Nje shtet kunder nje njeriu
Gjithe makina shteterore eshte hedhur ne sulm me nje synim te vetem: "Çeshtja Nano" te mos gjykohet kurrsesi ne Gjykaten e Kasacionit
Gjithe makina shteterore eshte hedhur ne sulm me nje synim te vetem:
"Çeshtja Nano" te mos gjykohet kurrsesi ne Gjykaten e Kasacionit
Nje shtet kunder nje njeriu
"Pavaresi pushtetesh": Dikujt ia ze koken me dere, dikujt ia ze koken me kembe, dikujt ia pret koken ...
"... Partia Demokratike dhe gjithe ato segmente te pushtetit qe implikuan ne kurdisjen e "Dosjes Nano", sot ndjene frike. Nuk eshte hakmarrja e opozites ajo qe i mundon, por eshte kompleksi i fajit, gjumi i trazuar qe bejne se kryen nje krim kolektiv..."
Faqe 2
Pavarësi pushtetesh
Lëvizje kombëtare... në zyra(!)
Intervistë e Prof. Rexhep Qosja
Po të ishin sjellë partitë politike shqiptare më ndryshe, mos ta kishin mbyllur lëvizjen kombëtare në zyra, sigurisht Serbisë edhe nuk i kishte shkuar mendja ashtu lehtë të sillej siç bëri prej Krajinës në Kosovë.
Dmth se partitë politike, problemin e shfaqur tani s'e kanë parandaluar me kohë dhe as tani s'janë të gatshëm, pos me fjalë të zyrave, të ndikojnë më shumë në parandalimin e këtij problemi të ri.
Faqe 3
Ditë feste, por edhe përgjegjësie
Nesër, viti i ri shkollor
Nesër fillon viti i ri shkollor. Rreth 700.000 nxënës të moshës parashkollore, tetëvjeçare dhe të mesme do të lënë lojrat e pushimet, punët shtëpiake dhe do të ulen në bankat e shkollave. Fillon kështu maratona e re dhe e përvitshme e dijes.
Kjo është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët. Qysh se është hapur shkolla e parë shqipe, kjo ditë është kthyer në ditë feste për prindërit dhe fëmijët, për gjithë shoqërinë. Shqiptarët e fituan me gjak të drejtën e arsimit. Pushka dhe abetarja ishin bashkëudhëtare të luftëtarëve të Rilindjes sonë Kombëtare. Nderim për gjithë martirët e shkollës shqipe!
Gjatë viteve të diktaturës komuniste shpirtmadhësia i popullit shqiptar bëri që të ngrihej një sistem arsimor i gjerë dhe me pretendime shkencore. Me gjithë deformimet ideologjike dhe me ngarkesat e tepëruara të programeve me lëndë e disiplina të panevojshme, në atë periudhë shkolla ia arriti ta nxjerrë vendin nga analfabetizmi total dhe të përgatisi breza të rinj me kulturë të gjerë e nivel të lartë shkencor, të denjë për t'u konkuruar me shkollat e vendeve më të përparuara.
Nderim dhe mirënjohje gjithë atyre mësuesve që ia kushtuan jetën e tyre mësimit dhe edukimit të brezave të rinj.
Vitet e demokracisë hapën horizonte të tjera për shkollën shqipe. U krijuan mundësi të reja për pasurimin e përmbajtjes së saj me njohuri kulturore dhe shkencore në përputhje me nevojat e reja të shoqërisë. U çelën mundësi më të mëdha bashkëpunimi dhe integrimi të shkollës sonë me sistemin arsimor të vendeve të zhvilluara. U çlirua shkolla nga dogmat ideologjike dhe nga mbingarkesat e panevojshme.
Reformimi dhe ristrukturimi i shkollës në përputhje me nevojat e reja të shoqërisë gjatë këtyre 4 vjetëve të fundit është bërë me mundin dhe përkushtimin e forcave shkencore të kualifikuara në fushën e arsimit. Kështu u bë i mundur hartimi i qindra programeve dhe teksteve të reja të
(vijon në faqen 4)
Vazhdon punimet Kongresi i 21-të i Internacionales së Rinisë Socialiste
Itali
Vazhdon punimet Kongresi i 21-të i Internacionales së Rinisë Socialiste
-Eurosocialistja Monika Kryemadhi zgjidhet zëvendëspresidente e Internacionales së Rinisë Socialiste
Nga data 17 shtator 1995 vazhdon punimet në Rexhio Emilia të Italisë, Kongresi i 21-të i Internacionales së Rinisë Socialiste. Në këtë kongres marrin pjesë dhe personalitete të larta të Internacionales Socialiste: Luiz Ajala, sekretar i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste; Gusenbaur, zëvendëspresident i Internacionales Socialiste; Vollen, sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Komunitetit Evropian. Kongresi u hap nga Masimo D'Alema, kryetari i PDS të Italisë.
Në kongres merr pjesë dhe një delegacion i FRESSH-it, i kryesuar nga Ilir Meta, kryetar i FRESSH-it dhe nënkryetar i PSSH. Pjesëtarë të delegacionit janë edhe Erjon Braçe, Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja, përkatësisht nënkryetar i FRESSH-it, sekretare e Përgjithshme dhe sekretar për marrëdhëniet me jashtë.
Dje u bënë votimet për në instancën më të lartë të Internacionales së Rinisë Socialiste, për në Presidiumin e këtij forumi, Monika Kryemadhi, përfaqësuese e FRESSH-it u zgjodh anëtare e Presidiumit dhe zëvendëspresidente e Internacionales. Nga shtatë anëtarët e Presidiumit që përfaqësojnë Evropën, njëra nga këta është Monika Kryemadhi, e cila do të mbulojë Evropën Lindore dhe Qendrore.
Kjo zgjedhje shkaktoi shumë emocione dhe entuziazëm tek anëtarët e delegacionit të FRESSH-it, që e cilësojnë atë si një vlerësim për Forumin e Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë.
Kongresi i vazhdon punimet me sukses. Ilir Meta, kryetar i FRESSH-it dhe nënkryetar i PSSH, ka zhvilluar takime të shumta me liderë të Internacionales të Rinisë Socialiste dhe të partive socialiste, me të cilat do t'ju njohim në numrat e ardhshëm.
Monika Kryemadhi
Është 21 vjeç, studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, një nga themelueset e FRESSH-it të qytetit të Tiranës dhe të Shqipërisë. Në takimet themeluese, 15 janar 1992, ajo u zgjodh në Kryesinë e FRESSH-it. Në Kongresin e Parë dhe të Dytë u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Forumit Eurosocialist.
Monika Kryemadhi është kryetare e Forumit Eurosocialist të qytetit të Tiranës dhe anëtare e Kryesisë së Komitetit Drejtues të PS-së të Kryeqytetit. Është dhe anëtare e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH.
SOT GAZETA E VOGËL E SË DJELËS
Ne te do te lexoni:
Lidhjet kulturore shqiptaro-amerikane
Apel i artistit te madh Ibrahim Kodra
590 vjetori i lindjes se heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu
"Deshtimi i Profecise"
nga Albert Kamy
Faqe 7,8,9,10