A do ta shqyrtojë Plenumi i Kasacionit "Dosjen Nano"?
Në Gjykatën Kushtetuese: Sot jepet vendimi
Shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për të shpallur antikushtetues mbledhjen e Plenumit të Gjykatës së Kasacionit
Fatos Nano paraqitet si palë e tretë në gjyq me avokatin Sanxhaku
Sanxhaku: "Kërkoj që Gjykata Kushtetuese të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme shqyrtimin e çdo çështjeje derisa parlamenti të miratojë ligjin përkatës".
Lexoni në faqen 3
Nënvizojmë
Përsëri zhurmë...
Propaganda e partisë në pushtet, ashtu siç pritej, me nis[m]in[?] e vetë kreut të saj dhe njëkohësisht President i Republikës, zotit Sali Berisha, ka mobilizuar ç'do njeri të saj për ta paraqitur vizitën e tij në SHBA si një fitore të jashtëzakonshme të PD-së.
Propaganda e partisë në pushtet, ashtu siç pritej, me nismën e vetë kreut të saj dhe njëkohësisht President i Republikës, zotit Sali Berisha, ka mobilizuar çdo njeri të saj për ta paraqitur vizitën e tij në SHBA si një fitore të jashtëzakonshme të PD-së. Këtë qëndrim mbajti Berisha edhe në Konferencën e djeshme të shtypit. Kuptohet që këtë as në Shqipëri as jashtë saj, nuk e beson kush. Sepse është vetë fitorja e demokracisë dhe jo angazhimet personale apo ardhja në pushtet e një force politike, qoftë ajo edhe PD-ja, faktorë që hapin rrugën e një bashkëpunimi të ngushtë midis Shqipërisë së vogël dhe vendit më të madh demokratik të botës. Presidenti Berisha dhe PD-ja sillen në këtë mënyrë sepse duan të ruajnë monopolin e demokracisë, duke patur në gjithë veprimtarinë e tyre praktike amëndi që bije ndesh me këtë aspiratë. Ato kujtojnë se opozita duhet të rrijë sus, sepse PD-ja dhe Berisha i ditkan mirë të gjitha punët. Edhe tonet e larta të kundërshtimit të çdo optike tjetër, qoftë edhe të një mendimi çfarëdo të një force politike opozitare apo të çdo politikani jo të PD-së, janë shprehje e praktikave moniste, të frymës së diktatit dhe të përpjekjeve për mbytjen e alternativave të tjera. Natyrisht këto qëndrime nuk u bëjnë nder autorëve të tyre.
Është ky shkaku, që pa u kthyer mirë Berisha nga SHBA, propaganda e partisë në pushtet është përpjekur që me çdo kusht ta paraqesë Partinë Socialiste jo vetëm si një forcë antiamerikane, por që në mënyrë të natyrshme i kundërvihej kësaj vizite. Ajo harron se Partia Socialiste ka përshëndetur menjëherë, që kur u shpall, këtë vizitë dhe këtë e bëri për hir të interesave të larta të Shqipërisë dhe të forcimit të bashkëpunimit shqiptar[o]-amerikan, dhe aspak për t'i bërë qejfin Berishës apo për të nxjerrë ndonjë përfitim politik nga ky qëndrim.
Bashkëpunimin shqiptaro-amerikan në rritje dhe në të gjitha fushat ne e shohim si nevojë jetike të zhvillimit të demokracisë dhe të përparimit të Shqipërisë. Në këtë optikë ne gëzohemi për të gjitha hapat pozitive që hidhen dhe që i shërbejnë interesave tona kombëtare, ashtu siç kuptojmë se kanë vlerë edhe vërejtjet apo opinionet e ndryshme që mund të japim për çdo problem në shërbim të këtij objektivi madhor. Autorët e propagandës antisocialiste, që kërkojnë të na bëjnë ne me çdo kusht armiq për gjithçka dhe me këdo, harrojnë që demokracia pluraliste e ka domosdoshmëri oponencën konstruktive. Dhe këtë rol të oponencës mund ta luajë vetëm një opozitë e fortë, e qartë, bindëse, dhe kurrsesi jo servile, mediocre pa personalitet.
7 vjet burg për dy të akuzuarit si agjentë të zbulimit jugosllav
Shkodër
- Përfituan nga Kodi i Ri Penal
Lexoni në faqen 6
Punëtorët nuk mund të bëhen pronarë të fabrikës
Pas shpërndarjes se bonove të privatizimit
-Punëtorët e ndërmarrjes së Grumbullim-Përpunimit në Korçë i shkruajnë Presidentit të Republikës,
Faqe 4
Dita e parë e shkollës
Në foto: Dje në shkollën "Kosova" në Tiranë
Sfide
Kërkon çantë djali im
Me Tom e Xherr e lepur...
Ku je, klasëpara ime,
Ti trastë nga nëna qepur?!
Po unë s'do rri t'i bëj moral:
“Ta dish ty atë çka begur...”
Do ta sfidoj Tregun e Lirë
Me xhepin tim të tretur!
FATMIR MUSAI
Dy të plagosur rëndë pas përplasjes së një autobuzi afër Tiranës
Dy vetë u plagosën rëndë ditën e hënë kur një autobus i mbushur plot, ra prej një ure jashtë Tiranës, thanë dëshmitarët.
Rreth 65 nxënës shkollore dhe tregëtarë ishin në autobusin që po i drejtohej Tiranës, kur ai në mënyrë të papëgjegjshme doli jashtë rruge në orën 07.00 në lindje të kryeqytetit.
Një zëdhënës i spitalit të Tiranës tha se dy persona ishin nën kujdes intensiv dhe për 17 nevojitej kurim për gjymtyrët e thyera dhe plagosjet në kokë.