Viti që shkoi i la trashëgim të rinjve një tog pikëpyetjesh politike.
Veçanërisht ditët e fundit të tij, me akuza publike për një varg ish-ministrash dhe deputetësh, e ngarkuan situatën me tensione të reja që naxisin hamendjet dhe kureshtjen e njerëzve, edhe ashtu të tejngopura me sharmin e politikës. Sepse festa e kapërcyellit të viteve zgjat veç dy ditë dhe jeta kthehet sërish në rrjedhën e saj të zakonshme, përkatësisht jonormale kur është fjala për politikën shqiptare.
Dy ishministra në ndejkjen penale, dy deputetë, gjithashtu ishministra, me kërkesën për heqjen e imunitetit. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit nën akuzë? Ç’po ndodh kështu në Shqipëri? Luftë e vërtetë në front të gjerë kundër korrupsionit, apo një show spektakolar për qëllime të caktuara politike? Pse e gjithë kjo tre ditë para festës dhe a nuk mund të bëhej më parë apo më pas? Përgjigja e plotë e këtyre pyetjeve do të jepet gjatë ditëve që do të vijnë. Por material që kemi në duar na jep mundësinë të pamëzojmë qysh tani disa konkluzione dhe parashikime.
Versioni i parë i kuptimit të ngjarjeve të fundit të vitit do të ishte ai sipas të cilit, udhëheqja e lartë e partisë në pushtet ka vendosur ta nisë realisht luftën kundër korrupsionit. Një sërë faktorësh të çojnë në këtë përfundim. Vetë presidenti Berisha dhe drejtuesit e PD-së e pranuan publikisht se Vota «Jo» e 6 nëntorit ishte, krahas të tjerash, votë proteste kundër korrupsionit aq shumë të përfolur. Por ky pohim (i detyruar) i tyre, e kishte bishtin prapa: njerëzit logjikisht shtruan pyetjen: nëse, se ka korrupsion, atëherë kush janë të korruptuarit? Disa deklarata që ia faturuan korrupsionin ndonjë kryetari komune apo ndonjë doganieri, nuk e shuan zemëratën e njerëzve, jo të pakta këta edhe brenda radhëve të vetë PD-së. Midis rreshtave të fjalimeve thuhej gjithashtu të redaktohet? Ky është versioni i parë i tij që do të vijë. pamëzojmë qysh tani disa konkluzione dhe parashikime.
Aktivet e saj në rrethe, nuk është e vështirë të lexohet nervozizmi tyre kur përmenden fjalën «korrupt-sion». Ky nervozizëm i liderëve e kishte burimin në tokën që lëviz nën këmbët e tyre dhe një ditë do të zbrazëj diku. Po të kihet parasysh edhe një luftë midis grupeve dhe klaneve brenda vetë PD-së në kërkim të faktorëve për disfatën e referendumit, është normale të besohet se ka ardhur më në fund koha e tërheqjes të korrupsionit në partinë në pushtet. Ky është versioni i parë d’e më i dëshirueshmi i shpëgimit të ngjarjeve të fundit të vitit që shkoi. Në fund të fundit, kush ka dhunuar ligjin, duhet të përgjigjet para tij dhe «një fund i tmerrshëm» do të ishte më i mirë se «një tmerr pa fund» në kampin e demokratëve.
Por ka edhe fakte që të bëjnë të besosh versione të tjera të kundërta.
HAMDI JUPE
(Vijon në faqen 2)
RRITJE E MADHE E ÇMIMIT TË KARBURANTEVE DHE TË BILETAVE TË UDHËTARËVE
«Dhurgata» e parë e Qeverisë Meksi-3 për vitin 1995
Që në ditët e para të vitit të ri udhëtarët e autobuzëve urbanë dhe ndërurbanë u vunë përpara kërkesës së faturimeve për çmime më të larta të biletave urbane dhe ndërurbane.
Në fillim njerëzit kujtuan se kishin të bënin me abuzime të faturimeve. Por, dje u bë e ditur se nuk është kështu. Me vendim të ... janar është rritur shumë çmimi i karburanteve dhe për rrjedhojë, e biletave të udhëtarëve. Kështu në linjat urbane çmimi i biletave është bërë 7 lekë nga 5 lekë që ka qenë ose është rritur 40 për qind më shumë. Ndërsa rritja e çmimit të biletave të linjave ndërurbane ende nuk është saktësuar për arsye të konfuzionit të krijuar me këtë rast midis pronarëve të automjeteve dhe pasagjerëve. Kjo edhe për faktin se nuk është dhënë një njoftim zyrtar për pasjen e rritjes së çmimit të biletave që do të ndiqet nga rritja e çmimit të karburanteve, në masën 30 për qind, çka do të sjellë rritje zinxhir të çmimeve në tërë piramidën e ekonomisë shqiptare.
Korresp. e «Zërit të Popullit»
e autobusëve urbanë dhe interurbanë u vunë përpara kërkesës së faturinove për çmime më të larta të biletave urbane dhe interurbane. të faturinove. Me vendim të Qeverisë demokratike që me një [tekst i prerë] edhe e çmimit të biletave të linjave ndërurbane edhe këtë Korresp. i «Zërit të Popullit»
Tastë minus proklamonte atëherë pasagjerëve. Kjo edhe për faktin se nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar për çështjen e rritjes së çmimit të biletave që rrjedh nga rritja e çmimit të karburanteve, në mesën çmimeve në tërë piramidën e ekonomisë shqiptare.
Musaraj bën kronikën e zezë të vitit
Konferencë shtypi e Ministrit të Brendshëm
9508 apo 7423 krime? 265 vrasje ose një vrasje në 33 orë, çdo 16 orë një tentativë për vrasje.
- 9508 apo 7423 krime? 265 vrasje ose një vrasje në 33 orë, çdo 16 orë një tentativë për vrasje
- Dhunë në rritje e policisë ndaj qytetarëve. Musaraj: JO!
10.000 apo 17.700 policë? 1 polic për 300 banorë apo 1 polic për 169 banorë?
«Viti që shkoi ishte vit arritjesh të rezultateve të kënaqshme; policia është treguar shumë e aftë në zbatimin e ligjit» - janë këto dy nga konstatimet që ish ministri i rendit i sapoemëruar ministër i brendshëm, zoti Agron Musaraj, bëri dhe në mesditë para gazetarëve për punën e dikasterit që ai drejton.
«I saktë» në frazeologjinë e zgjedhur të shoqëruar me një relacion spjegues, z. Musaraj bëri publike dhe kronikën e zezë të vitit për shqiptarët, duke e konsideruar atë që mund ta zbardhë disi këtë kronikë - punën e policisë - si të kënaqshme. Këtë vlerësim zoti ministër e nxjerr ...
Por sa është real vlerësimi i zotit Musaraj? A i erdhi në këtë fillim viti i venë përballë një morie lajmesh të publikuara në median e pavarur dhe opozitare për vrasje, rrëmbime, trafik klandestinësh, trafik karburanti, e cka është më e rëndësishmja përballë raporteve të organizmave të specializuara ndërkombëtare që e vënë Shqipërinë në qendër të trafikut të drogës si dhe të shkeljes së ...
Zoti ministër i Brendshëm i përball shifra, 1967 - janë krimet kundër personit, 265-vrasje me dashje, 287-tentativë vrasjeje, 4048 - krime kundër pronës, 2290-vjedhje të pasurisë së tjetrit, 214-grabitje të pasurisë së tjetrit, 46-kultivimi i bimëve narkotike dhe trafik droge - ishin të shënuara në relacionin spjegues që dha z. Musaraj. Shifrat janë domethënëse madje i tillë është dhe krahasimi me vitin ’93 sipas të cilit kriminaliteti ka rënë. Por përsëri mund të pyesësh se sa reale është kjo? Pa ditur se ç’qëndra janë ndjekur në përpilimin e pasqyrës apo se shifrat përfshijnë a thithin gjëra të tjera, nga një veprim matematik i thjeshtë del se krime gjithsej janë ndodhur 9503 e jo 7423 siç thotë zoti ministër e për pasojë dhe përqindja e zbulimit të krimit nuk është 85 përqind por 74 përqind. Gjithsesi urimi ynë është që përpara policia jonë të jetë në krah të policive të përparuara të ...
(Vijon në faqen 2)
Deklaratë e gjyqtares Bardha Selenica lidhur me çështjen për të cilën kërkohet heqja e imunitetit të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit zotit Zef Brozi
Gjithë deputetëve të Kuvendit Popullor, organeve të shtypit, masmedias,
- Gjithë deputetëve të Kuvendit Popullor, organeve të shtypit, masmedias,
Unë, Bardha Selenica, gjyqtare e Gjykatës së Kasacionit deklaroj se nënshtetasi grek Kostandinos Kallavas ka ardhur në këtë gjykatë i akuzuar për veprën penale të përgjegjës, mbajtjes e shitjes së lëndëve narkotike të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Mbi këtë dispozitë është mbështetur vendimi i shkallës së parë dhe i gjykatës së apelit, i cili e dënonte me katër vjet heqje lirie.
Nga materialet në dosje rezulton se ...
Shqipëria nuk do të ketë kthim prapa
Intervistë e Dr. Angjstaz Angjeli, deputet i Kuvendit Popullor dhënë gazetarit S. Rrahmani
— Vazhdim i Reformave ekonomike për të arritur: Ndryshim - Zhvillim - Drejtësi - Siguri. — Politikë fiskale për nxitjen dhe mbrojtjen e prodhimit vendas dhe liberalizëm e lehtësi për investitorët e huaj.
Pyetje: Çfarë mesazhi përcjell PSSH përmes Programit të saj për simpatizantët e saj dhe gjithë popullin shqiptar?
Përgjigje: Duke përfituar nga rasti në radhë të parë, dëshiroj t’i uroj një vit të mbarë pune Redaksisë së Gazetës «Zëri i Popullit» dhe gjithë lexuesve.
Paraqitja e Programit të PSSH, i cili tashmë është bërë i njohur, përbënte një domosdoshmëri jo vetëm në jetën politike të Partisë Socialiste, por pa dyshim, edhe për jetën politike të gjithë vendit. Ai është shprehje e qartë politike të PS, e vizionit Europian të saj, e përgjegjësisë që PS merr përsipër për fatet e vendit, të pluralizmit politik, të demokracisë, të vazhdimit të reformave të ekonomisë së tregut duke synuar: NDRYSHIM - ZHVILLIM - DREJTËSI - SIGURI.
Programi i PSSH është gjithashtu, përvetësim, reflektim dhe pasqyrim i trashëgimisë kombëtare dhe ndërkombëtare progresive. I përvojës së reformave politike e ekonomike të vendeve të Europës Lindore dhe i realizimit shqiptar pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Në këtë mënyrë, ai përbën një përgjigje ndaj opinionit politik shqiptar dhe më gjerë rreth faktit se ç’po bëhet për PS. Gjithashtu programi është dëshmi e qartë e faktit që Partia Socialiste garanton vazhdimin e reformave demokratike dhe ekonomisë së tregut, ç’ka siguron se Shqipëria nuk do të ketë kthim prapa.
Pyetje: Në vështrim të rëndësishëm në program për zgjidhjen e alternativës ekonomike të PS si e konceptuar ajo dhe ç’po bëhet për zbatimin konkret të saj?
Përgjigje: Pa dyshim që paraqitja e alternativës ekonomike të PS në program zë vend të rëndësishëm. Kjo alternativë, alternativa e ekonomisë sociale të tregut, në program është konceptuar mbi përvojën teorike e praktike të ekonomisë sociale të tregut të vendeve perëndimore dhe të atyre lindore, që janë futur në rrugën e transformimeve, të vazhdimit të reformave ekonomike në vendin tonë dhe të studimeve konkrete për gjendjen reale aktuale të ekonomisë shqiptare në stadin aktual.
Të gjitha këto na kanë bindur se kjo alternativë, ky model, është më i përshtatshmi për zhvillimin e reformave ekonomike në Shqipëri.
Duke synuar ndërtimin e ekonomisë sociale të tregut, PS për këtë model bazohet në ekonominë mikse të tregut, që mbështetet në tre forma të diferencuara të pronës: në atë publike, private e kolektive, me synim mbizotërimin e pronës private, por ku të tria këto forma pronësie janë të barabarta para ligjit dhe konkurrojnë lirisht në kushtet e tregut. Kësisoj ne mendojmë se njëhershëm mund të transformojmë më mirë ekonominë dhe strukturat e prodhimit duke administruar më mirë krizën, ç’ka do na krijojë premisat që ekonomia shqiptare nga një ekonomi tregu pa prodhim e që konsumon vetëm çfarë importon, të ndryshojë drejt një ekonomie tregu që investon, prodhon, punëson, importon e eksporton dhe konsumon sipas rregullave të lojës së tregut.
Prandaj dhe të gjitha tezat e hedhura në Programin Themelor të PSSH, e veçanërisht ato të alternativës ekonomike, ka kohë që po i nënshtrohen një debati nga një grup i gjerë ekonomistësh e specialistësh mbi bazën e studimeve konkrete, prej të cilave po përgatitet programi elektoral i PS.
Ky program në mënyrë të detajuar synon realizimin e disa objektivave, ku unë mendoj se në të mund të përfshihen edhe:
(Vijon në faqen 3)
A do të ketë Durrësi një spital të ri?
Kompleksi spitalor i qytetit i përbërë nga ndërtesa përgjithësisht të vjetra, është rikonstruktuar dhe dëmtuar herë pas here. Në kushtet e gjendjes ekzistuese të spitaleve si dhe të rritjes së menjëhershme që ka pësuar popullsia (afro 120 mijë banorë) del nevoja e ndërtimit të një spitali të ri.
Kryesisht nga banka islamike e fondit ndërkombëtar për zhvillim u investuan rreth 10.5 milionë dollarë që do të shërbenin për ndërtimin e një spitali të përgjithshëm, nga të cilat 5 milionë dollarë u financuan nga fondi i OPEK-ut, 4.5 milionë dollarë nga banka islamike dhe 1 milion dollarë nga buxheti i shtetit.
Nga marrëveshja për këtë qëllim del se 2 për qind e investimeve do të përdoren për shlyerjen e huas e cila do të ketë një afat prej 17 vjeç dhe për 5 vjetët e parë nuk do të ketë asnjë lloj pagese. Sipas marrëveshjes spitali i ri në qytetin e Durrësit do të ndërtohet brenda një periudhe 4 vjeçare, me një kapacitet prej 170 shtretër dhe një aftësi shërbimi për rreth 400 pacientë në ditë, duke përfshirë këtu edhe departamente shumë të specializuara, kirurgji, kardiologji dhe laborator modern.
Por ende nuk po shihet puna për ndërtimin e tij, megjithëse janë bërë disa muaj që kur është dhënë kjo ndihmë. Ndërkohë nevoja për këtë spital është shumë e madhe.
MIRELA NDINI
spital është shumë e madhe.
MIRELA NDINI
Ç’po bëhet me pasurinë e ish-kooperativave
1994-tra U MBYLL. LIGJI DHE VENDIMI U KALUA NË KOHË
Është kështu, 27 ish kooperativat e rrethit të Gjirokastrës, të përfshira tani administrativisht në 11 komuna, kanë kohë që kanë depozituar pranë bankës dokumentet për likuidim.
Lgjli, nënligjet dhe vendimet e thonshin se gjithçka duhet të mbaronte me mbylljen e vitit 1994. Viti u mbyll por llogaritë e ish kooperativave jo.
Shumë komisione janë krijuar dhe merren me pronën (ripronësimet, pronësimet, bashkëpronësimet etj). Ato vënë e ngulen thellë në kohë duke i nxjerrë të drejta pronësore të vlef-[tekst i paqartë] dhe duke ndarë edhe pasuritë e reja. Puna e tyre nuk është penguar. Për pasurinë e ish kooperativave dhe ish-kooperativistëve, këtyre bashkënarëve të vuajtur kolektiv, bëh[tekst i paqartë] dokumentet e të cilave nuk janë zbardhur ende, punohet ngadalë e me vonesë. Nuk thonë gjë shtetarët e thjeshtë e të gjithë jetën apo janë bërë fermerë e nuk kanë nevojë për ato pak para e për atë pak mall!
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Me kosto të lartë
ELBASAN
Rrjeti elektrik pati paqëndrueshmëri natën e vitit të ri, pikërisht nga ngarkesa e madhe.
Në disa blloqe pallatesh të qytetit energjia mungoi për orë të tëra, ndërkohë atje ku pati defekte të pjesëshme qytetarët për të siguruar ndriçimin nuk pritën deri sa të vinin elektricistët, por ndërhynë vetë në rrjet. Ndërhyrjet sollën si pasojë djegien e mjaft pajisjeve elektrike shtëpiake.
Në lagjen «11 Nëntori», vetëm në një pallat, në atë me numër 579-1 dolën jashtë pune 9 televizorë, 2 video, një frigorifer, përveç disa radiove e magnetofoneve. Këtë fat e kanë pësuar edhe disa familje të tjera në lagje të ndryshme të qytetit, si pasojë e ardhjes së tensionit tepër të lartë. Për ta, Viti i Ri pati vërtet kosto shumë të lartë.
SEJDIN CEKANI
Kalim i lehtë-suar i kufirit
KAKAVIE
E patën të lehtë këtë vit ardhjen dhe gezimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri qindra e mijëra të punësuar në Greqi, edhe pse nuk kanë viza qëndrimi të rregullt.
Një sjellje e drejtuesve të organizatës së Omonia-s në instanca të larta të shtetit grek, ministrisë, lëvizjes së kufirit për periudhën 15 dhjetor-15 janar me një dokument të marrë në zyrat e policisë atje.
Kthimi i tyre për në vendet ku janë punësuar ishte normal dhe pa probleme këto ditë të para të Vitit të ri.
THANAS DYNO
Unë ndjehem i qetë përballë së vërtetës dhe ligjit
Letër e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi drejtuar:
Kryetarit të Kuvendit Popullor
Grupeve Parlamentare të PD, PS, PSD, Deputetëve të PR, PAD, PDD.
Të nderuar deputetë,
Duke ju falënderuar për qëndrimin tuaj të datës 29.12.1994, dëshiroj të jap para jush shpjegime për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit tim.
Me vjen keq që Kryetari i Parlamentit, zoti Pjetër Arbnori, më dërgon shkresën me datë 30.12.1994, ora 8.57, një ditë pas diskutimit të çështjes në parlament. Përse bëhen gjëra të tilla të fshehta e intriguesë ndaj kryetarit të Kasacionit?
Ju siguroj që fjalën time për parlamentar se «në këtë detyrë do të udhëhiqem vetëm nga Kushtetuta e ligji dhe jo nga porositë, urdhrat e dëshirat e kujtdoqoftë», e kam mbajtur dhe dhe vetëm këtë qëndrim do të kem edhe në të ardhmen.
Unë ndjehem i qetë përballë së vërtetës dhe ligjit.
Unë do jem i vendosur në luftën time për një pushtet gjyqësor të pavarur dhe në luftën e përbashkët kundër korrupsionit.
Unë besoj se Parlamenti s’do të lejojë më diktate.
Kryetari
[Tekst i prerë dhe i palexueshëm]
SUISSE
[Pjesë të shkëputura dhe të palexueshme: «…», «…»]