Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 1.09.1995

Asgjë e re në qëndrimet e Berishës

Konferencë shtypi e PD-së në selinë e Presidencës Nuk ka vonuar shumë shfaqja me e fundit e “njëshit” të administratës shqiptare, zotit Sali Berisha para opinionit publik shqiptar. Ndryshe nga dy javë më parë - kur qe shfaqur në tribunën e Partisë Demokratike të Tiranës, përballë fansave të paktë që thërrisnin emrin e tij - zoti Berisha zgjodhi këtë herë selinë e Presidencës Shqiptare për të sulmuar për mese 90 minuta sërisht socialistët, për të shpëlarë arritjet e 100 ditëve të dyta, për të shpërbërë siguritë për fitore në 96-en. Gjithshka që thënë edhe më parë veçse ajo u tha drejtëpërdrejt para gazetarëve nën ethet e krijuara nga kritikat e ashpra të opozitës, njerëzve të paangazhuar në politikë, apo më shumë se gjysmës së shqiptarëve të pakënaqur nga niveli aktual i jetesës. Investimet e huaja i pengon titulli i gazetës Sali Berisha: “Investimet në Shqipëri i ka penguar praktika 50-vjeçare që Ju me gazetën tuaj i vazhdoni ta mbroni sot e kësaj dite. Do të bënit shumë mirë për investimet të rrishfinit titullin e gazetës, emrin e gazetës. Se nuk do t’i trembte shumë investitorët e huaj. Nuk ka dyshim se kanë pengu dhe pengojnë edhe faktorë të tjerë. Por mos harrojmë...” Lexoni në faqen 3
Sali Berisha Tiranë Shqipëri

Shënojmë: Ndaj Fatos Nanos është bërë një krim

-Në Demokraci krimi nuk mund të fshihet- I pari që e pësoi ishte gjyqtari Bendo. Tani u erdhi radha edhe prokurorëve Qeleshi e Gjokutaj. I pari ishte kryetar i trupit gjykues që drejtoi procesin anti Nano, i dyti nisi fabrikimin e dosjes gjyqësore me emrin e kryetarit të Partisë Socialiste. Dy të tjerët, prokurorë dhe zëvendës, ishin ata që në rolin e përfaqësuesit të shtetit iniciuan akuzën ndaj Nanos. Të gjithë e mbajnë mend: çdo gjë filloi me një montazh të sajuar në kulisat e pushtetit dhe të deklaruar më në Parlament nga Berlini e Cela. Fushata u pasua nga sulmet e paskrupullta ndaj F.Nanos në gazetën “RD” të Partisë në pushtet. Më pas erdhi heqja e papriturshme e imunitetit të kryetarit të PS-së, deputetit të popullit të zgjedhur direkt prej tij, pastaj arrestimi blic, dënimi e rekrutimi këmbëngulës deri në absurditet. Kështu kanë kaluar me se dy vjet. Ndaj Fatos Nanos, është bërë tre vjet më parë një krim. Autori që e fabrikuan të ashtuquajturën “Çështja Nano” i mbajnë akoma karrierat e tyre. Ata sot po godasin dhimbshit e tyre me këtë krim, ata të fabrikuarit që bënë para ca kohësh me Bendon dhe që vepruan këto ditë me Qeleshin e Gjokutajn. Ekzekutorët e krimit ndaj F. Nanos nxirren kështu nga skena dhe mund të rregullohen në punë që duken si të qeta. Por këta gjyqtarë e prokurorë që vuajtën nderin e tyre në këmbë e pushtetit ngjajnë sot gjet-kokoshkë të lagur. Në kuptim moral ata kanë vdekur si njerëz e si juristë. Ata janë vetëm firma nëpër bordero, pra nuk janë më heronj siç kujtuan se u bënë duke fabrikuar me firma e tyre “Dosjen Nano”. Të gjithë ata që u përlyen në krimin ndaj Nanos, duke goditur figurën e kryetarit të PS-së, morën në trupin e tyre plagë të rënda të pariparueshme. Këto plagë e kanë emrin pandershmëri. Këto plagë u dhembin sot. Duke hequr nga skena figura të konsumuar, siç vepruan me prokurorët e “Çështjes Nano” ditët e fundit ka kujtojnë se mund të krijojnë një alibi të re që do t’i nxjerrë me duar të pastra. Kësaj nuk do t’ja arrinë dot.
Fatos Nano Bendo Qeleshi Gjokutaj Berlini

Ministri i Jashtëm Alfred Serreqi në Athinë

- Dje filluan në Athinë, bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve të kryesuar nga ministrat e Jashtëm të të dy vendeve. Ndërsa sot Serreqi do të pritet nga Presidenti i Republikës Greke Stefanopullos. Ne qender të bisedimeve të djeshme ishte bilanci i marrëdhënieve dypalëshe pas takimit të parë të Komisionit të Përbashkët shqiptaro-grek mbajtur në Athinë, që u pasua nga mbledhjet e nënkomisioneve të përbashkëta, në kryeqytetet e të dy vendeve, për aspekte fusha të ndryshme të bashkëpunimit, e deri në takimin e dytë të Komisionit që i zhvilloi punimet kohët e fundit në Tiranë. Nje teme tjetër e bisedimeve ishte bashkëpunimi midis të dy vendeve në planin shumëpalësh, për integrimin më tej të Shqipërisë në Bashkësinë Evropiane, në forumet dhe organizmat ndërkombëtare. Burime të delegacionit shqiptar, bëjnë të ditur se bisedimet me palën greke do te vazhdojnë edhe sot, kur pritet te nënshkruhet marrëveshja e Punësimit Sezonal midis dy vendeve. Sipas këtyre burimeve, ministri Serreqi do të pritet sot në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Greke, Stefanopullos, nga kryetari i Parlamentit, si dhe nga lideri i “Demokracia e Re”, Evert. Gjithashtu, ne programin e vizitës së ministrit te Jashtëm shqiptar, jane paraparë takime te tij me përfaqësues të arvanitasve dhe të shqiptarëve qe aktualisht jetojnë dhe punojnë në Greqi, si dhe aktivitete te tjera protokollare. Ne përfundim të vizitës, ministrat Alfred Serreqi dhe Karolos Papulias, do të japin një konferencë të përbashkët shtypi.
Alfred Serreqi Stefanopullos Evert Karolos Papulias Athinë Tiranë Shqipëri Greqi

Faqe3 ës 24/1, ozitës ha: “Ju besoni se ndërkohë Berisha këtij ligji është i ë. Ndërsa kjo i u undit kritikës të zogët e Fakultetit ne 24/1. Ballphër- vlerëson dot e Europës, arlamentar, rnational. vlerësimeve. Ju ueshmet. Ka in- stitucione jozyr- tëterore... ndër- cione të pavarur- neten në një thes. pseudove nga të sh sa më shpë- h kështu lidhur simin e tij ndaj rsre? Dukej se ar de Amnesty nizmat pres- ur dhe cilësuar Nanos i burgo- ruan zotin Ber- më i tij as për ropës. Berisha shumë. Ai që nte në çdo rastë te madhe për te Drejtave të ht. Mbase është- ron shqiptarim n. Veçse zoti irë qe nga ‘91 ION BRAÇE
Nanos Ion Braçe Europë