Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E dielë 1.10.1995

Departamenti Amerikan i shtetit dënon ndërhyrjen e Qeverisë Shqiptare në pushtetin gjyqësor

Dje në adresë të Partisë Socialiste në Tiranë mbërriti një faks nga Uashingtoni, në të cilin bëhet i njohur shqetësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ngjarjet e fundit në Shqipëri, të cilat kanë cenuar rëndë pavarësinë e pushtetit të drejtësisë nga pushteti politik i qeverisë shqiptare. Vlerësimi i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen në vazhdim të kërkesës që presidenti Klinton i bëri S. Berisha për forcimin e pavarësisë institucionale dhe politike të sistemit gjyqësor. Partia Socialiste e ka vlerësuar shumë këtë kërkesë të presidentit Klinton dhe të administratës amerikane, sepse është e bindur që pa pavarësi të sistemit gjyqësor nuk mund të ndërtohet shteti i së drejtës. “Më 25 shtator, në demarshe paralele në Tiranë dhe Uashington, SHBA i shprehu autoriteteve shqiptare shqetësimin e saj të thellë lidhur me largimin e detyruar nga detyra e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi. Ndonëse autoritetet shqiptare pretendojnë se ka patur një bazë ligjore për largimin nga detyra të Zef Brozit, vendimi për largimin e tij duket qartë se është marrë kryesisht për shkaqe politike dhe ai përfaqëson ndërhyrje të padrejtë në degën e gjyqësorit nga ana e qeverisë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare për të ndërmarrë veprime nëpërmjet miratimit të legjislacionit të nevojshëm për sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit nga degët e tjera të qeverisë”. Me hollësisht lexoni ne faqen 3 Fotot tregojnë Bill Clinton, një zyrtar në podium, Zef Brozi dhe një tjetër portret mashkulli[?].
Klinton Sali Berisha Zef Brozi Tiranë Uashington Shqipëri

Partia Socialiste do te fitoje thelle ne zgjedhjet e ardheshme

Sipas nje ankete te Departamentit te sociologjise te PS-se me banore te qytetit te Tiranes Sipas anketes: Partia Socialiste fiton 53.4% te votave 21.6% e te anketuarve nuk votojne per asnje parti Partia Demokratike ka marre vetem 12.4 % te votave 77 % e te anketuarve nuk besojne tek qeveria dhe 72.4% nuk besojne tek Presidenti i Republikes Me perfundimet e plota te anketes do t'u njohim ne numrin e ardhshëm te gazetes
Tiranë

Te henen miting ne Durres

Diten e hene, date 2 tetor 1995, ora 17.00 ne Pallatin e Sportit "Ramazan Ngjala" organizohet nje miting i madh proteste. Ftohen te marrin pjese anetare dhe simpatizante te Partise Socialiste Komiteti Drejtues i PS Durres
Durrës