Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 27.09.1995

Gjirokastra me “Duart lart”

Masa të egra policore Speciale të ditës (jo nga TV, por nga të Ministrisë së Brendshme), nga ato që mbërrijnë për ngjarjet pista në Kakavi e Lazarat, mandumam, jemi që jemi, le të ushtrojmë pak dhunë, pak terror e pak shtetrrethim në qytetin e kulturuar e të urtë. Dhe nuk ia përtuan, hynë në hotele e nxorrën klientët në mes të natës, bllokuan sheshe e automjete me radhë, ndaluan qytetarë me dhjetra e kontrolluan, bastisën klube e lokale bilardosh dhe rrahën e keqtrajtuan. Rrahën me grushte, bile dhe duke i rënë njerëzve të thjeshtë në kokë e në bark. Një gjë e padëgjuar dhe e pangjarë kurrë këtu. Mbremjen e të hënës qyteti u tkurr e u mblodh si në shtetrrethim, ra në xhanxh, xhing. Çështja gjithë kjo urrejtje ishte pyetja e parë dhe më e thjeshtë atyre që u dhunuan e u goditën, e të gjendurve në skena të tilla, e prindërve dhe qytetarëve. Ç'ka ndodhur që shteti detyron e ngrre i kështu me duar përpjetë popullin e tij? Do të rrjep ca ditë “brisku„ në Gjirokastër, dëgjon (Brisku quhen furgonet plot polici). Brisku don të ruajë siç duket. Don të ruajë brisku, por berberi duhet ta gjejë se nga një herë siç thonë njerëzit në këte rast, vetë per lesh e del i qethur. Mund te dalësh dhe i rruar fare. PD-ja dhe qeveria e saj po luajnë lojra të rrezikshme në zonat e saj të humbjes.S'bën gjë tjetër veçse thellon humbellen e ardhshme. Droge dhe armë që goja i kërkon, nuk i ka populli. E para ka zënë shtetin, atë që ka në dorë edhe të dytën, armen. Thanas Dino
Thanas Dino Gjirokastër Kakavi Lazarat

Nënkryetari i PSSH e kryetari i FRESSH-it, Ilir Meta priti delegacionin e Rinisë Laburiste të Norvegjisë

Diten e djeshme paradite Nënkryetari i PSSH e kryetari i FRESSH-it Ilir Meta priti delegacionin e Rinisë Laburiste të Norvegjisë, të kryesuar nga presidenti i saj, Trond Giske, anëtar i Presidiumit të Partisë Laburiste. Në përbërje të delegacionit ishin edhe zëvendëspresidentja e Internacionales së Rinisë Socialiste Rita Otervik dhe Sekretari Ndërkombëtar Ulf Tore Isaksen. Në takim merrnin pjesë Sekretarja e Përgjithshme e FRESSH-it, zëvendëspresidente e Internacionales së Rinisë socialiste, Monika Kryemadhi e Sekretari Ndërkombëtar i FRESSH-it, Gjergj Koja. Ilir Meta, i njohu miqtë norvegjezë me situatën e vështirë politike në vend dhe me qëndrimet konstruktive të PSSH për ta përballuar atë. Në veçanti ai foli lidhur me zhvillimet e fundit në Gjykatën e Kasacionit, Çështjen Nano dhe ligjin për dënimin e genocidit që synojnë në goditjen e opozitës politike dhe veçanërisht PS, si forcën kryesore të saj. Drejtuesit e Rinisë Laburiste të Norvegjisë vlerësuan rolin e PSSH për të ndërtuar një shtet ligjor dhe demokratizimin e vendit si dhe shprehën solidaritetin e tyre me Çështjen Nano, si një çështje e mirëfilltë politike. Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja i njohën miqtë norvegjezë me rolin e FRESSH-it në jetën politike aktive të ardhme të tij.Në takim u bisedua për projekte konkrete midis FRESSH-it dhe Rinisë Laburiste të Norvegjisë. Po të dielen delegacioni i Rinisë Laburiste të Norvegjisë përfundoi vizitën në vendin tonë i ftuar nga FRESSH. Zëdhënësi i FRESSH-it
Ilir Meta Trond Giske Rita Otervik Ulf Tore Isaksen Aleksandër Gabali Norvegjisë

Fini ne Tirane

Me ftese te Partise Demokratike te Shqiperise dje mberriti ne Tirane Kryetari i Partise Aleanca Nacionale (Neofashiste) te Italise Xh.Fini. Ai u prit ne aeroport nga sekretari i Pergjithshem i PD-se Tritan Shehu.Gjate veprimtarive te djeshme vlen per tu theksuar fakti qe kryetarin e neofashisteve italiane e priten ne takime te veçanta Presidenti i Republikes Sali Berisha, Kryeministri Aleksander Meksi dhe Nenkryetari i Parlamentit Tomorr Malasi.
Xh.fini Tritan Shehu Sali Berisha Aleksandër Meksi Tomorr Malasi Tiranë Itali Shqipëri

Me nenkryetarin e Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj

Takime te z. Urban Ahlin, anetar i komisionit te jashtem te parlamentit suedez: ... dhe zëvendespresidenten e Internacionales së Rinisë Socialiste Monika Kryemadhi Takime te z. Urban Ahlin, anetar i komisionit te jashtem te parlamentit suedez: Me nenkryetarin e Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj Dje paradite nenkryetari i Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj priti anetarin e Komisionit te Jashtem te Parlamentit te Suedise z. Urban Ahlin ne seline e Kuvendit Popullor. Në këtè takim Nënkryetari i Kuvendit Popullor e njohu deputetin suedez me funksionimin e Kuvendit Popullor. Veçanërisht ai u ndal në situatën e tensionuar politike në vend të provokuar nga veprimet antiligjore të shumicës në Parlament të cilat drejtohen kunder opozites. ... dhe zëvendespresidenten e Internacionales së Rinisë Socialiste Monika Kryemadhi Dje pasdite në selinë e PSSH zëvendespresidentja e Internacionales së Rinisë Socialiste Monika Kryemadhi priti deputetin e PSD të Mariedstadit z.Urban Ahlin dhe Aleksandër Gabali në krye të PSD së Malmoes. Në takim merrte pjesë Sekretari Ndërkombëtar i FRESSH-it Gjergj Koja. Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja e njohën z.Ahlin me situatën e rënduar politike në vend dhe kontributin që jep FRESSH për të mbrojtur e zhvilluar demokracinë në Shqipëri e cila rrezikohet nga politika antidemokratike e Partisë në pushtet. Nga ana e tij z.Ahlin vlerësoi kontributin e FRESSH dhe PSSH për mbarëvajtjen e demokracisë si dhe shprehu dëshirën e socialdemokratëve suedezë për të zgjeruar marrëdhëniet me socialistët shqiptarë.
Urban Ahlin Shaqir Vukaj Aleksandër Gabali Gjergj Koja Suedise Shqipëri Mariedstadit Malmoes

Lajmërim

Ditën e premte, datë 29.9.1995, në orën 10 zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm drejtues të Partisë Socialiste, me rend dite: “Probleme dhe detyra të punës së partisë në zhvillimet e reja politike paraelektorale”. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Shqipëri