17/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 dhjetor 1994

GREVISTËT I THONË PRESIDENTIT: DURIMIT TONË I KA ARDHUR FUNDI

- Miting i madh në qytetin e Kukësit - Greva e urisë që po zhvillohet në Kukës hyri në ditën e saj të 14. Gjendja shëndetësore e të ngujuarve në të sa vjen e më shumë po vështirësohet. Dje u shtruan edhe 2 vetë të tjerë në spital, pra atje u bënë tani 12 veta, ndërsa gjithë grevistët e tjerë jetojnë duke marrë glukozë, ujë me sheqer dhe mjekime të ndryshme. Parmbremë, na tha nënkryetari i grevës së urisë, Besnik Oruçi, bëri një takim me ne, këtu në sallën e grevës, deputeti Ridvan Peshkëpia, i cili përkrah grevistët dhe tha se do të sensibilizojë opinionin nëpërmjet shtypit dhe do të kërkojë të bëjë një takim edhe me ambasadorin e Komunitetit Europian për t’i kërkuar ndihmë për grevistët. Gjithashtu ai tha se bashkohet me grupet e tjera parlamentare; si atë të PS; të cilët përkrahin kërkesat e grevistëve; të urisë. Ne biseduam me të lirshëm dhe i parashtruam edhe një herë kërkesat tona për zbatimin e dekretit të Presidentit dhe vendimin e Qeverisë, të muajit maj të këtij viti. Pardje pjesëmarrësit e grevës i dërguan dhe një telegram presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha; dhe kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori, ku thuhet se në grevistët e urisë në rrethin e Kukësit pyesim; a jemi ne në territorin e Republikës së Shqipërisë e që ju kemi dhënë votën Ju si President dhe Qeverisë tuaj, tani durimit tonë i ka ardhur fundi. Kërkojmë prononcimin tuaj dhe takim urgent për të biseduar e për të zgjidhur sa më parë kërkesat tona. Dje paradite në orën 10 në sheshin përpara pallatit të kulturës të rrethit, u zhvillua një miting me pjesëmarrjen edhe të banorëve të fshatrave të përmbytura, si dhe banorë të qytetit në përkrahje të kërkesave të grevistëve të urisë. Numri i pjesëmarrësve në këtë miting ishte aq i madh sa që Kukësi rrallë herë ka patur ndonjë herë. Ata mbanin pankarta e parulla të ndryshme dhe thërrisnin: «Duam tokat tona». «Poshtë korrupsioni» etj. Në këtë miting mori pjesë edhe kryesia e grevës, ku folën kryetari i saj Jahir Trota, nënkryetari Besnik Oruçi, sekretari Fadil Shehu si dhe përfaqësues të të gjitha fshatrave të përmbytura nga ndërtimi i liqenit të Fierzës. Kërkesa e tyre ishte: toka e përmbytur të njihet si tokë trual dhe kredia të jepet me lekë në dorë dhe e plotë pranë Bankës së rrethit. Kredia e përmbytjeve të banesa-ve nuk duan të marrin pasi shtëpitë do t’i ndërtojnë vetë sipas planeve rregulluese dhe ligjeve të shtetit. Ata kërkuan me insistim që të shkojnë në Kukës përfaqësues të qeverisë për të biseduar me përfaqësuesit e grevës, si dhe deputetët e kësaj treve. Njëkohësisht ata kërkuan që RTV-ja të pasqyrojë gjendjen reale të grevës. Këtu u dual me mendimin se përfaqësia e grevës së urisë nuk mban asnjë përgjegjësi se ç’mund të ndodhë pas këtij mitingu. Dje edhe nxënësit e shkollave nuk morën pjesë në mësim. Pas mitingut, pjesëmarrësit në të marshuan nëpër rrugët e qytetit, Mitingu u zhvillua i qetë dhe nuk pati ndonjë shqetësim. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Për një legjislacion penal bashkëkohor

( Vërejtje e sugjerime lidhur me projektin e Kodit Penal ) KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT Është bërë e njohur se Projekti i Kodit Penal i është dërguar për shqyrtim e miratim Kuvendit Popullor dhe aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit në komisionet e tij. Thirrja e Komisionit të Ligjeve për të paraqitur vërejtje e propozime për projektin meriton të vlerësohet dhe të përshëndetet. Në këtë kuadër edhe Komiteti shqiptar i Helsinkit e quan të nevojshme të ngrejë disa çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e projektit, Për shoqërinë shqiptare, e cila është e angazhuar në një veprimtari të shumëanshme për ndërtimin e shtetit, ligjor, miratimi i Kodit të ri Penal është një ngjarje me rëndësi të madhe politike e juridike. Kodi ka të bëjë drejtpërdrejt me temën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe me zhvillimin e luftës efektive kundër kriminalitetit që kërkojnë seriozisht realizimin e këtyre të drejtave dhe lirive. Kodi i ri do të shënojë një etapë të re në përpunimin e legjislacionit demokratik, duke u bazuar në parime e koncepte të papajtueshme me rendin e ri të vendosur në Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit niset nga preokupacioni që Kodi i ri Penal të pasqyrojë realisht parimet demokratike e humane, prandaj formulon vërejtjet dhe sugjerimet e mëposhtme; 1. Vëmendjen e opinionit publik të brendshëm e të jashtëm e tërheq përherë e më shumë diskutimi mbi ruajtjen apo heqjen e dënimit me vdekje. Dihet se një opinion i gjerë në shkallë evropiane dhe botërore shprehet vazhdimisht për heqjen e tij. Nga një pikëpamje thjesht humane do të ishte e dëshirueshme që edhe në legjislacionin tonë të hiqet dënimi me sanksion i tillë ekstrem. Por duke marrë parasysh fenomenin shqetësues të kriminalitetit në rritje, faktin se në praktikë ndëshen dhe madje janë shpeshtuar krime të tilla për të rënda si vrasje, grabitje me armë dhe rreth e gjëra të ngjashme të vendit një masë e tillë gjykohet e parakohshme, ajo mund të kishte pasoja serene, ndër të cilat më e rrezikshme do të ishte për drejtësinë shqiptare vjegjësia dhe hakmarrja personale. Megjithatë mendojmë se legjislacioni i ri demokratik nuk mund të jetë krejt i pandjeshëm kundrejt tendencave bashkëkohore. Për këtë arsye një masë e arsyeshme do të ishte rishqyrtimi i çështjes së pazërit të figurave të krimit që parashikojnë dënimin me vdekje. Duke tepër që në Kodin e ri Penal të ketë 11 raste të kësaj natyre. Dënimi kapital mund të kufizohej në raste të veçanta, në minimum e domosdoshëm për krime tepër të rënda që përbëjnë një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kjo mund të realizohej në (Vijon në faqen 2)

Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës - arritje e qëndrësës shqiptare

Siç është bërë e njohur Komiteti i 3 tretë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratoi këto ditë një projektrezolutë për gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Ky komitet i rekomandoi Asamblesë së Përgjithshme miratimin e kësaj rezolute, që pritet të bëhet javën e ardhshme. Paragjita dhe miratimi i një projektrezolute të tillë në Komitetin e tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, me mundësi të shumta miratimi edhe në vetë Asamblenë e Përgjithshme, është një arritje e rëndësishme ndërkombëtare e njohjes së luftës së popullit shqiptar në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave njerëzore e kombëtare. Prandaj dhe të gjithë shqiptarët, në të dy anët e kufirit e kudo që jetojnë e përshëndesin këtë projektrezolutë dhe urojnë që sa më shpejt ajo të shndërrohet në rezolutë të OKB-së. Për këtë kanë punuar e luftuar breza kosovarësh, një pjesë e tyre kanë dhënë edhe jetën në demonstrata e manifestime kundër dhunës së ushtruar nga pushtuesi serb. Që nga marsi i vitit 1989 përmes forcës së armëve të ushtrisë jugosllave Kosovës iu suprimua autonomia që e gëzonte me kushtetutë. Territori i Kosovës pothuajse është i tëri i pushtuar nga trupat e ushtrisë e policisë serbe. U burimin parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, TV i Prishtinës që prej katër vjetësh nuk flet më shqip, u mbyllën një numër i shumtë i gazetave në gjuhën shqipe, u godit e vazhdon të goditet në mënyrë sistematike arsimi, kultura, gjuha, sistemi shëndetësor në Kosovë. Mbi 100 mijë punëtorë shqiptarë u dëbuan nga puna dhe në vend të tyre u sollën kolonë serbë. Ndërkaq policia dhe ushtria (Vijon në faqen 4)

Besimi për të majtën e re

Dështimi dhe shëmbja e socializmit totalitar u shoqërua me zemërim, zhgënjim e nostalgji. Të tre këto elementë janë të pandara nga njëri-tjetri. Edhe pse këto elementë kishin një peshë të madhe nuk u bënë shkak për një pesimizëm social. Besimi dhe shpresa për një jetë më të mirë është elementi aktiv që i bëri njerëzit të jenë në lëvizje. Madje ky element shërbeu si bazë për mbështetjen dhe përkrahjen e proceseve demokratike në Shqipëri. Kjo është dhe një nga arsyet themelore që njerëzit besuan se kishin gjetur një forcë të re politike e cila u premtonte demokracinë dhe lirinë ndonëse nuk kishte akoma një program të argumentuar e shumë bindës. Nuk kishte teguar element të aftësisë. Demagogjia e PD dhe liderëve të saj i dha tonin një besimi, në shpejtësi, që buronte nga kërkesa për të mbijetuar, për të shpëtuar, për të kaluar në një gjendje shoqërore më të mirë. Ky element besimi u konkretizua në arsyetimin tashmë të njohur: «Ta provojmë njëherë PD-në.» I. Vitet 1992 - 1994 u bënë vite të një prove të madhe për PD dhe besimin e njerëzve të ajo prej një jetë e zgjidhje më të mirë. Forca e demagogjisë u shter përballë faktorëve që të fuqishëm se ajo si paaftësia qeverisëse, korrupsioni qeveritar, mënyra e padrejtë që zgjodhi PD për zgjidhjen e problemeve duke i ndarë njerëzit në miq dhe në armiq, në të përshtatshëm për PD dhe të papërshtatshëm për të. PD nuk arriti të verë në themel të veprimtarisë së saj kritikën profesionale të aftësisë intelektuale, por krijoi besimin politik ndaj PD. PD qëndroi në krye të procesit të shkatërrimit të sistemit të socializmit totalitar. Kjo e vërtetë u kthye në një autolavdë të goli besimin e saj absolut e vetja, që ushau mendjemadhësinë e arrogancën intelektuale dhe shtetërore. PD shpalli, mbrojti dhe vazhdon të mbrojë me shpirt dhe dhëmbë idenë se ajo zotëron monopolin e së vërtetës,

Zbërthejnë programin e PS

Tema sunduese në mbledhjen e së enjtes pasdite të kryesisë së Partisë Socialiste ishte ajo rreth programit të Partisë. U kërkua prej anëtarëve, vec të tjerave, detajimi i kushteve të rrethit në përputhje me programi, si detyrë kryesore pas asaj të publikimit, njohjes e bashkëbisedimit për të. Komisionit ekonomik, të zgjeruar e të kompletuar, iu vu detyra për të bërë të tilla zbërthime, sepse nuk duhet të presim vetëm sqarimin e PS specialisteve të qendrës, u konstatua por të afrojnë dhe përfitojmë nga specialistët tanë të shumtë, anëtarë e simpatizantë të bazës së partisë. Qartëritësimi i alternativave bëhet më mirë kur rekomandohen zgjidhje konkrete në komuna, zona e për krejt rrethin. Ishte një diskutim serioz që duhet të vazhdojë në aksionin e njohjes tërësore të programit të Partisë Socialiste nga elektorati dhe populli. THANAS DINO

Kërkohen viktimat e mbytura në liqen

- Deri tani asnjë rezultat. Nuk janë 10 por 9 të mbyturit - Për kërkimin e viktimave, që humbën jetën tragjikisht pardje në liqenin e Shkodrës, dje në mëngjes filloi kërkimi i organizuar nga pala jonë. Rreth orës 9 një helikopter i ministrisë së brendshme, sipas pohimeve të një punonjësi të policisë, solli në Shkodër ministrin e punëve të brendshme, zotin Musaraj. Në përbërje të grupit për gjetjen e të fundosurve, veç ekipit të polumbarëve, janë dhe dy forca të ndërhyrjes së shpejtë nga Shkodra. Kërkimi filloi rreth orës 11, pasi u kontaktua më parë me palën malazeze, sepse veprimet kryesore duheshin kryer në ujërat që kontrollohen prej saj. Por megjithë punën e bërë, deri në orën 13 nuk pati përmftim për gjetjen e ndonjërit prej viktimave. Një pjesëtar i repartit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë na tha se janë identifikuar me saktësi emrat e 8 viktimave. Nuk dihet akoma për emrin e viktimës së nëntë dhe shtoi se veç 4 vetëve që u morën vesh pardje se kanë shpëtuar, sot u bë e ditur se ka mundur të shpëtojë me not edhe i pestë, një djalë 16 vjeçar. Pra sipas tij janë mbytur 9 veta, kryesisht të rinj. Burimi në fjalë tha se s'mund të bëjmë emrat publik pa urdhër. Megjithëse në fshatrat Golem, Shtoj i Vjetër dhe Vrakë tashmë njihen viktimat, që patën këtë fund tragjik në udhën për të përballuar kushtet e rënda ekonomike. MUSA KURTULAJ

SOCIALISTËT DO TË QEVERISIN EDHE NË BULLGARI

Në prag të zgjedhjeve të parlamentit të ri bullgar në 18 dhjetor 1994 Sofja, përjeton ditë të mbushura plot punë, përgatitje për festat, por përjeton edhe ditë të vështira me diskutime politike. Shkruajnë gazetat, bëhen debate me kulturë dhe tolerancë në televizion. Afishohen alternativat e ndryshme të partive, organizohen takime me kandidat - deputetë të zgjedhur, por jo pa pyetur - njëri - tjetrin: - E, a do të fitojmë në zgjedhjet e 18 dhjetorit? - Natyrisht. - Për, kë do të votosh? Unë jam dëshmitar i dhjetëra kontakteve me njerëz të thjeshtë, me kandidat - deputetë, me politikanët të rangjeve të ndryshme. Secili ka mendimin e vet, ashtu siç ka edhe të drejtën, për të dhënë një lira votën. Qyteti i Sofjes, e të gjithë qytetet e tjera janë të zbukuruar me pankarta, (Vijon në faqen 4)

Qëndrimi juaj inkurajon shkeljen e ligjit, z. ministër!

VEZHGIM Ministri Musaraj, duke ju përgjigjur pyetjeve në një interpelancë, pa u skuqur faqja e pa e vrarë ndërgjegjja, theksoi se policia ka mbajtur qëndrimin që e saktë si la kërkuar Ligji, duke patur përshtatshëm e duhur të detyrës. Sa turp! Ministri i thotë të vërtetën? (Vijon në faqen 4)

Njohin më mirë alternativën socialiste

Njohja e programit të PS përbën një moment tepër të rëndësishëm për punën e partisë në rrethin e Durrësit. Jo vetëm anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie por edhe ka mundësi të njohë dhe të vlerësojë realist alternativën e përpunuar nga PS. Kjo do të krijojë mundësi që njerëzit të ndërgjegjësohen për rrugët dhe mundësitë e zhvillimit në vendin tonë dhe veçanërisht në Durrës. Pas rezultateve të referendimit të 6 nëntorit për Projektkushtetutën e paraqitur nga Berisha, elektorati i PS në këtë rreth është rritur. Janë bërë analiza të plota në gjithë strukturat e partisë që nga organizatat e deri në shkallë rrethi, duke përcaktuar detyrat për të ardhmen. Njohja me programin e PS jep mundësi që partia të përgatitet me këtë program për një fushatë elektorale eventuale. Është filluar programimi i punës për zbërthimin e tij në tërë strukturat e partisë në rreth. Ajo që vlen për t'u theksuar është fakti se ka vend dhe duhet shpejtuar puna e komisioneve që funksionojnë pranë komitetit drejtues për (Vijon në faqen 4)

Nga dr. Vasilika Kureta

Njoftim për agjensitë e shpërndarjes së shtypit dhe KD të PS në rrethe

Nga data 20 dhjetor deri në datën 20 dhjetor 1994 bëhet lidhja e kontratave për shitjen e gazetës për vitin 1995. Të gjithë personat juridikë dhe fizikë që kanë faturë marrdhënie mi parë me gazetën, apo edhe të tjerë që duan të fillojnë tani këtë aktivitet, duhet të paraqiten në redaksinë brenda datave të sipërshënuara. Të interesuarit duhet të kenë: 1. Një autorizim nga Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të rrethit përkatës ku shprehet pëlqimi i saj për këtë lidhje kontrate. 2. Licensa përkatëse që lejon kryerjen e një veprimtarie të tillë. 3. Konfermat bankare që vërtetojnë shlyerjen e llogarive me gazetën deri në datën e mëparshme. 4. Gazetat e mbajtura pa shitur. Nuk do të lidhet asnjë kontratë sikur të mungojë ndonjëri prej këtyre dokumentave të kërkuara. REDAKSIA

LAJMERIM

Ditën e Martë datë 20.12.1994 ora 10.00, zhvillohet mbledhja e KPD të Partisë Socialiste në këtë rreth. Ditën e Martë datë 20.12.1994 ora 10.00, zhvillohet mbledhja e KPD të Partisë Socialiste në këtë rreth dite: «Probleme e detyra për përfaqësuesit socialistë në pushtetin lokal në stadin aktual». Në mbledhje ftohen të marrin pjesë deputetët e PS, kryetarët e këshillave të rrethove e të bashkive. Në rrethat dhe bashkitë ku PS-ja s'ka mahorancën, ftohen përgjegjësit e grupit të këshilltarëve socialistë. Kryesia e PS të Shqipërisë