Sot është dita e referendumit; dita e një akti të madh demokratik e qytetar.
Ky ngarje ka vënë në provë ndërgjegjen e çdo shqiptari. Referendumi iu imponua shoqërisë shqiptare në rrugë të paligjshme. Megjithatë, Partia Socialiste dhe forcat e tjera politikë e pranuan sfidën. Ndo-dhi kështu sepse në këtë shkallë demokracie që kemi arritur: secili do të dijë të zgjedhë alternativën që i shërben më mirë interesave të vendit; thellimit të proceseve demokratike. PS ka bindjen se me referendumin e sotëm; partia në pushtet; Presidenti Berisha dhe të gjithë ata që i vijnë rrotull; do të marrin një goditje të fortë. Kjo goditje nuk është si një rrufe në qiell të pastër. Ajo do të jetë shpërblim i qytetarit e fshatarit shqiptar për politikën e dështuar të PD-së; për gabimet e rënda në qeverisje, për korrupsionin, për keqtrajtimin; e historisë; për premtimet në erë që u thanë para 22 Marsit të 1992. PS e ftoi popullin t’i thotë «jo» procedurës antiligjore për miratimin e Projektkushtetutës dhe t’i thotë «jo» projektit të paragitur, e bindur se do të ketë pas vetes elektoratin e saj dhe të gjithë ata që besojnë në demokracinë e vërtetë; që janë kundër veprimeve që i hapin rrugën shkeljes së ligjes; dhunës e totalitarizmit. PS asnjëherë nuk e ka identifikuar Kushtetutën; ligjin themelor shtetëror; me demokracinë; me Shqipërinë; me lirinë e flamurin siç bëri Presidenti Berisha dhe krerët e PD-së në fushatë maramendëse ajo që bëri Presidenti në mbrojtje të projektit; Qëllimet e veprakeve të tij në Shqipëri; goja për të kërkuar konsensusin mbarëpopullor; kishin haptaz frikën e një dështimi; që do të ishte një shpallakë; për gjithë politikën që po zbaton partia e tij në pushtet gjatë këtyre dy vjetëve e gjysëm. Duke i dhënë kushtetutës atributet që nuk i takojnë, duke e paraqitur madje një «Këmbë» si ditën më të shënuar në historinë e Shqipërisë! Berisha kërkon të futet në histori me spektakle televizive; me nënshkrime projektkushtetutash; me hedhje lulesh mbi turmat e mitingasheve. Por njerëzit nga kjo fushatë; përveç zhurmës, nuk mbajnë mend asnjë ide përmësve. Edhe i ashtuquajturi konsensus që u kërkua nga ana e tij në bazë, ishte një diversion që bëhej ndaj forcave të tjera politike; kundërshtare, të referendumit të tij të imponuar. Me fushatën e pashëmbullt që ndërmori Presidenti Berisha dhe Partia në pushtet; qëdo shqiptar t’i thotë me çdo kusht «po» projektkushtetutës u hodh edhe fara e manipulimeve të mëdha që mund ta shoqërojnë referendumin. Shteti ynë gjatë kësaj fushate e paraqiti veten me veshjen e policit me frikën nga mitingashet; me imponimin për të duartrokitur; të mitingje që janë të huaj për shumicën e njerëzve. Kjo u ngjalli atyre kujtime e hidhura e të së kaluarës. Skenari është po ai; ndryshojnë vetëm aktorët. Në këto kushte njerëzit; të ndërgjegjësuar për peshën e votës së tyre; nuk mund të lejojnë që të merret nëpër këmbë e drejta e tyre për të vendosur vetë për fatet e demokracisë. Është ky shkaku që PS hyri në këtë fushatë e bindur se ka të drejtën me vete; se askush nuk mund t’i vërë shqiptarët në rrjesht; për t’i thënë një «po» një projekti që nuk arrin jo vetëm ta bëjë pjesë të qenies së tyre; por as edhe ta lexojnë. Kështu është fjala e deshtimit të këtij referendumi. Këtu është edhe zanatfillja e zbatimit me korrektesë të normave që kërkon demokracia. Për këto norma ka luftuar që në krijimin e saj PS; dhe ajo është e bindur se referendumi do të marrë përgjigje «Jo».
vetës demokracinë e vërtetë; që janë kundër veprimeve që nuk e ka identifikuar Kushtetutën; ligjin themelor të shtetit; me demokracinë; me Shqipërinë; me lirinë e flamurin që bëri Presidenti Berisha dhe kryetë PD-së gjatë tre javëve të fundit në fushatën për projekt-kushtetutën. PS mendon se një kushtetutë duhet të jetë e ndërtuar; por ajo duhet të jetë shprehje e konsensusit real të forcave politike; ajo duhet të miratohet në parlament, siç e kërkon ligja; ajo është një akt shumë serioz që nuk mund të miratohet me një «po» apo «jo».
PD dhe Presidenti Berisha në fushatën për referendumin e ditës së sotme; vunë në provë gjithë potencialin e tyre politik. Fushata u mbështoll me një vello atdhedashurie dhe lirie, por njerëzit e panë mirë se përveç mingashëve; nxënësve të shkollave e policëve; vetëm kuriozët e shoqëruan Berishën, Selamin e kompaninë në tam-tamet propagandistike të tre javëve të fundit. Ishte vërtetë
Anketimet dhe sondazhet: «JO» projektkushtetutës
Që nga dita e caktimit të datës së referendumit për miratimin e Projekt-Kushtetutës së paraqitur disa organe të shtypit të pavarur e partiak, politikane; etj janë organizuar anketa e sondazhe mbi një numër të caktuar votuesish të moshave, profesioneve e shtresave të ndryshme sociale.
Ja disa nga rezultatet e anketimeve në prag të 6 nëntorit:
«INTERVISTA» - Revistë e mendimit të lirë:
«67 për qind e lexuesve shprehen kundër Projektkushtetutës».
«DITA» - Informacion i pavarur:
«69.8 për qind e të anketuarve votojnë kundër Kushtetutës».
«MESAZH» - Gazetë e Beratit:
(Nga 100 qytetarë të anketuar në Berat - «27 për qind «JO» Kushtetutës, 27 për qind «PO» kushtetutës, 29 për qind nuk japin përgjigje, 17 për qind të lëkundur»).
Kukovë - «39 për qind «JO» Kushtetutës; 16 për qind «PO» Kushtetutës; 17 për qind nuk japin përgjigje; 20 për qind të lëkundur».
Poliçan - «51 për qind «JO» Kushtetutës; 22 për qind «PO» Kushtetutës; 7 për qind nuk japin përgjigje; 20 për qind janë të lëkundur».
EDUARD SELAMI - Kryetar i PDSH në konferencën më të fundit të shtypit: «Në referendum do të marrin pjesë 90 për qind e popullit dhe prej tyre mbi 70 për qind do të votojnë «PO» Projektkushtetutës».
Sikurse duket edhe nga rezultatet e anketimeve pjesa më e madhe e të pyeturve do të thonë një «JO» për Projektin e Kushtetutës së paraqitur për miratim më 6 nëntor. I vetmi që disponon një anketë me rezultate të përmbysura në favor të tij është Presidenti tjetër z. Selami. Rezultatet e anketës së tij stonojnë me ato të anketimeve të tjera ashtu siç stonojnë edhe qëndrimi i partisë së tij në zonë qëndrimi i të gjitha partive të tjera parlamentare (me përjashtim të M. Celikut) dhe 11 partive të tjera jashtë parlamentare. Anketimet para-shikojnë një «JO» për Projektkushtetutën më 6 nëntor.
Takim në Selinë e Partisë Socialiste
Dje nënkryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputeti Luan Hajdaraga si dhe anëtarja e Kryesisë së PS Arta Dabulla u takuan në selinë e kësaj partie me zonjën Meri Katrin Andrys; këshilltare për zgjedhjet pranë Zyrës së Institucioneve Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut të KSBE-së, e cila ka ardhur në Shqipëri për të vëzhguar zhvillimin e referendumit të 6 nëntorit për Kushtetutën e Shqipërisë.
Nënkryetari i Partisë Socialiste Luan Hajdaraga e informoi zonjën Andrys për aspekte të ndryshme të zhvillimit të fushatës së referendumit për kushtetutën. Ai i bëri të ditur zonjës Andrys vlerësimet e Partisë Socialiste lidhur me shkeljen e Ligjit Ekzistues Kushtetues për zhvillimin e këtij referendumi. Pasi ai informoi për parregullsitë dhe shkeljet ligjore të vërejtura në zhvillimit të fushatës së referendumit; për pengesat që iu sollën Partisë Socialiste në veprimtaritë e saj dhe të popullin, për dhunën e ushtruar ndaj lojtarit të PS dhe deputetëve të saj gjatë kësaj fushate; për angazhimin e paligjshëm të aparatit shtetëror në fushatë përkrah PD-së për përdorimin e paligjshëm të fondeve shtetërore në favor të PD-së për njëanshmërinë e mjeteve shtetërore në informimin në pasqyrimin e veprimtarive të partive politike etj. Gjatë takimit ai e informoi gjithashtu zonjën Andrys për parregullsitë që janë konstatuar në qendrat e votimit, në listat e votimit etj.
Zyra e shtypit e PS
Kujdes çertifikatat!
Sipas informacioneve një numër i konsiderueshëm banorësh në periferi të qyteteve kryesore e sidomos në Tiranë janë pajisur me disa çertifikata për të votuar në qendra të ndryshme votimi.
Kuptohet se vula që mund të vërë në një çertifikatë komisioni i një qendre votimi nuk e pengon atë të përsërisë votimin me çertifikatë tjetër.
Për të shmangur këtë lloj falsifikimi është mirë që komisionet të kërkojnë prej këtyre personave të votojnë në pranë qendrës së tyre të banimit. Megjithatë në çdo rast të merret paraprakisht firma e këtyre personave që të ballafaqohen më pas e në çdo kohë me ligjin.
Zëdhënësi i Komisionit elektoral të PS
«JO» kësaj kushtetute sot do të thotë një kushtetutë më e mirë nesër
Erdi dhe çasti i votimit, Tani nuk ka më kohë.
Erdhi dhe çasti i votimit, Tani nuk ka më kohë. T’i themi «jo» kësaj kushtetute. Kjo është hidhërja e socialistëve dhe partive të tjera të opozitës.
Por PD dhe Berisha na kanë bombarduar me thirrjet për të thënë «po» kësaj projektkushtetute. Ata thonë se Kushtetuta i duhet Shqipërisë, se kushtetuta do ta integrojë Shqipërinë në Evropë, se «po» për kushtetutën është «po» për Shqipërinë.
Është e vërtetë që Shqipëria i duhet kushtetuta. Por kush tha që Shqipëria të mbetet pa kushtetutë? Në i themi «jo» këtij projekti, por nuk mohojmë rëndësinë e kushtetutës. Partia Socialiste dhe partitë e tjera opozitare kanë bërë të gjitha projektet që kushtetuta të miratohet sa më shpejt. Por ata kanë kërkuar një kushtetutë me të vërtetë demokratike, jo një kushtetutë që sanksonon mbretër të rinj. Prandaj ato janë kundër kësaj kushtetute.
Çfarë do të ndodhë nëse populli do t’i thotë «jo» kësaj kushtetute? Asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Përkundrazi, Menjëherë presidenti do të detyrohet ta çojë projektkushtetutën në parlament. Atje 140 deputetë të zgjedhur nga populli do të debatojnë për ta bërë atë sa më të mirë, duke shprehur në parlament mendimet e popullit për kushtetutën. Në projektin e sotëm nuk është futur mendimi i popullit, sepse ai nuk e ka patur këtë të drejtë si të tillë. Atij i thuhet: lexoje projektkushtetutën? Po ja, lexoje populli, çdo të bëjë ai me të, kur nuk ka asnjë mundësi për të bërë një vërejtje apo korrigjim? Vërejtjet dhe korrigjimet mund të bëhen vetëm në parlament.
Ç’do të ndodhë në se populli i thotë «po» kushtetutës? Do të ndodhë që ai të jetë përditë i friksuar nga nenet e saj; të cilat as nuk i ka lexuar dhe as nuk i ka kuptuar. Ai çdo ditë do të shikojë sherr për këtë kushtetutë.
Dhe e keqja më e madhe është se të metat e kësaj kushtetute nuk riparohen dot më. Në nenin 130 të këtij projekti, thuhet se çdo ndryshim bëhet vetëm me referendum, pasi të jetë miratuar nga dy të tretat e parlamentit. Po referendumin e ka të drejtë ta propozojë vetëm presidenti. Po a mund ta pranojë presidenti që t’i shkurtojë kompetencat e veta? Pse nuk kërkoi presidenti të miratohet kushtetuta sot me dy të tretat e parlamentit, por kërkon që ndryshimet nesër të bëhen me dy të tretat e tij? Ja ku qëndron hilja.
Njerëz, votoni kundër kësaj kushtetute, me qëllim që t’i hapet rruga miratimit të një kushtetute më të vërtetë të mirë. Në se kjo kushtetutë e Berishës nuk miratohet sot, e shumta brenda tre muajsh parlamenti miraton kushtetutën e re, shumë më të mirë se kjo e tanishmja. Në se kjo e tanishmja do të miratohet sot, kemi për t’ia parë sherrin nesër.
Ushtria para një prove të vështirë
Pas betejës elektorale (pa thonjëza) me popullin e komunës së Zall Herrit; sot ushtria është para një beteje tjetër të madhe. Me hap e këngë freshtore, me ballin lart e me gjoksin jashtë; ajo do t’i thotë një «PO» të madhe projektit të kushtetutës.
Ajo do t’i thotë «PO» këtij projekti sepse:
- Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ky është urdhër i vetë Komandantit të Përgjithshëm dhe i vetë Zhulalit. A.saj i është dhënë edhe urdhër të jetë plotësisht e bindur se po të thotë «JO» projektit të Kushtetutës, do të thotë të bashkohet me armiqtë e Shqipërisë së; është «bashkuar» pjesa më e madhe e popullit shqiptar sa më e madhe e partisë që përfshin spektrin politik shqiptarë në gjithë spektrin politik projektit dhe në janë kundër këtij projekti.
- Sepse asaj i hanë veshët dhe sh- mbiotë rrjedhin Kushtetues në Sh- qipëri, të drejtë që ky projekt bën për Nesën il a graa kundër ushtrisë. Asaj i kanë duart më luftoje me Vëzhg- i e motrat që ngrihen në protesta e në manifestime publike dhe që e nuk mund të ketë një gjëje anti- kushtetuese.
- Sepse dispozita që e detyron ushtrinë të ndërravje në jetën e përbashme politike shqiptare nuk figuron më asnjë kushtetutë veç kushtetutave të vendeve diktatoriale.
- Sepse urdhëri i eprorit është ligj për vërtetësinë.
- Sepse votimi bëhet i fshehtë dhe ushtarët e oficerët nuk janë të frungjë e kërcënuar që mund të vihen njeri mbi tjetrin në radhë.
- Sepse po të miratohet (edhe me votat e ushtrisë Kushtetuta e Salui; që të nesërmen ushtria do të jetë e detyruar e në gatishmëri që me urdhër të luftojë kundër tyre që sot janë kundër këtij projekti; kundër 16 partive politike shqiptare.
- Sepse ky projekt kërkon që pushteti; automatikisht; miratozet; topat, tanket; aeroplanët; luftanjet; raketat o ushtrisë; të përdoren edhe kundër shqiptarëve brenda vendit.
- Sepse Projekt Kushtetuta kërkon që ushtria të angazhohet me mjetet e saj në luftën politike brenda vendit.
Sa i ka kushtuar fushata për referendumin lidershipit Berisha
Ndërkohë që lidershipi i presidentit Berisha gjatë fushatës për të bindur elektoratin e pa kënaqur ka bërë mijëra km rrugë ajrore ku janë vënë në lëvizje helikopterë; makina; policë; shikas; njerëz të cilët kanë mbushur administratën e tij shtetërore; ku demagogjia e presioni i ka bërë ata të reshtohen formalistë në tubime buforatike duke pritur me indiferencë fjalën e ideatorit të kushtetutës të quajtur berishiane i cili brenda ditës fluturonte nga Përmeti, në Pogradec e në Elbasan; nga Kukësi në Shkodër e në Lezhë; thjesht për spektakle televizive, pra gjatë gjithë këtyre ditëve ku ai ka qëndruar më shumë në ajër se sa në tokë, ka në qënë të tjera ata të cilët kanë hedhur një pjesë mjetesh me të fshehë- hë; me të mistershme të këtij kalvari të bujshëm. Pyetja se sa i ka kushtuar Berishës dhe lidershipit të tij kjo fushatë për referendumin e ka është dënuar në mënyrë të fshehtë Buxheti i Shtetit dhe në më- së i është hapur gryka këtij thesit ane- miki; se sa është shumma e faturave që ky kalvar ka marrë pas vete për- bën ndoshta pjesën e nënujshme të ajsbergut berishian. Nuk do shumë mend për të kuptuar se për Fushatën e Berishës dhe lidershipit të M1 janë derdhur miliona. Ku janë marrë ato ndoshta që Berisha ju lut zotit edhe në mitingun e Tiranës që t’ia shtjerë edhe një herë në mendje ve- ndeve të Europës për ta ndihmuar këtë vend, paçka se para pak kohe ishte po Berisha që këto ndihma i quajti me përbuzje «lemosha».
Populli dhe elektorati shqiptar don të dijë se sa është barra që atij i është rënduar indirekt mbi shpinë? Por qeveritarët dhe intelektentët e sotëm heshtin duke mos menduar se fjalët i merr era por e shkruar mbetet. Është deklaruar nga lidera të Aleancës Demokratike se fushata Berishës i ka kushtuar 300 mijë dollarë. Ndërkohë nga forcë tjetër politike e konkretisht nga lidera të Partisë së Djathtë Demokratike është pohuar përpara elektoratit se vetëm për elikopterët në ditë duhen 3 milionë lekë e pas kësaj njeriu vë duart në kokë kur mendon se Berisha gjatë kësaj fushate mramendëse ka fluturuar dhe prekur tokën në afër 40 qytete të vendit. Megjithëse këto shifra janë bërë publike kuriozë duhet ta- nun k 1 ka përgje shtriuar ato. Por në se në arkën e PD-së dhe të arkës
FESTOHET 50 VJETORI I KONGRESIT TË PARË TË GRUAS ANTIFASHISTE
Me qindra gra u mblodhën në Akademinë e Arteve të Bukura për të kujtuar 50 vjetorin e Kongresit të parë të Gruas Antifashiste, i cili u mbodh më 4 nëntor 1994 në qytetin e lashtë të Beratit.
Ndodhshin mes tyre ish delegate, ish partizane, pjesëtare të familjeve të dëshmorëve si dhe anëtarë e simpatizante të forumit të gruas socialiste dhe forumit «Gruaja për kombin». Ato u ndodhën para derës së mbyllur të sallës së mbledhjes, por megjithatë, me vete ndosmëri flokëbardhat që e kaluan rininë mes krismave të pushkës maleve dhe bijat e tyre, filluan këngët e zjarrta partizane. Ishin shum- më të bukura, të kënduara aty, në Akademinë e Arteve të Bukura. Hoteli, i mbushur plot nuk arrinte t’i nxinte, ndaj dhe shkallët u mbushën plot. Dhe filloi takimi, aty, më këmbë si për tu sjellë në mend takimet që zhvilloheshin nën pushtimin fashist në ilegalitet.
Shteti shqiptar nuk u kujtua për këtë ditë të madhe të grave shqiptare, ndonëse ka ngritur një Komision për festimin e 50-vjetorit të CLIN rimt. Presidenti Berisha, i ngjirur në kërkim të votave për kushtetutën e tij, në të njëjtën orë i drejtohej nxënësve të shkollave, të reshtuar në Sheshin Skënderbej si dhe punonjësve të punësuar në shtet që kishin ardhur pasi kishin hedhur firmat për pjesëmarrjen në miting. U kërkonë votat dhe si në Durrës, ku iu drejtua grave duke i faluendër për kontrollin për demokracinë, ashtu edhe në Tiranë, nuk i ra ndër mend të kujtonte Kongresin e parë të Gruas Antifashiste, këtë Kuvend të parë në historinë mijëra vjeçare të grave të Shqipërisë.
Por kjo ditë është e paharrueshme për ato që e kryen atë akt të madh emancipi e patriotizmi, as ato që ndezën vërtetë e jo për demagogji luftën heroike nacional clirimtare. Forumi i Gruas Socialiste, forumi «Gruaja për kombin» në bashkëpunim me Komitetin kombëtar të Veteranëve të LANÇL e quajtën këtë ditë një Ditë të Shënuar për gratë e Shqipërisë, në një ditë për të cilën krenoheni dhe do të krenohen kur- rorët gratë dhe vajzat e këtij vendi.
Pjesëmarrësve në takim iu shpërnda një numër i posaçëm i gazetës «Për mëmëdhenë», i cili i kushtohet 50 vjetorit të Kongresit të I të Gruas Antifashiste. Botimi i financua nga FGSSH dhe pasqyron- kete në faqet e tij luftën dhe përpjekjet e grave, heroinat dhe dëshmorët delegatët e Kongresit të I, emrat e nënave që pritën e përcollën partizanë, gratë dhe vajzat me detyra ko-
KONFERENCË SHTYPI E PARTISË SOCIALISTE
Ditën e hënë datë 7 nëntor 1994 ora 12.00 Partia Socialiste e Shqipërisë jep në selinë e saj një Konferencë Shtypi mbi zhvillimin e Referendumit për projektkushtetutën.
Ftohen të marrin pjesë gazetarët e organeve të ndryshme të shtypit, të ATSH radiotelevizionit dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Zyra e Informacionit
E PSSH