- Asgjë, nëse PD nuk do ta fillojë reflektimin nga votimet e 26 korrikut dhe 6 nëntorit. Ato treguan se raportet parlamentare nuk i përgjigjen realitetit të sotëm shqiptar
Iep dorëheqje ministri Anagnosti duke theksuar se më 6 nëntor humbi Berisha
Më në fund, njëri nga ministrat, Anagnosti i Kulturës dha dorëheqje duke treguar më hapur atë që zien në kampin pëdëist. Siç bëhet e ditur ai, në një letër drejtuar kryeministrit shprehet edhe se dështimi i 6 nëntorit është dëshmim i Berishës, dhe se qeveria nuk i ka analizuar asnjëherë me seriozitet rezultatet e referendumit. Megjithëse e vonuar (ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kohë më parë së kur pa se kultura po shkatërrohet), ky është hap që duhet përshëndetur. Më në fund po bien poshtë të gjitha përpjekjet për të ruajtur fasadën e unitetit, për të dhënë idenë e ndryshimeve dhe për të mbrojtur deri në fund shkeljet ligjore të bëra gjatë fushatës. E nëse parlamenti e nisi punën e pas referendumit me projektligjin mbi kumarin, Berisha dhe PD-ja e mblo(dhën) veten nga hutimi i parë. dhe hodhën për konsum propagandistik një kartë të re. Si partia, edhe presidenti, po hiqen sikur reflektojnë edhe e ndjejnë nevojën e ndryshimeve. Si në shtypin e PD-ash tu dhe opozitar filloi të flitet për ndryshime në qeveri, për ndryshime të thella, për korrupsione në dikastere etj. Kjo u shoqërua si gjithmonë me një raport të komisionit të Kontrollit të Shtetit të mbajtur nga Blerim Çela, që edhe kjo ishte simbolike, si për tu treguar shqiptarëve se format e luftës nuk kanë ndryshuar, përsëri do të përdorej tymi propagandistik dhe tek-tuk edhe ndonjë kurban. S’ka ditë që të mos flitet për ndryshime të thella dhe të mos përmenden emra ministrash dhe lista duke mbjellë vërtetë besoj një frymë terrori mbi anëtarët e qeverisë, të cilët presin me zemër të ngrirë se mbi do të bjerë sëpata dhe njëjkohësisht etiketimet që do të shoqërojnë këtë rast: paaftësinë, korrupsionin, etj. Dhe më në fund i pari e dha sinjalin duke paralajmëruar të gjithë ministrat me përjashtim të PD-ja.
Po a mund të quhen vërtet ndryshime dhe reflektim heqja e disa ministrave dhe e zyrtarëve të tjerë të lartë? Nëse hiqet psh. Bashkim Kopliku, a do të mundet të korrigjohen privatizimet e paligjshme ku me anë të bordeve partiake iu vodh prona një numri të madh shqiptarësh në favor të biznesikëve të partisë? A do të mund të mos përsëriten, të paktën, gjëra të tilla kur parlamenti shqiptar as që ka ndërmend që të nxjerrë një ligj dhe të diskutojë një strategji për privatizimin? Atëherë çfarë mund të sjellë heqja vetëm e Bashkim Koplikut dhe zëvendësimi i tij me një tjetër? A mund të sjellë ndryshime heqja e Agron Musarajt dhe zëvendësimi i tij me një tjetër kur dihet se nuk është ministri ai që ka ndaluar vetë njerëzit pa shkak e ka përdorur dhunë nëpër komisariate, dhunë që ka shpënë deri edhe në vdekjen e qytetarëve që të paktën, kur nuk është vetë ministri ai që pengon manifestimet dhe protestat paqësore të punonjësve dhe të partive politike por është «mëma parti», që e kontrollon këtë ministri për mbi baba ligjin, e ministri është ushtar besnik i saj.
Shqiptarët e dinë se Fatos Nano si kryetar i Partisë Socialiste nuk e dënoi as Fatos Dervishi dhe as Arben Çelesh(i), Gjakut dhe Agim Bendo, e Prelë Martini. Shqiptarët e dinë se nuk do të ndryshojë gjë sikur në vend të këtyre emrave të vihen emra të tjerë të rinj e të padegjuar, siç edhe mund të vihen. Ata e dinë se asgjë nuk do të ndryshojë, dhe gazet(a) do të ndik(en) përsëri, edhe i pafajshmi do të marrë fajësi, sa kohë që mbi organet e prokurorisë dhe drejtësisë të jetë udhëheqja dhe direktiva partiake dhe ato nuk do të jenë të pavarura as në letër.
Sigurisht është e pamundur të ndryshojë gjë kur mbi të gjithë punonjësit e administratave shtetërore qëndron si shpatë largimi nga puna, policia financiare, kur ndiqen edhe ata që reklamojnë prodhimet e tyre në «Zërin e Popullit», etj., etj.
Pra, a është e aftë PD-ja që të bëjë ndryshime? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është JO. Pra edhe shqiptarët i thanë JO PD-së më 6 nëntor. Nuk është e vërtetë se shqiptarët votuan atë ditë për kushtetutën. Të gjithë e dinë se sumë pak njerëz e njihnin projektin dhe shumë pak njerëz e dinin se përse bëhej fjalë. Por atë ditë shqiptarët i thanë JO vazhdimësisë së shkeljeve ligjore, shkeljes së të drejtave të njeriut, burgosjeve politike dhe ndjekjes së opozitës. Ata i thanë JO shtetit partiak, policisë partiake, gjykatave partiake, presidencës partiake, televizionit partiak, diplomacisë partiake. Ata njëkohësisht i thanë PO ndryshimeve dhe korrigjimeve të cilat me sa shihet. PD-ja nuk është e aftë t’i bëjë. Nuk mund të ndryshojë gjë po të ikë Meksi e të vijë Leksi qoftë ky edhe me mjekër përveç mustaqeve. Thëmbra qendron gjëkundi, atje, tek parlamenti. Sot elektorati shqiptar ka ndryshuar, PD-ja është fraksionuar; kanë dalë në skenë parti të tjera dhe raportet parlamentare nuk i përgjigjen realitetit. Parlamenti shqiptar nuk paraqet realitetin shqiptar. Sa më shpejt që të zhvillohen zgjedhje të reja aq më mirë do të jetë për të gjithë. Edhe për vetë PD-në. Shqiptarë i duhet një parlament i ekuilibruar ku të ndihet nevoja e konsensusit dhe e kompromisit, ku partitë t’ia kenë nevojën njëra-tjetrës. Koalicionet qesharake mund të shërbejnë vetëm për qëllime propagandistike, por sa mund të zgjasë kjo gjë? Mund të thyhen edhe një muaj, dy: tre. pastaj: E pra sot PD-ja është e gatshme për të tilla koalicione. Por dy votimet e zhvilluara, ato për pushtetin lokal më 26 korrik dhe votimi më 6 nëntor ishin dy këmbanat e forta për të treguar se nga duhet filluar. Dhe ajo ka filluar.
Në prag të një greve tjetër urie
- Banorët e fshatrave të përmbytura nga liqeni i Fierzës paralajmërojnë qeverinë -
Pas datës 30 nëntor, banorët e fshatrave të përmbytura nga liqeni i hidrocentralit të Fierzës janë gati të fillojnë një grevë të re urie në rrethin e Kukësit dhe në trete(t) e tjera të veriut të prekura nga këto përmbytje. Këtë deklaratë e bëri kryetari i grevës së urisë të organizuar pak muaj më parë në rrethin e Kukësit, Jahir Tota: nësehkësisht edhe anëtari i kryesisë së shoqatës së të përmbyturve nga liqeni i Fierzës. Greva e mëparshme që çoi në konfirmimin e grevistëve dhe të banorëve të tjerë të Kukësit dhe rretheve të tjera veriore me forcat e policisë, e detyroi qeverinë atëherë që ul(ej) në tavolinë me grevistët dhe të nënshkruante me ta një aktmarrëveshje për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Kjo mbledhje u zhvillua në 12 maj të këtij viti dhe aktmarrëveshja midis qeverisë dhe grevistëve përfshinte 6 pika të plotësimit të kërkesave të tyre. Sipas zotit Tota; deri më sot nuk është plotësuar asnjë pikë e kësaj aktmarrëveshjeje. Megjithëse qeveria, pavarësisht saj, nxorri vendimin nr. 306 datë 30 qershor, 1994, asnjë masë nuk është zbatuar deri tani; megjithëse shoqata e të përmbyturve ka qenë e gatshme dhe ka kryer të gjitha detyrimet e saj. Në të vërtetë për banorët e zonave të përmbytura u caktuan tu(k)a në zonat e ish kënetës së Karavastasë, por këto sipas shoqatës, janë toka të kripura joproduktive; të cilat nuk janë kthyer në toka bujqësore me gjithë përpjekjet e bëra vite më radhë. Shoqata thekson se kërkesat e saj do të plotësoheshin me një sasi saj do të plotësoheshin prej 2000 hektarësh.
Po kështu zoti Tota thekson se me gjithë presidenti i Republikës nxorri dekretin Nr. 886 datë 12 korrik 1994 për mbështetjen me kredi të ishatarëve që do të shpërnguleshin nga ishatarëve të përmbytur, deri tani nuk është bërë asnjë për zbatim i këtij dekreti. Pak ditë para referendumit për kushtetutën, doli një udhëzim i kryeministrit për dhënien e kredive këtyre fshatarëve nga Banka tregtare Agrare, Por ky udhëzim është formal dhe sa për të mashtruar fshatarët para referendumit. për arsyen se ai nuk është shoqëruar me akordimin e fondeve përkatëse bankare Agrare. Përfaqësuesit e shoqatës së zonave përmbytura kanë vërejtje edhe për çështjen e ndërtimit dhe projektet e shtëpive të reja që kërkojnë t’u ndërtohen.
Në këto kushte ku shikojnë se nuk
(Vijon në faqen 2)
SOT PARLAMENTI DISKUTON PROJEKTLIGJIN PËR «AMNISTINË»
Seancën plenare e ditës së djeshme me kryetari i kryesisë: Pjetër Arbnori e filloi me kërkesën për të futur në rendin e ditës me procedurë të përshpejtuar projekt ligjin «Për Amnistinë» me rastin e 50 vjetorit të çlirimit të Atdheut; Mirëpo; sipas Arbnorit kryesia dhe kryetarët e grupeve parlamentare nuk e kishin gjetur dot konsensusin mbi kërkesën për amnistinë e kishin paraqitur dy grupe deputetësh; njëri nga PD-ja i shoqëruar edhe me një projektligj dhe tjetri deputetë të PS-së; PSD; PD-së dhe grupit të pavarura. Meqenëse çështja ka mbetur pezull; tha zoti Pjetër; duhet të diskutojmë dhe të vendosim. Zoti Spahiu; kryetar i grupit parlamentar të PD-së sugjeroi se kjo çështje mund të zgjidhet pa diskutim të gjatë të deputetëve; ndaj edhe kërkoi pesë minuta kohë për të bërë edhe njëherë përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët mes kryetarëve të grupeve parlamentare.
Kjo gjë u arrit. Përfundimisht parlamenti vendosi që kërkesën e grupit të deputetëve të PD-së dhe projektligjin përkatës të marrë në shqyrtim Komisioni i Ligjeve dhe sot,
(Vijon në faqen 2)
të PS-së; PSD; PD-së dhe grupeve të pavaruara. Megjithëse çështja ka mbetur pezull; tha zoti Pjetër;
(Vijon në faqen 2)
29 nëntori është i patjetërsueshëm
Takim i veteranëve të këtij rrethi
Shkodër
Në nderim të 23 nëntorit; që shënon krijimin e organizatës së riaisë antifashiste dhe të 29 nëntorit; 50 vjetorit të Çlirimit të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë, si dhe formimit të brigadës së 27-Sulmues; komiteti i veteranëve të këtij rrethi organizoi dje paradite një takim përkujtimor. Të pranishëm në këtë veprimtari ishin veteranë; partizanë që morën pjesë në çlirimin e Shkodrës; të afërm të dëshmorëve etj.
Në takim u fol për heroizmin e lavdishëm të atij viti në luftën për liri. Partizanët e ushtrisë Nacionalçlirimtare e ndjejnë veten gjithnjë krenarë edhe për faktin se ditën e rrëzohen në krah të koalicionit më të madh antifashist kundër armikut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Heroizmi i popullit të Shkodrës, ashtu si i gjithë Shqipërisë: si gjithnjë në histori; është i pakufishëm edhe gjatë pesë vjetëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare; ku me gjak u shkruan epopeja e përjetësisë sakrificën sublime për liri e demokraci; Në këtë epope është shkruar jeta dhe vepra e 140 heronjve dhe dëshmorëve që shkodra i fali atdheut. 29 Nëntori; si dita e çlirimit të Shkodrës dhe njëherësh e gjithë Shqipërisë; është i patjetërsueshëm; sepse i patjetërsueshëm është gjaku i të rënëve.
Veterani Hysen Alibali; ish kuadër i brigadës së 27 Sulmuese; solli mbresa nga formimi i kësaj brigade e betejat e partizanëve të këtij formacioni.
Pjesëmarrësit në këtë takim i përshëndeti edhe kryetari i komitetit drejtues të PS të rrethit Sapedin Stankaj.
MUSA KURTULAJ
T’i jepet fund dhunës e terrorit policor
Hakmarrja - «refleksion» i vërtetë i PD-së pas Jo-së popullore
Berati, u bë gjatë referendumit për kushtetutën, një tjetër qendër e shkallëzimit të dhunës dhe terrorit policor.
Përballë kësaj dhune, ashtu si edhe në rastet e tjera në qytetarë të ndryshëm, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë socialiste dhe partizanë të tjera opozitare. Motivet e kësaj tërheqje politike. Ajo që trajtojnë thjesht politikë. Aje që realizua dot me mitingjet e shumtë dhe me propagandën «shurmëmadhe dhe të TV-sh, ajo që nuk pranohet përmes administrimit e realizua me organizimin e forcave të shtetit terrorit e me përpjekjen për të gjetë shkaqe - e rëmë përpjekjet e tij.»
BERAT: Pas asnjë shkak në datë ... (tekst i zbehur dhe i palexueshëm pjesërisht) ...
Nga ana e forcave të policisë po u vihen gjoba shumë përfaqësuesve të PS-së, nëpër qendrat e votimit ditën e referendumit. Meqëllim t’i rron këtë ditë në qytetin e Beratit, po bëhen demonstrime të forcave të policisë ardhur nga Tirana. Në datën 17.11.1994 objekt dhune u bë familja e Bardhosh Haxhiut, të cilit ata ndaluan dhe u rrahën në mënyrë mizore të motrën Minerva Hasani dhe të dy djemtë Genci e Bernard Hasani. Genci Mane merret forcërisht nga një kafene dhe rrihet në mënyrë shtazare, duke e thyer dhëmbët dhe duke i shkaktuar plagë të shumta. I njëjti veprim u krye edhe ndaj qytetarëve Theodhor Ndreu e Eljon Kajazi, të cilët u ndaluan dhe u rrahën padrejtësisht. Shumë familje jetojnë nën ankthin e frikës nga kontrolle dhe bastisje të tilla nga ana e «Briskut».
KUTALLI: Në komunën e Kutallisë me rreth 9000 zgjedhës në datën 5 dhe 6 nëntor 1994 u përqëndruan për të «eksperimentuar» tipin «Libohovë». Eskorta e policisë e drejtuar nga Edmond Koxhakau, Edmond Fishta, Luta Cala, Afrim Zyberi, Gëzim Cala, Fatmir Baro, Enver Dyli etj. kryen operacione të tipit të Gestapos. Në orën 26 të 5 nëntorit në fshatin Donofrosë u mor nga shtëpia e saj në mënyrë të pa rregullt P—së shkolla, Zejnepa Dervish. Ajo është rrahur në mënyrë mizore dhe më pas është shoqëruar në qendrën e rendit Berat. Në degën e rendit Berat. Në degën e rendit i janë bërë tortura nga policorët, janë përdorur ortura, mjete të hekurta e deri karabinë me, dhe mbi të drejtuar nga ...
(Vijon në faqen 2)
DEMOKRACIA NËN THU: NDREN E MASHTRIMEVE
Durrës
DEMOKRACIA NËN THU: NDREN E MASHTRIMEVE
E ashtuquajtura «Demokracia» çdo ditë e më tepër po pasurohet me damkosjen e turpit dhe të krimit. Dhunimi i ndërgjegjes së lirë të shqiptarëve thellon gremimin ndërsa, midis endrrës dhe realitetit. Skenat çnjerëzore të hakmarrjes së kundërshtarëve politikë janë bërë të pranishme në jetën e njerëzve, duke mbjellë neveri dhe urrejtje për autorët e tyre.
Lule Jazerxhiu, anëtare e PS dhe anëtare e një qendre prej qëndrate të votimit në lagjen e Sukthit, është rrahur dhe kërcënuar egërsisht nga një punonjës i rendit të Shijakut, i cili me urdhër nga lart ka kryer një mënyrë të njëjtën detyrën e ngarkuar. Shenjat e plagëve në trup janë skenë përkufizuar prej tyre. Shijaku i këtyre skenave të turpshme nuk është i vështirë të kuptohet. 6 Nëntori kërkonte shpërnguljen e kësaj qendre nga lagjen për diktaturë deri në Elbasan, megjithëse nuk rënndonjë ndërligjen e asaj. ...
SIRELA NDINI
Pikenisje për rritjen e mëtejshme të punës
Aktiv i Partisë Socialiste të rrethit të Kolonjës
Aktivi i Partisë Socialiste të rrethit të Kolonjës bëri analizën e punës së vet në lidhje me rezultatin e referendumit të 6 nëntorit.
Në këtë referendum, u tha në raportin e mbajtur nga kryetari i PS të rrethit Sotor Kokeri, morën pjesë 89.4 për qind e zgjedhësve të regjistruar dhe votuan kundër tij 64,1 për qind. Në të gjithë komunat dhe bashkitë e rrethit i u tha Jo projekt-kushtetutës. Krahasuar me zgjedhjet e 26 korrikut elektorati kolonjar që mbështeti alternativën socialiste paraqiti një rritje prej 2 për qind; Për këtë ndikoi dukshëm qyteti i Leskovikut.
Gjatë fushatës për referendum nga partia iu dha përparësi qendrave me më dendësi më të madhe të popullsisë dhe rezultatet e votimit e konfirmuan kënaqësinë e kësaj pune, çka do të thotë se edhe në të ardhmen për çdo zonë e fshat duhet punë e specifikuar.
Analiza e rezultateve të referendumit tregon se PS-ja në rrethin e Kolonjës ka një elektorat të qëndrueshëm si në qytet ashtu edhe në fshat. Por, është detyrë e organeve të partisë dhe atyre të pushtetit lokal që drejtohen nga socialistët të puna të ndërtohet në atë mënyrë që të çojë në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve të partisë me elektoratin.
Intuita e kolonjarit; pakënaqësia për gjendjen e vështirë ekonomike e sociale e mështroi atë në krahun e majtë. Ndaj shtohet si detyrë që në të ardhmen këshillat drejtues të sec zotnave; kryesia e partisë në rreth të punojnë me programe të detajuara për perspektivën; Duke u nisur nga fakti se si u zhvillua dhe kush e zhvilloi fushatën e referendumit; pavarësisht se e bartën kryesore të tij e përballoi PS-ja; ia forcë kryesore politike në rreth; duhen vlerësuar edhe qëndrimet e PSD-së dhe PDNJ. Fitorja u përgatit nga një fushatë intensive; ndërsa optimizmi për gjendjen politike të rrethit para referendumit nuk u ...
(Vijon në faqen 2)
Takim i socialistëve korçarë
- U bënë 120 pranime të reja -
Të martën pasdite socialistët e qytetit të Korçës organizuan një analizë pune për rezultatet e referendumit të 6 nëntorit, me një pjesëmarrje mjaft të gjerë.
Ndodheshin kryetarët e organizatave të qytetit; anëtarë dhe simpatizantë; veprimtarë të angazhuar në komisionet e qendrave të votimit. Takimi u kthye në një bashkëbisedim të ngrohtë, ku folës të ndryshëm vunë në dukje punët e atyre ditëve dhe vërejtën fjalët votimit në rritjen e votëve të popullit. Dukej se ishte një dëshirë e gjithë qytetarëve të Korçës, e jo vetëm nga pjesëmarrësit në takim, që PD-së kësaj radhe t’i thuhej JO e fuqishme. Kjo vihej në tek shumë qytetarë, të cilët jo vetëm se ishin të interesuar për një votim me pjesëmarrje të gjerë por kërkonin vazhdimisht edhe aktivizim për mbarëvajtjen e punës.
Kryetari i PS të rrethit, Niko Pa...
(Vijon në faqen 2)