Pavarësisht se PD-ja dikur e shpallur si bartëse e transparencës demokratike i ngjan një këshjellë heshtjeje kontradiktat e thella sidomos në udhëheqjen e saj nuk mund të mbahen të kyçura.
Këto kontradikta në themel të tyre kanë krizën e pushtetit në gjithë piramidën e tij. Ato shprehin shpërdorimin e votës që i dha populli kësaj force politike, paaftësinë qeverisëse, korrupsionin galopant - faktorë këta që të gjithë së bashku kanë krijuar tashmë bindjen se PD-ja nuk ka më aftësi drejtuese për thellimin e demokracisë në vendin tonë. Çështja Arsidi, skandali më i përsëritur qëkurse ka ardhur kjo parti në pushtet, tani po kërkon ekspozimin brenda radhëve të saj, madje nga udhëheqja. Të këtij dimensioni janë edhe mjaft skandale të tjera. E ardhmja e deputetit Ruli, kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Broja, deklaratat e ish ministrit Shehu, qëndrimet kontradiktore të udhëheqësve të kësaj partie edhe me aq sa publikohet në këtë shtyp, janë prova të ndeshjeve të vjetra e të reja midis klaneve që brejnë sot këtë parti, luftën e bërrylave që karakterizon udhëheqjen më të lartë të saj. Një analizë e fakteve të çon në përfundimin se thelbi i krizës të PD-së pas 6 Nëntorit qëndron në kontradiktat në tre këndëshin Berisha - Meksi - Selami. Pas referendumit u projektua goditja që mori PD-ja të lahej me një lavazh në ... [teksti vazhdon jashtë fotos] gjirin e Qeverisë. Kështu lindi qeveria Meksi - 3. Por faktet tregojnë se askush nuk u bind që ky ishte një operacion i vërtetë antikorrupsion. Përkundrazi, gjithkush e kuptoi këtë si një manovër për të zgjatur jetëgjatësinë dhe klima e pabesësisë janë bërë zotëruese në këtë parti A nuk e vërteton këtë fakti që tani PD-ja nuk po ngurron të çojë në qelitë e burgut besnikët e saj të dikurshëm? A mund të punohet në të tilla kushte? Jo. Kushdo e vë re sot qartë paralizën e dikastereve, ku askush nuk e ka mendjen tek puna, tek preokupacioni për zgjidhjen e halleve të popullit apo thithjen e investimeve të huaja po përkundrazi vrapohet për licensa të dyshimta, për
Genc Ruli i rrezikuar... paralajmëron!...
Vendimi më i fundit i trupit gjykues për të marrë si të pandehur edhe ish-ministrin e financave Genc Ruli nuk është i rastit dhe as i papritur, ashtu siç nuk është hap i pamen-duar i atyre që dirigjojnë PD-në dhe organizmat shtetërore.
Vendimi më i fundit i trupit gjykues për të marrë si të pandehur edhe ish-ministrin e financave Genc Ruli nuk është i rastit dhe as i papritur, ashtu siç nuk është hap i pamenduar i atyre që dirigjojnë PD-në dhe organizmat shtetërore.
Një gjë është e vërtetë, Korrupsioni total përfshiri për grykë Partinë Demokratike në pushtet dhe po e tërheq gjithnjë e më tepër drejt greminës, pa pyetur për ceremonitë festive që organizon Berisha, të cilat nuk mund ta fshehin më gjëndjen e radhëve të partisë së tij.
I ashtuquajturi «Skandali Arsidi» apo «Skandali PD»?
Deri tani është shfaqur vetëm maja e Ajsbergut. Pjesa më e madhe është ende e fshehur dhe ashtu do të qëndrojë për sa kohë të jenë në pushtet Partia Demokratike dhe Sali Berisha.
Rasti i njohur me emrin ARSIDI të cilit shumë mirë do t’i shkonte emërtimi «SKANDALI PD», është jo vetëm pika kulmore e korrupsionit politiko - financiar të Partisë së Berishës, por edhe fasada pas së cilës qëndrojnë fshehur Arsidi të tjerë, lidhjet e të cilëve të shpie drejt PD-së. Kjo do të thotë që Ruli nuk do të jetë i fundit.
«Dosja Arsidi», nuk ngopet. Ajo kërkon të tjerë.
«Vetëm Berisha dhe Meksi mund të provojnë pafajësinë time»
Është kjo një nga deklaratat më të fundit të Genc Rulit, fill pas publikimit të vendimit për ndjekje penale. Dy emrat e përmendur prej tij tregojnë më së miri se nuk është gjithçka dekorata e Arsidi të cilën Berisha nuk guxon ta heqë. Sipas Rulit ai di edhe fakte të tjera: «që provojnë pafajësinë e Gencit», së cilës po t’i bëjmë një perifrazim kuptohet qartë se as Ruli dhe as të tjerët poshtë tij nuk kanë vepruar vetëm. Pra, këtë e di edhe Berisha me Meksin.
Por a do ta mbrojnë ata Rulin? Me siguri që jo, sepse aty iu intereson ta mbajnë në dorë flamurin për gjëja luftë kundër korrupsionit me të cilën janë mbështjellë, me shpresë se mund t’ia hedhin popullit i cili tashmë i di mirë të gjitha.
«Çështjen Arsidi nuk do të kemi nderin ta zbulojmë ne, atë kanë për ta sqaruar socialistët kur të vinë në pushtet»
Është një deklaratë pas së cilës lindin shumë pyetje. Përse PD-ja nuk ka nderin ta zbulojë «çështjen Arsidi»? Mos vallë ajo nuk do të ketë këtë nder apo nuk i ka mundësitë?
Është thënë shpeshherë dhe po e nënvizojmë përsëri: KORRUPSIONIN NUK MUND TA LUFTONJË TË KORRUPTUARIT.
Prandaj skandalin më të madh të Partisë Demokratike do ta sqarojnë socialistët, do ta sqarojë opozita e vërtetë, do ta sqarojnë të gjithë njerëzit e ndershëm dhe të pakorruptuar.
Flamuri i Berishës për luftën kundër korrupsionit është një flamur i grisur dhe i dalë boje. Bluja e tij është bërë transparente, pas së cilës shihen të gjithë.
Në gjurmë të skandaleve të reja
TERRI INFORMATIV I PUSHTETIT NUK MUND TË PENGOJË ZBULIMIN E SË VËRTETËS RRETH TRAKTORËVE TË BLERË ME KREDINË GREKE
- Gazeta kërkon informacion zyrtar para publikimit të këtij skandali financiar -
Ditët e fundit organe të ndryshme shtypi po përmendin në listën e skandaleve të korrupsionit të Qeverisë Meksi, edhe çështjen e blerjes së 865 traktorëve ... [teksti vazhdon jashtë fotos] ... ona dollarë humbje, për shkak ... tjera jashtë Greqisë. Redaksia ka mundur të sigurojë, gjithnjë nga burime jo zyrtare, të gjitha shifrat e nevojshme rreth çmimeve të shitjes dhe blerjes ... [teksti vazhdon jashtë fotos] «Bjellorus» dhe «Ford» nga kredia greke akorduar Shqipërisë në qershor të vitit 1991. Gazetarët tanë kanë kërkuar informacion rreth kësaj çështjeje nga
Flota detare para shkatërrimit
- Ministria e Transporteve urdhëron shkurtimin e menjëhershëm të numrit të punonjësve të flotës - Marinaret janë hedhur në grevë
DURRES
U desh vetëm një shkresë që mban vulën e Këshillit të Ministrave për të vendosur përfundimisht mbi fatin e dhimbshëm të flotës detare. Më datë 23. 1. 1995 drejtoria e flotës, pas mbledhjes urgjente të këshillit drejtues, u komunikoi marinareve vendimin për shkurtimin e menjëhershëm të numrit të punonjësve.
Në bazë të këtij vendimi, anijet e pakta shtetërore 500 tonëshe do të funksionojë me një ekuipazh prej 4 vetësh, ndërsa ato mbi 500 ton do të funksionojnë me 6 vetë.
Kështu mbi dy të tretat e marinareve u njohën me pushimin nga puna. Fshesa e shkurtimimeve këto herë ka përfshirë dhe një numër të konsiderueshëm të punonjësve të administratës. Oficina e flotës, ndër të vetmet për riparim anijesh në vend, po jeton ditët e saj të fundit.
Ka kohë që zhurma e makinerive është ndërprerë. Drejtoria e flotës për të qëndruar sa më larg telashet, ia ka besuar kapiteneve të anijeve zgjedhjen e ekuipazhit të kufizuar që aktualisht do të merret me ruajtjen e anijeve, deri në ditën e privatizimit të tyre. Ky fakt ka krijuar shqetësime dhe grindje midis marinareve, shumica të vjetër në profesion, të cilët i tremben jetës së vështirë që i pret.
Të mbledhur në sheshin e flotës ata shprehën hapur revoltë ndaj këtij vendimi të padrejtë. Flota Detare ndodhen në krizën e saj më të thellë. Ato pak anije që nuk janë privatizuar, kanë muaj të tërë që nuk punojnë. Për kushte teknike as që bëhet fjalë. Mungesa e karburantit, dhe e difrave rrezikojnë që gjatë natës këto anije të përplasen me anije të tjera. Drejtoria e flotës preferon që transportin e mineraleve ta bëjnë me anije të huaja. Këtë fakt drejtuesit e flotës e justifikojnë me mungesën e kushteve teknike të punës.
Por, mendimet e punonjësve të flotës janë krejt të kundërta me ato të drejtorisë. Anijet shtetërore nuk aktivizohen nga drejtoria e flotës. Qëllimi i kësaj drejtorie është krijimi i një shoqërie të përbashkët shtetërore e cila të përdoret për qëllime dhe interesa personale të caktuara, dhe mbijetesa e saj për një kohë sa më të gjatë.
Humbja e flotës është e madhe, por me sa duket dhe fitimi është i madh për ata që bëjnë këto «marreveshje» shkatërruese. Vështirësive financiare të flotës do t’i shtohet borxhi prej 2 milion dollarësh anije të tjera.
(Vijon në faqen 2)
ARBEN LIKA NEN GJYKIM PER KONTRABANDE E FALLSIFIKIM DOKUMENTIASH ZYRTARE
Skandalet për gjykim në gjykatën e Tiranës
- Lika Shenaj, Meçe; Halli i përgjigjen me «JO» akuzës. - Prokuroria paraqet dëshmitarët -
Skandalet për gjykim në gjykatën e Tiranës
ARBEN LIKA NEN GJYKIM PER KONTRABANDE E FALLSIFIKIM DOKUMENTIASH ZYRTARE
- Lika Shenaj, Meçe; Halli i përgjigjen me «JO» akuzës. - Prokuroria paraqet dëshmitarët -
Përsëri Gjykata e Tiranës në qendër të vëmendjes së opinionit publik për shkak të funksionit të saj: Gjykimit të çështjeve penale. Ndërsa disa ditë i dha fund procesit për «skandalin Arsidi» ajo priti tjetër skandal financiar që lidhet me kontrabandën e cigareve. Jo aq i rëndësishëm sa «skandali Arsidi» për shkak të shifrave shumë më të vogla se skandali më i madh i financave shqiptare, si dhe të pozitës zyrtare me të vogël se sa zyrtarët më të lartë të financave shqiptare, skandali që u paraqit dje për gjykim para nënkryetarit të Gjykatës së Tiranës zotit Artan Zeneli, nën siglën «Kontrabandë e cilësuar» në bashkëpunim dhe fallsifikim të dokumentave zyrtare- tërhoqi gjithsesi interesin e vëzhguesve të ndryshëm. Kjo për vetë faktin se sigla e mësipërme vë në akuzë deputetin e Partisë Demokratike si dhe kryetarin e
ona dollare traktorëve të njëjtit tip të blera nga firmat private shqiptare në tregje të financiare jashtë Greqisë. paraqet dëshmitarët.
Aushvic - simbol që bën thirrje për paqe
- Nga konferenca e shtypit e ambasadorit polak në Tiranë z. Miroslaw Palasz -
Nën kujdesin e presidentit polak, Lech Valensa më 26 dhe 27 janar të këtij viti do të përkujtohen 50 vjetori i Çlirimit të kampit hitlerian të shfarosjes në masë, Aushvici.
Në këtë ceremoni, sipas ambasadorit polak, do të marrin pjesë personalitete të larta nga të gjitha shtetet, midis të cilëve presidenti Berisha, qytetarët e të cilëve kanë qenë të burgosur të këtij kampi, laureati i Çmimit Nobel, për Paqen të burgosur që ende jetojnë.
Kampi i Aushvicit u krijua në 27 prill 1940 në disa baraka të vjetra të ushtrisë polake. Me kalimin e kohës ky kamp u shndërrua në një ferr të vërtetë, ku kanë gjetur vdekjen rreth 4 milionë vetë nga pothuajse të gjitha vendet e Evropës. Janë të dokumentuar rreth 1.5 milionë veta, por siç thonë numri real i kalon të 4 milionët sepse shumë prej viktimave shkatërroheshin drejtpërdrejt nga vagona e trenit dhe dhomave të gazit. 90 për qind e viktimave mendohet që të kenë qenë çifutë nga e gjithë Evropa. Presidenti polak Valenca ka theksuar se, Aushvici, ky vend i zymtë është bërë simbol i së keqes. Duhet të mbahet mënd se këtu kanë vdekur nga e gjithë Evropa. Ky simbol duhet t’i largojë frikën e njerëzve, por gjithashtu të jetë dhe një thirrje kujtesës për ata njerëz që sot vazhdojnë shpërastimet nëpër botë, se kjo është një rrugë pa krye.
Këto fjalë vlejnë, vuri në dukje
Një strategji e re serbe për rikolonizimin e Kosovës
Ajo të kujton strategjinë shovene të Çubrilloviçit dhe memorandumlin e akademisë serbe të shkencave për genocid kundër shqiptarëve
Që prej disa javësh faqet e shtypit serb po mbushen me njoftime për një «politikë të re të Beogradit për Kosovën».
Sipas Beogradit kjo politikë është një program politik që synon problemet vitale të Kosovës, sipas ministrit serb për Kosovën, Shoshevicit. Për këtë ministër serb problemet më vitale për Beogradin në Kosovë është rikolonizimi i Kosovës me serbë e malazezë. Të gjitha ministritë përkatëse duhet të vënë parasysh nga një program për vënien në jetë të këtyre programeve të ri e të vjetër serb sipas drejtimeve përkatëse që ato i mbulojnë.
Më së pari duhen krijuar kushtet për të njohur serbët e malazezët nga ana të tjera të Serbisë për t’u vendosur në Kosovë, sidomos ato të shpërngulur nga Bosnja e Kroacia. Për këtë qëllim po përgatiten investime të mëdha në ndërtime e shtypjeve që u ofrohen, bati fjalë refugjatëve. Kështu për shqiptarët e të fundit vetëm Gjakovë serbëve e malazezëve u o-
(Vijon në faqen 3)
Komisioni parlamentar i masmedias këmbëngul që vendimet e tij për RTSH të diskutohen në parlament
- U vendos që shqetësimet e ngritura nga Shoqata e gazetarëve profesionistë për ngarkesat financiare mbi shtypin të analizohen në një takim të veçantë me përfaqësues të Ministrisë së Financave -
Së na konfirmoi deputeti M. U- lajni dje zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti komisioni parlamentar i masmedias, i cili diskutoi për rendin e ditës së punës së këtij komisioni për tre muajt e ardhshëm.
Deputetët parashtruan me shqetësim problemet që ata gjykojnë se duhen diskutuar nga ky komision, ose që duhen rregulluar me ligj. Problemet e RTSH, të buxhetit të shtetit për institucionet kulturore, të librarive, të pagave të artistëve, i shin disa nga problemet që u futën në rendin e ditës të punës së këtij komisioni në të ardhmen.
(Vijon në faqen 3)
«DOSJA ARSIDI» SHFAQJE KULMORE E KORRUPSIONIT POLITIKO - FINANCIAR TË REGJIMIT TË BERISHËS
5 të arrestuarit:
1 AGIM TARTARI
2 AGRON SALIU
3 VILSON AHMETI
4 ARDIAN XHYHERI
5 ILIR HOTI
Të akuzuarit e tjerë:
1 ALEKSANDER MEKSI
2 GENC RULI
3 YLLI GJABRI
4 EMIN MYSLIU
5 PARTIA DEMOKRATIKE
I dekoruari nga Arsidi: Presidenti i Republikës Sali Berisha
- Gazeta kërkon informacion zyrtar para publikimit të këtij skandali financiar -
burimet zyrtare dhe jozyrtare. Burimet jozyrtare japin shifra dhe fakte që argumentojnë se blerja e traktorëve me kredinë greke është bërë me procedura të paligjshme, gjë që i ka shkaktuar shtetit disa milionë dollarë humbje, për shkak të çmimeve shumë të larta të blerjes së këtyre traktorëve, çmime këto të krahasuara me ato të traktorëve të njëjtit tip të blera nga firma private shqiptare në tregje të të shitjes dhe blerjes të këtyre traktorëve në Shqipëri dhe në vende të tjera. Këto shifra ekspozojnë një nga skandalet financiare jashtë Greqisë.