- Afër 200 minatorë janë ngujuar në nivelin e 8-të
- Kërkesat janë thjesht ekonomike
Bulqiza, e lodhur nga papunësia dhe varfëria e tejskajshme, të shpër- [sic] në përjeton dramën e rëndë të grevës së urisë. Afaro 200 minatorë, zjarrmëtarë, vagonistë etj., kanë zbritur në nivelin e 8-të dhe janë ngujuar në grevë urie.
Dje në mëngjes shkuam në pusin nr. 2 dhe kërkuam të marrim kontakt me grevistët. Grykat e hyrjes në thellësi ishin bllokuar me policë dhe me kuadro të minierës të cilët nuk lejonin asnjë kontakt me grevistët dhe drejtuesit e grevës.
Në placelën e 41-ish, në përkrahje të shokëve të tyre të ngujuar në thellësi, ishin mbledhur mbi 2000 minatorë dhe punëtorë të sipërfaqes, burra gra e pjesëtarë të familjeve të të ngujuarve.
Nga takimet që patëm me ta mësuam se ngujimi në grevë është bërë thjesht për arsye ekonomike, është produkt i gjendjes së rëndë ekonomike që sundon në qytetin e Bulqizës.
Ata kërkojnë t’u jepen 10 perqindëshi i shtesës së pagës, kërkojnë t’i shkohet deri në fund korruptimit që ka hedhur rrënjë në minierë, dhe korrupsion që pushteti i PD-së vazhdon ta mbulojë me të gjitha mënyrat, kërkojnë reformë ekonomike mbi baza ligjore.
Kërkesa e grevistëve, publikuar në një proklamatë që qendër të Bulqizës, një ndër më të kudesshme pushtetarët i ka zhdukur.
Greva vazhdon.
ABDURRAHIM ASHIKU
FILLUAN TAKIMET E DELEGACIONIT TË PARTISË SOCIALISTE NË BRUKSEL
– Delegacioni takohet me Komisionerin e Lartë për Politikën e Jashtme, Hans Van Den Broek dhe me Komisionerin e BE për çështjet e Energjisë, Turizmit dhe politikës ekonomike zotin Christos Papoutsis
Dje pasdite në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel zoti Hans Van Den Broek, Komisioner i Lartë për politikën e jashtme, priti delegacionin e Partisë Socialiste të Shqipërisë i cili, siç është njoftuar më ftesë së Parlamentit Evropian ndodhet në Bruksel për një sërë takimesh zyrtare. Delegacionin e PSSH-së e kryesonte dr. Servet Pëllumbi, zëvendëskryetar i Partisë Socialiste.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime rreth situatës së brendshme ekonomike dhe politike në Shqipëri; me vazhdimin e reformave në të gjitha fushat, gjendjen e të drejtave të njeriut, marrëdhënieve aktuale të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe intensifikimin e tyre të mëtejshëm si dhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe rreth marrëdhënieve me fqinjët.
Gjithashtu po dje delegacioni i Partisë Socialiste të Shqipërisë pati një takim me zotin Christos Papuçiu, Komisioner i Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë, turizmit dhe politikës social-ekonomike. Në këtë takim pasi u shprehën falenderimet për ndihmën e dhënë deri tani Shqipërisë nga Bashkimi Evropian u diskutua për mundësitë e një bashkëpunimi dhe ndihme të mëtejshme në të ardhmen.
Delegacioni vazhdon takimet.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PSSH.
Greve në një ndërmarrje të përbashkët
SARANDË
Që prej së premtes ka filluar greva në ndërmarrjen e përbashkët shqiptaro-greke të prodhimit të veshjeve, Alba. Janë solidarizuar të 220 punonjëset, 176 prej të cilave, duke qenë anëtare të sindikatës së pavarur, sot bëjnë pjesë në konfederatë. Komisioni i grevës dhe kryesia e sindikatës kanë këto kërkesa: të lihet kontrata vjetore e punës dhe të japë dorëheqjen drejtori i palës shqiptare. Këshilli sindikal i rrethit e ka mbështetur grevën, është në takime me komisionin dhe sindikatën, kërkon reagime prej administratës, veçanërisht duke u dhënë në fund pushimeve subjektive nga puna, por këmbëngul që të gjitha problemet të zgjidhen pa u prishur ndërmarrja e përbashkët. Është realizuar një takim i komisionit të grevës dhe kryesisë së sindikatës me administratorët shqiptare e greke, por ato nuk i kanë pranuar kërkesat e punonjësve. Megjithatë është njoftuar një takim përgjigjeje.
PUNËTORET NË GREVË, NDËRMARRJA NË PIKEPYETJE
ELBASAN
Ka hyrë në ditën e 8 greva e 140 punëtorëve ropabegëse të ndërmarrjes së përbashkët italo-shqiptare “Skënderbeg”. Bisedimet e deritanishme me drejtorin italian të prodhimit, nuk janë zhvilluar ende.
Biseda me përfaqësues së sindikatës së punëtorëve, shpalosin mungesë të vijueshme kërkesë të palës italiane. Madje dhe dy grevat e mëparshme, njëra njëvjeçore dhe tjetra njëditore, kanë patur si qëllim potecësimin e disa kushteve elementare, sidomos dhënien e pagës në kohën e duhur. Greva e tanishme bëhet pikërisht në shenjë proteste për mosdhënien e pagës çdo 15 ditore. Punëtorët ende nuk kanë marrë pagën e 15 ditëshit të parë të janarit. Motiv i grevës përfshin edhe dy kërkesa të tjera të rëndësishme. Së pari, mosshënimi e kontratës kolektive të punës dhe, së dyti, mos pagimin nga pala italiane të kontributeve për sigurimet shoqërore prej 6
(Vijon në faqen 2)
50 familje paralajmërojnë për grevë urie
Problemi i lëvizjes së popullatës kryesisht atij i lëvizjes së njerëzve nga zonat veriore drejt qytetit të Durrësit, është shumë shqetësues. Përveç banorëve që janë sistemuar vendim qeverie, në disa zona të këtij rrethi, një numër i konsiderueshëm popullsie, kryesisht nga Dibra, kanë okupuar këtu tokat që i përkasin me ligj banorëve vendas. Eshtë fjala për tokat e ndara nga komisioni i kthimit të pronave në muajt Maj-Qershor.
Një shqetësim i tillë mbetet në zonën e Spitallës, sektori Kenetë, kontradiktat e shkaktuara ende nuk po shtrohen për zgjidhje nga pushteti lokal. Janë 50 familje të cilat, në bazë të ligjit duhet të përfitojnë përkrahje sociale dhe nuk e marrin atë. Përveç grindjeve të shqetësimeve me të ardhurit, uhet të përballojnë edhe vështirësitë financiare që shtohen për shkak të trysnisë së fortë të çmimeve pa kufi. Megjithëse këta banorë për ditë e javë të tëra i janë drejtuar kryetarit të bashkisë Tomor Golemi, si dhe përfaqësuesve të këshillit të rrethit deri sot asgjë nuk është mundur të zgjidhet në këtë drejtim.
Duke parë indiferencën e organeve të pushtetit lokal banorët e Spitallës për të mundësuar shitjen pjesë pjesë të ndërmarrjeve, domethënë linja e reparte të veçanta. Me këtë mënyrë të privatizimi, pra pjesë-pjesë, pohojnë në dëngen e privatizimit, ankandi është aplikuar në mbi 10 raste. Përseri edhe në këto raste punëtorët kanë ngelur pa gjë.
A ka patur mundësi korrupsioni Vlen për t’u theksuar se deri tani kanë kaluar 4 ditë nga afati i caktuar. Ende nuk është dhënë përgjigje nga qeveria.
(Vijon në faqen 2)
ZGJEDHJET E REJA JANË KRYEFJALË E PUNËS SË PARTISË SOCIALISTE
Dr. Luan Hajdaraga, nënkryetar i PSSH-së deklaron në Mat:
— Korrupsioni në Shqipëri do ta zhdukë me themel vetëm Partia Socialiste. — P.S.SH, është e hapur dhe do ta orientojë Shqipërinë drejt marrëdhënieve të gjithanshme dhe efikase me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, SHBA-në, dhe më gjerë. — Organizata e Partisë Socialiste në rrethet Mat, Bulqizë e Dibër, gjatë vizitit të kaluar janë shtrirë në gjerësi dhe janë shtuar me anëtarë të rinj. Objektivat e vitit 1995 janë që shtimi denti në si Parti, si forcë politike kemi për detyrë ta shpejtojmë këtë proces. Më poshtë ai u ndal në punën që duhet të bëjnë organizatat e PS për i radhëve dhe forcë realizuese e organizatave të ngrihet në një shkallë më të lartë. Këto dhe probleme të tjera të lidhura me punën aktuale të Partisë Socialiste ishin objekt i takimit të organizuar dje në qytetin e Burrelit, takim në të cilin morën pjesë edhe nënkryetari i Partisë Socialiste sh. Luan Hajdaraga, deputeti Alfred Palla etj. Kryefjala e punës së Partisë këtë vit tha sh. Luan Hajdaraga në vijim të konkluzioneve që dolën nga diskutimet janë zgjedhjet e reja. Në synojmë që zgjedhjet t’i bëjmë të pa rakordueshme dhe për këtë do të lufojmë. E gjithë Partia është organizuar totalisht për zgjedhjet, Pavarësisht se dekretimin e zgjedhjeve e bën Presidenti që duhet të bëjnë organizatat e PS për studimin e programit të Partisë, në ngritjen e komisioneve të ndryshme pranë komiteteve drejtuese dhe zhvillimin e problemeve në kushte konkrete. Duke folur për forcimin e bashkëpunimeve me strukturat e pushtetit lokal shokun Luan Hajdaraga theksoi domosdoshmërinë e mbështetjes së tij nga Partia Socialiste, ndihmën konkrete që ajo duhet t’u japë përfaqësuesit tanë në pushtetin lokal vep-rojne mbi bazën e ligjeve por duke qenë të zgjedhur nga ne duhet të mbështeten tek Partia. Lidhur me këtë ai theksoi nevojën e kontakteve të drejtuesve të pushtetit lokal e të këshilltarë- (Vijon në faqen 2)
Punëtorët nuk kanë përfituar asgjë nga privatizimi
SHKODER
Me çkurinë e deritanishme të privatizimit, nuk mund të flitet për përfitim të punëtorëve. Nga 76 ndërmarrje të vlerësuara, janë privatizuar 26 prej tyre. Në proces të likujdimit janë edhe 25 të tjera. Vlera absolute e mëse 50 ndërmarrjeve në fjalë është llogaritur në 300 milionë lekë, duke përfshirë edhe ato me letrat me vlerë. Kush është bërë pronar i këtyre ndërmarrjeve? Pjesa dërrmuese janë drejtues apo stafi drejtues i tyre, të cilët vijnë nga ai kontigjent i vogël, kuptohet, që mund të sigurojnë para. Disa prej tyre kanë arritur të mbledhin letrat me vlerë të persekutuarve që të sigurojnë shumën e nevojshme.
Për ndërmarrjet e shitura thuhet se është shpallur ankand, por nuk është zhvilluar. Sipas degës së privatizimit ajo ka ndodhur për faktin se në ankandin e shpallur nuk është e paraqitur më shumë se një blerës! Kjo detyroi një strategji pjesë-pjesë, pohojnë në degën edhe në këto raste punëtorët kanë ngelur pa gjë.
(Vijon në faqen 2)
SISTEMI BANKAR NË SPEKTRIN E PROGRAMIT ELEKTORAL
Partia Socialiste tashmë ka publikuar programin e saj dhe për qëllime që njihen po punohet edhe programin elektoral. Mendoj për të thënë qartë edhe në programin e saj se do të jetë gjykues drejt të ky program të dalë si loje esencës së studimeve të përgatitura në fushën, drejtime e sektorë të veçantë. Duke qenë se këto do të bëhet ballafaqimi me popullin mbi atë se çfarë synon PS në një periudhë katër vjeçare, kaq natyrshëm në mbështetje e zbatimit të tyre. Ato që paraprakisht të mblidhen nëpërmjet dëshirën për ndryshime e kundërthëniet nga përvoja mendime, sugjerime e kundërshtime nga përvoja në ndryshimin e shkencës, praktika e drejtimit të tjera.
Materialet e paraqitura deri tani për gjendjen, ecurisë dhe perspektivën e sistemit bankar janë shumë të dobëta.
Së pari: sistemi ekzistues bankar në Shqipëri, është në gjendje të mjerueshme dhe me reputacion të ulët si brenda dhe jashtë vendit. Në banka ka pasqyrë të theksuar, burokraci e korrupsion gerryes. Ende bankat tregtare zbatojnë praktika pune të ekonomisë së centralizuar. Specialistët jo në nuk guxojnë të shprehin hapur mendimet e sugjerimet e tyre. Në praktikë pavarësia ligjore e sistemit bankar le shumë për të dëshiruar.
Sistemi bankar është kthyer në pengesë dhe po krijon atmosferë mbytëse transaksionet për një ekonomi e tregut që duam të ndërtojmë.
Për sa deklaruar vazhdimisht se ecurinë dhe dinamikën në zhvillimet e sistemit tonë bankar i shoh jo vetëm si pjesë të ecursë së reformës ekonomike, por bankave e financave u beson rol parësor. Bankat e sotme duhen ristrukturuar e reformuar tërësisht e thellësisht.
Së dyti: brenda një periudhe 6-të mujore mendojmë me janë të gjitha mundësitë për të përmirë-
Ndihmëssekretari i Mbrojtjes i SHBA dr. Nye në Tiranë
Dje arriti për një vizitë dy ditore në vendin tonë një delegacion i nivelit të lartë nga SHBA, i kryesuar nga Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara dr. Joseph Nye, që do të zhvillojë takimin e tij me të Grupit bilateral të punës shqiptaro amerikan. Dje ai u prit nga ministri i Mbrojtjes Zhulali.
Krahas bisedimeve dypalëshe për çështje të mbrojtjes dr Nye do të pritet në takim të veçantë nga ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, nga ministri i Punëve të Jashtme, Serezha si dhe nga personalitetet më të larta të vendit.
Ndërkaq manovrat e përbashkëta Sorex 95 përfunduan të djelën. Ato u vlerësuan si të suksesshme dhe priten të tjera në të ardhmen.
Ndryshime të drejtuesve të bankave
Nga burime jo zyrtare mësohet se ditën e diel është firmosur shkresa që largon zotin Edvin Libohova nga vendi i drejtorit të Bankës së Kursimeve duke e zëvendësuar me zotin Bedri Collaku drejtor i supervizionit në Bankën e Shqipërisë. Me këtë rast ka marrë fund edhe karriera e papritur e zotit Everest Musta i cili gëzoi postin e drejtorit të Bankës Tregtare vetëm për gjashtë muaj. Ai mesa merret vesh në këtë post do të zëvendësohet nga zoti Xhaferr Ypi Ish kryetar i Komitetit Kombëtar të të Përndjekurve Politike. Duke mos krijuar asnjë koment për gradimin e zotit Nusta pasi në ambientet bankare Shqipërisë qysh në fillim përfol dalja e tij e betë në skenën drejtuese të Bankës. Si vepër kryesore e tij mbahet problemi i një pallati të ndërtuar me fondet e bankës ku u strehuan gjithë ata që kishin strehe me kredi banë-kare, problem ky për të cilin do të flitet me hollësisht numrat e ardhshëm.
Në numurat e ardhshëm do të përpiqemi që të japim edhe arsyet e kryerjes në intervistë shifrat e mëtejme, ecurinë e emërimeve në sektorët bankar në Shqipëri.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Statistikë nga Gjirokastra
Shifrat për taksat: 96.8 për qind me 3.2 për qind
Gjithsej taksat zënë shifrën 182 milionë lekë. Prej tyre nacionalet janë 176 milionë dhe nga lokalet rreth 6 milionë.
Qëndrori ndaj lokalit rri kështu në përqindjet 96.8 me 3.2.
Në taksën e qarkullimit rrugor raportet janë edhe më të zhdrejta. Nga 174 milionë të ardhura, pushtetit lokal nuk i është lënë asgjë për rregullimin e rrugëve.
THANAS DINO
PËRDHOSJA
- Novelë nga Neshat Tozaj -
Botuar për këtë të novelave me temë të ditës, Shkrimtari Neshat Tozaj, paraqitet para lexuesit me novelën e re «Përdhosja». Pas personazhit Ali Saraci të novelës «Parlamentari», në novelën «Përdhosja» do të gjeni të skalitur personazhin e Pjerin Thomës.
Novelën «Përdhosja» do ta gjeni të botuar në gazetën «Zëri i Popullit» në numrin e saj të nesërm.