21/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 dhjetor 1994

STUDENTËT, SHKALLET QE NGJITEN, POR EDHE QE DO TE ZBRESIN NGA PUSHTETI PARTINE DEMOKRATIKE

Katër vjet më parë në ditët e fundit të 1990-ës, në kohën e pluralizmit ndalohej me ligj dhe pushteti fliste vetëm me gjuhën e Partisë së Punës, në faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” u vu një vend për të dhënë lajmin se një qytetin Studenti, qindra të rinj e të reja dolën në protestë, për kushtet e jetesës. Katër vjet më parë në ditët e fundit të 1990-ës, në kohën e pluralizmit ndalohej me ligj dhe pushteti fliste vetëm me gjuhën e Partisë së Punës, në faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” u vu një vend për të dhënë lajmin se në qytetin Studenti, qindra të rinj e të reja dolën në protestë, për kushtet e jetesës. Por ai dhjetor tashmë i përket të kaluarës dhe me pashën e vet, u e gjëndën në historinë e kujtesën e kombit si një ditë e bardhë e fatlume. Ajo lëvizje e vogël u kthye më vonë në një ortek të papërballueshëm, që do të ndeshej dhëmbë për dhëmbë me diktaturën dhe do të fitonte. Studentët e brishtë në fytyrë, për herë të parë në jetën e tyre nuk patën frikë pushtetin e policinë. Pas saj do të lejohjej pluralizmi, (Vijon në faqen 4)

Studentët e universitetit «Luigi Gurakuqi» nisen në shtëpi

SHKODËR Studentët e universitetit «Luigi Gurakuqi» nisen në shtëpi - Universiteti mbyllet deri më datën 4 janar - Ishte e papritur për studentët e universitetit «Luigj Gurakuqi» të Sh- [teksti vijon jashtë kufirit të fotos] Universiteti do të mbyllet deri më datën 4 janar.

Iniciativa e veprimeve konkrete për rritjen e efektivitetit të pushtetit lokal

Në procesin e krijimit dhe të funksionksionimit të pushtetit lokal pas zgjedhjeve të 26 Korrikut 1992 shumë… … për kontributin politik midis PS dhe partive e forcave të tjera në përpjekjet për të ndërtuar një demokraci të vërtetë, një pushtet lokal vetëqeverisës mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, decentralizimit, autonomisë e vetëqeverisjes lokale me rrugë e mjete demokratike. Në procesin e krijimit dhe të funksionksionimit të pushtetit lokal pas zgjedhjeve të 26 Korrikut 1992 shumë lidhur me shqetësimet që kanë njerëzit veçanërisht me çështjen, punësimin dhe rendin. Mosndërhyrja e punës në fabrikën e tullave, një sektorin e ndërtimit etj., dhe celja e fronteve të tjera, veçanërisht nëpërmjet bashkëpunimit me firmat e huaja dhe ato private, ka sjellë që numri i të punësuarve në një qytet me 20 mijë banorë të jetë mbi 1200 vetë. Përballë punës tonë, investimet e Qeverisë, prej 1.7 milion lekë janë qesharake. Në radhë të parë ne duhet të për… … mit në të ardhmen. Pas një ekspozeje të punës së kryesisë së FRESH-it, nënkryetari i PS-së dhe nënkryetari i FRESH, deputet Ilir Meta vlerësoi punën e deritanishme të degës së këtij forumi në Elbasan, veçanërisht ndërmarrjen në referendumet e 6 dhjetorit. Duke u ndalur edhe në bashkëpunimin e forumit me PS deputeti Ndre Legisi dhe anëtarja e kryesisë së FRESH-it, Monika Kryemadhi theksuan nevojën e shtrirjes së forumit dhe prezencën e socialdemokracisë deri në fshatrat më të skajshëm. “Të rinjtë që morën fjalën në takim, përveç mendimeve që shprehën, kërkuan një funksionim më të mirë të degës së forumit në rreth dhe më shumë veprimtari konkrete. Me pas të rinjtë bënë mjaft pyetje lidhur me reformimin e PS dhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për programin e PS, për çështjen Nano, kushtetutën e re etj. Pyetjeve të tyre iu dhanë shpjegime deputetët I. Meta e N. Legisi. SEDJIN CEKANI … rrugën e zgjedhjes. Kryetari i bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, Bashkim Fino solli përsëri në kontributin e kësaj bashkie për zgjidhjen e problemeve të punësimit, strehimit, e çështje të tjera të qytetarëve vetëm nëpërmjet iniciativës dhe veprimtarisë, përfshi këtu edhe luftën për t’u ballafaquar me deputetët e PD-së, qeveritarët e deri tek presidenti. Sipas tij, hapësira ligjore në zgjidhjen e problemeve nuk janë të pakta. Në qytetin e Gjirokastrës, si rezultat i veprimtarisë dhe përpjekjeve të këshillit bashkiak janë punësuar rreth 1200 veta. Për ne socialistët, tha anëtari i kryesisë Limoz Dizdari, problem të zgjelet aty ku nuk kemi shumicën. Roli i këshilltarëve tanë është që të kritikojnë politikën e PD-së të ngrihen e të denoncojnë korrupsionin. Situata e korrupsionit nuk ka përfshirë vetëm qeveritarët, por edhe bazën lidhur me këtë çështje Partia Socialiste duhet të bëjë informacion më të madh që edhe lufta të bëhet dhe drejtpërdrejtë dhe e argumentuar. Kryetari i bashkisë së Lezhës Agron Dibra solli përvojën e socialistëve … … punësit, të rregullores së funksionimit të pushtetit lokal, pezullimi për vitin 1994 i shpërndarjes në favor të komunave, i 60 për qind të tatimit për tokën bujqësore, mos përcaktimi ligjor i varësisë së ndërmarrjeve, institucionove nga pushteti lokal etj. falia sin qartë për masat që ka ndërmarrë qeveria për ta mbajtur të bllokuar e dhe me të pushtetin lokal. Ndër synimet kryesore të këtij bllokimi është edhe leku ndja e besimit të elektoratit tek përfaqësuesit e PS në pushtetin lokal dhe tek vetë Partia Socialiste në të ardhmen. Edhe ndonjë hap që është ndërmarrë kohët e fundit për të çbllokuar disa nga … Të paktën në Kuçovë ne ua kemi bërë të qartë njerëzve duke u thënë; “Ja ligji, ja kush është qeveria dhe, so kohë që të jetë pushteti PD-ja ne do ta kemi shumë të vështirë të realizojmë synimet tona.” Anëtari i kryesisë së PS dhe deputeti Dr. Maqo Lakrori shtroi një sërë detyrash e problemesh që kanë të bëjnë me përmirësimin e strukturës dhe të funksionimit të komisioneve të përhershëm të PS në qendër e në nivel … (Vijon në faqen 2)

Studentët e universitetit «Luigj Gurakuqi» nisën në shtëpi

- Universiteti mbyllet deri më datën 4 Janar - Ishte e papritur për studentët e universitetit «Luigj Gurakuqi». Shkodrës njoftimi për ta ndërprerë mësimin. Kjo u bë e ditur dje në mëngjes. Funksionist e shërbimit në dy godinat e këtij universiteti i pritën në hyrje studentët duke u komunikuar urdhërin. Universiteti do të mbyllet deri më datën 4 janar. Si arsye për këtë masë u tha se është mungesa e energjisë elektrike dhe njëherësh festa e Vitit të Ri. MUSA KURTULAJ

Vazhdon greva e urisë në Kukës

GREVISTËT JANË PËR MIREKUPTIM, POR NUK I DEGJON KUSH Banorët e qytetit të Kukësit si dhe ata të fshatrave të përmbytura nga liqeni i Fierzës vazhdojnë akoma të ndjejnë me ankth grevën e 13 vetëve të ngujuar. Të gjithë janë të interesuar për shëndetin e shokëve të tyre dhe a do të plotësohen kërkesat që ata kanë bërë, a do të zbatohet dekreti i presidentit dhe vendimi i qeverisë i muajit maj apo jo. Greva hyri dje në ditën e 18 të saj. Gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen e rëndohet. Vazhdon … (Vijon në faqen 4)

Takim i të rinjve eurosocialistë

Eurosocialistët kanë rast për t’u zgjeruar. Pranimi i Lidhjes së Internacionales e Rinisë Socialiste është një sukses për ta, tha ai, është edhe pranimi anëtar atyre në rininë socialiste të XX. Pas gjesti të natyrshëm vjen edhe obligimi për konsolidimin e strukturave të FRESH. Për këtë qëllim, në sallën e bibliote… të qytetit, në «Metahaga» u mblodhën një grup të rinjsh eurosocialistë, kryesisht studentë të Universi… të Elbasanit, për të diskutuar rreth detyrave që i dalin forumit për …

Vazhdon kërkimi i të mbyturve në liqen

U gjend edhe një kufomë tjetër. Ndërkohë, në paradreken e ditës së hënë është gjetur edhe kufoma e të ndjerit Agron Mania; 36 vjeç nga lagja “Perash” e Shkodrës, që është kufoma e tretë e gjetur nga të mbyturit në liqen. Ai u varros dje i përcjellë nga pikëllimi i qindra qytetarëve shkodranë. Ndërkohë, u përculza se numri i të mbyturve është 10. Rezulton se njëri prej tyre, që nuk njihen, deri tani është nga fshati Zus. Korresp. i «Zërit të Popullit»

ÇMIMI I BUKËS ARRITI NË 100 LEKË

- Gjendja e jashtëzakonshme solli plagosjen e rëndë të një qytetari - Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar nga situata e rënduar energjetike i vuri përballë vështirësish të reja banorët e qytetit të Durrësit. Përveç errësirës së plotë, që në mjaft lagje ka vazhduar pa ndërprerje për 24 orë rresht, këta mbetën edhe pa bukë. Fill pas vendimit të qeverisë për shkurtimin në 50 për qind të furnizimit me energji elektrike, mjaft furra buke që punonin me korent e ndërprenë aktivitetin e tyre. Ky fakt solli radhët e pafund të qytetarëve te disa prej furrave që aktualisht funksionojnë më dy. Por numri i këtyre njësive private, relativisht i vogël, nuk mund t’i bëjë ballë mij… (Vijon në faqen 2)

PSE ERDHËN DJE 5 GRA NË REDAKSI?

Privatizimi - grabitje e madhe Dje nga mesdita erdhën në redaksi 5 gra, të cilat thanë se… Dje nga mesdita erdhën në redaksi 5 gra, të cilat thanë se u janë mohuar dyqanet e bukës në lagjen e tyre, që janë shitur me 50 mijë, ndërsa ato punojnë në 50 dyqanet e qytetit të Tiranës, dyqane që janë kthyer në vendim të bashkisë dhe po privatizohen. Çfarë shpjegimi na rrethin shtet…? … Në nëntë… Por, siç thonë ato, dokumentet kanë kaluar dorë më dorë, problemat është kryeritur, ne kemi kërkuar me mendje të ngritur dhe po shohim që son, kur del vendimi për privatizimin e dyqaneve të bukës, ne mbetemi pa asgjë. Çfarë na duhet kombëtarizimi? Na duhet se, sipas agjencisë Kombëtare të Privatizimit, këto lokale do të nënshtrohen ankandit. Pra ne duhet të luajmë në këtë proces duke derdhur 10 për qind të vlerës në ankand. Kjo do të thotë të fillojmë nga… … bën nga pronësia mbi lokalet ku kemi vite që punojmë, sepse, pa diskutim, do të dalim të tjerë njerëz që i kanë zaptuar plot dhe do të lejojnë këtë anëkand të stisur. Në një rast tjetër na thonë: “Ju jeni «prapa listës»” sepse të drejtën e papërjashtueshme e kanë ish pronarët e truallit. Ne u përgjigjemi: dakord, ish pronarët mund ta kenë këtë të drejtë, po pse nuk e patën për mijëra e dhjetëra dyqane që u privatizuan në Tiranë, por veç për 50 lokale ku tre tregtohet bukë? Pse gratë që erdhën në redaksi na thanë se së bashku me rreth 40 shoqe të tjera, që në mungesë shkruan pranë presidencës për të kërkuar, në mes të takimit me Presidentin, me një njeri, i cili do të kishte kulmin të dëgjonte. Organet e rendit i kanë hequr me forcë prej atje. Këto gra të revoltuara erdhën në redaksi dhe dëshironin që shqetësimi i tyre të bëhej pronë të lokaleve ku punojnë, të bëhet publike. Ato denoncojnë edhe qëndrimin që u mbajt nga forcat e rendit, kur në mënyrë krejt paqësore kërkuan të drejtat e tyre, pa pasur në asnjë rast për mjete e dyqaneve ku tre tregtohet bukë? Korresp. i «Zërit të Popullit»

NJOFTIM

Ditën e Premte, datë 23 Dhjetor 1994, në orën 14.00, në Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë dhe Federata Sindikale e Nëpunësve dhe Pensionistëve të Shqipërisë, organizojnë në Pallatin e Sportit «Asllan Rusi», në Tiranë një miting proteste për gjendjen e mjeruar e të papërballueshme të pensionistëve, nëpunësve, punonjësve të shërbimit, mjekë, mësues, intelektualë, sindikalistë e simpatizantë të Konfederatës dhe Sindikatave të Shqipërisë, për të kërkuar me bashkudht ndryshimin e gjendjes dhe masat për përballimin e jetesës. Të gjithë në Pallatin e Sportit «Asllan Rusi» të Premten, datë 23 Dhjetor, në orën 14.00. KONFEDERATA E SINDIKATAVE VE TË SHQIPËRISË, FEDERATA SINDIKALE E NËPUNËSVE E PENSIONISTËVE TË SHQIPËRISË Tiranë, më 20.12.1994