GREVË E KUKËSIT - PAAFTËSI QEVERISËSE E PARTISË DEMOKRATIKE
Kërkesë për pyetje urgjente për kryeministrin, z. Aleksandër Meksi
Më 3 tetor filloi greva e dytë e banorëve të zonave të përmbytura nga hidrocentralet mbi lumin Drin dhe akoma nuk shikojmë të jetë marrë ndonjë masë konkrete për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara.
Në bazë të Nenit 87 të Rregullores së Kuvendit Popullor kërkojmë një seancë urgjente në të cilën Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. A. Meksi t'u përgjigjet pyetjeve:
1. Pse nuk është zbatuar vendimi Nr. 306 datë 30.6.1994 i Këshillit të Ministrave lidhur me masat që do të merren për zonat e përmbytura nga ndërtimi i hidrocentraleve në rrethet Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë?
2. Çfarë përmirësimesh do t'i bëhen këtij vendimi me qëllim që të plotësohen më mirë kërkesat e banorëve të këtyre zonave dhe të garantohet ligjërisht zbatimi i tyre?
Për Grupin Parlamentar të PS,
Kryetari NAMIK DOKLE
9 Dhjetor 1994
TRIUMFATOR SA DHE TRAGJIK
Intervistë me kryetarin e FRESSH-it deputetin Pandeli Majko, ish pjesëmarrës i lëvizjes së dhjetorit
- Ne nuk harruam se bijtë e kujt ishim -
Si shihni demokracinë e sotme duke e parë atë nën këndvështrimin e ëndrrave të dhjetorit?
- Të them të drejtën në atë kohë kam qenë i ngarkuar me ndjenja nga më të ndryshmet. As më shkonte mendja se si do të bëhet Shqipëria për shembull më dhjetor 1994.
Ka njerëz që e marrin përsipër të thonë se në «dhjetor» kanë ëndërruar ashtu apo kështu dhe fillojnë dhe bëjnë krahasime me të sotmen. Ata qofshin. Për mua kjo është psikopati e pastër në se vërtet dikush në dhjetor të 1990-ës ka filluar të ëndërrojë «me plane 5-vjeçare».
E ironizova fjalën «ëndërr» pasi dhjetori i 1990-ës nuk kishte të bëntë me ëndra se sa me veprime konkrete. Ishin pikërisht këto veprime që mbartën mesazhin e dhjetorit i cili i dhuroi Shqipërisë pluralizmin politik dhe fillimin e demokracisë.
Si çdo «mesazh» edhe ai i dhjetorit 1990 ka një fillim dhe mbarim.
Sot, shihet qartë se këtij mesazhi duan t'i shtojnë programe partish apo të firmoset nga falsifikatorë ordinerë.
Për është e kotë. Nuk ka vend për askënd. Në këtë plan dhjetori i 1990-ës po del aq i qartë sa mund të thuhet se ai po zbulon madhështinë e tij të dytë.
Pra ju mendoni se nuk ka një konflikt midis idealeve të dhjetorit dhe situatës së sotme politike?
- Jo, nuk do ta shtroja çështjen kështu. Në Shqipëri ashtu si në të gjithë vendet janë komunistë pas vendosjes së pluralizmit mundohen konceptin i formalizmit. Shumë njerëz kujtuan se duke kopjuar ligjet e perëndimit do të rikrijonin një demokraci për veten e tyre.
Tashmë në të vërtetë ekziston një përplasje e egër midis formalizmit të kopjuar dhe psikologjisë së të kaluarës. Kjo e fundit është mjaft e vështirë për t'u ndryshuar.
Sot shoqëria shqiptare po vendos ekuilibret e veta. Logjika e tranzicionit pjell veç mallkime fallce për të cilat nuk ka pse flasim.
Cila do të ishte ndër ngjarjet që keni fiksuar më shumë në kujtesë?
- Kujtimet janë të shumta. Për mua, sidomos ka për të ngelur në kujtesë votimi i drejtuesve të lëvizjes studentore mbi proporcionin e Imamit për t'ja kaluar atributet e tyre, tashmë komisionit nismëtar të partisë demokratike. Në sallën e vogël të konviktit ra një heshtje e thellë. Çuam të gjithë dorën. Ishte njaft prekëse.
Dhe më pas...?
- Ah, pastaj gjërat filluan të ecin shpejt. Shumë shpejt. Sigurisht që ka mjaft për të kujtuar.
E paharrueshme do të ngelë nata e zgjedhjes së komisionit nismëtar të PD-së. Në sallën e kinemasë të Qytetit Studentit kishte mjaft lirisht kur hymë bashkë me shokët e tjerë të fakultetit.
Në një podium të vogël pamë të qëndronte Sali Berisha bashkë me Azem[in?]. Mundoheshin të vinin një lloj rregulli.
Sapo hymë, na thirën një grup stu-
(Vijon në faqen 3)
DEPUTETET NAMIK DOKLE, IBRAHIM BAÇI DHE GAZETARËT E «ZERIT TE POPULLIT» TAKOHEN ME GREVISTET
Tensionohet situata ndaj grevistëve të urisë
Në ditën e 7-të të grevës së urisë grevistët takohen dhe bisedojnë mbi dy orë me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, N. Dokle, deputetin I Baçi dhe gazetarë të zërit të Popullit.
Gjendja shëndetësore e të ngujuarve në grevë sa vjen e vështirësohet përditë e më shumë. 5 veta janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 15 të tjerë tërhiqen të marrin mjeki- vazhdojnë të marrin mjekime të ndryshme brenda ambientit ku zhvillohet greva. Megjithatë ata janë të vendosur me misionin e nisur ta çojnë deri në fund. Parmbrëmë, rreth orës 24, brenda në sallën e grevës u fut kryetari i degës së rendit i shoqëruar me dy policë. Ata e tensionuan gjendjen e grevistëve, duke u kërkuar llogari: e kanë autorizuar juve shoqatën e të përmbysurve për të biseduar me Qeverinë? Filli pas këtij incidenti në sallën e grevës, jashtë saj, përreth pallatit të kulturës u grumbulluan afro tre mijë vetë në shenjë solidarizimi me grevistët. Lidhur me këtë ngjarje Besnik Oruçi, nënkryetar i Komisionit të grevës së të lirëve i tha korrespondentit tonë në telefon: Përgënjeshtrojmë publikisht se nuk kemi çuar asnjë përfaqësues. (Vijon në faqen 3)
UNE DO TE KTHEHEM NE KUKES PA ZGJIDHUR ASGJE ME QEVERINE
- Intervistë me Uk Todajn kryetar i Këshillit të rrethit Kukës -
- Greva e urisë u fut në ditën e gjashtë. Ç'të reja ka rreth angazhimit që qeveria për zgjidhjen e kërkesave të grevistëve?
Uk Todaj: Qeveria deri tani s’është ndër fare për zbatimin e pikave të akmarrëveshjes të datës 12.5.1994 midis përfaqësuesve të grevës dhe drejtuesve të shoqatës të zonës së përmbytur, drejtuesit të pushtetit lokal e cila u firmos në prani të të- disa deputetëve dhe përfaqësuesve të qeverisë. Dhe aktmarrëveshja u lidh mbasi kërkesat e grevës së të përmbyturve u pranuan të arsyeshme dhe të mundshme për t’u zgjidhur. Në mbështetje të kësaj aktmarrëveshje doli edhe vendimi nr. 306 i qeverisë datë 30. 6. 1994. Në vazhdim të zgjidhjes së kërkesave të zonave të përmbytura tira, një muaj më pas, pra më 12 korrik doli dekreti i presidentit me 886 për dhënie kredi banorëve të përmbytur nga hidrocentrali i Fierzës. - Dhe ç’ndodhi më pas? - Ndodhi ajo që edhe pritej. Një moskokëçarje e pajamgueshme për një qeveri që e konsideron veten demokratike. Vetëm mbas pesë muajsh doli një udhëzim i bankës tregtare agrare për zbatimin e dekretit të presidentit dhe vendimit të qeverisë, gjashtë. Ç’të reja ka rreth angazhimit të qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi për projektushtetutën. Qëllimi kuptohet fare lehtë. - Po ata që kanë detyrime ndaj qeverisë, ç’qëndrim kanë mbajtur? - Duhet të pranojmë se përveç ministrisë së bujqësisë e të ushqimit, konkretisht të zotit Hasan Halili që ka treguar ndonjë përkushtim (por pa sukses) të tjerët kanë qëndruar jashtë loje, së heshturi. Veçanërisht zotërinjtë e Ministrisë së Financave dhe ata të Bankës Tregtare Agrare. - Në vendimin e qeverisë ka detyrime të drejtpërdrejta për rreth. Dhe rreth e Lushnjë lidhur me sistemimin e banesave të përmbytura. Ç’qëndrim është mbajtur nga ata? - Ky është një problem tjetër që mendoj se edhe ato i bën më pak përgjegjës lidhur me këtë problem. Drejtuesit kryesorë të pushtetit lokal. Rrethet Durrës e Lushnjë kanë patur si detyrim të vënë në dispozicion të të përmbyturve nga hidrocentrali i Fierzës përkatësisht nga 500 e 807 ha tokë bujqësore, Cudi- (Vijon në faqen 3)
«ZËRI I POPULLIT» - luftëtar i progresit mbrojtës i demokracisë
Sulmet e vazhdueshme kundër “Zërit të Popullit„ janë pjesë e strategjisë së shkatërrimit dhe mohimit të vlerave që e kanë themelin tek Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, janë pjesë e luftës së pushtetarëve kundër lirisë së shtypit, kundër demokracisë së vërtetë. Një gjë është e vërtetë: «Zëri i Popullit» ka qenë organ i Komitetit Qendror të PPSH-së, ashtu siç ka qenë anëtar i PPSH-së edhe Sali Berisha me një pjesë jo të vogël të pasuesve e këshilltarëve të tij. Ai ishte pjesë e shtypit të Partisë së këtij ishte edhe gazeta «Bashkimi», edhe gazeta «Zëri i Rinisë», edhe gazeta «Drita» e plot të tjera, ishte pjesë e armaturës propagandistike njësoj për nga rëndësia, por jo për nga efekti, me Radiotelevizionin shqiptar. Atëherë përse Berisha bën rolin e të paditurit kur shprehet: «Shqipëria e “Zërit të Popullit„, e një gazetë që lavdëronte diktaturën është sot Shqipëria e gjithë gazetave?... Vallë të ketë harruar? Kursesi. Ai e di shumë mirë se po të ishte vetëm për “Zërin e Popullit” diktatura e proletariatit në Shqipëri nuk do të ishte vendosur asnjëherë, ashtu siç e di deri në detaje si funksiononte mekanizmi për të siguruar rolin udhëheqës të partisë në të gjithë jetën e vendit, ku “Zëri i Popullit” ka luajtur rolin e vet, pa spostuar asnjë çast nga roli i tij i sekretarit të PPSH-së vetë Sali Berishën, ashtu siç e di që plot gazetarë dhe tre kryeredaktorë të tij përfunduan në burg. Mirëpo ai nuk kishte se çfarë t’u thoshte studentëve. Nuk kishte si të përligjte humbjet dhe dështimet e një nepësishme, nuk kishte si të justifikohej pas katër vjetësh nga dhjetori i 90-tës mungesën e progatonisteve të vërtetë të atyre ditëve dhe netëve, që përpos të tjerash e kishin frymëzimin e tyre në ato pak shkëndija që kishte hedhur “Zëri i Popullit”, muaj më parë me shkrimet e Marash Hajatit, Ylli Popës dhe të ndonjë tjetri, të pasuara nga një diskutim i lirë në redaksi në mesin e muajit nëntor me pjesëmarrjen e Luan Omarit, Alfred Uçit, Fatos Nanos dhe të vetë Sali Berishës. Sali Berisha e sulmoi “Zërin e Popullit” duke thënë për të se ka lavdëruar diktaturën, me shpresë se mund të fshehë të kaluarën e tij prej gardisti të kuq, rol në të cilin dëshmoi atë natë dhjetori kur doli nga vila ku banonte familja e ish-presidentit Ramiz Alia duke udhëtuar për tek studentët me makinën e Xhelil Gjonit, aq sa ata e vërshëllyen. Ai sulmon “Zërin e Popullit” dhe mburret me (Vijon në faqen 3) LUAN M. RAMA.
Nuk është rastësi që edhe në festën e dhjetorit të studentëve, të cilët katër vjet më parë u bënë promotorët të ndryshimeve demokratike që sollën si rezultat legalizimin e pluralizmit politik në Shqipëri, Presidenti i republikës Sali Berisha gjen rastin të sulmojë gazetën më të madhe në Shqipëri, “Zërin e Popullit” që lindi në zjarrrin e luftës popullore kundër fashizmit dhe shërbëtorëve të tyre vendas, dhe që u rrit bashkë me Shqipërinë duke tharrë kënetat e moçale, në luftë kundër analfabetizmit dhe bandave terroriste të Gjonmarkajve, Zenel Sheheve, Hamit Matjanëve etj.
Lindja e “Zërit të Popullit” më 25 gusht të vitit 1942 është një ngjarje e madhe jo vetëm për historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare apo për historinë e publicistikës shqiptare, por edhe për historinë e Shqipërisë antifashiste e demokratike, është ngjarje që gëzoi gjithë popullin liridashës, gëzoi komunistët që i prinjin luftën dhe nacionalistët që urrenin pushtuesin. Nga ana tjetër, tmerrroi fashistët dhe pinjollët e tyre të cilët e shihnin tek “Zëri i Popullit” një luftëtar trim e të vendosur, një armë të fuqishme në duart e popullit.
Pas Luftës, ashtu si gjithë shoqëria shqiptare edhe “Zëri i Popullit” pësoi ndryshime, fitoret, humbjet, dështimet, turpërimet, sepse edhe ai jetoi në shtetin e diktaturës së proletariatit i cili kishte si forcë kryesore lëvizëse luftën e klasave.
Është befasuar ministri i hidrocentraleve z. Xhaja?!...
Nuk ka në politikë për ngrohjen dhe ndriçimin
Parmbrëmë, në ekranin e Televizionit z. Abdyll Xhaja, ministri i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, shprehu kornizat e natyrës së tij të qetë, vërtet i cili me sa duket i ka dhënë atij atributet e të përhershmit në të tjera veprime Meksi dhe në dy të tjerat para uj dhe dha alarmin për energjinë elektrike. Z. Xhaja ose i paantarësuar në asnjë forcë politike 1 ngriti lart tonet…
Parmbrëmë, në ekranin e Televizionit z. Abdyll Xhaja, ministri i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, shprehu kornizat e natyrës së tij të qetë, vërtet i cili me sa duket i ka dhënë atij atributet e të përhershmit në të tjera veprime Meksi dhe në dy të tjerat para uj dhe dha alarmin për energjinë elektrike. Z. Xhaja ose i paantarësuar në asnjë forcë politike 1 ngriti lart tonet e forcës politike 1 ngriti lart tonet revoltë. Dheçka veten të ndryshata, telefonata nga qytete të ndryshme, ndërmarrje ekonomike, komuna, ndërmarrje në Tiranë janë madhë edhe dikastere që në diktatorin e shohin përditë e në gjakthen ankohe drejtën e Xhaja. Të gjithë ankohen për mungesën e energjisë elektrike. Nga kjo nuk ka shpëtuar as vetë Xhaja hidhet me anë minishteri e përgjegjësisë së vetë ministrisë dhe bie pra e kërton në zhurmë për ajrin dhe energjinë e tij.
Ministri i hidrocentraleve dhe termocentraleve tha se nuk ka një strategji dhe politika të qartë për burimet e ngrohjes dhe ndriçimit në Shqipëri dhe ai si primarin e shpërthimit çka?vjagurin. Ai e shkarkoi përgjegjësinë mbi Ministrinë e Ndërtimit dhe Rregullimit të Territorit sepse sipas tij në përgjegjësi të saj është ish ministria komunale që merrej me këto punë. Përveç kësaj ai tha se fondet për investime në këtë fushë janë 5 herë më të ulta se ato të vitit 1993. Pra dashje pa dashje z. Xhaja një nga anëtarët e qeverisë Meksi atkoli vetë qeverinë Meksi. Zoti Xhaja mëri bëri për këtë që të thonë fjale më mirë vonë se kurrë, por ku ka qenë deri tani z. Xhaja. Në nuk e dimë se a është kujtuar ai me parë për dimrin që vjen por di meqë se ai është anëtar i Agjensisë Kombëtare për Ngrohjen në krye të cilit është edhe ish zv. kryeministri B. Kopliku, por nga tani kujtimi nuk ekziston më. Faktikisht i këtë vend po ndjen këto ditë pa-
(Vijon në faqen 4)
… në vazhdim? (Vijon në faqen 4)
Njerëzve nuk u jepet përkrahja sociale
Ishin ditët e fundit në disa komuna të rrethit të Mirditës; Atje mësuam se pothuajse në të gjithë rrethin nuk është shpërndarë përkrahja sociale jo normalisht për muaj të tërë; por veçanërisht këto dy muajt e fundit në asnjë komunë nuk është ndarë asnjë qindarkë përkrahje sociale.
Në komunat e Sellës; Kthellës; Kacinarit; Rubikut, shqetësimet e njerëzve kanë qenë të panumërta. Po kështu dhe në bashkinë e qytetit të Rrëshenit si dhe në komunat Fan dhe Orosh.
Gjatë bisedave që bënë në komunat e Fanit dhe të Oroshit me drejtuesit e këtyre komunave; Gjim Doda dhe Llesh Prenga mësuam se janë Qeveria e dikasteret përkatëse; Ministria e Punës dhe Emigracionit, ato që kanë krijuar shqetësime duke mos dhënë fondet e planifikuara. Madje: në këshillin e rrethit të Mirditës nxirret pretendimi se janë bërë kërkime mungese e fondeve nga Qeveria që kanë “mbëllur” në popull përkrahjen të tilla.
“S’kemi fondet ka qenë përgjigja nga lart. Lënd pyetja: Ku kanë shkuar-
(Vijon në faqen 4)
«Mister» rreth shkarkimit të kryetarit të rrethit
Shkarkimi me dekret të Presidentit të Kryetarit të Këshillit të rrethit të Elbasanit, z. Ndriçim Aliaj, po komentohet gjatë në opinionin qytetar. Më së shumti, shkarkimi i z. Aliaj, komentohet si luftë e bejrlash?
Motivacioni i dekretit presidencial, i artikuluar nga mediat shtetërore, thuajse është i njëjtë me atë të muajit maj të vitit 1993, Shërbimi i Kontrollit të Shtetit atëherë propozoi shkarkimin e z. Aliaj, por pas shqyrtimit të çështjes nga prokuroria e Elbasanit dhe Prokuroria e Përgjithshme, rezultati «RD» dhe TV përgjithshëm nifotim? e Kontrollit të Shtetit, madje kërkuan edhe ndjesë.
Edhe pse ka një motivacion në dekretin presidencial, ankthi e shkarkimit të kryetarit të rrethit të Elbasanit ende mbetet në pikëpyetje. Pyetja shtrohet nëse z. Aliaj është i korruptuar apo viktimë e luftës politike në përplasjen me në përplasjen me mbledhjen e Këshillit të rrethit e cila pritet të zhvillohet së shpejti, po pas mbledhjes?…
Nga burime të PD-së së rrethit konfirmohet se në aktivin e degës së kësaj partie për Elbasanin, z. Aliaj ka atakuar edhe Presidentin Berisha gjatë shqyrtimit të rezultateve të fushatës së referendumit.
Ndërkohë drejtues të degës së PD-së në rreth, shkarkimin e N. Aliajt e quajnë si një fitore.
Tani edhe pas një kohe të tillë kur kjo çështje do të ketë ngecur, nuk është bërë e qartë se çfarë do të vendosë këshilli. Shkarkimi ishte një tjetër akuzë duke i penalizuar me shkarkimin të drejtë e kryetarit të rrethit. Tani shkarkimi erdhi me njërën para rezultateve të referendumit të 6 Nëntorit.
Korresp. i «Zërit të popullit»
fakti se ky udhëzim doli në dritë vetëm gjashtë ditë përpara referendumi për projektkushtetutën. Qëllimi kuptohet fare lehtë.
FSHATARËT ZAPTOJNË TOKAT
Në ndonjë komunë të rrethit të Elbasanit, edhe pse ndarja e tokës quhet e përfunduar, ka fshatarë që mbajnë në xhep vetëm tapinë, pasi tokën ua kanë zap tuar të tjerët.
Katër fshatarë, që pranuan në qendër të komunës së Belshit, shpresonin t’iu kthehej toka e rrëmbyer. Janë Petrit, Riza dhe Misir Idrizi së bashku me K. Gjoshin, të cilëve iu kanë rrëmbyer 20 ha tokë që prej dy vjetësh. Në maj të këtij viti rishkakata e rrethit të Elbasanit ka vendosur që rrëmbyesit e tokës, përveç detyrë t’ua kthejnë tokën bashkëfshatarëve të tyre, duhet edhe t’i dëmshpërblejnë ata për periudhën e dyvjeçare. Mirëpo deri tani pala e dëmtuar nuk ka marrë asnjë lek nga ana e palës së parë, as dëmshpërblimin.
Ndërkohë, nga komuna janë dërguar edhe 180 fakte për këtë rast para prokurorisë e dhjetër? familje, për shpresë rehabilitimi e vendimeve nga zyra e përmbarimit, të cilat arrihorizon vendimet e gjykatës.
S. CEKANI