26/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 janar 1995

KORRUPSIONI - KANCERI I PD-së

«Skandali ARSIDI» është pronë ekskluzive e PD-së Më në fund këtë e pohon BERISHA (!) Për shumë njerëz ishte e paqartë se përse në një fazë të gjykimit të «Çështjes Arsidi» u pa e nevojshme të sillej në Tiranë nga Tepelena, Fatos Nano, duke iu bërë këtij fakti publiku- citet i madh nga shtypi i partisë në pushtet. U kërkua në këtë mënyrë që përmes një «show» të implikohej me çdo kusht ai në çështjen Arsidi; sipas skenarit që Nikola Arsisi është i njohur në Shqipëri që në vitet. Kur ka çuar për të lidhur disa kontrata, se emri i tij ka qarkulluar në disa sheshe që mbahet edhe vërejtejt e Nanos në pozitën e kryeministrit dhe nëpër çarë skanimin së «përfsgjëson ky person etj. etj. Shkurt qëllimi i goditjes frontale të autorëve të sjelljes së Nanos në gjyq ishte që të paraqitej sikur ai, pra Fatos Nano, e ka sjellë Arsiden në Shqipëri. Jo zotërinj; kanë kohë që këto skenare nuk pinjë me ujë. Ato dëshmojnë që pa lindur. Është vetë zoti Sali Berisha, i cili duke folur në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, është i detyruar të tregojë... Gazeta Shqiptare e djeshme, në korrespondencën e saj mbi këtë mbledhje thekson: «Sipas Berishës, zyrtarisht për qeverinë negociatore kanë qenë në fillim Ama- to dhe më pas Andrea. Arsidi si negociator qeveritarësh shqiptarë i ka rezultuar vetëm në tetor të 1992, atë- herë kur u bë edhe skontimi i ka- parave prej 1 milion e 600 mijë do- llarësh që i janë kaluar qytetarit fra- nçez Arsidi, janë kthyer në Shqipëri për të financuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike. Dhe dihet kush ka qenë në krye të kësaj partie deri më 22 mars të 92-shit. «Nga këto para asnjë nuk është përdorur në fi- nancimin e fushatës elektorale», tha parmbëremë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, presidenti Be- risha. Është kjo një deklaratë që nuk ka çfarë problem, por vetëm kër- kon të shfajësojë autorin. Ky qëndrim i Berishës mbahet ve- tëm një ditë pasi është publikuar një intervistë e Genc Rulit; botuar në gazetën «Albanaca» ku theksohet: «Çështjen Arsidi nuk do të kemi nde- rin ta zbulojmë ne, atë kanë për ta sqaruar socialistë». Kjo deklaratë flet shumë. Ajo flet se një anëtar i lartë i udhëheqjes së Partisë Demokratike e sheh se fundi i partisë së tij në pushtet është i afërt dhe i pashmangshëm. Ajo shpreh njëkohësisht mungesën e besimit të kë- tij zyrtari të Partisë Demokratike të grupit i saj parlamentar, të gjithë zyr- tarët; përfshirë edhe presidentin Be- risha, se ata e kanë seriozisht luftën kundër korrupsionit, në ballë të të cilës qëndron skandali Arsidi. Kjo de- klaratë tingëllon edhe si kërçënim i zotit Ruli ndaj qeveritarëve me të la- rtë të përfolur; zotit Meksi e zotit vendimet atëherë ka vepruar «oktapodi» Arsidi. Me këtë bien poshtë pa asnjë diskutim të gjitha insinuatat për Fatos Nanon. Përse e bën Berisha këtë? Natyrisht ai s’e ka hallin e Nanos, por kërkon të gjejë një shteg për t’i shënuar lakut, sipas të cilit një pjesë e Berisha; se çdo masë ndaj tij, siç kërkohet në vendimin e ndërmjetëm të gjykatës që përcjell gjykimin e çështjes Arsidi mund t’i implikojë edhe ata në këtë skandal, prandaj duhet të heqim dorë nga implikimi i tij në këtë proces. Janë kështu grindjet midis klaneve në gjirin e kësaj partie që po e çojnë atë drejt fundit. P. Z.

PSE U zhdukën LLAMPAT SHQIPETARE?

SHKATËRROHEN PËR T’U PRIVATIZUAR SA MË LIRË Fabrika e llampave në Vlorë unikate në Shqipëri ka pushuar plotësisht së ekzistuari. Tani ajo ka mbetur në kujtesë si një objekt që dikur prodhonte llampa elektrike. Qeveria e PD-së edhe këtë fabrikë të vetme në llojin e saj në vend, e likuidoi plotësisht tani pasi çdo gjë është shkatërruar, e ka hedhur në skand. Në vend të llampave shqiptare, cilësia e të cilave, siç thonë specialistët, ishin të standartit botëror, qoftë të krahasuar edhe me ato të Tungsramit. Tani qytetarët shqiptarë blejnë llampa bullgare e ruse të një cilësie të ulët dhe me çmime 6-7 herë më të larta. Ekonomia e tregut nuk ka logjikë shkatërrimin. Aq më tepër që kjo fabrikë, e vitit 1970, kishte një teknologji të aplikuar si në Lindje dhe në Perëndim. Inxhinierët e fabrikës thonë se t’ia është aktualisht teknologjia e 70 për qind të fabrikave të llampave në Evropë. Madje ekuivalent të kësaj fabrike i gjen edhe në Itali. Ajo prodhonte 5 milionë co- pë llampa në vit dhe plotësonte qind për qind nevojat e vendit, prodhimi i tepërt i saj në disa vite edhe është eksportuar. Në të punonin 750 punëtorë. Të gjithë sot janë pa punë. Madje dhe pa asistencë. Ata qëndroj- në para dyerve të fabrikës duke shpre- suar të marrin ca lekë nga shitja e saj. Ekonomistët, inxhinierët, teknolo- gët dhe punëtorët mendojnë se ky është një qëndrim pa përgjegjësi, ab- surd dhe i pashmangullt, sepse fabrika e llampave mund të riaktivizohet dhe kërkesave të ekonomisë së tre- gut. Psikologjia e shkatërrimit, alter- nativa zero, gjykimet semplise të qe- verisë nuk lejojnë që kjo fabrikë të mbijetonte dhe të konkurronte duke prodhuar edhe më cilësi, edhe më lirë. Natyrisht ekonomia e tregut do të re- duktonte fuqinë punëtore, por nuk do të çonte në mbylljen e fabrikës, e cila krahas llampave elektrike, prodhonte dhe asortimente të tjera të domosdo- shme për ekonominë kombëtare. Menkataura e mallrave u zgjerua dhe prodhimi iu rrit dhe me asortimente të tjera si drossela, starter, mjete më- simore dhe ampula të shëndësisë. Ve- tëm ampula u prodhuan 10 milionë copë në vit për nevojat e shëndetësisë. Po kështu u prodhuan 1 milion llam- pa për automjete. Sot ato vijnë nga Greqia me çmime tepër të larta. Ndër- kohë u krijuan kushte që një pjesë e fabrikave të shkrires së qelqit të për- doresin për prodhimin e mallrave të qelqit kristal. Por të gjitha këto dështuan. Fab- rika hesht. Qeveria fle e qetë sepse fabrikën e ka hedhur në ankand, ndërsa punëtorët i ka flakur në rru- gë. Politika e privatizimit të gjithçkaje është leimovi kryesor i qeverisë, e ci- la s’do t’ia dijë për fatin e ekonomi- së kombëtare dhe të punonjësve. Lum ai që është piketuar të blejë në fabrikë të shkatërruar për dy aspra. GEZIM TUSHE Librazhd ... Serbinë, Beogradit i është bërë e qartë se nuk do të tolerohet një zbritje e konfliktit në Jug, në Kosovë dhe në Maqedoni. Është arsyeja që rreth 550 ushtarë ame- (Vijon në faqen 3)

Politika amerikane në qerthullin ballkanik

Ballkani vazhdon të mbetet një vatër e nxehta të Evropës, që përban në vetvete dy pika vlimi, një dhe Jug; e para në luftë dhe e jug me tensione e përkime të pakëndshme e të padëna në këtë fundshkulli. Në këtë qerthull ballkanik kohët e fundit po spikat një riaktivizim i gjallë i politikës amerikane. Lidhur me konfliktin në veri, në Bosnjë, në sajë të ndërhyrjes së diplomacisë amerikane u arrit që të ndalohen luftimet mes dy palëve boshnjake myslimane dhe aty kroate dhe u arrit marrëveshja për një federatë kroato-myslimane, me mundësi të hapura për bashkimin e serbëve të Bosnjës ose të një konfederate me Kroacinë. Një mision Karter, siguroi edhe një lloj zbutje të bisedimeve të grupit të kontaktit me serbët boshnjakë. Ndërkaq politika amerikane ka qenë e qartë dhe e prerë lidhur me Kosovën dhe Maqedoninë në raport me Serbinë, Beogradi Maqedoni. Eshtë kjo arsyeja që rreth 550 ushtarë ame- rikani ndodhen në këtë vend si pjesë përbërëse e forcave paqeruaj- tëse të OKB-së, si mision parandales së shtirjes së konfliktit në Jug. Ndërkaq lidhjet e reja usht- tarake të SHBA dhe NATO-s me Shqipërinë, si dhe deklaratat e për- sëritura të zyrtarëve amerikanë, përfshi sekretarin e Mbrojtjes Wi- lliam Peri në Tiranë, se SHBA ë- shtë e interesuar për stabilitetin në Shqipëri, janë një konfirmim se Uashingtoni nuk do tolerojë sh- trirjen e agresionit serb në Jug drejt Shqipërisë. Një argument ko- nkret në këtë drejtim janë edhe manovrat e përbashkëta shqiptaro- amerikane «SAREX 95» në Adriatikun që marin pjesë Britania e Madhe, Italia e Gjermania. Ndërkaq Uashingtoni ka ndërma- rrë një mision të veçantë për të bllokuar marrëdhëniet e ngrira në lidhjet Tiranë-Athinë, Shkup-Athi- në: Ankara-Athinë. Një zyrtar a- merikan Nimitz, është i ngarkuar posaçërisht të kërkojë rrugët e bllo- kimit të këtyre marrëdhënieve mi- dis katër qendrave të ballkanit ju- (Vijon në faqen 3)

Librashd

Rekord tranzicioni Tranzicioni paska shumë mënyra për t’u bërë i pasur. «Historisë» së Berishës që e bleu lokalin 20 mijë lekë (të vjetra) dhe e shiti 20 milionë po të vjetra, nuk është e vetme. Në Librazhd shënohet një tjetër rekord: një dyqan ushqimor në qendër të qytetit, është blerë 800 mijë lekë dhe, pasi i shfrytëzua për 2-3 vjet, është shitur as më shumë e as më pak, por 22 milionë lekë. Kështu, disa njerëz krejt rastësisht e pa derdhur një pikë djersë po bëhen të pasur, ashtu sikurse shumë të tjerë po «rastësisht» shkojnë në kufijtë e skajshëm të varfërisë. Vëzhguesi

Shqipëria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me NATO-n

Shqipëria u bë të mërkurën vendi i 10-të që nënshkruan marrëveshjen individuale të bashkëpunimit me NATO-n në programin «Partneritet për Paqen» (PFP) i projektuar për të forcuar sigurinë në botën pas-komuniste. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Vili Klaes, i përshëndeti Programin Individual të Partneritetit (IPP) midis NATO-s dhe Shqipërisë si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të stabilitetit në rajonin e turbullt të Ballkanit. «Aleanca do të mbështesë reformat demokratike dhe ekonomike në rajon», i deklaroi Klaes gazetarëve. Zëvendës-ministri i jashtëm shqiptar, Arjan Starova, tha se marrëveshja e IPP-së ishte «një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat moderne të Evropës». Ai tha se synimi i fundit i Shqipërisë ishte integrimi i plotë në botën moderne evropiane dhe anëtarësimi i plotë në NATO. «Shqipëria e konsideron PFP-në si një paradhomë», tha ai duke theksuar rëndësinë e masave për rritjen e sigurisë në një rajon fuqish të mundshme baruti si Kosova dhe Maqedonia, të tronditura nga problemet e pakicave dhe pretendimet për t’u shkëputur. ROJTER

Bota e qytetëruar vlerëson sakrificat e shqiptarëve në luftën për liri

Nga konferenca e shtypit e ambasadorit polak në Tiranë mësojmë e vesh se Presidenti Berisha shikon për të marrë pjesë në përkujtimin e 50 vjetorit të çlirimit të kampit të shfarosjes në masë në Aushvic të Polonisë. Nga konferenca e shtypit e ambasadorit polak në Tiranë mësojmë e vesh se Presidenti Berisha shkon për të marrë pjesë në përkujtimin e 50 vjetorit të çlirimit të kampit të shfarosjes në masë në Aushvic të Polonisë. Me një egërsi të paparë në histori, nazi fashistët e mbushën Evropën me kampe shfarosjeje. Tërbimi i tyre ishte pasqyrim i urrejtjes të fuqishëm që nga nana popull për shtypur të cilët u ngritën për të fituar lirinë. Ndër këta popuj ishte edhe ai shqiptar i cili u ngrit në një luftë nacionale çlirimtare e cila u kurorëzua me sukses më 29 Nëntor të vitit 1944. Ftesa që organizatorët e këtij aktiviteti përkujtimor i bëjnë presidentit të Shqipërisë, është një nderim për popullin shqiptar dhe një njohësishte konfirmim i njohjes nga Europa i luftës nacionale çlirimtare. I gjaku të derdhur dhe i sakrificave të panumërta që ka bërë populli shqiptar për të fituar lirinë. Berisha shkon në Aushvic si përfaqësuesi i Shqipërisë dhe në urojmë sukses në misionin e tij. Le të dëgjohet fuqishëm zëri i Shqipërisë siç u dëgjua 50 vjet më parë krisma e pushkëve të tij në luftën për liri. For Berisha është njëkohësisht edhe ... (Vijon në faqen 3)

Milot

Mina në banesën e kryetarit të komunës Parambremë rreth orës 21, në qytetin e Milotit u dëgjuan krisma të fuqishme, të cilat alarmuan banorët e këtij qyteti. Ato ishin krisma minash të vendosur nga keqbërësit në banesën e kryetarit të komunës, zotit Gjok Gjoka. Minat janë vendosur mbi çatinë e banesës së tij, ku nga shpërthimi janë dëmtuar rëndë çatia, pajisje shtëpiake si dhe një pjesë e mureve. Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka patur. Autorët e këtij veprimi të shëmtuar akoma nuk janë evidentuar. Korresp. i «Zërit të popullit»

Përfaqësuesi i firmës Italalba i zhdukur që nga e hëna gjendet i ndaluar në Durrës

Sic u njoftua dje përfaqësuesi i firmës «Italalba», zoti Dosen Xhuvani e cila ka realizuar eksportin e 409 metër kub dru arrë në korrik e vitit 1992 drejt Italisë që prej ditës së hënë nuk gjendej në ... dhe dje në mëngjes ... në mes ... dhe ... Ndërsa ... me gjithë ... është ... i arrestuar apo është zhdukur që ... Durrës. ... me hetimet që po zhvillohen rreth një korrupsioni të mundshëm në eksportimin e drurit të arrës. Siç është bërë e ditur për këtë çështje janë zhvilluar disa mbledhje radhazi të Grupit Parlamentar të PD-së pasi në të implikohen edhe persono-nalitete të larta të kësaj partie. Dje në mbërritje nga burime të afërta, me z. Xhuvani mësoam se i ndaluar i ndaluar në Durrës, në policinë komisariatit të Durrësit dhe po hetohet për çështjen e drurit të Arrës.

Paraqitet materiali plotësues i prokurorisë së përgjithshme për çështjen e drurit të arrës

Sipas prokurorisë tre ministrat Ruli, Uka dhe Hoxha kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Hetohet edhe për vjedhje në favor të firmës «Italalba». Pas kërkesës për material plotësues për çështjen e drurit të arrës që kryetari i Komisionit të Mandateve dhe të Imunitetit zoti Femi Avdiu i drejtoi Prokurorisë së Përgjithshme, dje ky material u bë prezent para anëtarëve të Komisionit të Mandateve dhe të Imuniteteve në një mbledhje të mbajtur në selinë e parlamentit. Sipas burimeve tona nga prokuroria materiali i paraqitur vullimor dhe përmban mbi dhjetë abuzime të vendimeve dhe udhëzimeve në fuqi të bëra nga tre ministrat e kabinetit të zotit Mekal, ai i financave Ruli, i bujqësisë Uka dhe i tregtisë Hoxha. Gjithnjë sipas këtij burimi thuhet se provat e administruara në ngarkim të tre ministrave të lartpërmendur janë të plota dhe vërtetojnë se ata kanë kryer krimin e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Kryetari i Komisionit të Mandateve «Femi Avdiu» poletur nga korrespondenti i «Zërit të popullit» nuk pranoi të komentonte rreth këtij materiali duke u shprehur se këtë çështje Komisioni do ta diskutoi sot në orën 10 në një mbledhje të posaçme. Korresp. i «Zërit të popullit»

KORÇË

Forcat e rendit në kërkim të një vule Vështirë të gjesh fshat, ku pushtetin lokal e kanë përdëllëst, që zgjedhjet e kryepleqve të mos kenë shkaktuar konfrontime e trazira. Vula e kryeplakut është kthyer në një mollë sherri. Por ajo çka ngjau këto ditë e fundit në fshatin Orman - Pojan i kalon kufijtë e një tragjikomedie. Themel kështu se nisi si me të qeshur dhe vazhdon me dhunë. Nisi mes dy anëtarëve të PD, të dy kandidatë për kryeplak, njëri i quajtur Bujar Shashli, nip i sekretarit të PD-së së fshatit, e tjetri Irfan Liçi, nip i kryetarit të komunës, Agim Lmllarit. I pari kishte pozitat më të forta ndaj dhe Partia më mbledhjen e saj vendosi dhe i dorëzoi vulën e kryeplakut. Por këtu do të niste e tërmeti historia, duke arritur deri ... ... i kobet tek dajua i tij, kryetar komune. Dhe ky i fundit s’e zgjat, por nis dy policët e komunës që me hir a pa hir vula t’i merret Bujarit dhe t’i jepet nipit të tij. Të dëgjuarit e zotit Agim me kobure dhe kamzhik në dorë, në prani të gruas dhe kunatës së Bujarit, i kërkojnë atij vulën. Por ai refuzon duke iu përgjigjur se kryetari ka zgjedhur Partia dhe jo policia. Muhabeti trashët dhe vjen duke u acaruar. Njëri prej policëve e godet Bujarin, ndërhyn e kunata dhe kjo merr të njëjtën përgjigje. E kështu rreth i sherrit vjen duke u zgjeruar. Dikush ndërhyn për të ndarë. Dhe ata largohen, por vula mbeti në dorën e të zotit. Ngjarja s’do të merrte fund me kaq. Rreth orës 22 të po asaj nate dera e shtëpisë së Bujarit u shqye dhe me forcë. Dhe një turmë policësh me automatikë me duar u sulën brenda, dhe përmbysën gjithçka. (Vijon në faqen 3)

Ekonomistët, inxhinierët, teknologët absurditet dhe i pambështetur, sepse fabrika...

7 MILION DOLLARË TË VJEDHUR

Kredia greke - Skandali më i madh financiar i qeverisë MEKSI SHIFRA, FAKTE, KOMENTE (Lexoni nesër në «ZËRI I POPULLIT»)

Shqipëria në pështjellim