen me dy të tretat e tij. Duke kërkuar këtë, ne shprehim respekt për parlamentin që është organi më i lartë legjislativ i zgjedhur nga populli dhe këmbëngulim kushtetutshmërinë. Në këtë shprehëm dhe respektin për popullin, se nuk duam që atë të mashtrohet duke i zvarritur në votim me bllok, një «po»-së 130 nenet e kushtetutës. Dhe mashtrimi ku filluar, Mafton të shikosh se ç’po bëhet nga RTV për të kuptuar këtë. Ne jemi kundër manipulimit të popullit, jo se nuk duam kushtetutën, por sepse duam një kushtetutë të mirë për të gjithë shqiptarët. Tani ka filluar të flitet në propagandën e liderëve të PD-së, se «projekti i kushtetutës është “modern” i njëjtë me atë të vendeve demokratike dhe madje “më i miri i vendeve të lindjes”». Ne nuk mohojmë gjithçka që përmban ky projekt i kushtetutës. Në të ka gjëra vërtet të standartit evropian që janë miratuar me konsensus nga komisioni i hartimit të projektkushtetutës me përfaqësues të shumë forcave politike. Por në projekt janë edhe disa çështje, disa nene që janë vërtet vepër e PD-së. Të tilla janë ato që kanë të bëjnë me kompetencat e Presidentit të Republikës, me vendin e rolin e organeve gjyqësore kryesisht. Por në këtë rast ne mbajmë parasysh fjalën popullore sipas së cilës, «do të pranojmë vetëm disa pika vajguri për të bërë të pangjyrshme sheqerin më të shijshëm». Sepse Presidenti vë dorën përkisht mbi pushtetin legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor dhe e bën fiktive ndarjen e pushteteve. Këtu edhe duhet kërkuar çelsi «puçit», i shmangies së parlamentit nga miratimi i Kushtetutës. Në këtë kuptim referendumi nga disa demokratik, ashtu si e do dhe e mendon ta realizojë Berisha, është hapi që synon demokratizimin; që do të institucionalizonte pushtetin e tij personal. Në këtë rrafsh nuk mund të quhet normale kompetencat e Presidentit. Pra ne kundërshtojmë: së pari, procedurën antikushtetuese të miratimit të Kushtetutës së; vijoj më tej Servet Pëllumbi, lojtën me procedurat nuk ja ka rastit. Pas tre qëndron për mbajtja, miratimi i një kushtetute me «mikrosek» diktaturësh brenda. Së dyti, kundërshtojmë atë nenë, ato «pika vajguri» që i japin frymën antidemokratike variatit të paraqitur të Kushtetutës. Pra në duam që populli të shprehet edhe se për «kushtetutën» është dhe jo vetëm nëse do apo jo kushtetutë. Së treti, në hedhim poshtë me fakte të shumta, akuza që na bëhet se «opozita nuk e do kushtetutën» se «nuk do që Shqipëria të ketë Kushtetutë, se nuk e do referendumin, se ka frikë nga populli». Ne kemi qenë dhe jemi më të interesuarit për Kushtetutën Për fillimin e Kushtetutës ne bëmë botkuptimin parlamentar një faktor korrik 1994 dhe kërkuam Inter... [pjesa tjetër është e prerë/paqartë]. ... [vijon në faqen 3]

Presidenti i thotë përfundimisht «Lamtumirë» Parlamentit

- Deputetët e PD-së, gurë shahu në lojën politike të Berishës. Përsëri grupi parlamentar i PD-së, e marëzisht me pushtetin; dhe i bëhet marionetë në duart e Berishës. Brend pak ditësh kur në tryezën e parlamentit u hodh varianti presidencial i referendumit; për miratimin e Kushtetutës; deputetët u ballafaquan përsëri me të mesazh që u dërgonte kreu i vendit. I «entuziastuar» nga mesazhi i tij drejtuar popullit; i «bindur» përfundimisht nga jehona e kronikave të RTV-së, i «dashuruar» përfundimisht. ... [pjesë e paqartë] S’do të kalonin vetëm pak ditë nga miratimi i përshpejtuar i «Ligjit për Referendumet»; që qëllimi i miratimit me shpejtësi të tij të dilte në pah. (Vijon në faqen 3)

Koferencë shtypi e presidentit Berisha K’o vjeshtë do të ketë ndryshime të thella

Presidenti nuk e gjykon të arsyeshme diskutimin e miratimin me parë të Kushtetutës në parlament Dje paradite presidenti Berisha dha një konferencë shtypi për organet e ndryshme të medias shqiptare dhe të huaja. Problemet kryesore që ishin në gündër: 1) Problemi i kushtetutës së re i lidhur ngushtë me referendumin, një nga pikat më të nxehta të javës së kaluar në debatin parlamentar. 2) Raportet Shqipëri-Greqi dhe 3) Lidhur me qëndrimin e shqiptarëve në zgjedhjet në Maqedoni. Lidhur me ngjashmërinë e miratimit të kushtetutës me referendumin në Rusi nga Jelcini dhe në Shqipëri, presidenti Berisha iu përgjigj duke thënë se ekziston një ngjashmëri e tillë. Por ai theksoi se ndryshimi është shumë i madh. Delcini sipas tij, është bërë për të rritur kompetencat e presidentit. «Jam plotësisht dakord me veprimin e tij» tha presidenti. Por le ky veprim ka qenë në interes të Rusisë dhe më gjerë. Ndërsa në Shqipëri kjo kushtetutë dërgohet për t’i ruajtur në popull pa shtim të kompetencave të presidentit. Tjetër ndryshim, sipas tij, është se Jelcini kërcënoi dhe ka një bllok Zhirinovski, tek n’uk ka asjë blok si atë, pra ndon’jas element se është pakica që është dakord me shumicën. Projektkushtetutën ai e cilësoi si një nga projektet më të mira; se ka ligje demokratike; të provuara në tërë rrethanat të vështira që kanë në rrugën në të mëdha ekonomike të Shqipërisë. Se kjo kushtetutë ka eksperiencën më të përparuar evropiane që ka në themel të saj pluralizmin lirine e besimit etj. Sipas tij, debati i sotëm do të duhet asburd dhe qesharak në të ardhmen. Nuk mendoj se është fare kaq... [pjesa e fundit e paqartë] (Vijon në faqen 3)

Mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste

SOCIALISTËT JANË KUNDËR NJË KUSHTETUTE QË VARROS DEMOKRACINË