ORGANIZIMI I RI I PD-së DO TË THOTË LARGJE HESAPESH NË GJIRIN E UDHËHEQJES
- Sa më shumë nuk i do populli, aq më shumë e duan veten dhe pushtetin krerët e PD-së
- Partinë Demokratike nuk e ngjallin dot ata që e vranë atë
Pas një maratone të gjatë mbledhjesh të kryesisë së Partisë Demokratike, të grupit të saj parlamentar me pjesëmarrjen edhe të presidentit të republikës, të takimeve kokë më kokë e në grupe, sot mbidhet në Tiranë Kuvendi Kombëtar i kësaj partie me rend dite: «Çështje të organizimit të Partisë». Mbledhja e sotme zhvillohet në një terren nënkëmbëreshë për Partinë Demokratike. (N.q.s. akoma vazhdon të ketë në të tilla në Shqipëri). Para saj shtrohet dilema hamletiane: To be or not to be? (Të rrosh a të mos rrosh?). Udhëheqja e PD-së është rrethuar dhe kërkon vend ku të futet. Atë po e mbytin skandalet, po e mbyt korrupsioni kancerioz i frymëzuar, i stimuluar dhe i gatitur prej saj, po e mbytin dështimet. Aktualisht janë rënë të gjitha vijat që më të cila mbahej ngrehina e PD-së. Ajo e ka humbur besueshmërinë në vend dhe në botë. Shqiptarët e panë në praktikë se si premtimet e PD-së, ishin vetëm gënjeshtra sa për të marrë pushtetin. Populli pati aq kohë sa të shikonte se si janë ngjitur në pozitë; në shërbim të kujt është shteti «ligjor». Njerëzit po e shikojnë se si funksionojnë organet e këtij shteti, ata e dinë kush i ka katandisur ato në këtë gjendje, kush e ka kthyer Gjykatën Kushtetuese në një azil me rrogë, kush e shkatërroi Gjykatën e Kasacionit, kush e ka kthyer Prokurorinë në një instrument të verbër në duar të një kaste. Njerëzit e dinë mirë se si është vendosur rendi dhe qetësia në Shqipëri. Për këtë flasin edhe 10 mijë të ngujuarit në kulla në veri si në Mesjetën e hershme. Kriza e PD-së është evidente dhe e pashërueshme. Ajo që e vërteton plotësisht këtë është vota e 6 Nëntorit, 6 Nëntori tregoi se shumica e shqiptarëve nuk e do PD-në dhe udhëheqësit e saj. Por sa më shumë që populli nuk i do këta drejtues, aq më shumë e duan ata veten e tyre dhe pushtetin. Dashuria për pushtet i shtyn ata të bëjnë çatira. Ata s’kanë për gjë t’i venë stërkëmbësha shokut, të përpiqen t’i lenë kopilin në derë atij që kanë në krah. Por me sa duket, kjo gjë nuk qenka kaq e lehtë. «Fajësinë time mund ta mbulosh, por jo edhe...» Megjithatë përgjegjësia do të ngarkohet dikujt, qoftë edhe përkohësisht. Se kujt, kjo do të varet nga raporti i forcave midis klaneve brenda udhëheqjes. Marrja përsipër e çështjeve të organizimit të Partisë, është një barrë që praktikisht udhëheqësit aktualë të PD-së nuk e ngrënë dot. Janë ata që e shkatërruan këtë parti, që zhgënjyen njerëzit, që larguan prej saj forcat më të kualifikuara e më demokratike. Ajo që mund të bëhej mirë dhe për të cilën kanë dhënë prova krerët e PD-së, është të lënë hesapet me njëri tjetrin. I pyetur se çfarë pret nga mbledhja e sotme, një fabulist i njohur u përgjigj kështu: «Në dasmën e dhepërisë, kafshët e egra pasi hengrën e pinë mirë, ia nisën sherrit. „Jo hëngre ti më shumë, jo hëngra unë“. Vajti puna shumë keq. Në një moment ngrihet ariu dhe thotë: „Ç’bëni kështu? Na dëgjon bota, ne jemi me kulturë. Pa u uluni një herë e të bisedojmë sesi të bëjmë një organizim të ri». „Mirë e ka ariu“ u përgjigj ujku. Pas shumë diskutimesh, kuptohet me kulturë: „Vajti ... Ata [vijon teksti i dukshëm pjesërisht i prerë në fund të figurës] ata vendosën të bëjnë një organizëm të ri. Në krye të tij u vendos ujku.
Aktualisht kanë rënë të gjitha vi[?]dat me të cilat si premtohej përpjekur e përpiqen këta pushtetarë të PD-së për veten e për klanin e tyre. Ai e pa dhe e shikon përditë se kujt po i jepet pasuria kombëtare, kujt i jepen vendet e punës, kush
që në fillim të bëjnë çudira. Ata s’kanë për të vënë stërkëmbë-shin shkobt, në krah. Por me sa duket, kjo gjë nuk që nka kaq e lehtë. “Fajësinë time mund ta provojë vetëm Meksi dhe Berisha”, pask(a) thënë Genc Ruli. Pra, me këtë gjë; ai do të thotë: Pse më godisni mua, ne jemi shokë; ne ja dimë njëri tjetrit?
Duke qenë se s’kanë për t’u marrë me njëri-tjetrin, përse t’i godasin? Përse? Ato janë të një mendimi, ndonëse në krye të qeverisë janë njerëz të ndryshëm. Kur vaji dhe uji nuk përzihen, aq më shumë nuk përzihen njerëzit, pushtetin. Dashuria për pushtet i shtyn ata në krah. Por me sa duket, kjo gjë nuk është shokë; ne ja dimë njëri tjetrit?
e parakohshme dhe shumë dëshiren bërë me kohë, sepse PD-ja deshtoi, e konsumoi veten keqas, madje u zhyt në korrupsion. Sidomos te duhet të jemi
Sidomos te duhet të jemi
U nis për në Bruksel një delegacion i PSSH
U nis për në Bruksel një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë i kryesuar nga zëvendëskryetari i saj Dr. Servet Pëllumbi.
Delegacioni do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me Parlamentin Europian,
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Kryetari i grupit parlamentar të PS në Strazburg
U nis në Strazburg për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të vitit 1995 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Kryetari i grupit parlamentar të PS dhe anëtar i delegacionit të Kuvendit Popullor në këtë Asamble, Namik Dokle.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Program dhe zgjidhje konkrete për garën elektorale
- Takim zonal me drejtues të PS në rrethe -
Funksionimi i strukturave të Partisë Socialiste dhe dinamika e punës së tyre sipas një platforme konkrete-ishte problemi agenda... [e pjesshme] takimi i organizuar me kryetarët e KD të rretheve të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit dhe rajonit të Rrogozhinës. Pasi u vlerësua vitin 1995 si një vit i rëndësishëm për veprimtarinë e PS-së në kryeqytet i saj Luan Hajdaraga u ndal në specifikën e detyrave që do të përballojnë strukturat e partisë në rrethe. Çdo parti serioze me program të qartë e me besueshmëri në elektorat synon marrjen e pushtetit në bazë të alternativës që ka. Këtë objektiv e ka edhe PS-ja për fushatën e ardhshme elektorale. Koha se kur mund të shpallen zgjedhjet mund të jetë edhe pas një viti mund të jetë edhe më përpara. Në të vërtetë ashtu siç e ka theksuar PS-ja, zgjedhjet e parakohshme duheshin bërë me kohë, sepse PD-ja dështoi, e konsumoi veten keqas, madje u zhyt në korrupsion. Sidogoftë ne duhet të jemi të përgatitur për këto zgjedhje, pavarësisht nga koha se kur do të bëhen. Me këtë rast nënkryetari i partisë shtroi nevojën e krijimit rreth të cilit u diskutua në takimin e Gramshit dhe rajonit të Rrogozhinës. Nga shtyllat e qeverisjes së PS-së vazhdoi më tej L. Hajdaraga do të jetë antikorrupsioni. Po më parë ky korrupsion duhet zbuluar e denoncuar. Kërkohet sidomos këmbëngulja e përfaqësuesve të PS-së në pushtetin lokal për zbulimin e korrupsionit që nis me privatizimin e paligjshëm e deri në mënyrat e tjera më të sofistikuara. Duke u ndalur më pas në platformat e punës së PS-së, ai theksoi edhe nevojën e një politike të jashtme konkrete dhe bashkëpunimi me fqinjët. Nëse deri tani PD-ja është orvatur të ndërtojë vetëm marrëdhënie politike me BE etj., kjo është e pamjaftueshme. Marrëdhëniet politike duhet të shoqërohen edhe me marrëdhënie ekonomike. Për këtë duhet të jetë e qartë se Shqipëria nuk ndërtohet vetëm me forcat e saj. Fakti që nga kredia [?] 7 miliard dollarësh e BE fituan të gjitha vendet e lindjes, (Vijon në faqen 2)
PARTIA SOCIALISTE - E VENDOSUR NË LUFTËN E SAJ KUNDËR KORRUPSIONIT
Korrupsioni, që «lulëzoi» me hapa galopante në këto vite të qeverisjes së PD-së, përbën një nga të këqijat më të mëdha e më të rrezikshme për zhvillimet demokratike në Shqipëri.
Veprimet korruptive dhe skandalet e zyrtarëve dhe të qeveritarëve kanë pasuar e po shfaqen njëri pas tjetrit. Kohët e fundit shtypi ka hedhur dritë mbi përdorimin e kredive greke për blerjen e traktorëve, duke e konsideruar si skandalin më të madh. Cili do të jetë qëndrimi i PS dhe i Grupit të saj Parlamentar për këtë çështje, në kuadrin e objektivave dhe angazhimeve të mëdha të këti viti, sidomos në luftën kundër korrupsionit? Ju drejtuam për këtë Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të deputetëve socialist Dr. Fehmi Abdiu, i cili na tha:
Do të këmbëngulim për t’i shkuar deri në fund të vërtetës
Intervistë me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të deputetëve të PS, Dr. Fehmi Abdiu
Tre janë preokupimet kryesore të grupit të deputetëve të PS për vitin 1995. Hartimi i Kushtetutës së re dhe insistimi për zhvillimin e zgjedhjeve të reja lokale kanë qenë e po të mbeten preokupimi kryesor i PS dhe i grupit të saj parlamentar.
Por po kaq preokupacion grupi ynë do të ketë luftën kundër korrupsionit që tashmë është bërë një shqetësim e rrezikshme për popullin dhe për vendin tonë.
Këtë luftë ne e kemi filluar që kur ky fenomen ishte në embrionet e para, por tani, kur ai ka lëshuar metastaza shumë dimensionale, në këtë luftë na dalin detyra shumë të rëndësishme e urgjente. Duke qenë kështu, gjatë këtyre muajve ne do të insistojmë që të zhvillojmë Interpelanca me personalitetet kryesore qeveritare për t’i shkuar deri në fund verifikimit kriminale të korrupsionit në drejtim të kontrabandës së karburantit, të kontrabandës së duhanit të vjedhjeve të lidhëshme me kreditë dhe ndihmat e ardhura në Shqipëri, me çimenton, të financimeve të paligjshme të fushatave elektorale etj. Në këtë kuadër grupi ynë parlamentar do të insistojë edhe për të vërtetën lidhur me lëvrimin dhe përdorimin e kredive greke për traktorët, e cila u bë publike këto ditë gjerësisht në shtyp.
Angazhimi ynë në këtë luftë nuk do të bëjë aspak këmbënguljen kundër veprimtarisë antligjore e antikushtetuese lidhur me privatizimin e ekonomisë kombëtare, të kësaj pasurie që u përket të gjithë shqiptarëve, të cilat kanë të drejtë të vihen në pozita të barabarta për të hyrë në ekonominë e tregut.
26 milionë lekë tatime të papaguara
Mungesa e aftësisë paguese të disa personave juridikë e shtetërore ka qenë një nga arsyet kryesore që ka penguar vjeljen e taksave në rrethin e Pukës.
Nga 26 milionë lekë të papaguar në arkën e shtetit, për vitin 1994, 16 milion lekë akzizë dhe diferencë çmimi i përkasin ndërmarrjes së shërbimit elektrik. Pjesa tjetër prej 10 milion lekë janë rrjedhojë e mospagimit të tatimit nga 4 ndërmarrjet e përpunimit të lëndës drusore.
Biznesi i vogël në qarkullimin e mallrave në këtë rreth ka tendencë rritjeje. Këtë e tregon arkëtimi i 8,9 milionë lekë në vitin 1994, nga 7,2 milion lekë të derdhura në vitin 1993. Ndërkohë, numri i subjekteve private ka tendencë uljeje për shkak të konkurrencës së lirë dhe fenomenit të falimentimit, ose të marrjes me një biznes tjetër. Nga 960 subjekte në vitin 1993, aktualisht në këtë rreth numërohen rreth 600 të tilla. Në to janë punësuar rreth 900 vetë.
Ka mendime se tatimi nuk duhet të jetë i njëjtë në përqindje për të gjithë rrethin. Kështu, një privat që furnizohet në Tiranë brenda muaji harxhon vetëm për transportin 25 mijë lekë, ndërkohë që çmimet në Pukë nuk ndryshojnë me ato të lokaleve të Tiranës.
Rritje e ndjeshme e taksave
- Punonjësit e kundërshtojnë këtë rritje, por...
Një urdhëresë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave, ka nxitur protestën e dhjetra punonjësve të artizanatit në Shkodër.
Një urdhëresë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave, ka nxitur protestën e dhjetra punonjësve të artizanatit në Shkodër; A-punojnë si berberë, këpucarë, orëndreqës, fotograf, argjendar dhe të tjerë, profesione këto mjaft të traditës në qytet. Sipas urdhëresës në fjalë, duke filluar që nga muaji janar taksat në këta sektorë rriten në mënyrë të ndjeshme. Llogaritet e bëra në Shkodër, tregojnë se këto taksa rriten mesatarisht 2.8 herë. Ose nëse vitin e kaluar kanë paguar 8 mijë lekë çdo muaj taksa për punën e bërë, tani me urdhëresën e re duhet të paguajnë deri në 22 mijë lekë në muaj.
Punonjësit në fjalë, të organizuar prej kohësh në federatën sindikale, kanë reaguar rreptë ndaj kësaj urdhërese. Këta argumentojnë se është e pamundur të punohet me taksa të tilla. Lënda e parë kushton shumë shtrenjtë, tani edhe rritja e taksës. Punëtorët e disa njësive e shërbimeve artizanale, kanë ndërprerë punën. Është zgjedhur një komision përfaqësues, i cili ka marrë takim në administratën e pushtetit lokal dhe në degën e tatim-taksave të rrethit. Por aty u janë përgjigjur se kjo nuk varet në dorën e tyre. Për rastin në fjalë, i takon të japi shpjegime kush e ka nxjerrë këtë urdhëresë.
Tani punëtorët kanë vendosur të vijnë në Tiranë e të protestojnë para dikasterit përkatës. Këta pohojnë se nëse kjo urdhëresë nuk korrigjohet pasojat e saj do të ndihen shumë shpejt me mos plotësimin e nevojave për këto shërbime qytetarëve shkodranë. Sipas tyre, zgjidhja më e drejtë do të ishte që llogaritja e sasisë së taksës në këtë rast të bëhej mbi bazën e xhiros ditore.
Vazhdojnë manovrat Sarex 95
Mes dy vendeve tona ekziston një mirëkuptim i plotë deklaron komandanti i anijes amerikane «Ponce»
Dje u zhvillua dita e dytë e manovrave Sarex 95 me operacione kërkim shpëtimi në tokë në afërsi të plazhit të Golemit.
Më parë në bordhën e anijes amfibe Poncë shefi i shtabit të ushtrisë shqiptare Zef Kosova dhe komandanti i anijes Daniel Sherrange dhanë një konferencë shtypi. Gjenerali Kosova, duke folur për zhvillimin e një dite më parë tha se ushtarakët amerikanë kishin mbetur të kënaqur. Ai bëri të ditur për një incident të papritur në një manovër, ku një marinar amerikan nga një anije detare u hodh në det dhe u mor menjëherë nga një qytetar shqiptar.
Sipas Kosova, me ndërhyrjen e shpejtë të mjekëve të spitalit kirurgjik të Durrësit marinsi ndodhet jashtë rrezikut. Sipas burimeve nga Durrësi qytetari që shpëtoi marinarin është arrestuar. Kosova e cilësoi incidentin si një rastësi që nuk i cënon marrëdhëniet tona me SHBA-në.
Në fjalën e tij komandanti amerikan Daniel Sherrange e cilësoi incidentin e shmangur dhe falenderoi mjekët e spitalit të Durrësit që shpëtuan jetën e marinsit. Duke folur për manovrat ai i paraqiti ato si një fakt se SHBA dhe Shqipëria mund të punojnë së bashku për të mbështetur paqen në botë. Nëse besoj se në mes të dy vendeve ekziston një mirëkuptim i plotë tha ai.
Manovra e djeshme kishte si synim apëti[min?] e jetës së pesë plotëve amerikane të rrezikuar. Sipas kalimit anija amerikane Ponce kërkon ndihmë ushtarake shqiptare për të kërkuar e shpëtuar pilotët e rrëzuar. Në operacionet e kërkim shpëtimit morën pjesë 150 ushtarë shqiptarë dhe 40 marinsa; tre helikopterë shqiptarë; një britanik dhe një amerikan. Të dërguarve amerikanë iu dha ndihma e parë dhe u transportuan me helikopterë shqiptarë. Mbullja e manovrave të ditës së sotme ishte shumë domethënëse ku ushtria marina amerikane të lidhur me litar në helikopterë valëviteshin në një flamur shqiptarë dhe amerikan.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Mashtruesit e Poliçanit...
Ngjarja është në vijim të zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 452 dt 17.10.1992 “Për privatizimin e ndërmarrjeve bujqësore”.
Në këtë vendim lejohej privatizimi i një pjese të ndërmarrjes bujqësore në Poliçan të privatizuar nga shoqëria tregtare. Më 15 shkurt 1993 u hartua proces-verbal kundrejt komisionit të shqyrimit të tyre për të bërë serrat ku ishin punësuar deri më atë kohë. Për veprimet e privatizimit autorizuan brigadierin e fermës, Hekuran Jaupi. Mbi bazën e këtij autorizimi personat kërkuan (sic) privatizimin e serrave, duke ndërmarrë hapin e parë me likuidimin e ndërmarrjes për të hartuar proces-verbal teknik për serrat ekzistuese (edhe ato në ndërtim e sipër) vlera e përgjithshme e të cilave u vendos për 5.963.063 lekë. Këtu fillon mashtrimi.
Për çudi, me iniciativën e tij apo nga marrëveshja me personat e angazhuar për privatizimin pranë këtij seksioni të rrethit të Skraparit, kërkesa për blerjen e serrave u bë në emër të Hekuran Jaupi, duke përfaqësuar nga e drejta e bashkëshortes së tij 2 punonjësit e tjerë. Dhe veprimet vazhduan me tej. Faktikisht, më 6.7.1993 pranuan noterisht Fllutura Guri u paraqit shtetasit r[?] dy punonjës bujqësore Enver Bilaj dhe «blerësi» vetë Hekuran Jaupi. Në aktin e shitjes së bërë noterisë e cila nuk u referua praktikës përkatëse shtetërore në (Vijon në faqen 2)