- Në vend të honazhit për 10 qytetarët shqiptarë që humbën jetën pranë brigjeve të Italisë -
Është bërë i ditur tashmë lajmi i dhimbshëm i mbytjes në ujrat italiane të dy motoskafeve shqiptare.
Informacione të fundit, ato të dëshmueshme, njoftuan se në këtë katastrofë humbën jetën dhjetë vetë dhe u rre[z?]ikuan 28 të tjerë. Pra, këta njerëz, me siguri në më shumë krejt të re, në përpjekje për të kërkuar jetën ata që nuk jetojnë ende në Shqipërinë e demokratizuar, zgjodhën rrugën e emigrimit.
(Vijon në faqen 2)
Partia Socialiste e konsideron të paligjshëm referendumin për kushtetutën
Dje u mblodhën aktivistët e Partisë Socialiste të qytetit të Tiranës dhe të rrethit të Tiranës, të cilat diskutuan për përballimin e situatës politike të krijuar pas shpalljes së referendumit.
TIRANË
Partia Socialiste e konsideron të paligjshëm referendumin për kushtetutën
Dr. SERVET PËLLUMBI: Nxitimi i Berishës synon të mbajë pushtetin personal përballë diskreditimit të PD-së
Partitë e opozitës i vunë në një front lufta për mbrojtjen e demokracisë
Dje u mblodhën aktivistët e Partisë Socialiste të qytetit të Tiranës dhe të rrethit të Tiranës, të cilat diskutuan për përballimin e situatës politike të krijuar pas shpalljes së referendumit an[k?]ushtetues për Kushtetutën nga presidenti Berisha. Në këtë aktive nuk ri pjesë dhe foli për situatën politike dhe detyrat e partisë edhe zëvendëskryetari i Partisë Socialiste Dr. Servet Pëllumbi. Me poshtë po botojmë pjesë nga fjala e tij mbajtur në aktivin e PS të qytetit të Tiranës.
- Nga fjala e zëvendëskryetarit të PS-së Dr. Servet Pëllumbi
Kolonjarët do ta kundërshtojnë referendumin pse nuk e duan një diktaturë të re
KOLONJË
Kolonjarët do ta kundërshtojnë referendumin pse nuk e duan një diktaturë të re
NAMIK DOKLE: Vetëm policia elektrike dhe ajo py/ore kanë mbetur jashtë kompetencave të Sali Berishës në projekt-kushtetutën që na servirin.
SHKËLQIM CANI: I kundërshtojmë kompetencat e presidentit të sotëm demokratikas pse nuk i duam ato as për presidentin e nesërm socialist.
PANDËLI MAJKO: Projekt-kushtetuta e ka prishur juridikë, por procedura e paraqitjes së saj është antilligjore.
Ditën e premte komiteti drejtues i PS të rrethit të Kolonjës organizoi një aktiv partie, ku përmes diskutimeve të shumta dhe debateve të gjalla u kundërshtua referendumi. …[teksti vazhdon i prerë në kufirin e imazhit]
…ve tanë dhe votimi i tyre kundër këtij referendumi është e vetmja mundësi për të kundërshtuar puçin e Berishës dhe të mbrojmë demokracinë kundër despotizmit, arbitraritetit e neodiktaturës. Duke kundërshtuar këtë referendum socialistët japin mesazhe të qarta se nuk do ta pranojnë spostimin e përfaqësuesve të popullit në emër të populizmit. Në projekt-kushtetutë vërtet janë futur edhe një varg parimesh të standardeve të përparuara, por në tërësinë dhe qëllimet e saj ajo është një puç i kryer nga një bajraktar dhe 63 mercenarë të tij.
Socialistët kolonjarë, u tha në aktiv, duhet të shpallin situatë të jashtëzakonshme e t’i bëjnë thirrje popullit që nëpërmjet Jo-së së tyre të dalin në mbrojtje të fateve të demokracisë. Është e nevojshme që organizatat e Partisë, këshillat zonale, shokët tanë në organet e pushtetit të…[prerë]
Nga fjala e zëvendëskryetarit të PS-së dr. Servet Pëllumbi -
Dje u mbodhën aktivë të krijuar pas shpalljes së referendumit. Situata politike që po kalojmë është shumë e tensionuar. Edhe ngjarjet e fundit kjo situatë ka qenë e tensionuar, edhe brenda vendit, edhe në marrëdhëniet me jashtë dhe ne mendojmë se PD në tërë veprimtarinë e saj ka ndjekur pikërisht strategjinë e tensioneve të vazhdueshme si mjet për sundimin e saj. Pra ndaj ne themi që kjo, që po ndodh sot, nuk është e papritur për Partinë Socialiste. Bile do të thoshim se janë vërtetuar plotësisht ato parashikime që kemi bërë me kohë për ecurinë e situatës në Shqipëri: për logjikën që do të ndiqte PD në pushtet dhe ku do ta çonte ajo strategjinë dhe ajo rrugë që adoptoi PD sidomos pas zgjedhjeve të 26 korrikut; ku euforia e saj e 22 marsit pësoi goditjen e saj të madhe, Fitorja e PS në shumicën e bashkive, komunave dhe rretheve në zgjedhjet lokale ishte një ngjarje alarmuese për Partinë Demokratike. Që nga ajo kohë PD filloi të adoptojë strategjinë e tensioneve; veçanërisht me Partinë Socialiste; të cilën filloi ta shikojë si një rrezik të madh për pushtetin e saj. Në vitin 1993; kur Partia Socialiste adoptoi një qëndrim më fort opozitar; duke bërë kritika të bazuara të kursit të qeverisjes; duke kërkuar ndryshimin e këtij kursi; duhe kërkuar në mars të 93-shit që të vënte Kushtetutën në Parlament për ta patur si një faktor stabiliteti; duke denoncuar korrupsionin; këto kritika i shtuan alarmet e PD-së; e cila strategjinë e vet të tensioneve e intensifikoi edhe më tej; duke arrestuar në korrik të atij viti kryetarin e partisë sonë; Fatos Nano. Për t’i prerë rrugën kësaj strategjie tensioni ne kërkuam në atë kohë të miratojnë Kushtetutën me konsensus. Edhe kësaj çështjeje ata iu kundërvunë; duke treguar se ishin kundër kushtetutës, sepse i donin duart e lira. Prandaj ne themi se situata e sotme e tensionuar është e lidhur me tërë këta faktorë që kanë bashkëvepruar dhe që precipituan në këtë situatë ku jemi sot. Situata e sotme karakterizohet nga një sulm frontal që po u bëhet institucioneve demokratike; nga një sulm frontal që u bëhet të gjitha atyre forcave politike që mendojnë ndryshe nga ç’mendon lidershipi i PD-së; ndaj atyre forcave që kanë zbuluar mekanizmin e antidemokracisë që vepron në Presidencë, në mazhorancën parlamentare dhe në qeverinë e PD-së dhe që nuk mund të mos e vënë re këtë shtërje të potencialit demokratik të PD-së; që po shndërrohet në një rrezik për Shqipërinë dhe demokracinë. Edhe atë që ndodhi ditët e fundit në parlament nuk e shohim të shkëputur nga gjithë kjo situatë; nuk e shohim të shkëputur nga skenari që ka vëruar edhe deri tani që ka për kryefjalë sigurimin e një sundimi sa më të gjatë të lidershipit të PD-së. Shtrohet pyetja; pse nxiton kaq (Vijon në faqe 2)
PANDILI MAJKO: Projekt-kushtetuta e ka ngjyrën juridike, por procedura e paraqitjes së saj është antijuridike.
dhe debateve të gjalla u përcoll shqetësimi dhe reagimi i popullit të këtij rrethi dhe vendosmëra e tij për t’i thënë JO shkeljes konstitucionale të miratuar nga PD-ja dhe e dekretuar nga presidenti i saj. Për të marrë pjesë në të kishin ardhur edhe nënkryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari i grupit parlamentar Namik Dokle si dhe deputet Shekëlqim Cani e Pandeli Majko. Tashmë jemi përpara një fakt të kryer, tha në fjalën e tij kryetari i PS të rrethit Sotir Kokëri, që PD-ja, pasi dështoi me Asamblenë kushtetuese e të dekretuar e jo të zgjedhur nga populli, hodhi në tavolinë variantin e referendumit, më anën e të cilit synon të shmangë krizën parlamentare-zgjatjen e ditëve të saj në pushtet dhe instalimin e një neodiktature. Por është në nderin e anëtarëve të Partisë Socialiste, drejtuesve dhe parlamentarëve të saj, gjithe forcave të vërteta demokratike që ky helm i sheqerosur të shmanget me çdo kusht. Referendumi nuk duhet ta bojkotojmë; është në nderin e shërbimin Berishës dhe PD-së, por kësaj situate të krijuar duhet t’i përgjigjemi me pjesëmarrje të gjerë dhe ruajtje të karakterit të votës sonë. Pjesëmarrja e plotë e socialistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve, do të dekretojnë situatë e ... Socialdemokratët e të gjashtë kolonjarë, u tha në aktiv, duh(et) ta shpallin situatë e javëve të ardhshme të shprehë më brojtje Partisë, këshillat zonale, shokët tanë në organet e pushtetit lokal të jenë në këmbë për të ruajtur propagandën e shfrenuar, sulmet, shpifjet dhe spekulimet e PD-së kundër Partisë sonë. Hal(l)et, jeta e rëndë dhe e papërballueshme në të cilat është zhytur vendi si rezultat i keq qeverisjes, janë armët tona kryesore me të cilat do të luftojmë duk(e) i shfrytëzuar ato në maksimum. Në ndërhyrjet e tyre deputetët Namik Dokle, Shekëlqim Cani e Pandeli (Vijon në faqen 3)
JO BOJKOTIM. VOTIM KUNDER
GJIROKASTER
Pas një mbledhje, kryesia, takimeve të bëra në grupe në qytet dhe në zonat, ka vendosur të mendimeve në zonat e tjera politike gjatë kësaj kohe të tjera politike gjatë kësaj kohe, Paja, e Gjirokastrës, organizoi dje paraditen një aktiv të zgjeruar në kinemanë e qytetit. Kryetari Resul Llongo i njohu pjesëmarrësit me programin e veprimtarive politike gjatë fushatës së votimit me Referendum dhe të projektkushtetutës. Deputeti Leontin Çuçi, anëtar i komisionit për hartimin e projektkushtetutës dhe Referendumin për Kushtetutën, është një nga problemet më të rëndësishme të kësaj politike në Shqipëri, që ka vënë në pushtet më 22 mars 92 anëtarën në pushtet mbi paketën PD-së, ndryshimin mbi paketën kushtetuese për të shuar pluralizmin politik. Deputeti i presidentit PS-së nuk është në rrugën e kushtetimit e përpjekjeve dhe në këtë kuptim e ardhje e Kushtetutës. Tre afatet e shpallura u kapërcyen nga PD-ja. Me këtë kërkesë të njohur e të përcaktuar qartë si lidh dhe qëndrim i PS dhe i grupit të saj parlamentar kur erdhi në Kuvend ligji për të drejtat e njeriut. Ne sot nuk jemi dakort për disa nene dhe për disa procedura. Jemi kundër pushtetit të njëanshëm, përqendrim tek pushteti personal, jemi për kalimin e projekt-kushtetutës në parlament. Ka gjëra që duken absurde që sot: ndryshimet e ndeshme për një anë e do kalojnë në parlament e do hidhen në referendum, sot vetë Kushtetuta i mënjanoh(et) parlamentit. Nisur gjithmonë nga qëllimi i mirë politik, ne kemi kërkuar vazhdimisht tavolinë të rrumbullakët dhe konsensusin për Kushtetutën. Kjo është rrugë për të lënë tonë, në këtë kushtetutë të kemi Jo për bojkotim por për votim kundër. Anëtari i kryesisë së PSSh Fariq Sinani, theksoi detyrat që kemi në parti dhe pushtet socialist aty ku jemi. Referendumi vjen në një kohë kur ne kemi gjysmën e pushtetit lokal në vend, dhe kur është krijuar blloku i pesë partive të ndryshme në mbrojtje të ligjit, kundër dhunimit të tij. Ne duhet të vëmë të gjithë në Kuvendin e votimit dhe të sigurojmë ruajtjen e rezultateve reale të tij. Nga pjesëmarrja u bënë pyetje dhe ndërhyrje dhe aktivi qendror edhe në shumë çështje teknike që lidhen me Referendumin. Programi i masave del kështu m(i) plotësuar prej tyre. Duke u quajtur dhe cilësuar fushatë për të detajuar edhe veprimet që duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e rezultatin pro alternativës socialiste.
Pavarësisht nga programet politike shqiptarët do t’i thonë jo një diktature të re
ILIR META: Ne duhet të përballojmë sfidën antikushtetuese të Berishës
Në sallën e madhe të pallatit të kulturës «Labëria» u zhvillua aktivi i Partisë Socialiste të rrethit të Vlorës. Në të morën pjesë anëtarë të komitetit drejtues, drejtues të organizatave bazë, të këshillave koordinativë, të zgjedhur në pushtetin lokal, anëtarë e simpatizantë të PS, të rinj eurosocialistë intelektualë etj. Morën pjesë dhe shokët Ilir Meta, zëvendëskryetari i Partisë Socialiste si dhe deputetët e Kuvendit Popullor Sabit Brokaj, Mago Lakrori e Ylli Bufi. Aktivin e hapi Eduard Alushi, kryetar i PS të rrethit, i cili theksoi se qëllimi i aktiv(it) është ndërgjegjësimi i njerëzve për t’i thënë JO projektkushtetutës, e cila ka simptom(a) të diktaturës që do të imponojë Sali Berisha. Ky është opinioni i socialistëve dhe patriotëve vlonjatë, theksoi ai. Ne do t’i themi JO kushtetutës, që pushteti i sotëm të mos e trajtojë si armike opozitën, do t’i themi JO që të mos vendosen bashkë Hitlerit i Popullit Hysen Çina me Hysni Lepenicën. Pjesa u kalua në njohjen me detyrat, objektivat dhe planin e fushatës deri ditën e Referendumit më 6 nëntor. Përmes thirrjeve entuziaste të pjesëmarrësve për Partinë Socialiste e Fatos Nanon, fjalën e mori Ilir Meta. Komiteti i Përgjithshëm i PSSH, tha ai, ka marrë vendim që në të futemi në Referendum për të ndaluar tragjedinë që i kanoset demokracisë në Shqipëri, për të vendosur një demokraci të vërtetë. Socialistët e duan më shumë se kushdo tjetër Kushtetutën. Në ardhmen në Vlorë, se jemi të bindur që Vlora do të dijë të bëhet mbrojtëse e demokracisë. Duhet kontradiktore ideja që në njëherësh jemi kundër kësaj projekti - kushtetute, e njëkohësisht i bëjmë thirrje elektoratit socialist të marrë pjesë në Referendum. Por pjesëmarrja jonë në Referendum dhe vota JO për këtë projekt - kushtetutë është e domosdoshme për të shmangur katastrofën. Aktivët e Partisë Socialiste në rrethe kanë rëndësi pse ne duhet të vëmë në eficiencë partinë për të përballuar qëllimet e Berishës për të vendosur një diktaturë personale në Shqipëri. Ne duhet të shmangim çdo iluzion. Po qe se nuk do të veprojmë me kurajo, po qe se do të besojmë në iluzione atëherë do të mbetemi parti e «luzinëve të humbura». Është pozitivë që në të gjitha tonë për t’i thënë JO projekt kushtetutës janë edhe parti të tjera që nga PS-ja deri tek PDD-ja. Kjo tregon se pavarësisht nga programet politike e alternativa, shqiptarët kanë vendosur t’i thonë JO diktaturës së re. Por ne si PS, kemi shumë përgjegjësi në këtë situatë pse jemi forca kryesore e opozitës. Ne duhet të përballojmë sfidën antikushtetuese të Berishës. Ne nuk jemi të vonuar. Koha deri më 6 nëntor nuk është e gjatë, siç theksoi popull. Por liri dhe demokraci, PS e Vlorës duhet të jetë një nga mbështetjet kryesore. (Vijon në faqen 3)
Shqiptarët do t’i thonë JO arbitraritetit diktatorial, JO shkeljes së ligjeve, JO padrejtësive shoqërore, JO grabitjes së pasurisë nëpërmjet pseudoprivatizimit, JO korrupsionit shtetëror, JO shkeljes së të drejtave të njeriut, JO burgosjeve politike, JO papunësisë masive dhe mungesës së shpresës
- ZHVILLOHEN AKTIVE TË PARTISË SOCIALISTE NË TË GJITHA RRETHET E VENDIT -