Në 15 Janar mesazh i mrekullueshëm i Eurosocialistëve
«DREJT PERËNDIMIT» PER TË MOS U KTHYER KURRË PRAPA!
- Reportazh për ata që vallëzojnë me 12 vjet e Europës -
Ka dhënë mesazh të mrekullueshëm forcë, kulturë, tolerancë - përmes një «overdoze» entuziazmi - të dielën në mesditë e majta eurosocialiste shqiptare në kryeqytetin e vendit, në Tiranë. Mbi 4000 të rinj tërhequr nga gjithë Shqipëria, dëshmuan që në orët e para të së dielës drejt Tiranës me një identitet: Eurosocialistë me një «tifozim» të lehtë e aktual: Liri-barazi-solidaritet. Erdhën ata duke lënë në qytetet, komunat e tyre mijëra të tjerë, edhe këta me të njëjtin identitet, Eurosocialistë.
Po pse ujnjë në Tiranë këtë të rinj? Sot është 15 Janar 1995! Tre vjet më parë, në një ditë si kjo, me diell në një situatë si kjo, me tensione të larta politike, në një moment si ky delikat, i drejtoheshin Tiranës mbi dy mijë të rinj të bindjeve socialiste për të lindur këtu një organizatë rinore politike: Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar. Gjithçka ishte e mbarë. «Lindja fatndjellëse për të majtën e social demokratëve» shqiptare - komentojnë dikush sot që ka ndjekur ngjarjet e mëvonshme: «...A ishin forca më e gjallë e të majtës shqiptare; i dhanë jetë Partisë Socialiste» - tjetër opinion sot. E pra ata u shfaqën atëherë për t’i thënë të djathtës ballistoide se «Socialistët do të mbijetojnë në politikën shqiptare». Dhe me mrekullia s’do të ndalonte nga ta, edhe pak janè më parë kur eurosocialistët shqiptarë vallëzuan tok me 12 vjet e Europës.
Ora është 10 e 30 minuta. Autovozuët, autoveturat dhe shëtitorja e shenjtë «Dëshmorët e Kombit», kanë sjellë para së njëjtës godinë si tre vjet më parë mijërat e të rinjve eurosocialistë. Ndodhen këtu,
(Vijon në faqen 4)
Kundër gjuhës së urrejtjes, për një debat të qytetëruar
Komiteti shqiptar i Helsinkit shpreh keqardhjen përballë kthesës shqetësuese që po merr debati midis forcave politike. Gjuha e urrejtjes po vërshon pa kontroll në faqet e gazetave dhe në emisionet televizive. Kusht i domosdoshëm dhe parësor i zhvillimit normal të këtij debati është një ballafaqim i qytetëruar i pikëpamjeve dhe opinioneve. Nuk është kurrë e tepërt të kujtojmë se një konsensus sa më i gjerë, që të shprehë mundësisht vullnetin e gjithë spektrit të subjektëve të jetës politike, është kyçi i zgjidhjeve të qëndrueshme që mund të sigurojnë përparimin e pandërprerë të proceseve demokratike dhe konsolidimin e paqes sociale.
Pajisja e vendit me një kushtetutë është një ndër çështjet më të ndjeshme. Rezultati i Referendumit të 6 nëntorit e ka evidentuar edhe më shumë domosdoshmërinë e aktit legjislativ themelor dhe e ka vënë atë në radhën e problemeve më të ngutshme. Për fat të keq nuk duket majft konstruktive mënyra se si trajtohet kjo çështje në këtë moment nga forcat politike. Pas një periudhe heshtjeje relative, opinioni ndodhet përsëri përpara një përplasjeje të re, të ndezur, në front të gjerë, në të cilën në vend të arsyes dhe të këmbimit të lirë të opinioneve spikasin sharjet, fyerjet dhe pasionet shtërpe.
Krijohet përshtypja se çështja e Kushtetutës është reduktuar aktualisht në një konflikt rreth kompetencave dhe procedurave. Për këtë ka vend për diskutime, por nuk duket oportunë që të bllokohet krejt mendimi politik, madje edhe ai i kualifikuar juridik, i cili përpiqet të sugjerojë formulimet më të sakta për sa pëlqen». Dhe me mrekullia s’do të ndalet
Shkakton sidomos brengosje reagimi i rreptë plot nevozizëm ndaj iniciativave të veçanta, që synojnë të sjellin kontributin e tyre në trajtën e materialeve ndihmëse dhe projektkuan alternativën pa paragjykuar aspak prerogativat e Parlamentit, i cili gjithsesi mbetet instanca vendimtare.
Ka rëndësi që çështja e Kushtetutës të lëvizë nga pika e vdekur. Është e natyrshme që ajo të jetë një preokupacion i gjithë sektorëve të shoqërisë dhe jo monopol i një partie të vetme as edhe në rreth të ngushtë të parive. Në këtë kuptim duket me vend kërkesa e diskutimit të zhvillohet në nivele të ndryshme, edhe me pjesëmarrjen e organizatave dhe shoqatave që nuk kanë përfaqësi parlamentare.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje të gjitha forcave politike të ulin tonet e propagandës së tyre, të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes dhe të mos krijojnë vazhdimisht situata të reja konfliktuale, që e çojnë debatin në një rrugë pa krye. Vec asaj nuk është e drejtë madje duhet konsideruar si një shkelje e të drejtave dhe e dinjitetit njerëzor që debati të degradojë në një fushatë atakesh personale.
Nihilizmi global nuk është këshilltari më i mirë. Shkenca juridike tek ne nuk niset nga niveli zero. Vendi ka një potencial intelektual me një kualifikim të mjaftueshëm, të aftë për të përballuar problemet e ndërtimit të shtetit ligjor me kompetencë dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
SOT: MBLEDHJE E KOMISIONIT PARLAMENTAR TË MANDATEVE DHE IMUNITETIT
Bëhet e ditur se mbrëmë në orën 18 kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori, i dorëzoi kryetarit të Komisionit parlamentar të mandateve dhe imunitetit Fehmi Abdiu kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm A- luesh Dragoshi për heqjen e imunitetit të deputetëve Genc Ruli dhe Rexhep Uka. Përmbajtja e kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm kërkon ... akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me eksportin e drurit të arrës.
Bëhet e ditur gjithashtu se Komisioni parlamentar i mandateve dhe imunitetit do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit sot në orën 11. Është ky Komision që do të vendosë, pas diskutimeve në të, për shtririmin e kërkesës së Prokurorit në Kuvendin
Kalaja po rrënohet
— Është vjedhur 6 herë muzeu i armëve, mbi 3 herë muzeu etnografik —
Alarm qytetar nga Gjirokastra
Një grup intelektualësh u mblodhën dje për t’i vënë pritë gun rënimit të qytetit të rrallë. Menduan si konferencë shtypi nga Dega e Aleancës Demokratike, por takimi u mbajt në formën e konsultës. Megjithatë u rrahën sinjalet e alarmit, për të cilat kishin toruar gazetat kohë më parë.
Prej tyre që kërkuan takimin gjithë ndja u quajt «rrezikim i identitetit, denatyrimi, shëmurë dhe po leje» qytetit, qytet i abandonuar e harruar etj., inventari i pasurive dhe vlerave kulturore po shteret, ka shkelje favoremone për shtet, kategoritë edhe monumente të tilla, ka shtëpi me çastit dhe mos i madhën, pjesë të kalasë po rrënohen. «Ka kaluar po falten copa copa», thanë ata, duke e krahasuar me një vit [?].
Kte që nuk mund as të përdërdelshin dikur, vlera të vërteta kanë ikur dhe janë shitur jashtë shtetit për dy pare: «Është vjedhur 6 herë muzeu i armëve, dhe dhe 3 herë të tjera ra ai etnografik. Në fondet e institucioneve të kulturës nuk ka më asnjë origjinal, se janë plaçkitur mbi 100 të tilla. Gjithë qyteti ndihet i goditur dhe i rrezikuar.
Pyetjes së gazetarëve: njerëzit e pushteteve nuk kanë ardhur, apo nuk është gjykuar që të ftohen, ata organizatorët iu përgjigjën: nuk ka qenë për të, do ishte pa kuptim, pasi me të vërtetë gjendja tani fton jo për thirrje, por për ulërimë. Qeverimi i
(Vijon në faqen 5)
Emërohet nga PD-ja kryetari i këshillit të rrethit
PROTESTE
Presidenti të Republikës zotit Sali Berisha
Kryetari të parlamentit zotit Pjetër Arbnori
Kryeministrit të Shqipërisë zotit Aleksandër Meksi
Devoll
Këshilltarët socialistë të rrethit të Devollit protestojnë për një problem tepër të rëndësishëm, sepse ndërsa flasim për ndërtimin e shtetit ligjor, përfaqësuesit e tij veprojnë sipas interesave partiake. Para disa ditësh në Devoll u bë zgjedhja e kryetarit të këshillit të rrethit, pasi kryetari i parë ishte shkarkuar nga detyra nga presidenti i republikës me një dekret të veçantë. Në përfaqësuesit socialistë me të drejtën që na sigurojnë aktet ligjore, kemi kërkuar sqarim pse u shkarkua kryetari i rrethit zoti Vladimir Kello. Jo se duam të mbrojmë korrupsionin, por se duam të dimë se në ç’përmasa shtrihet ai në rrethin tonë. Po ashtu është e drejta jonë të kërkojmë edhe përgjegjësinë e kryesisë së këshillit të rrethit, e cila ka lejuar kryetarin dhe të tjerët të shkelin ligjin. Por, ndërsa ne pritnim përgjigje për deklaratën që bëmë në emër të grupit të këshilltarëve socialistë, i ngarkuari i kryeministrit që drejtonte mbledhjen në mungesë të këshilltarëve socialistë, pra pa kandidaturë alternative, siç e kërkon ligji, por vetëm me një kandidaturë të PD-së, u vendos kryetari i ri të ofenduar si këshilltarë, sepse na është hequr e drejta e zgjedhjeve protestojmë për këtë «emërim» të kryetarit të këshillit të rrethit me procedurë të jashtëligjshme. Prandaj kërkojmë të zbatohen rregullat e ligjit të shtetit dhe të anullohet veprimi i mësipërm, që shpreh kryekëput interesat e partisë në pushtet.
Këshilltarët socialistë të rrethit të Devollit.
Agim Kacani, Astrit Seferi, Barcia Xhaho, Bedri Rrepa, Dashmir Mersuli, Haki Ajce, Mehmet Kacan, Milhallag Grazhdani, Sefer Hoxhallali.
ARRATISEN 20 TË BURGOSUR
Thyhet miti i sigurisë së lartë në burgun e Tiranës
Vihet 1 milionë lekë për çdo informacion të saktë
Jo pak por 20 veta kanë mundur dje rreth orës 10.30 të mbërmjes të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Tiranë. Personat e inkriminuar kanë qenë të gjithë të dënuar për krime të rënda nga 4 deri në 25 vjet.
Alarmi nga forcat e ruajtjes së repartit 313 është dhënë pasi të burgosurit kanë shpërthyer derën e brendshme të burgut, kanë kaluar në mencë dhe pashqetësuar kanë sharruar e drutare së magazinës të ushqimeve të burgosurve duke dalë në terren.
Mendohet se të burgosurit janë shpërndarë në drejtime të ndryshme. Sipas zëdhënësit të ministrisë së drejtësisë, deri dje në mesditë në rrethinat e Elbasanit janë mundur të kapen 2 nga të arratisurit.
Forcat e rendit kanë vënë në dispozicion për çdo informacion të saktë një shumë parash prej 100 mijë lekësh të reja.
Kundërpërgjegja e shtetit deri tani ka qenë arrestimi i disa personave të shërbimit që dyshohet se kanë mundësuar arratisjen.
Nga një ballafaqim i shpejtë i listës së 20 të arratisurve me listën e të burgosurve të dënuar nga Tirana dhe të familjeve të tyre për ta votuar për projektin Berisha të kushtetutës, rezulton se shumica e të arratisurve figuron edhe në listën e përkrahësve të projektit të kushtetutës. Kjo i ka shtyrë disa ekspertë të njohur të cilët tani për tani dëshirojnë të mbeten anonimë të deklarojnë se këta të burgosur janë arratisur në shenjë proteste për mosaprovimin e kushtetutës.
A. M.
Katër të vrarë me një breshëri automatiku
(Ditën kur festohej një përvjetor i policisë)
Lushnje
Nuk mundëm të mësonim shumë për motivet e kësaj vrasjeje të jashtëzakonshme. Dega e brendshme që me një alarm të vërtetë dhe askush nuk kishte kohë e dëshirë të merrej me gazetarët apo kuriozët. Megjithatë bilanci i krimit nga të gjitha. Katër të vrarë me një breshëri automatiku, si zakonisht vraashtë u zhdukën në drejtim të paditur ndërsa viktimat mbetën në vendngjarje. Po atë ditë në qytetin e Lushnjës kishte festuar në Fier.
Këto 5 vraje ndodhën pikërisht ditën kur Musaraj me Berishën, festonin plot solemnitet një përvjetor të policisë dhe ku u deklarua ulja e kriminalitetit 22 për qind. Mendonjë se z. Musaraj është në shaka? Shumë i madh kur ditët nga 1 maji e të vogël si qysh nga 1 janari i vitit 1995 janë vrarë rreth 30 persona.
Për Irani të fatit lufta e vërtetë në Bosnjë e Cesenia ndoshta nuk ka qenë në ngjarë vitin që Shqipërinë ta demokratike.
Vëzhguesi
«RD» zbulon... naftë (I)
Për të qarë e për të qeshur
Deri tani dimë që mjaft shoqëri e huaja kanë ardhur në vendin tonë e po kërkojnë naftë në tokë e në det. Madje ka mjaft optimizëm për rezultatet e pritshme. Por burime më të madha të naftës e ka zbuluar këto ditë në Shkodër gazeta RD gjatë zhvillimit të një mitingu.
Të gjithë e pamë në TV z. Pjetër Arbnori që e mbylli fjalimin e tij historik në këtë miting duke e ekzagjeruar me sh., u.r., Gazeta, ndo
shta duke i marrë leje z. Pjetër, ia zvendëson me tekstin që botol të dielën «shp-» me naftë.
E po kushto e di që kjo nuk është e njëjta gjë. Së shku, kemi pasë boll këte e u edhe z. Pjetër, por naftë ka 20 vite që nuk po zbulojmë dot.
Ka disa kohë që shahlaret jemi mësuar t’i presim nga RD. Dhe ja më në fund ajo na e dha këtë zbulim...
C. E.
Të shfrytëzojmë hapësirat që krijon ligji
Ditët e fundit nënkryetari i Partisë Socialiste dr. Luan Hajdaraga, zhvilloi disa takime me përfaqësuesit socialistë të pushtetit lokal të rretheve Tiranë dhe Elbasan. Në qendër të këtyre takimeve u vu nevoja e ligjeve dhe pengesat me të cilat është ndeshur pushteti ynë në komunat e deri në fshatra të veçantë. U nënvizuan sidomos vështirësitë në zbatim të ligjit të tokës në pajisjen e fshatarëve me tapitë e nevojshme, në mosçuarjen deri në fund të ligjit për rivlerësimin dhe shpërndarjen e pasurive të ish kooperativave bujqësore etj.
Në këto takime dr. Luan Hajdaraga bëri prezente edhe konkluzionet e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste të muajit dhjetor të vitit të kaluar për problemet e pushtetit lokal. Këtu u nënvizua qeverisja më e mirë e socialistëve në krahasim me qeverisjen e Partisë Demokratike. Kjo u vërtetua edhe nga rezultatet e referendumit të 6 nëntorit që dëshmoi epërsinë e alternativës socialiste.
Hajdaraga shtroi gjithashtu nevojën e intensifikimit të kontakteve të përfaqësuesve të pushtetit lokal me popullin për të marrë e zgjidhur ato halle e probleme për të cilat janë mundësitë. Për të rejat që nuk kanë mundësi t’i zgjidhim, t’i thonë popullit hapur se atc i ka në dorë tjetërkush, siç ka Qeveria e segmente e saj të saj që nga departamenti deri tek bordet e famshme të privatizimit.
Nën fund dr. Hajdaraga shtroi nevojën e shfrytëzimit të hapësirave që krijojnë ligjet dhe vendimet e ndryshme për vënien në jetë të alternativës së Partisë Socialiste të problemeve i përkrahjes sociale, shfrytëzimi i ndonjë mundësie për punësim, për funksionimin më të mirë të shërbimeve publike sidomos për ujin e pijshëm, furnizimin me energji elektrike, ngrohje etj.
Korresp. i «Zërit të Popullit»