Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 23.09.1995

Atentati më i egër kundër demokracisë kushtetuese

Miratohet vetem me votat e PD-se edhe një ligj tjetër antikushtetues Një antiligj që nuk e ka jetën të gjatë

Servet Pëllumbi: "Ne e kemi të qartë, do të përpiqemi t'ua bëjmë të qartë të gjithëve, se Berisha me ligjin famëkeq antigenocid, që do të hyjë në histori si “Ligji Berisha”, synon t'i japë rrugën përdorimit të genocidit në zgjedhjet e ardhshme, për t'iu shtuar “Buxetave” të Majit 1994, të mbledhura në Libofshë, buqetat e shtatorit të mbledhura në Kasacion, të Tetorit e kështu me radhë deri në zgjedhje. Po më tej për muajt e dimrit, kur “lulet” gjenden më me vështirësi ç'ka sajuar e ç'kanë skenarët e Berishës e të PD-së?

Pra, zotërinj deputetë Projektligji antigenocid është një blof. Si nga përmbajtja, ashtu dhe nga koha e zgjedhur për ta diskutuar e miratuar në parlament ai është diametralisht në kundërshtim me rrjedhën logjike të proceseve demokratike, prandaj ju ftoj që t'i themi me vendosmëri “JO”. Faqe 2-3-4
Servet Pëllumbi Dr.alfred Paloka Libofshë

"Ligji Berisha" ose "Ligji i gjakmarrjes politike"

i paralajmëruar në shtyp si nismë e një grupi intelektualesh proqeveritar mbrëti dje në Parlamentin Shqiptar për të marrë votat e deputetëve të popullit. Demokracia shqiptare pesoi dje krizjen e radhës duke shtuar të çarën drejt nje neodiktature në Shqipëri. Elementi i vetëm që ndan demokracinë nga diktatura-drejta për të zgjedhur- u tentua ti hiqej dje një grupi të tërë politik i inkuadruar në opozitën politike shqiptare. Edhe pse votat e shumicës njenjygjeshe vune ne krah te heqjes se kësaj të drejte ligji kushtetues shqiptar duket se mbeti sërish në krah të këtij grupimi politik që u tentua të nxirrej nga tempulli i demokracisë. Vota e djeshme u pasqyrua ne diskutime ne parim te mbajtura gjatë gjithë ditës. Përkrahësit e Berishes ose "marionetat e tij"-siç i quajti opozita-insistuan ne mosrefuzimin dhe miratimin e këtij ligji duke bërë insinuata inkriminuese për PS dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Ndërkohë kundërshtarët politikë të tyre, forcat opozitare, denuan krimet e diktaturës së kaluar dhe theksuan se legjislacioni shqiptar- për të cilin kane votuar të gjithë deputetët- ka qënë i mjaftueshem për të penalizuar me kohë ushtruesit e krimit. Vija ndarëse ne qendrime e paralajmëruar ne shtyp u shfaq dje ne Parlament se pari nga Arbnori. "Ne keto tre vjet nuk u bë asnje proces politik por që të mos perseriten me procese të montuara "Ligji Berisha" ose "Ligji i gjakmarrjes politike" i paralajmëruar në shtyp si nismë e një grupi intelektualesh proqeveritar mbrriti dje në Parlamentin Shqiptar për të marrë votat e deputetëve të popullit. Demokracia shqiptare pesoi dje krizjen e radhës (vijon ne faqen 4)
Dr.alfred Paloka Arbnori Shqipëri

Berati dhe gjithë Shqipëria

Në ditën e tretë të Festivalit Folklorik Kombëtar ffk Berati dhe gjithë Shqipëria Shpaloset madhështia dhe vitaliteti i artit popullor Faqe 13
Berat Shqipëri

Përse kaq shumë dëme?!

Kronikë e një përmbytjeje të paralajmëruar nga indiferenca e shtetit Faqe 7

“Përvojë” turke...

.:Edhe Tansu Ciller, kryeministrja e Turqisë mike, dha dorëheqjen Nënvizojmë: . Askush nuk çuditet për kete akt të saj, ashtu si nuk janë çuditur kur ka dhënë dorëheqjen Presidenti i SHBA Nikson, kur ka dhënë dorëheqjen disa herë ish Kryeministri italian Andreoti, kur ka dhënë dorëheqjen “Zonja e hekurt”, ish kryeministrja e Anglisë, Margaret Theçer, kur ka dhënë dorëheqjen laureati i çmimit “Nobel” për Paqe, ish presidenti sovjetik Mihal Gorbaçov, kur ka dhënë dorëheqjen Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste e demokratike, Ramiz Alia, kur ka dhënë dorëheqjen “Demokracia e Re”, Konstandin Micotaqis, kur ka dhënë dorëheqjen. Vetëm kryeministri Meksi dhe qeveritarët shqiptarë qëndrojnë si monumente kulture në karriget që kanë zënë.
Nikson Andreoti Margaret Theçer Mihal Gorbaçov Ramiz Alia Turqi SHBA Britani Shqipëri