Kërkohet ndjekja penale e Prelë Martinit
Zoti Martini e ke mendjen tek vila që po ndërton dhe jo tek ligji
- Prej 52 ditësh "dosja Nano" qëndron e bllokuar nga kryetari i Gjykatës së Apelit
- E bën këtë shpërdorim detyre me dëshirën e tij apo me urdhër nga lart?...
- I kujtojmë Prelë Martinit se veprimi i tij i paligjshëm dënohet deri në 7 vjet burg
Fatos Nano dhe Partia Socialiste e mbështetur nga elektorati i saj gjithnjë në rritje, shqiptarët e ndershëm që e duan vërtetë demokracinë, sigurisht që nuk shpresojnë tek prelët e rustemët e pushtetit, ashtu sikundër nuk shpresojnë tek të gjithë njerëzit që i ndjek pas hija e së kaluarës mbushur me mëkat e shoqëruar me dosje e pseudonime gjithfarësh, të cilët ndonëse të thara si “DOKU” në diell, janë të gatshëm të bëjnë ç’u dikton skenaristi i ligësive.
Vila që pengon "dosjen Nano" të shkojë në Kasacion
Lexoni në faqe 2
Presidenti Klinton priti Presidentin Berisha
- Zyrtarët amerikanë i cilësojnë bisedimet të suksesshme
- Presidenti Berisha u premton amerikanëve baza të tjera ushtarake
Dje presidenti shqiptar Sali Berisha u takua dhe zhvilloi bisedime me presidentin amerikan Bill Klinton. Në bisedime nga pala amerikane merrnin pjesë zëvendëspresidenti Al Gore, sekretari i Shtetit, Kristofër dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Nga pala shqiptare merrnin pjesë zëvendëskryeministri Vrioni dhe ministri i Jashtëm Serreqi. Zyrtarët amerikanë i cilësuan bisedimet Klinton-Berisha si të suksesshme. Pas përfundimit të bisedimeve Klinton - Berisha presidenti shqiptar bëri një deklaratë të shkurtër për shtypin.
Ai tha: "Tani përfundova bisedimet shumë të rëndësishme me presidentin Klinton. Ndamë jashtëzakonisht të kënaqur. Në këtë takim merrnin pjesë zëvendëspresidenti Al Gore, sekretari i Shtetit Uorren Kristofër, këshilltari i sigurimit Kombëtar, Entoni Lek Nji e takim me presidentin amerikan Bill Klinton ne diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, diskutuam mbi situatën në rajon.
Unë e njoh presidentin Klinton me sukseset e reformës. Presidenti amerikan më siguroi mua për një mbështetje të fuqishme dhe të gjithanshme të tij personale, të qeverisë, të institucioneve të SHBA për ripërtëritjen e shtetit, të ekonomisë së tregut në Shqipëri, për krijimin e një hapësire demokratike për shqiptarët aty ku janë dhe forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ekonomik, politik, ushtarak ndërmjet dy vendeve tona. Largohen nga ky takim me bindjen se një faqe e re në marrëdhëniet shumë të mira miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona hapet sot. Dhe jam shumë i kënaqur. Gjithashtu jam shumë mirënjohës mikpritjes për ftesën".
Më pas po dje Berisha u takua me kryetarin e shumicës në Senatin amerikan. Para takimit me Klintonin Berisha vuri një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Harlington në Uashington, ku ai shoqërohej nga ambasadori shqiptar në Uashington Dilja dhe ai amerikan në Tiranë Joseph Lake.
Ai u takua e zhvilloi bisedime edhe me drejtorin e FMN-së Mishel Camdesy. Gjatë takimeve të djeshme me zyrtarë amerikanë, Berisha tha edhe të ketë premtuar amerikanëve vënien në dispozicion të tyre edhe të një numri bazash të tjera ushtarake shqiptare, të cilat mund të jenë të nevojshme për operacione ushtarake të NATO-s në Bosnje.
Presidenti Berisha përpara gazetarëve në Shtepin e Bardhë Foto: Reuters
Presidenti Berisha përpara gazetarëve ne Shtepin e Bardhë Foto: Reuters
Stina e Fatos Nanos
- Asnjë demokraci nuk mund të ndërtohet mbi hakmarrjen, mbi luftën e pandershme ndaj kundërshtarëve politikë. Fatos Nano shpejt do të jetë i lirë. Kjo është në logjikën e jetës. Kështu shemben bedenat bajraktariste për të fituar drejtësia
Kryetari i Gjykatës së Kasacionit kërkon përjashtimin e Rustem Gjatës nga përbërja e trupit gjykues
Lexoni në faqen 3
Kontrabandistët "i hanë kokën" njëri-tjetrit
- Vritet njëri nga boset rus qe kontrollonte kontrabanden e cigareve dhe plagoset shoku i tij
Konfrontim në ujërat e ngushticës së Leqenit të Shkodrës, përball Bozhajt, zonë që përfshihet nen juridiksionin e kufirit malazez.
Ngjarja ka ndodhur ne oren 4-5 të mëngjesit.Gjithçka qe ka humbur nen zhurmen e bresherive te automatikut. Shkëmbimi i zjarrit ka qene vdekjeprurës.
Patrullat kufitare malazeze që kane shkuar në vendin e ngjarjes mundën te identifikojnë se i vrari ishte një shtetas rus qe banonte ne Titograd.I plagosuri ishte shtetas malazez, ndërsa i treti qe shpëtoi ishte rus.
Arsimi - arma më e grisur e buxhetit qeveritar
"Dhuratë e re" e Qeverisë Meksi për shkollat 8-vjeçar dhe të mesme
Është paradoksal fakti që në një kohë që qeveria Meksi e Partia Demokratike pretendojnë e bëjnë zhurmë se po subvencionojnë arsimin e se po nxisin e stimulojnë shkollimin e qytetarëve ajo po rrit në mënyrë drastike çmimin e librave shkollorë.
Lexoni në faqen 3
Filluan kërkimet për gjetjen e 10 shqiptarëve të mbytur
Lexoni në faqen 6