Shkelje kushtetuese në emër të luftës kundër genocidit
- Pushteti politik i Berishës me metoda të dhunëshme dhe antikushtetuese kërkon të mënjanojë nga jeta politike intelektualët e shquar dhe politikanët e rinj të PS dhe të partive të tjera të opozitës
- Ligje të tilla antidemokratike dëshmojnë për frikën që ka pushtuar lidershipin e sotëm shqiptar përballë alternativave të kundërshtarëve të tij politikë
Dje u bë i njohur projektligji “Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”.
Që në fillim mund të thuhet se me përmbajtjen e këtij projektligji, nëse ai do të miratohet, fillon etapa e një genocidi cidi të ri në emër të luftës kundër projektligjit...
...Ky projektligj nuk mund të pengojë bijtë e ndershëm të popullit, intelektualët dhe politikanët e rinj të tij, të japin kontributin e tij të vlefshëm për vendin. Ky ligj nëse do të miratohet, do të jetë i përkohshëm sepse do të abrogohet menjëherë nga Parlamenti i ardhshëm. Berisha dhe shërbëtorët e tij do të dalin të humbur nga kjo betejë politike.
Faqe 3
Nano në burg vazhdon të akuzojë shtetin shqiptar për krim kundër të drejtave të njeriut
Gjykata e Kasacionit tërhiqet nga shqyrtimi i “Dosjes Nano”. Nga dita e djeshme Dosja kaloi në Gjykatën e rrethit Tiranë
Shërbëtorët e pushtetit politik
Lexoni në faqen 2
“Antikosovarizmi” i Dokles dhe “shqiptarizmi” i Palokës
Shkruan Posaçërisht për “Zërin e Popullit” MERXHAN AVDYLI Ish i burgosur politik aktualisht deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës
Çfarë logjike mund të jetë ajo kur i thuhet dikujt: ti nuk je ai që je. Vetëm armiqtë tanë na kanë thënë dhe na thonë vazhdimisht: ju shqiptarët nuk jeni shqiptarë.
Çfarë logjike mund të jetë ajo kur i thuhet dikujt: ti nuk je ai që je.
Vetëm armiqtë tanë na kanë thënë dhe na thonë vazhdimisht: ju shqiptarët nuk jeni shqiptarë.
Edi Paloka dhe nëngjashmit me ndihmën e “qikistëve” dhe “bujqve” prishtinas, edhe më tutje mund të herrin nga ara e shqiptarizmes “shqiptarët e huaj”, por para se gjithash duhet ta dinë se shqiptarizma nuk është pronë private e ndojkujt për të mbjellur në të ç’ka të dojë dikush, qoftë ai demokrat, socialdemokrat, demokristian, liberal, socialist, komunist, fashist...
Lexoni në faqen 12
Manifestim i madh i kulturës popullore
Festivali Folklorik Kombëtar i Beratit
Dje, në qytetin muze të Beratit, në një atmosferë festive, të cilën e bënin më të bukur kostumet e larmishme popullore të mëse 1500 pjesmarrësve nga të gjitha trevat e Atdheut, filloi Festivali Folklorik Kombëtar.
Ky Festival përfaqëson një manifestim të fuqishëm të artit dhe të kulturës së popullit tonë.
Krahas përfaqësuesve të të gjitha rretheve të vendit, si dhe grupeve folklorike të ardhura nga diaspora, në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti të madh, mori pjesë edhe Presidenti i Republikës dhe personalitete të tjera të larta.
Dje pasdreke, pas parakalimit të grupeve folklorike në rrugët kryesore të qytetit të Beratit, u organizua ceremonia e hapjes e shoqëruar me një koncert mirëseardhjeje të grupeve më të mira të përzgjedhura për këtë veprimtari nga zonat folklorike të këtij rrethi mikpritës.
Në konkurrimin e ditës së parë të Festivalit u paraqitën grupet folklorike të Krujës, Lushnjes, Mirditës, të një grupi nga Kosova si dhe të rretheve të Elbasanit dhe Vlorës. Artdashësit e shumtë që ndoqën këtë veprimtari dalluan, veç të tjerave përgatitjen e lartë të artistëve popullorë për të sjellë vlera të reja e të pasbuluara në këtë takim të madh, si dhe individualitetet më të spikatura, si këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë.
Ndërsa sot në ditën e dytë do të konkurrojnë grupet e Librazhdit, Sarandës, Matit, Fierit, shqiptarë nga ish-republika jugosllave e Maqedonisë, Mallakastrës, Pogradecit e Tiranës
FESTIVALI FOLKLORIK KOMBËTAR BERAT 1995
Dje, në qytetin muze të Beratit,