Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 23.09.1995

Atentati më i egër kundër demokracisë kushtetuese

Miratohet vetem me votat e PD-se edhe një ligj tjetër antikushtetues "Ligji Berisha" ose "Ligji i gjakmarrjes politike" i paralajmëruar ne shtyp si nisëm e një grupi intelektualesh proqeveritar mbriti dje ne Parlamentin Shqiptar per te marrë votat e deputetëve te popullit. Demokracia shqiptare pesoi dje krizjen e rradhës duke shtuar të çarën drejt nje neodiktature në Shqipëri. Elementi i vetëm që ndan demokracinë nga diktatura- e drejta për tu zgjedhur- u tentua ti hiqej dje një grupi te tërë politik i inkuadruar ne opozitën politike shqiptare. Edhe pse votat e shumicës njengjyrëshe vunë ne krah te heqjes se kësaj te drejte ligji kushtetues shqiptar duket se mbeti sërish ne krah te këtij grupimi politik që u tentua të nxirrej nga tempulli i demokracisë. Vota e djeshme u pasqyrua ne diskutimin ne parim te mbajtur gjatë gjithë ditës. Përkrahësit e Berishës ose "marionetat e tij" -siç i quajti opozita- insistuan ne mosrefuzimin dhe miratimin e këtij ligji duke bërë insinuata inkriminuese për PS dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Ndërkohë kundërshtarët politikë të tyre, forcat opozitare, denuan krimet e diktaturës së kaluar dhe theksuan se legislacioni shqiptar- për të cilin kane votuar te gjithë deputetët- ka qenë i mjaftueshem per të penalizuar ne kohe ushtruesit e krimit. Vija ndarëse ne qëndrime e paralajmëruar ne shtyp u shfaq dje ne Parlament se pari nga Arbnori. "Ne keto tre vjet nuk u be asnje proces politik por që te mos perseriten me procese te montuara" "Ligji Berisha" ose "Ligji i gjakmarrjes politike" i paralajmëruar ne shtyp si nisëm e një grupi intelektualesh proqeveritar mbriti dje ne Parlamentin Shqiptar per te marrë votat e deputetëve te popullit. Demokracia shqiptare pesoi dje krizjen e rradhës (vijon ne faqen 4) Një antiligj që nuk e ka jetën të gjatë Servet Pëllumbi: "Ne e kemi të qartë, do të përpiqemi t'ua bëjmë të qartë të gjithëve, se Berisha me ligjin famëkeq antigenocid, që do të hyjë në histori si "Ligji Berisha", synon t'i hapë rrugën përdorimit të genocidit në zgjedhjet e ardhshme, për t'iu shtuar "Buxhetave" të Majit 1994, të mbledhura në Libofshë, buqetat e shtatorit të mbledhura në Kasacion, të Tetorit e kështu me radhë deri në zgjedhje. Po më tej për muajt e dimrit, kur "lule" gjenden më me vështirësi ç'ka sajuar e ç'kanë skenarët e Berishës e të PD-së? Pra, zotërinj deputetë Projektligji antigenocid është një blof. Si nga përmbajtja, ashtu dhe nga koha e zgjedhur për ta diskutuar e miratuar në parlament ai është diametralisht në kundërshtim me rrjedhën logjike të proceseve demokratike, prandaj ju ftoj që t'i themi me vendosmëri "JO". Faqe 2-3-4 Me turp e filluat këtë parlament dhe me turp po e mbyllni
Servet Pëllumbi Berisha Arbnori Shqipëri Parlamenti Shqiptar Libofshë

"Përvojë" turke...

..Edhe Tansu Ciller, kryeministrja e Turqisë mike, dha dorëheqjen. Nënvizojmë: Askush nuk çuditet për kete akt të saj, ashtu si nuk janë çuditur kur ka dhënë dorëheqjen Presidenti i SHBA Nikson, kur ka dhënë dorëheqjen disa herë ish Kryeministri i ri italian Andreoti, kur ka dhënë dorëheqjen "Zonja e hekurt", ish kryeministrja e Anglisë, Margaret Theçer, kur ka dhënë dorëheqjen laureati i çmimit "Nobel" për Paqe, ish presidenti sovjetik Mihal Gorbaçov, kur ka dhënë dorëheqjen Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste e demokratike, Ramiz Alia, kur ka dhënë dorëheqjen "Demokracia e Re", Konstandin Miçoataqis, kur ka dhënë dorëheqjen. Vetëm kryeministri Meksi dhe qeveritarët shqiptarë qëndrojnë si monumente kulture në karriget që kanë zënë.
Tansu Ciller Nikson Andreoti Margaret Theçer Mihal Gorbaçov Turqi SHBA Britani Shqipëri

Përse kaq shumë dëme?!

Kronikë e një përmbytjeje të paralajmëruar nga indiferenca e shtetit Faqe 7