Zef Brozi kerkon publikisht doreheqjen e ministrit Frasheri
Pas urdherit te ministrit per shkarkimin e tre punonjesve te Kasacionit
Kryetari i Gjykates se Kasacionit deklaron per "Zerin e Popullit":
“Une nuk mund të bëhem bashkëfajtor me shkeljen e kushtetutës, ligjit me ministrin Frashëri, të cilit i kërkoj publikisht dorëheqjen” Urdhëri i ministrit do te mbetet njesoj sic ka mbetur dekreti i presidentit per deklarimin e pasurise se politikaneve. Pra do ta mbuloje një pluhur harrese. Keta tre punonjes do të vazhdojnë të punojnë në gjykaten e Kasacionit. Me këtë ngjarje të fundit të bie në sy sulmi politik që po bëhet ndaj Gjykates së Kasacionit per here te pare po shtrihet edhe ne punonjesit e administrates te kesaj gjykate. Faqe 3
Veçojmë: Mafiozët pa emër
Gjatë këtyre viteve të qeverisjes së PD-së, gjithnjë e më shpesh në shtyp është folur për implikimin e Mafias në veprime të ndryshme në Shqipërinë paskomitaditore. Ka ndikuar për këtë edhe përshpejtimi i tranzicionit, hapja e jashtëzakonshme që provoi vendi ynë, mungesa e legjislacionit dhe mos impenjimi i organeve përkatëse për zbatimin e ligjeve. Në këtë rast, fjalën e kemi për të gjitha ato veprime të fshehta e të kundraligjshme që prekin Shqipërinë, si trafik i ndërlikuar ndërkombëtar i drogës, i armëve, deri dhe i njerëzve, kapërcimi i pengesave kufitare doganore për lëvizjen e mallrave e fusha të tjera, si lehtësitë në investime ku bëhet pastrimi i parave të pista etj. Mafia nuk ka vetëm një adresë-Italinë, por të gjithë vendet fqinjë, madje dhe zona më të largëta. Është për t’u shënuar që dhe vetë Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, publikisht së paku në dy raste, një herë në Vlorë dhe më tej në konferencën e fundit që dha për shtyp, ka përmendur Mafian. Herën e fundit ai tha: “E vërteta është që ka (pa) lënë për qeverinë e zotit Meksi ka denoncuar shumë veprime të paligjshme të shtetasve të brigjeve shqiptare mafias së të tjerëve...” Opinioni publik pas këtyre deklarimeve të Presidentit, kërkon të dijë, jo për kuriozitet por për transparencën që duhet të karakterizojë çdo qeveritar: çfarë janë këto denoncime, për cilat akuza deri më sot nuk di gjë të saktë, kur e nga kush janë shqiptuar këto akuza, siç po zbulon krye i shtetit? Për më tepër: Cili Mafioz ka konkretisht i janë dhënë këto brigje, kur edhe ligji për shitjen e tokës nuk kemi patur deri para pak kohësh. Në qofte se Presidenti thotë këto fjalë pa i konkretizuar, thjesht si pjesë përbërëse të luftës politike dhe mbajtjes ndezur të saj, kjo deklaratë s’ka dobi, por vetëm nxit fantazi. Duhët qé mafiozët s’kanë parë turp dhe s’kanë për të patur kurrë transparencë. Por Presidenti duhet të jetë më i qartë dhe konkret kur zbulon një të vërtetë, aq më tepër kur denoncon implikimin e pretenduar të Mafia-s në Shqipëri. Duke u përpjekur t’i faturojë të tjerëve, forcave opozitare me partinë në pushtet, e ashtuquajtura veprime mafioze, nuk bëhet gjë tjetër veç tregohet se praktik at mafioze kanë hyrë me metodat e qeverisjes. Dhe si pjesë përbërëse e këtyre praktikave është manipulimi deri në shantazhimi i opinionin publik. Ja se si pas një deklarate, lind një problem shumë serioz. Për të parë herë denoncohet shitja e tokës shqiptare, qoftë edhe një pëllëmbë të saj, një veprim haptas antikushtetues, por autorët e këtij veprimi mbeten të fshehtë. Lufta kundër Mafias nuk bëhet me gjela me përgjithësime, as me propagandë të ditës.
Një pyetje për pushtetarët Kush i “Ndihmon” përmbytjet ?
Dy ditët, 25 dhe 26 Gushti ’95 shënuan përmbytje të mëdha nga shifrat e shumta e të rrëmbyeshme. Disa rrethe u prekën më shumë si Lezha, Laçi, Shkodra, Mati, Kruja etj. Në mënyrë të veçantë dëme u pasojë ta rëndë deri tragjike ka patur në rrethet e Lezhës dhe të Kurbinit, deri në humbjen e jetës së 5 qytetarëve në rrethin e Lezhës. Demi ekonomik në rrethin e Lezhës shkaktuar nga përmbytjet kap shifrat e rreth 300 milion lekë, ndërsa në rrethin e Kurbinit të 136 milion lekë. Dhe, jo vetëm banorët e këtyre dy rretheve, por i gjithë opinioni ynë publik i ka jetuar e me dhimbje këto pasoja. Janë dëme këto të shkaktuara nga një fatkeqësi natyrore. Por jo vetëm nga ajo. Faqe 7
Debati ynë Alkimizmi ekonomik i PD-së
Në vend të transparencës kemi trumbetimet për zgjidhjen përfundimtare të borxhit. Këto trumbetime nuk të kujtojnë veç se atë “plak me ca nga virtutet antike të shqiptarëve dhe plot me një dashuri të panjohur për vendin, njësoj adhësinë instruktive që francezët e quajnë ”amour du sol natal”, po “patriotisme conscient”. Pas mendjes së plakut, çdo gjë. Në Shqipëri ish më e mira se kudo gjëkët; çupat më të hijshme, gratë më të ndershme, urat më të paqme, pemët më të hijshme, klima më e shëndetshme dhe një gjë e papritur gjëllët më të mbaruara” që aq saktë i ka stigmatizuar Konica. Faqe 4
Sot: sfide e kombëtares shqiptare Kombëtarja kërkon mbështetje
Drejt një fitoreje të mundëshme të sotme të djemve të Bajkos, përveç lojës apo dëshirës së tyre do të ndihmonte edhe inkurajimi i sportdashësve tanë që sot besojmë se do mbushin shkallët e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Ne faqen 13 interviste posaçerisht per "Zërin e Popullit" nga Stoiçkov Dje në stërvitje Foto: Lika Kasa