Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 8.09.1995

Sali Berisha kapet pas mjekrrës së Karl Marksit

Kryesore për socialistët shqiptarë, është prirja e tyre e vazhdueshme socialdemokrate. Eshtë Fatos Nano ai që e ka formuluar me kohë këtë qëndrim të përparuar demokratik. Ai ka deklaruar devizën e tij politike shumë moderne “As me komunizëm, as me antikomunizëm”. Faqe 2
Sali Berisha Fatos Nano

Servet Pëllumbi deklaron:

“Lidhur me zhurmën e shtypit dhe të mjeteve të komunikimit masiv për të ashtuquajturën “shfirje” të filozofisë së Marksit, që përmendet në hyrje të programit të PS, krahas drejtimeve të tilla, si filozofia iluministe, humaniste etj., u drejtova zvendëssekretarit të PS dr. Servet Pëllumbi, i cili deklaroi për “Zërin e Popullit”: Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PS. Prandaj, ajo, që thuhet si e vërtetë, është një endërr Berishës dhe easalinjve të tjerë që e kanë parë bashkërisht në ndonjë vizë. Por endrrat mbeten ëndrra edhe kur shikohen me sy hapur. Fati i PS, nuk vendoset as në kabinetin e Berishës dhe as në audienca, në të cilat nuk harrohet të mbahet edhe protokolli. Aq më pak mund ta përcaktojnë fatin e saj lojrate shtypi dhe të RTV shtetëror.”
Berishës Meksin Erion Braçe

Vetmi

Partia Demokratike nuk ka asnjë aleat midis forcave politike Sot në gazetën tonë botohet një deklaratë e përbashkët e të gjithë forcave politike të Gjirokastrës të cilat denoncojnë rreptë krimin e organizuar në këtë zonë delikate të Shqipërisë së Jugut.Këto ditë po në “Zëri” është botuar një peticion i këshillave të të gjitha forcave politike të rrethit të Fierit që kërkojnë lirimin e Fatos Nanos.Parimeve vonë në redaksi na erdhi kërkesa e disa partive kryesore opozitare shqiptare që denonconin dhunën policore të ushtruar ndaj Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit dhe stafit të tij.Dje këti grupi iu shtua edhe përfaqësuesi i forcave që grupohen në Lidhjen e Djathtë. Përse flasin të gjithë këto fakte?Ato shprehin një të vërtetë të madhe: që në mënyrë të natyrshme, pa u ndjerë, por me logjikën e jetës dhe të nevojës për mirëkuptim dhe dialog, të gjithë shqiptarët,në mënyrë të veçantë të gjitha forcat politike, janë të interesuara për t’u marrë vesh.Dhe e gjejnë rrugën drejt këtij qëllimi fisnik.Këtë e kërkon situata në vend,këtë e kërkon kapërcimi me sa më pak dhimbje i vështirësive që sjell tranzicioni.Kjo tregon se potencialet demokratike janë në anën e opozitës,sepse demokracia do të thotë në radhë të parë të merresh vesh. E vetmja forcë politike që është e përjashtuar nga kjo frymë mirëkuptimi, tolerance dhe dialogu të domosdoshëm është Partia Demokratike.Kjo është një situatë paradoksale në vështrimin e përciptë.Por është në logjikën e jetës,është në logjikën e pluralizmit dhe ligjeve që të imponon ai, që PD-ja të ndodhet sot në ditë të vetmisë së madhe.Ajo nuk gjen asnjë aleat në spektrin politik shqiptar.Të gjithë e kundërshtojnë,të gjithë i janë bërë armiq,tek të gjithë intrigon,nga të gjithë pret pusira.Pra është ajo jatore për këtë situatë që është krijuar në jetën politike shqiptare. “Çfarë ngjet kështu me PD-në,me “partinë e shpresave të mëdha” që sot kërkon t’u verë në messt zotit Berisha për t’i rritur moralin,sepse ai u ka rënë në fund të këmbës?” Partia Demokratike ishte një forcë antikomuniste,që nuk arriti dot të bëhej kurrë një parti e mirëfilltë politike me program,me statut,me elektorat, me pikësynime,me seriozitet. Ajo mbeti në duar klanesh, që sidomos pas 22 marsit kërkuan t’i nënshtrojnë birnjet Shqipërisë së varfër,si edhe ia numëruan, duke u kënaqur që fituan një post,një tender,një ankan,dnjë rrugë jashtë shtetit,një bursë. Demokratët e vërtetë e lanë jo pa dhimbje Partinë Demokratike sepse ajo i zhgënjeu në endrrat e tyre për një jetë më të mirë, për një Shqipëri demokratike, ku me ligjet e demokracisë nuk luhet dhe nuk intrigoihet. Ato janë të shenjta. Ndërkohë që Partia Demokratike kërkon të shtrembërojë radhë duke iu kujtuar cilitdo disiplinë e kazermës dhe duke i kërkuar çdo njeriu të punësuar në shtet anëtarësimin në këtë parti,është krejt logjike dhe e domosdoshme që forcat e tjera politike të kërkojnë, brenda alternativave politike që përfaqësojnë, çfarë kanë të përbashkët, çfarë duhet të bëjnë për t’u kundërvënë shfaqjeve që çojnë aspiratat demokratike që ata përfaqësojnë. Socialistët janë bashkuar, nga skajet e programit Presidenti për joja koalicione që i shkonte Shqipërisë në këtë periudhë të vështirë tranzicioni.Shqipërisë një koalicion i vetmi i duhur,të vendosim demokracinë,të lejojmë adheunë, të pasurojmë njerëzit dhe shpirtin e tyre.
Fatos Nanos Sali Berisha Gjirokastër Shqipërisë Së Jugut Fier Shqipëri

Parlamenti në krizë

Socialistët dhe socialdemokratët kërkojnë Meksin për shpjegime para Parlamentit Sulmi i pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor ka transplantuar krizë dhe pasdite në Parlamentin Shqiptar. Edhe pse qe lajmëruar se Parlamenti do të niste punën dje në sezonin e vjeshtës nuk ka ndodhur kështu. Gjithçka është mbyllur pa u hapur, orët 10.00 dhe deputetët kanë lënë sallën, ambientet e brendshme të jashtme të selisë së Parlamentit shqiptar. Për më shumë se dy orë kryesia e Parlamentit ka diskutuar për rendin e ditës dhe ç’do t’i paraqitej parlamentit për miratim. Dy orët e pasditës kanë pasur rreth dy orë e mbushura në mbledhje para dite. Dhe pas katër orë debatesh Parlamenti nuk ka mundur fare të hapet. Kriza u stimulua dukshëm nga ngjarja e fundit - konsideruar sulm ushtarak ndaj Gjykatës së Kasacionit - ndodhur të mërkurën në mëngjes në ambientet e brendshme të Gjykatës më të lartë të shqiptarëve. Dje në mëngjes përfaqësuesit në Parlament të PSD e PS - anëtarë të një grupi të partive të opozitës - i kanë kërkuar kryesisë së Parlamentit hapjen e punimeve të Parlamentit me seancë urgjente të pyetjesh për kryeministrin Meksi lidhur me rrethimin policor të Kasacionit. Por asgjë nuk u arrit paradite dhe asgjë nuk u arrit pasdite. Socialistët e socialdemokratët nuk kanë lëvizur nga kërkesa e tyre ndërkohë që demokratët e përfaqësuar nga S[h]apia, Arb[n]ori e të tjerë nuk kanë lëvizur nga mendimi i tyre; asgjë nuk ka ndodhur në Kasacion, ata janë sigurisma aty. Rezultati tre me tre ka bllokuar gjithçka. Kështu Parlamenti e nisi sezonin me krizë. Krizë më të rëndë të tij. Por kjo gjë do të rinisë nesër kur në mesditë do të mblidhet kryesia dhe në orën 18.00 sërish thuhet se do të hapet Parlamenti. Do të hapet..!! ERION BRAÇE
Arbnori Shapia[?] Roger Hallhag Gjergji Koja Parlamentin Shqiptar

Vizitë historike në një moment kyç

Presidenti i Internacionales së Rinisë Socialiste z.Roger Hallhag sot në Tiranë Sot mbërrin në Tiranë me ftesë të FRESSH-it Presidenti i Internacionales së Rinisë Socialiste z.Roger Hallhag. Padyshim që lëvizja e një delegacioni historike për gjithë lëvizjen majtë demokratike në Shqipëri do të ketë një rëndësi historike. Pas vizitave të pjesëtarëve të delegacioneve të Rinisë Socialiste e Socialdemokrate të Europës Perëndimore në të vetë Internacionales së Rinisë vizita e sotme e zotit President Hollhag dëshmon se kurba e besimit politik që gëzon FRESSH-i te socialistët e rinj europianë është gjithnjë në ngjitje. Rëndësia e kësaj vizite pune është e realisht shumëplanësh. Zoti President i IUSY, që njëri ndërmiqen politikë në Shqipëri, bën të rinisë në një kohë kur shqiptarët vetëm pas disa muajsh do t’i drejtohen kutive të votimit, në një kohë kur FRESSH-inpërmjet kryetarit të tij lëzon një SOS për bashkëmoshatarët e vet: rikthehuni në jetën politike shqiptare për të mbrojtur interesat jetësore tuaja nga injomiri i mëtejshëm pushtetar. Mesazhi i vizitës është i qartë: FRESSH-i përbën pjesën më të madhe të asaj gjenerate të mrekullueshme idealiste rinore që është plotësisht në gjendje ta rilindë kombin, që është në gjendje të mbrojë idealet e jetësorit ’90, që është në gjendje të luftojë korrupsionin e “tipit shqiptar”. Vizita e Presidentit të IUSY bëhet vetëm kaq ditë para zhvillimit të Kongresit të Internacionales së Rinisë Socialiste tek lali dhe domethënia e saj është e madhe. Duke u nisur nga marrëdhëniet aktuale që IUSY ka për FRESSH dhe sidomos nga besimi që kemi për suksesin e kësaj vizite të z.Hollhag në Shqipëri, kemi të drejtë të shpresojmë në delegacionin e FRESSH në këtë kongres të rëndësishëm do të sigurojë një përkrahje akoma më të madhe politike nga socialdemokratët europianë, duke fituar atë që takon realisht edhe në politikën ndërkombëtare. Kjo do të “ratifikohet” ndoshta, menjëherë pas Kongresit, të IUSY-it me vizitën që do të bëjë në Shqipëri zëvendëspresidentja e IUSY, norvegjezja Rita Ottervik. Programi i kooperimit politik midis IUSY e FRESH-it po zbatohet në nivelin më të lartë! I urojmë dhe një herë suksese z.Hollhag në vizitën e tij në Shqipëri. GJERGJI KOJA Sekretar ndërkombëtar i FRESH Të shtunën në orën 11.00 në Selinë e PS, ROGER HALLHAG dhe ILIR META japin një Konferencë Shtypi
Ilir Meta Rita Ottervik Tiranë Shqipëri Europës Perëndimore