Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E dielë 17.09.1995

Nje shtet kunder nje njeriu

"Pavarësi pushtetesh": Dikujt ia ze koken me dere, dikujt ia ze koken me kembe, dikujt ia pret koken ... " ... Partia Demokratike dhe gjithe ato segmente te pushtetit qe implikuhan ne kurdisjen e "Dosjes Nano", sot ndjene frike. Nuk shte hakmarrje e opozites ajo qe i mundon, por eshte kompleksi i fajit, gjumi i trazuar qe bejne se kryen nje krim kolektiv... Gjithe makina shteterore eshte hedhur ne sulm me nje synim te vetem: "Çeshtja Nano" te mos gjykohet kurresesi ne Gjykaten e Kasacionit "Pavarësi pushtetesh": Dikujt ia ze koken me dere, dikujt ia ze koken me kembe, dikujt ia pret koken ... " ... Partia Demokratike dhe gjithe ato segmente te pushtetit qe implikuhan ne kurdisjen e "Dosjes Nano", sot ndjene frike. Nuk shte hakmarrje e opozites ajo qe i mundon, por eshte kompleksi i fajit, gjumi i trazuar qe bejne se kryen nje krim kolektiv... Faqe 2 Pavarësi pushtetesh
Nano Shqipëri[?]

Lëvizje kombëtare... në zyra(!)

Intervistë e Prof. Rexhep Qosja Po të ishin sjellë partitë politike shqiptare ndryshe, mos ta kishin mbyllur lëvizjen kombëtare në zyra, sigurisht Serbisë edhe nuk i kishte shkuar mendja ashtu lehtë të sillej serbë prej Krajinës në Kosovë. Dmth se partitë politike, problemin e shqaquar tani s'e kanë parandaluar me kohë dhe as tani s'janë të gatshëm, pos me fjalë të zyrave, të ndikojnë më shumë në parandalimin e këtij problemi të ri. Faqe 3
Rexhep Qosja Serbia Krajinë Kosovë

Dite feste, por edhe pergjegjesie

Nesër, viti i ri shkollor Nesër fillon viti i ri shkollor. Rreth 700.000 nxënës të moshës parashkollore, tetëvjeçare dhe të mesme do të lënë lojrat e pushimet, punët shtëpiake dhe do të ulen në bankat e shkollave. Fillon kështu maratona e re dhe e përvitshme e dijes. Kjo është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët. Qysh se është hapur shkolla e parë shqipe, kjo ditë është kthyer në ditë feste për prindërit dhe fëmijët, për gjithë shoqërinë. Shqiptarët e fituan me gjak të drejtën e arsimit. Pushka dhe abetarja ishin bashkëudhëtare të luftëtarëve të Rilindjes sonë Kombëtare. Nderim për gjithë martirët e shkollës shqipe! Gjatë viteve të diktaturës komuniste shpirtmadhësia i popullit shqiptar bëri që të ngrihet një sistem arsimor i gjerë dhe me pretendime shkencore. Me gjithë deformimet ideologjike dhe me ngarkesat e tepruara të programeve me lëndë e disiplina të panevojshme, në atë periudhë shkolla ia arriti ta nxjerrë vendin nga analfabetizmi total dhe të përgatisi breza të rinj me kulturë të gjerë e nivel të lartë shkencor, të denjë për të konkuruar me shkollat e vendeve më të përparuara. Nderim dhe mirënjohje gjithë atyre mësuesve që ia kushtuan jetën e tyre mësimit dhe edukimit të brezave të rinj. Vitet e demokracisë hapën horizonte të tjera për shkollën shqipe. U krijuan mundësi të reja për pasurimin e përmbajtjes së saj me njohuri kulturore dhe shkencore në përputhje me nevojat e reja të shoqërisë. U çelën mundësi më të mëdha bashkëpunimi dhe integrimi të shkollës sonë me sistemin arsimor të vendeve të zhvilluara. U çlirua shkolla nga dogmat ideologjike dhe nga mbingarkesat e panevojshme. Reformimi dhe ristrukturimi i shkollës në përputhje me nevojat e reja të shoqërisë gjatë këtyre 4 vjetëve të fundit është bërë me mundin dhe përkushtimin e forcave shkencore të kualifikuara në fushën e arsimit. Kështu u bë i mundur hartimi i qindra programeve dhe teksteve të reja të (vijon ne faqen 4)
Shqipëri

Vazhdon punimet Kongresi i 21-të i Internacionales së Rinisë Socialiste

-Eurosocialistja Monika Kryemadhi zgjidhet zevendespresidente e Internacionales se Rinise Socialiste Nga data 17 shtator 1995 vazhdon punimet në Rexhio Emilia të Italisë, Kongresi i 21-të i Internacionales së Rinisë Socialiste. Në këtë kongres marrin pjesë dhe personalitete të larta të Internacionales Socialiste: Luiz Ajala, sekretar i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste; Gusenbaur, zëvendëspresident i Internacionales Socialiste; Vollen, sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Komunitetit Evropian. Kongresin e hapi hga Masimo D'Alema, kryetar i PDS të Italisë. Në kongres merr pjesë dhe një delegacion i FRESSH-it, i kryesuar nga Ilir Meta, kryetar i FRESSH-it dhe nënkryetar i PSSH. Pjesëtarë të delegacionit janë edhe Erjon Braçe, Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja, përkatësisht nënkryetar i FRESSH-it, sekretare e Përgjithshme dhe sekretar për marrëdhëniet me jashtë. Dje u bënë votimet për në instancën më të lartë të Internacionales së Rinisë Socialiste për në Presidium e këtij forumi, Monika Kryemadhi, përfaqësuese e FRESSH-it u zgjodh anëtare e Presidiumit dhe zëvendëspresidente e Internacionales. Nga shtatë anëtarët e Presidiumit që përfaqësojnë Evropën, njëra nga këta është Monika Kryemadhi, e cila do të mbulojë Evropën Lindore dhe Qendrore. Kjo zgjedhje shkaktoi shumë emocione dhe entuziazëm tek anëtarët e delegacionit të FRESSH-it, që e cilësojnë atë si një vlerësim për Forumin e Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë. Kongresi i vazhdon punimet me sukses. Ilir Meta, kryetar i FRESSH dhe nënkryetar i PSSH, ka zhvilluar takime të shumta me liderë të Internacionales të Rinisë Socialiste dhe të partive socialiste, me të cilat do t'ju njohim në numrat e ardhshëm.
Ibrahim Kodra Ilir Meta Erjon Braçe Gjergj Koja Luiz Ajala Itali Rexhio Emilia Evropën Lindore Qendrore Shqipëri

Monika Kryemadhi

Është 21 vjeç, studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, një nga themelueset e FRESSH-it të qytetit të Tiranës dhe të Shqipërisë. Në takimin themelues, 15 janar 1992, ajo u zgjodh në Kryesinë e FRESSH-it. Në Kongresin e Parë dhe të Dytë u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Forumit Eurosocialist. Monika Kryemadhi është kryetare e Forumit Eurosocialist të qytetit të Tiranës dhe anëtare e Kryesisë së Komitetit Drejtues të PS-së të Kryeqytetit. Është dhe anëtare e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH.
Ibrahim Kodra Tiranë Shqipëri Kryeqytetit