Indiferenca e shtetit është fatale për njerëzit e jetën e tyre
Përmbytje e madhe në shumë zona e rrethe të vendit
-Në Has humbin jetën 3 vetë. Dëme të mëdha materiale, shkatërrohen rrugë, nënstacione e rrjeti elektrik, pengohet komunikacioni, kërcënohet jeta e qytetarëve, rrezikohen me dhjetra shtëpi banimi -
Lexoni ne faqen 8
Ku po shkon Zef Brozi?... A e kërcënon burgu?
Berisha hakmerret
-Mbremë parlamenti diskutoi me procedure te shpejtuar propozimin e Berishes per shkarkimin e Zef Brozit nga te gjitha detyrat ne Gjykaten Kushtetuese dhe me procedure akoma me te shpejtuar e shkarkon ate duke zevendesuar me zotin Avni Shehu
-Seanca parlamentare për shkarkimin e Zef Brozit ishte e paligjshme, fallsifikohet numri i pjesmarrjes së deputetëve duke futur në të edhe Shkëlqim Canin, Gramoz Pashkon e Arben Imamin -
Me unanimitet të plotë, me 73 vota pro, duke përfshirë edhe votën e Pashkos, Canit e Imamit nga shtëpia, PD-ja e shkarkoi Zef Brozin. E shkarkoi jo vetëm si Kryetar të Gjykatës së Kasacionit por edhe si gjyqtar. Siç duket, Presidenti i Republikës nuk paska fjetur gjumë dje në drekë. Kjo jo nga lajmet dhe pamjet tronditëse të përmbytjeve të këtyre ditëve. Ai gjatë kësaj kohe u angazhua me përpilimin e dërgimin në Parlament të Dekretit për shkarkimin e Zef Brozit...
Me qëndrimin ndaj Brozit, Berisha nga njëra anë synon të vendosë kontroll absolut mbi organet e drejtësisë dhe nga ana tjetër t'u tregojë kundërshtarëve të tij se cili mund të jetë fati i tyre.
Lexoni ne faqen 4
Në politikë as nuk kemi hyrë dhe as nuk largohemi me ligjiet e Berishës
Konferencë shtypi e nënkryetarëve të Partisë Socialiste Servet Pëllumbi e Namik Dokle
Kryesia e Partisë Socialiste te Shqipërisë organizoi dje ne mesditë një konferencë shtypi rreth situates politike aktuale në Shqipëri dhe qëndrimeve te Partisë Socialiste ndaj saj.
Në fillim zëvendëskryetari i kësaj partie Dr. Servet Pëllumbi tha se situaten politike shqiptare këto dite e kane dominuar dhe vazhdojnë ta dominojne tre çështje:
Së pari,vizita e Presidentit të Republikës e SHBA, për të cilen ka dy vizione,njëri euforik, i Berishes dhe tjetri realist,ai i opozitës.
Së dyti,pavarësia e gjykatave, e cila u sakrifikua edhe një herë vetëm e vetëm që të mbahet në burg kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe për të goditur cdo shfaqje, pavarësie në pushtetin gjyqesor.
Së treti, miratimi nga kryesia e PD dhe grupi i saj parlamentar i një projektligji gjoja antigenocid, qe eshte model i antiligjit,model i hakmarrjes politike, qe drejtohet kunder atyre qe mendojne ndryshe, qe percan shqiptaret pikërisht ne momentin kur diskutohet problemet e ish Jugosllavisë, me te cilat është i lidhur edhe ai i Kosovës. Mendojmë se një ligj i tillë nuk i sherben demokracise,nuk u sherben shqiptareve e Çështjes shqiptare por “të tretëve”.
Prandaj ne do ta denoncojmë atë në Parlament dhe nuk do ta zbatojmë deri sa kemi një Ligj Kushtetues mbi të drejtat e njeriut, me të cilin ai është i papajtueshëm.
Për të shprehur pozicionet e PS-së për të tria këto çështje, që lidhen ngushtë me njëra-tjetrën, organizojmë këtë Konferencë Shtypi.
Jemi të hapur për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja.
(vijon ne faqen 2)
"Nen Sali Berishen Shqiperia mbeti nje shtet policor"
"Berisha është me të vërtetë aq pa prestigj përpara shqiptarëve për sundimin e tij autokratik, sa që ata e hodhën poshtë kushtetutën që ai u ofroi në referendumin e vitit të shkuar. Është e sigurtë humbja e partisë së Berishës në zgjedhjet parlamentare të pranverën e ardhëshme, në se do të ketë zgjedhje të lira".
Lexoni ne faqen 5
Harmonia nderetnike - e vetmja alternative per stabilitetin e Maqedonise
-Interviste me Abdurrahman Alitin, kryetar i PPD-se, Maqedoni
Eshte shume e lehte t'i fusesh njerezit e pakenaqur ne lufte, veshtire ti ruash ata. Dhe ne do ti ruajme
Eshte shume e lehte t'i fusesh njerezit e pakenaqur ne lufte, veshtire ti ruash ata.
Dhe ne do ti ruajme
Lexoni ne faqen 12