Kërkesat jetike të grevistëve nuk zgjidhen me mashtrime propagandistike
- 100 të ngujuar prej 6 ditësh rrezikojnë jetën e tyre, 3 të shtruar në spital -
DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË SOCIALISTE
Më 3 dhjetor, përfaqësues të familjeve me toka të përmbytura nga hidrocentralet e lumit Drin, filluan grevën e tyre të dytë në Kukës. Ata kërkojnë zgjidhjen urgjente të problemeve të para-shtruara prej tyre që në grevën e parë, të zhvilluar në maj të vitit 1994.
Më 3 dhjetor, përfaqësues të familjeve me toka të përmbytura nga hidrocentralet e lumit Drin, filluan grevën e tyre të dytë në Kukës. Ata kërkojnë zgjidhjen urgjente të problemeve të parashtruara prej tyre që në grevën e parë, të zhvilluar në maj të vitit 1994.
Problemi nuk është i panjohur. Ka dy vjet që ata kërkojnë zgjidhjen në rrugë ligjore dhe me një tolerancë të pashoqe. Po ç’përgjigje kanë marrë?
Parlamenti ka aprovuar mbi 200 ligje por projektligji për këtë çështje është mbyllur në kasaforta.
Zoti Berisha, kur nuk ishte ende president u jepte të drejtën fishtarëve të këtyre zonave, por kur ata filluan grevën e parë i etiketoi si ekstremistë.
Qeveria e zotit Meksi dërgoi një gjysëm duzine ministrash jo për të zgjidhur problemin, por për të ushtruar dhunë mbi grevistët, dhe përkrahësit e tyre. Dhe kur nuk ia doli me dhunë vuri në lëvizje mashtrimin duke nxjerrë një vendim që edhe pas 5 muajsh nuk ka gjetur zbatim.
Kanë kaluar 6 ditë që nga fillimi i grevës në Kukës dhe grevistët tanë heshtin, bëjnë sikur s’dëgjojnë, sikur kjo grevë zhvillohet në Polin e Veriut dhe jo në një qytet të shtetit tonë, nga shtetarë shqiptarë, që kërkojnë të drejtat e tyre, që edhe pse u mashtruan një herë kërkojnë përsëri dialog për të gjetur bashkërisht rrugën e zgjidhjes.
Rreth 100 grevistë janë ngujuar dhe qindra të tjerë rrijnë ditë e natë jashtë sallës së grevës, por qeveria hesht. Tre grevistë janë shtruar në spital, të tjerë janë me gjendje shëndetësore të përkeqësuar, qeveria përsëri hesht.
Të thuash se kjo është shprehje e paaftësisë së saj, është pak. Prandaj grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon që qeveria e zotit Meksi, në mënyrë urgjente të shqyrtojë situatën, të vënë para përgjegjësisë të gjithë organizmat shtetërore që kanë zvarritur zgjidhjen e problemeve dhe t’i japë fund mashtrimit propagandistik. Ka vetëm një zgjidhje: të merren masa urgjente dhe energjike për plotësimin e kërkesave jetike të popullsisë fshatare të këtyre zonave. Ata kërkojnë gjënë më elementare që mund të kërkohet: bukën e tokës së tyre. Është detyrë e qeverisë të bëjë zgjidhjen adekuate, të arsyeshme dhe përfundimtare.
Me kërkesën e grevistëve, grupi parlamentar i PS do të kërkojë menjëherë kryeministrin Meksi në një seancë urgjente në parlament për të raportuar mbi situatën dhe zgjidhjen konkrete të problemit.
Tiranë, më 8.12.1994
Për Grupin Parlamentar të PS,
Kryetari, NAMIK DOKLE
BERISHA GJITHNJË I VONUAR TE STUDENTËT?!...
Në përvjetorin e katërt të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit
Brajan Adams më i suksesshëm se Presidenti shqiptar në dhjetor ’94, në sheshin «Demokracia». Ai mbledh njerëz për z. Berisha!
8 dhjetor 1994. Shiu ka pushuar, një erë e rrallë ka ikur; uji po ashtu, drita! Ende s’kanë ardhur; burrat, kanë ndezur qirinjtë për t’u ruajtur; gazetat lajmërojnë se sot është «Nata që bën në pushtet Sali Berishën»; se edhe sot «Hyrja e Berishës tek studentët mbetet e dyshimtë».
Por sot është dita e shembjes së një regjimi që mori për emër emrin e Hoxhës; është mëngjesi që njohu për luftimtarë njerëz të rinj; studentë, është mëngjesi që mbushi hapësirën shqiptare me tjetër term; pas me tjetër realitet; me pluralizmin. Po çuditërisht këta e udhëhoqën këtë ditë të Berishën. Pse o njerëz?
- Ç’ke o xhaxh, që bërtet-e pyet?
Po të mbushen me suksesin e studentëve të dhjetor ’94, Berisha!
Festonin marsianët Athmori, Margilaj, Shehu etj. mes 200 studentëve dhe «pishëtarëve» të shuar, ndërkohë që dhjetoristët janë shpallur armiq.
15 vjeçar i varur tek dera e autobuzit urban që s’mbillet; një përballë.
- S’kam drita të keqen xhaxhi,
Po t’i mos qesh se xhaxhi ka rritur 8 fëmijë ndëresa djali im nuk po rrit dot një se s’ka bukë-inatoset e dhe më bën.
- Rri o xhaxhi se po të regjistroj SHK-u; pastaj, kush ka drita që të kesh ti?-vazhdon edhe më 15 vjeçari.
Tirana ndonëse nën diell ka prapë pamjen e zymtë të krijuar nga shiu i djeshëm. E pse; vetëm nga shiu?! Dje përsëri nuk ka pasur drita nuk ka pasur ujë; ka pasur plehëra. Gjithsesi sot është dita e studentëve. Një herë në vit është kjo.
- Festojnë të shuar; ndërkohë që dhjetoristët janë shpallur armiq.
- E në vit ata janë të privilegjuar. Se beqontë? Ja; dje ata që rrinin këtu të konviktet tek «21 dhjetori» si edhe 4 të tjerë nuk kanë pasur drita. Sot kanë për drekë-këta këtu në Qytet Student-dhe ata, Karolinën e Junikut; në Itali; Gjermaninë; Greqi; në varr; në luftën e armiqve; por, vetëm këtu nuk janë.
Gjithsesi, këtu qenkan bërë gati për festë. Brajan Adams fton studentët të këndojnë vijën melodia; bashkë me të. Dhe ata këndojnë ndonëse janë pak.
(Vijon në faqen 3)
70 FEMIJE SHQIPTARE VIKTIMA NE VOLOS
GREQI:
70 FEMIJE SHQIPTARE VIKTIMA NE VOLOS
Bashkëpunim i frytshëm i “Zërit të Popullit” me ministrinë e Kulturës të Greqisë në të mirë të fëmijëve shqiptarë
Ka më shumë se 6 muaj që gazeta «Zëri i Popullit» në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Greqisë ndihmon fëmijët shqiptarë që janë izoluar nëpër burgje të ndryshme në Greqi. 70 të tillë gjenden në Volos. Shkaqet e izolimit janë të ndryshme. Megjithatë në 2 vjet, 2 nga tyre mungojnë. Një element i dhunës dhe i traditës ishte i mirë. Ata festojnë festat fetare, shohin, teatër, filma etj.
Tani pritet që atje do të fillojë nga puna edhe një mësues shqiptar. Fëmijët e izoluar kanë në dispozicion shumë libra shqip, botime të kohëve të fundit, fjalore të gjuhëve të huaja. Kaseta me këngë shqiptare, videokaseta me filma shqiptarë, gazeta kryesore shqiptare etj. Në këtë drejtim ndihmë të konsiderueshme jep gazeta «Zëri i Popullit». Megjithatë kjo është shumë pak. Duhet që sa më shpejt të shteti shqiptar të gjejë rrugën për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Na duket e çuditshme indiferenca e ambasadës shqiptare në Athinë. I kujtojmë asaj se 1 vit më parë për dy fëmijë gjermanë që kryen një krim në Zvicër, u vu në lëvizje ministria e jashtme gjermane dhe ambasada e saj në Zyrih. Është krim
Fakti, komenti dhe etika e gazetarit
Seminar për shtypin i organizuar nga «Instituti Demokratik Kombëtar» për problemet ndërkombëtare dhe «Shoqata për Kulturë Demokratike».
Dje filloi në Tiranë seminari dyditor për gazetarinë e organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar për problemet ndërkombëtare dhe shoqata për kulturë Demokratike.
Dje filloi në Tiranë seminari dyditor për gazetarinë e për kulturë Demokratike. Vlen të përmendet se ky është seminari i dytë brenda pak javësh me pjesëmarrjen e gazetarëve amerikanë e të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij një nga organizatorët Elez Biberaj vuri në dukje rolin krucial që luan shtypi në proceset demokratike të shoqërive në tranzicion. Megjithëse vuri në dukje ecuritë pozitive ai u shpreh se vëzhgimet kanë çuar në konkluzionin se ka respekt të ulët për shtypin dhe për kufizimet e ligjit shqiptar për shtypin, megjithë anët e mira të tij në përgjithësi. Për Remzi Lanin - një diskutant gazetaria shqiptare është më shumë e opinionit se sa e faktit, ndërsa gazetat politike ngjajnë më shumë si lojëra ku gazetarët qëllojnë mbi njëri-tjetrin. Sipas tij televizioni aktual shqiptar është një bunker shtetëror, dhe shteti duhet të heqë embargon informative. Reiz Çiço një diktues tjetër duke nënvizuar se fliste vetëm individualisht nga pikëpamja profesionale tha ndër të tjera se pas 22 marsit 1992 televizioni ka bërë një hop cilësor i ka shërbyer proceseve demokratike. Në fjalën e tij ai shtroi pyetjen në se po i shërben tani TV proceseve demokratike. Dhe më tej ai bëri pyetjen tjetër; A ka aktualitet TV krizë kredibiliteti? Blendi Fevziu duke diskutuar mbi raportin mes faktit e komentuar vuri në dukje se dy tri vjet më parë komenti luajti një rol të madh në proceset demokratike. Një diktues tjetër duke folur për burimet e informacionit vuri në dukje se ndihet nevoja që zyrat e shtypit që ekzistojnë teorikisht të funksionojnë normalisht dhe ose të hapen edhe zyra shtypi në dikastere shtetërore ose ka ardhur koha për një lloj ministrie apo komiteti apo çfarëdo qoftë informacioni ku çdo ditë të jepet informacioni zyrtar që të mos dezinformohet publiku dhe kështu do të eliminohen komentet dhe hamendjet supozuese. Të tjerë sollën shembuj se të nesërmen e ligjit për shtypin ministra nxorrën urdhëra të brendshëm që bllokonin dhe përqëndronin informacionin vetëm te ministri dhe zëvendësi. Karlo Bolino në fjalën e tij si dhe Peter Lucas kishin të përbashkët se gazetari nuk duhet të presë informacionet e zyrave të shtypit; por ta «vjedhë» atë qoftë edhe duke shkatërruar dyert; prandaj shtypi quhet edhe fuqia e katërt vuri në dukje Lucas. Shawn Hanson duke punuar për shtypin e një prej parlamentarëve amerikanë vuri në dukje se zyrtarët nuk kanë shumë qejf të flasin me gazetarët, madje disa tremben prej tyre se mund të citohen keq, i shkëputin fraza ase shkruajnë ashtu siç kanë menduar vetë më parë. Ajo theksoi se është i zoti ai politikan që di të punojë me shtypin dhe mediat se përmes tyre përcjellon mendimin e tij në popull. Më pas seminari vazhdoi në seksione për raportet mes komentit e faktit se kur jepet mendim dhe kur ai paraqitet bruto si e japin politikanët, pa shtuar apo hequr ndonjë presje. Z. Bibera paraqiti se si funksionon «Zëri i Amerikës»-varësinë e tij nga shteti dhe pavarësinë prej tij. Ai vuri në dukje se «Zëri i Amerikës» jep edhe kritikat për presidentin e SHBA. Në seksionin e dytë u debatua lidhur me etikën e gazetarit si një kod që duhet ta krijojnë e ta respektojnë vetë gazetarët shqiptarë.
Aksion i etshëm i policisë financiare për vjeljen e gjobave
- Brenda 2 orësh shuma e gjobave arrin në 48 milionë lekë -
DURRËS
Këto ditë në qytetin e Durrësit, me një goditje «trufe», të policisë financiare, u krye me një «akrobaci» tjetër që dir.gjohej totalisht nga qeveritarët tanë.
Këtu herë; viktima të kësaj «akrobacie» ishin pronarët e dyqaneve dhe të lokaleve të ndryshme private, të cilët provuan mbi supet e tyre gjobat katastrofale që prekshin shumën nga 1 deri në 6 milionë lekë. Policia financiare e Durrësit në bashkëpunim me eskortën e drejtorisë së policisë financiare të Tiranës me në krye shefin e seksionit juridik z. Bujar Kaloshi; brenda 2 orëve arritën të sigurojnë një shumë prej 48 milionësh nëpërmjet gjobave tepër të larta që vendosi Shkaku i vjeljes së këtyre; sipas pretendimeve të drejtorisë së kësaj policie: ka qenë mosfunksionimi i rregullt i regjistratorëve. Por; sipas dëshmive të punonjësve të këtyre lokaleve, veprimi i policisë financiare ishin tërheq e pa paramendim; pasi gjobave nuk u kishin shpëtuar as lokalet që atë ditë rezultonin të mbyllura; faturat e të cilave ishin hedhur në derë.
Rolin kryesor në këtë fushatë të ethshme e luante policia financiare e Tiranës; e cila pa pranuar asnjë llojikë vepronte me arrogancë e kompetencë të plotë; duke qenë «e pamëshirshme» në veprimet e saj. Pronarët e lokaleve të indinjuar prej këtyre veprimeve arbitrare; nuk kanë pranuar për të firmosur fletët e gjobës; pasi këto i janë dukur të pajustifikuara. Këtë fakt mund ta përmendim për firmën Benetton (600.000 lekë); Bar Lulishte Ali Paşa (1 milion); Lokal Torra (100 mijë lekë); Hotel Kashta (3 milion e 500 mijë lekë); Firma Kodak (1 milion lekë).
(Vijon në faqen 2)
A DO TË MBYLLET FABRIKA E PASURIMIT (?)
Bulqizë
Flitet se fabrika e pasurimit të kromit, një ndër qendrat më të mëdha punëtore në Bulqizë, për vitin e ardhshëm do të kalojë në konservim. Pasojë e këtij veprimi të pushtetit pëdëist do të jetë nxjerrja në rrugën e madhe e mbi 300 punëtorëve, kryesisht gra, dhe shuarje e të ardhurave nga koncentrati i kromit, nga ky burim gjithësecili i madh vite për vendin tonë.
Kryepleq të bllokuar
Sarandë
Me 52 fshatra gjithsejt, Saranda i ka apo nuk i ka dot 20 kryepleq të zgjedhur; Thonë se fshatën e tyre e ka bllokuar prefekti që nga Vlora. Çudi e madhe me PD-në! Pas 6 nëntorit po na lë fshatrat pa kryepleq. Dhe fshatrat sot janë më shumë pleq, me emigracion të madh; me djem ikur e pleq mbetur vetëm,
SARANDIOTI
Vajguri kalon kufirin, vajguri për qytetarët s’ka
Shkodër - Malësi e madhe
Së paku tre orë në ditë furnizimi me energji elektrike ndërpritet në këto dy rrethe. Kjo cilësohet si një ndërprerje «e ligjshme», sepse bëhet sipas një grafiku të veçantë, për arësye që të parandalohët rreziku i djegies së transformatorëve të tensionit të lartë, rrjedhojë e mbingarkesës. Por ndërprerje ka edhe gjatë kohës që furnizimi nuk kufizohet. Kjo ngjet sepse rrjeti i tensionit të ulët nuk mund të përballojë gjithë këtë ngarkesë.
Sipas drejtorit të ndërmarrjes elektrike të Shkodrës, në krahasim me vitin e kaluar, ngarkesa e linjave dhe e transformatorëve këtë dimër është 35-40 për qind më e madhe, si pasojë e shtimit të mjeteve elektro-shtëpiake. Rikonstruksioni i bërë deri tani ka n?kuar më shumë në rregullimin e linjave të tensionit të lartë.
Përballë kësaj gjendjeje kushdo e kupton se është e domosdoshme përdorimi i vajgurit dhe i druve të zjarrit. Mirëpo duhet thënë se akoma në qytet vazhdohet të jepet një sasi prej 10 litra vajguri për çdo familje në muaj. Kuptohet që kjo sasi është e pakët. Është e çuditshme se me vajguri, ashtu si karburantet e tjera, ka kaluar me tonelata matanë kufirit. Mungesa e vajgurit, mos preokupacioni i atyre që e kanë për detyrë të mendojnë për stinën e dimrit, shtron para qytetarëve nevojën e gatimit dhe të ngrohjes me energji elektrike. Mirëpo, siç e theksuam edhe në fillim, ky rrejt nuk mund të përballojë më.
— | MUSA KURTULAJ
SI DO TË SHITEN NDËRMARRJET E PËRBASHKËTA
SARANDË: Ndërmarrjet në duart e privatëve
Vasil Çako, kryetar i këshillit të rrethit, e rreshton Sarandën ndër rrethet progresive në privatizim. Janë privatizuar të gjitha, veç ndërmarrjes së ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të dyqaneve, dokumentet e të cilave janë në proces. Pushtetari thotë se është vepruar me drejtësi e ligj, u janë shitur punonjësve të dyqaneve e prodhimeve dhe 25-30 për qind e tyre janë nxjerrë në ankand.
Procesi është bllokuar në ndërmarrjet e përbashkëta ose bashkëpronësi. Ajo është vendimi i ri ... (teksti pjesërisht i palexueshëm) ...
Ka kundërshtime që vijnë ndesh me logjikën ligjore me vetë Kodin Civil, ka paqartësi të marrëdhënieve me dy palëve, pronarit të truallit etj.
Gjendja mbetet për t’u zgjidhur në vitin 1995. Por Qeveria mbetet të veprojë që si do punohet në bazë të Kodit apo në bazë të vendimit, nëse pritet gjithashtu platforma e privatizimit që duhet të lehtësojë diletat që kanë në vartësi këto ndërmarrje.
Duan pronarësh të tjerë presin të bëhen me ndërmarrje.
THANAS DINO
Ndihma për shkollën e mesme të Beleshit
Elbasan
Qytetari italian; prift Salvatore Kalone; kompletoi shkollën e mesme të përgjithshme të Beleshit me 17 dyer e 60 dritare të reja; me një vlerë mbi 335000 lekë. Gjithashtu; në shërbim të zhvillimit normal të mësimit ai solli edhe 100 metër katrore xhama dhe një sasi fletoresh e stilo-lapsash.
Kjo ndihmë për shkollat nuk është as e para dhe as e vetmja. Kohë më parë një tjetër qytetare italiane dhuroi një bibliotekë enciklopedike për universitetin «Aleksandër Xhuvani» të Elbasanit.
Ndihmë më të madhe; veçanërisht misionarët fetarë; kanë dhënë institucionet shëndetësore të këtij qyteti. Në qendër të Komunës së Mollasit ata kanë rikonstruktuar godinën e spitalit dhe maternitetin duke sjellë edhe komplet pajisjet bashkëkohore. Kontributi i tyre si për shkollat edhe për spitalet; pritet të shtrihet edhe në fshatra të tjera pavarësisht nga besimi që kanë banorët e tyre.
S. ÇEKANI
Dashamir Shehi në Konferencën Islamike
Në Kasablanka të Mbretërisë së Marokut; nga 9-14 dhjetor; zhvillon punimet Samiti i 7-të i Organizatës së Konferencës Islamike. A do fillojë me mbledhjen e kryetarëve të lartë; që do të pasohet nga takimi i vetore i ministrave të punëve të Jashtme.
Samiti kurorëzohet me takimin e kryetarëve të shteteve e qeverive; ku vendi ynë do të përfaqësohet me një delegacion qeveritar; të kryesuar nga zv/kryeministri; Dashamir Shehi.
S. ÇEKANI