Zëri i Popullit
E dielë 24.09.1995
Antiligji po fiton të drejtën e qytetarisë
Ne njohim të drejtën kushtetuese dhe jo paçavuren e Berishës
Diskutimi i Kryetarit te grupit parlamentar Socialist Namik Dokle
Qëndrimi i PS-se ndaj shtetit të diktaturës është i qartë dhe i prerë. Ai është që qendrimi programor, as konjuktural dhe as pragmatist. Ndërkohë që Berisha dhe propaganda e tij rreket te vertetoje se PS nuk ishte "distancuar" ne gjëndrazinë e krimit komunist me program:
"Ne dënojmë prerazi regjimin komunist, metodat e tij politike, sociale dhe ekonomike që nuk mund të siguronin zhvillimin e shpejtë të vendit dhe ngritjen e mirëqënies së individëve. Ne hedhim poshtë praktikën e partisë-shtet e të diktaturës së Enver Hoxhës, çfardo ideologjizimi e gjithçka, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe perndjekjen e emër te "luftës së klasave"
(Programi i PS-faqe 60)
Me siguri e njohin këtë qëndrim programor të PS ata që janë iniciatorë për të ashtuquajturin ligj kundër genocidit. Por vijmë këtu në parlament dhe na citojnë gazetarë, rapsoidë, maço dhe minj. Mirë, zotërinj, une po ju citoj një lider lirie dhe demokracie europiane, fjalet qe ai tha kur parlamenti anglez dhe mandatin e drejtoj qeverinë e luftës kundër fashizmit. Atë ditë, Çurçilli tha: "Kush mendon të ndërtojë të tashmen, duke u marrë me të kaluarën, humbet të ardhmen".
E tha këtë lider i madh i lirisë dhe demokracisë europiane, ne kohën kur ne bote, krahas Hitlerit kishin filluar të mbijnë ballistë, ustashët, çetnikët. Prandaj ka kaq pasion ballistët edhe këtu nga disa pinjollë të djathtë.
Doni të ktheni skenen politike të luftës partizane-balliste? Të humbur e keni davanë, sepse çdo e vërtetë mund të mbulohet, por jo e vërteta e lirisë. Ata që vënë lule, apo flasin për luftën çlirimtare me demagogji e tejskajshme, ata që dekorojnë Hysni Lepenicat, Gjon Marka Gjonët, kane qvarrosur natën, hajdutësh, generalin e parë të rezistencës Antifashiste ne Europe, Myslym Pezën. Dhe mos harroni zotërinj, se këtë fjalë e tha para generalit De Gol. Dhe mos harroni zotërinj se edhe kandidati i ardhshëm për president te SHBA, Bob Dol, e shpalli këtë kandidaturë në një ditë të shënuar të jetës së tij: në 50 vjetorin e plagosjes në luftën kundër fashisteve.
Kurse ju kur kërkoni llogari këtu se ne ç'qëndrim vrame ballistet. A mos vallë Myslym Peza me shokë e kishin mikrofonat e parlamentit dhe te therrisnin: "Ej, Ballistë, largohuni sa po vrasim gjermanët!" Kush u bashkua me pushtuesin, fatin e tij peson. Flisni për gjeneralët e diktaturës a burgosi. E vlerësoj këtë qëndrim. Por njëkohësisht shtroj pyetjen: Kush e spiunoi ne burg Gjin Markun?! Një kolonel i sigurimit thotë Arbnori. Por kolonel kapa turre edhe dy tre minj qe i sillen rrotull. Dhe ju zoti Pjeter, që paskeni të drejtë të hapni arkivat për te gjetur alibite tuaja, hapni ato perseri dhe gjeni: Kush e spiunoi Gjin Markun e paskët spiunimi ai nuk doli me nga burgu për vdekje?
Eshtë krejt e qartë se ata që iniciuan këtë ligj, e dinë...
fare mirë se PS ka denuar dhe është kundër:
- luftës së klasave dhe pasojave të saj;
- vrasjeve pa gjyq dhe gjyqeve politike;
- torturave të përdorura në kundërshtim me ligjet e kohës;
- trajtimit çnjerëzor te te burgosurve politikë dhe të burgosurve të tjerë;
- çpronësimeve masive dhe të dhunshme;
- shkatërrimit të vlerave kulturore;
- përçmimit e diskriminit shoqëror;
- dëbimeve dhe internimeve masive;
- e të tjera veprime të shtetit totalitar që përmenden në deklaratën e Komisionit Nismëtar për dënimin e krimeve të diktaturës enveriane.
Në këtë forum ka sigurisht edhe njerëz që kanë vuajtur, edhe intelektualë të vërtetë që meritojnë respekt. Por, ne keto nisma perzihen me së shumti dhe ata që dje kanë qenë sherbëtorët më zealoush të diktaturës dhe sot janë servilë të pështirë të neodiktaturës apo te genocidit politik, po të shprehemi me termin e shpikur prej vetë atyre.
Po te jete se vertete duam të denojmë genocidin dhe ata që e kryen, ejani ti marrim me rradhë. Njerëzit pyesin:
Kush ka bërë genocid?
Ndreqi Plasari apo Ilir Meta e Pandeli Majko?
Flisni për genocid fetar?
Dy prifterinjtë e fundit në Shkodër i denuan më 1974 dhe për çfarë? Për një pagëzim ilegal. Thoni kush e beri? I përbëndshmi Rustem Gita, që dje linçoi Zef Brozin. Flisni per genocidin [?]
(vijon ne faqen 3)
Kur je ne pushtet s'do te thotë se ke të drejtë të vësh këmbë mbi kokën e tjetrit
Ne faqen 2,3,4 do te lexoni diskutimet e plota te deputeteve socialiste mbajtur pardje ne seancen plenare te Kuvendit Popullor
Fatos Nano i pari kryeminister pas permbysjes se regjimit komunist
Lexoni ne faqen 6 koment i gazetarit te BBC-se
Djemte e majte skicojne politiken e shekullit te 21
-Me te rinjte socialiste te botes
Lexoni faqe 5
SOT GAZETA E VOGEL E SE DIELËS
Inkuizicioni i Berishes kunder Dritero Agollit
Krijimtari nga Neshat Tozaj dhe Dalan Shapllo
90-vjetori i lindjes se Greta Garbos
Me tej lexoni ne faqet 7,8,9,10,