20/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 janar 1995

PARLAMENTI DUHET TË JAPË SHEMBULLIN I PARI NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

- Intervistë me zv. kryetarin e kryesisë së kuvendit popullor Shaqir Vakaj - Pyetje: Ju në Parlament, propozuat ngritjen e një komisioni Parlamentarë Anti korrupsion. A mund të na thoni diçka më konkrete se ku synon ky propozim? Përgjigje: Problemi i korrupsionit sot është shumë i përfolur në Shqipëri e veç kësaj do të shtoja se është tepër i rrezikshëm, për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë në vendin tonë. Po vazhdoi në këtë rrugë, shumë shpejt korrupsioni, do të futet në çdo qelizë të jetës shqiptare, duke e kthyer Shqipërinë në një shtet mafioz, Ç’farë nuk po flitet sot për Shqipërinë? Përmendet si vend trafikant për drogë, prostituta, armë, karburante, cigare, si vend pastrimi për para të pista etj. Është fakt se për shumë pushtetarë, sot flitet dhe shkruhet si të implikuar në skandale të ndryshme financiare, për rryshfete në përmasa të mëdha, për përvetësime të paligjshme etj. Sigurisht, nuk janë të gjitha të vërteta. Unë dhe shumë të tjerë, pikërisht këtë dëshirojmë që të mos jenë të tilla dhe t’u pritet rruga. Një luftë e tillë sigurisht që është tepër e vështirë e kërkon angazhimin serioz të të gjithëve, ku politikanët kanë një vend të rëndësishëm. Pyetje: Dhe sipas jush, cili do të ishte vendi i Parlamentit në këtë drejtim? Përgjigje: Është e qartë se roli i tij kryesor është dhe duhet të jetë miratimi i ligjeve. Por, që këto ligje të jenë efektive, njëkohësisht duhet të punojë dhe parandalojë dhe të mos lerë shtigje të hapura për korrupsion, në çdo fushë apo formë qoftë ai. Por, fatkeqësisht dhe praktikë nuk po bëhet një gjë e tillë. Vërtetë, në Parlament flitet shumë për korrupsionin dhe kjo është shtuar kohët e fundit, por vetëm flitet dhe nuk merret asnjë masë më shumë, aq sa më kujtohet një anekdotë që tregohej dikur për Bashkimet Profesionale, që ishin bërë si ajo gjyshja që gjithë ditën fliste në shtëpi e askush nuk ja varta. Kështu më duket se po bëhet edhe në Parlamentin tonë. Pyetje: Në të vërtetë, Parlamenti ka krijuar edhe herë të tjera komisione të ndryshme. Cili ka qenë rezultati i tyre? Përgjigje: Këto komisione më kujtojnë edhe më shumë atë gjyshen që përmenda më sipër. Që një komision i këtij lloji të mos jetë formal, dhe të pësojë fatin e të tjerëve, unë propozoja një komision të përhershëm pluralist dhe të kryesuar nga një deputet i opozitës, pavarësisht i cilës parti, është sepse tani, shumica e partive, janë në opozitë me partinë në pushtet. Pyetje: Dhe si reaguan deputetët e partive të ndryshme ndaj këtij propozimi? Përgjigje: Pothuajse të gjithë ata që folën e aprovuan. Pyetje: P.sh, po zoti Ali Spahia si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, që është mësuar gjithmonë të flasë kundër, si veproi në këtë rast? Përgjigje: Ai përsëri u shpreh kundër, por mendoi se nuk e kuptoj thelbin e propozimit. Unë nuk mendoj se dhe grupi i Partisë Demokratike ka mendimin e tij. Pyetje: Duke u futur më në hollësi të propozimit, si e mendoni se do të funksionojë ky komision? Përgjigje: Në shumë parlamente të shteteve demokratike funksionojnë komisione të tilla, prandaj unë mendoj se ka ardhur koha që një komision i tillë të funksionojë edhe në Parlamentin tonë. Ky komision duhet të ketë kompetenca dhe duhet të shtrijë aktivitetin e tij në disa drejtime dhe kryesisht, nga njëra anë të mbrojë deputetët dhe qeveritarët nga shpifjet, thashethemet, akuzat, dhe nga ana tjetër, të insistojë për ti shkuar deri në fund korrupsionit. Do të dëshiroja ta konkretizoi me disa shembuj: në datë 29 dhjetor 1994, Radio Televizioni Shqiptar dha një lajm për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme drejtë lën e aprovuan. (Vijon në faqen 2) Është fjala për konfliktin, gati ta kalonim tangent, për më tepër kur mbledhjen e kryesisë së degës për të analizuar shkaqet e dëshmit të Referendumit, kishin marrë pjesë edhe tre ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj partie, zotërinjtë Selami, Hysenbegasi e Shehu. Gazeta sherrin midis dy deputetëve gati e kishte paraqitur si krejt sporadik. Me sa duket deputeti Meçe ka qenë i pakënaqur nga ky lloj informacioni që ka botuar RD-ja, e cila përpiqet të na mbushë mendjen se mban monopolin e të vërtetave. Për këtë deputeti në fjalë duhet të jetë ankuar në kryesinë e partisë, përderisa detyrohet të bëjë një «Sqarim» për ngjarjen në fjalë zëdhënësi i kësaj partie, S. Balla, sqarim që është botuar në numrin e djeshëm të kësaj gazete. Në «Sqarim» thuhet qartë pse grindja midis dy deputetëve nuk është për gjëra anësore, por parimore. Dhe midis këtyre «gjërave parimore» figuron edhe kjo mendësi.

Aktori i famshëm Pitkin në Shqipëri

Dje mbërriti në Shqipëri aktori i famshëm anglez, i njohur nga të gjithë me emrin e personazhit të tij më të preferuar PITKIN. Mbërritja në vendin tonë përbën një ngjarje të shënuar për jetën kulturore shqiptare, mes së cilës do të jetë për disa ditë heroi i roleve komike, miqësia e të cilit me shikuesit dhe artdashësit shqiptarë është e hershme. Këtë e dëshmoi edhe fakti domethënës që në aeroportin e Rinasit atë e pritën shumë njerëz, mes të cilëve ai do të jetë një mysafir i nderuar. Redaksia jonë i uron me këtë rast aktorit të madh udhëtim të këndshëm në Shqipëri. Korresp. i «Zërit të popullit»

Gjykata kushtetuese ia le në dorë Kuvendit

ÇESHTJA “BROZI” Dje u muar në shqyrtim nga Gjykata e Kasacionit kërkesa e Grupit Parlamentar të PD për interpretimin e dispozitave kushtetuese që kanë të bëjnë me imunitetin e Kryetarit dhe Anëtarit të Gjykatës së Kasacionit. Siç del nga vendimi i kësaj gjykate, njëzëri është vendosur: 1. Organi kompetent për heqjen e imunitetit të kryetarit dhe anëtarëve të Gjykatës së Kasacionit është Kuvendi Popullor. 2. Me fjalët “veprime që lidhen me përmbushjen e detyrave të tyre”, paragrafi 3 i nenit 6 të Ligjit Nr. 7561, datë 29.4.1992, duhet kuptuar dhënia e mendimeve dhe vendimeve nga gjyqtarët sipas bindjes së tyre të brendshme në zbatim të ligjit gjatë shqyrtimit të çështjeve gjyqësore. 3 Kuvendi Popullor me vendim të arsyetuar mund të lëvizë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Kasacionit kur ai është dënuar me zbardhje për lirisë për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë të gjykatës. Ky vendim është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Baladyr shpall kandidaturën për president

Kryeministri francez, Eduard Baladyr, shpalli zyrtarisht në një fjalim televiziv para kombit kandidaturën e tij për në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 23 prill dhe 7 maj, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Baladyr, 65 vjeç, tha në një emision pesë minutash para kombit se Franca ndodhet tashmë në rrugën e rimëkëmbjes dhe ai shpreson ta fusë atë me besim në shekullin e 21-të. “Unë nuk jam një kandidat partie”, tha ai, dhe shtoi se ai do të shërbejë si një «pol graviteti» për të bashkuar francezët, bëjë atë një «motor të përparimit në Evropë». Në fushën e brendshme, ai tha se ai do të synojë të «rivendosë unitetin e pushtetit», do të vendosë moralin civil, do të luftojë korrupsionin dhe do të përkrahë sundimin e ligjit, do të pakësojë papunësinë, duke përmirësuar sistemin arsimor, duke zhvilluar rajonet e prapambetura dhe duke mbrojtur viktimat e shoqërisë moderne. Njoftimi i Baladyr më shpalljen e kandidaturës së tij është pritur për një kohë të gjatë dhe an-

SHKELJE TË RENDA NË ZGJEDH-JEN E PLEQËSIVE TË FSHATRAVE

Durrës

Mendësi principatash të deputetëve të PD-së

Vëzhgim Mendësi principatash të deputetëve të PD-së Është paradoksale, por në shoqërinë e sotme shfaqen mendësi të gjithfarëllojshme, dhe nga ato të shekujve që shkuan. Nuk duhet kot në gjuhën e popullit që ky zyrtar sillet si «ajarakart», ky tjetri si «bej-» i tretë thotë «më mirë një mik se një çiflik», në një kohë që dihet se bejlerët e sifligjet kanë një gjysëm shekulli që janë çduk ur nga harta jonë. Akoma më e çuditshme është se sjelljet dhe mendësitë e asaj kohe, po u quajmë të principatave, i manifestojnë drejtues të partisë në pushtet e aq më tepër deputetë të saj. Akoma më e çuditshme është këtë kur këtë mendësi e manifeston vetë udhëheqja e Partisë Demokratike. Më konkretisht: në numrin e djeshëm të gazetës RD, midis të tjerave lexuam se ka një konflikt të hapur midis dy deputetëve të PD-së nga rrethi i Pogradecit, zotit A. Meçe dhe zotit M. Cjana. Lajmi që sillte këtë fakt një ditë më parë po në RD, në kronikën e mbledhjes së degës së PD për Pogradecin përpiqej ta paraqiste me tone tepër të zbutura këtë konflikt, gati ta kalonte mendësi.

SHKELJE TË RENDA NË ZGJEDHJEN E PLEQËSIVE TË FSHATRAVE

Puna e nisur në shtator për zgjedhjen e këshillave të pleqësisë kryepleqve, nuk u realizua në kohë, e duhur për shkak të fushatës së Referendumit. Sipas vendimit të Qeverisë, puna për zgjedhjen e pleqësive në komunat e ndryshme është ende në vazhdim. Por deri tani rezulton se pushtetarët e PD-së shfaqin tendenca të hapura antiligjore, duke mos mbledhur popullin dhe duke tentuar që pleqësitë t’i emërojnë në seksionet e PD-së në fshatra. Kështu në fshatrat e Xhafzotaj, Stacionin e Zooteknikës, 6 anëtarë të seksionit të PD-së kanë emëruar 15 anëtarë (!) dhe më pas e kanë korrigjuar këtë veprim duke e shtuar në 9 numrin e tyre. Ky fakt ka bërë që në këshillin e pleqësisë të zgjidhet si kryeplak kryetari i PD-së së fshatit, pa dijeninë e votës së lirë të popullit. Po kështu në komunën e Katundit të Ri, në fshatin Sukth, edhe pse kanë përfunduar zgjedhjet e këshilllit të pleqësisë, ku rezultojnë 4 anëtarë të PD-së dhe 3 të forcave të tjera politike, drejtuesit e PD kuzhinatojnë për zgjedhjen e kryeplakut dhe kërkojnë një votim të ri. Ato synojnë rritjen e numrit të anëtarëve të këshillit të pleqësisë nga 7 në 9, pasi vetëm kështu mund të sigurojnë një kryeplak të tyre. Ndërsa në komunën e Sukthit drejtuesi i PD, edhe pse nuk kanë arritur të zgjedhin një kryeplak të PD, në fshatra të tillë si Kullë, Hamallaj, Rushkull etj. kanë guxuar të largojnë popullin nga mbledhja duke ndryshuar orarin e saj dhe e kanë zhvilluar atë më 10 vetë. Përpjekje të tilla nga seksionet e PD-së në Durrës vërehen edhe në komuna të tjera. Organet e pushtetit lokal qëndrojnë indiferentë. Drejtuesit e caktuar në këshillin e rrethit për këto shkelje të rënda ligjore, na thanë: «Këtë detyrë qeveria nuk na e ka ngarkuar ne, ky është një problem që i takon prefekturës». Në prefekturë, edhe pse janë sjellë këto fakte dhe shqetësimet e sipërpërmendura, ende nuk shihen reagime pozitive nga ana e prefektit dhe anëtarëve të tjerë. Gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë. Me manipulime dhe forma nga më të ndryshmet PD-ja lufton për të siguruar një bilanc pozitiv. Pushtetarët tashmë janë plotësisht të bindur se përfaqësuesit e PD-së nëpër fshatra nuk do të fitojnë më shumicën. Me shkelje dekretese e ligjesh nuk mund të sigurohet vota e popullit, aq më tepër kur ajo abuzohet.

Qeveria e Dinit lufton për ekzistencë

Kryeministri i ri i Italisë Lamberto Dini mori frenat e pushtetit në dora një ditë pasi bëri betimin ja presidentit Oskar Luigi Scalfaro. Kryeministri i ri i Italisë Lamberto Dini mori frenat e pushtetit në dorë një ditë pasi bëri betimin ja presidentit Oskar Luigi Scalfaro. Puna e qeverisë së Dinit mund të vihet në një nga debatet lidhur me thirrjen e Berluskonit për luftën për ekzistencë, pas deklaratës së Berluskonit për zgjedhje të reja. Ajo ndodhet para luftës për ekzistencë, pas deklaratës së Berluskonit se do të mbështesë qeverinë e Dinit vetëm në qoftë se do të caktohet një datë për zgjedhjet e reja. Dini ka thënë se ka besim se do të fitojë, por rezultati në favor të tij pritet të jetë shumë i ngushtë, dhe sigurisht akoma i pasigurt, duke pasur në mbështetje deri tani partitë e qendrës së majtë ndërsa Berlusconi dhe aleatët e tij e lidhin përkrahjen e tyre me një premtim për zgjedhje të reja. Agjencia gjermane e lajmeve DPA thotë se vetëm pasi të jetë caktuar data e saktë për zgjedhjet e reja, deputetët e kampit të Berluskonit do të votojnë pro Dinit. Sipas Rojterit, Berlusconi ka deklaruar se ai i kishte pranuar kandidaturën e Lamberto Dinit vetëm pasi mbështetje deri premtim për zgjedhje të reja. (Vijon në faqen 4) Baladyri, 65 vjeç, tha në një emision pesë minutash para komit së bashkuar francezët, duke u dhënë atyre shpresë dhe votëbism dhe për ta përgatitur vendin për shekullin e ardhshëm. Lidhur me çështjet e jashtme, ai tha se dëshëron të konsolidojë qëndrimin e Francës në botë dhe ta ... Njoftimi i Baladyrit mbi të gjatë dhe anketat e fundit publike kanë treguar se Baladyri mund të korrë fitore mbi kandidatin tjetër të partisë neogoliste, Zhak Shirak, i cili e ka shpallur kandidaturën e tij qysh në fund të vitit të kaluar.

RRITJE E RRADHËVE TË PARTISË SOCIALISTE DHE ELEKTORATIT TË SAJ

MAT RRITJE E RRADHËVE TË PARTISË SOCIALISTE DHE ELEKTORATIT TË SAJ Gjatë vitit 1994 u bënë 205 pranime të reja si dhe u ngritën e organizata të reja të Partisë Socialiste Është fakt që edhe në rrethin e Matit, PS është rritur dhe fuqizuar. Gradualisht e me hapa të kënaqshëm elektorati i saj ka ardhur gjithnjë duke u shtuar jo vetëm në qytet por gjer në fshatrat më të thella të rrethit. Është qëndrimi konstant e i matur, pjekuria e lartë politike e PS, drejtuesve të saj në qendër dhe në bazë, është programi thellësisht demokratik i saj, disa nga faktorët që i kanë rritur autoritetin kësaj partie tek njerëzit e këtij rrethi. Dihet që në rrethin e Matit, në pushtetin lokal, në Këshillin e rrethit, në këshillin bashkiak e atë të komunave drejtuesit socialistë janë. E për rrjedhojë njëfletj bashkëpunim e komunave drejton socialistët. E për rrjedhojë nëqoftë rasti me të mirë për të parë punën e kontribuar në përballimin e shqetësimeve në rritje të njerëzve. Fakti që në këta katër muaj shumë shpejt të korrupsionit nga përfaqësuesit socialistë, flet shumë për pastrinë morale të tyre. Megjithë vështirësitë që kemi vetë në funksionimin normal të pushtetit lokal, duke centralizuar maksimum kompetencat, socialistët saktë kanë ditur të tregojnë se janë të aftë të qeverisin shumë më mirë se ata të Partisë Demokratike. Përfaqësuesit e pushtetit lokal kanë intensifikuar vazhdimisht kontaktet me popullin duke u zgjidhur atyre ato problemet për të cilat kanë ekzistuar mundësitë. Për të tjera i është folur hapur popullit duke nuk i kemi në dorë, i kanë Qeveria e segmentet e saj. Krahas vëmendjes në këtë problem themelor, PS në Mat ka synuar edhe dy aspekte të tjera shumë të rëndësishme: Pranimet e reja, kryesisht nga radhët e të rinjve dhe intelektualëve, si faktor kryesor.

Logjika e shtetit të egër

- Një domethënie tjetër e ngjeshjes së çmimeve të karburantit: egërsia në vend të «ekonomisë sociale» të trumbetuar. Të falimentojmë të vegjlit e’u krijohet hapësirë për’u majmur të mëdhenjëve. Debatet për çmimet e rritura të karburanteve këtë fillim viti nga qeveria vazhdojnë. Çdo ditë që kalon ato marrin jetë e vërtetë si një përballje reale e njerëzve me ndikimet e pasojat e kësaj mase të pandëshkuar e rrjedhëse për ta. Në kompleksin dhe përmbajtjen e vet edhe kjo rritje e re e çmimeve dëshmon për të kundërtën e natyrës «sociale» të shtetit të sotëm, që propagandohet herë pas here nga pushtetarët e sotëm. Përkundrazi ajo shpreh egërsi dhe paaftësi qeverisjeje. Duke hulumtuar në shifrat dhe përqindjet e çmimeve të reja të karburanteve, egërsia e «ekonomisë sociale» të Qeverisë Meksi del më hapur. Jo padashtur çmimi i naftës godet ashpër tregtarët e vegjël të naftës i cili i llogaritur në kushtet e reja thuajse barazimlohet me çmimet tavan të këtij produkti të vendosura nga Qeveria. Ndërkohë përballë kësaj goditjeje, janë privilegjuar të mëdhenjtë, tregtarët e fuqishëm të naftës, që tregtojnë jo me bote por me vapor, të cilët, padyshim, e sjellin naftën me kosto më të ulët dhe e shesin shtrejtë. Logjika ekonomike është e qartë: Të falimentojmë dhjetra firma të vogla e të mos hanë qindra njerëz që qëndrojnë pas tyre. Ndërkohë, t’u krijohet hapësirë e lushë e gjerë veprimi, drejt monopolizimit, firmave të fuqishme, «Shqiponjës»-TAP-it e ndonjë tjetër, ndër të cilat dhe më interesata partiake. Kjo nuk është logjika e shtetit, dhe ekonomisë sociale, por e konkurrencës së egër, që stimulon e përkrah mbrojtje nga një shtet i pafuqishëm për i egër. S. R.

Vëzhgim

Mendësi principatash