Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E martë 3.10.1995

Socialistët optimistë drejt pushtetit

Dje miting i madh i Partisë Socialiste në Durrës Ne do të dimë të fitojmë Fjala e zvendeskryetarit te PS-se Servet Pëllumbi Anëtarë dhe simpatizantë të PS Vëllezër dhe motra të Durrësit Është kënaqësi për ne e jemi sot midis ju që iu përgjigjët të parët mesazheve të KPPD për një ofensivë elektorale dhe për të organizuar aksione masive në mbrojtje të demokracisë të të drejtave të lirisë të njeriut. Mbështetja që ju keni dhënë e po i jepni PS, që me siguri do të pasohet me veprimtari të llamasive, thellësisht demokratike, anembanë vendit, përbën një përgjigje më të mirë për ata që deklarojnë pa përgjegjësi, se PS ka ... (vijon në faqen 6) Kronike Socialistët shqiptarë nisin xhiron elektorale drejt fitores së zgjedhjeve të përgjithshme. Ashtu siç kishin vendosur vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e Komitetit Drejtues, Servet Pëllumbi zv.kryetar i PS, Shaqir Vukaj nënkryetar i Parlamentit, Namik Dokle, Luan Hajdaraga nënkryetarë të PS, Sabit Brokaj, Ibrahim Baçi, Bardhyl Agasi, Moikom Zeqo, Miri Hoti deputetë të PS, Arta Dade anëtare e kryesisë së PS, i janë drejtuar dje shqiptarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre elektorale përballë partisë pozitare të Berishës të mbytur në panik. I pari është përgjigjur Durrësi. Mijëra durrsakë, që në një pallat sporti të tejmbushur kanë mirëpritur lidershipin socialist nën thirrjen për Partinë Socialiste. Kryetarin e saj të burgosur politik Fatos Nano e për më tepër për një fitore socialiste të shumëkërkuar në zgjedhje. Entusiazmi i njerëzve nuk ka të reshtur, ndërkohë që nga shkallët e ... (vijon në faqen 6)
Servet Pëllumbi Shaqir Vukaj Namik Dokle Luan Hajdaraga Sabit Brokaj Durrës

Unë kam shumë shpresë që do të ketë reagime konkrete

Intervistë me Prof.Dr. Ethem Ruka, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, pjesëtar i delegacionit shqiptar në Sesionin e 4-t të Këshillit të Europës
Ethem Ruka

Veçojmë: Miqtë nuk fabrikohen

Partia Demokratike, partia që po provon dimrin e vetmisë së madhe, kur po kem hyrë në vjeshtë, e mbetur pa aleatë e pa miq brenda vendit, po kërkon t’i sajojë ata jashtë. Midis tyre ka edhe personalitete, midis tyre ka edhe demokratë. Por kjo përpjekje që bën PD-ja për ta paraqitur çdo njeri që vjen në Shqipëri si një mik të madh të shqiptarëve, si një aleat të natyrshëm të saj, si një matës të vlerave demokratike së instaluar në Shqipëri, duke hedhur lumë mbi gjithë qeverisjen mes trevjeçare të PD-së, i ngjan një fabrikimi të trashë të miqve. Këto ditë po qa qëllim bëhet një sondazh me të rinjtë kryeqytetit se kush është Gert Langguth. Përgjigjet ishin nga më të çuditshmet: dikush e bënte futbollist, një tjetër dëgjesh se një i tretë politikan danez, një katër trafikant droge dhe vetëm dy veta nga 70 të anketuar, e gjetën ai ishte një drejtues fondacioni nga Gjermania mik. Ky fakt shpreh një të vërtetë që bën pjesë polarizimi i shëmtuar në shoqërinë sonë, pra edhe të rinjtë, njerëzit po mendojnë për gjëra të tjera, të lodhur esencialisht me jetën e përditshme e tyre. Atyre pak u intereson se kush vjen e kush largohet nga aeroporti i Rinasit. Atyre pa intereson nëse një farë Langguth paska bërë disa deklarata kundër Partisë Socialiste. Ky person mund të jetë shumë i nderuar në vendin e vet. Ai mund të bëjë deklarata të tjera dhe ne nuk do ta marrim inat për çfarë thotë, por na mbetet një çikë pishman pse e njohin realitetin shqiptar, zhyten në të. Jemi të bindur që me këtë frymë dashamirëse e demokratike Shqipërisë së vogël e të vuajtur, do ta kuptojë këtë vërtejtje të thjeshtë. E pra, këtej njerëzit, thjesht sepse u ra në krah të Berishës e në krah të PD-së, RD-ja nuk kursyeu ta cilësojë si mik të kombit shqiptar. Ju kujtohet miqtë e Shqipërisë, por nuk mendojmë se u është kjo rruga për ta realizuar këtë objektiv fisnik, i cili ne nënkupton hapja e madhe e Shqipërisë drejt Botës dhe interesat jetike të saj për të ecur në një hap me vendet më të zhvilluara. Taktikat e fabrikimit të miqve, pas një shtrëngimi dore a një buzëqeshjeje, pas një takimi në këmbë a një deklarate, që për të cilën PD-ja tregon se është shumë e interesuar, shprehin amatorizmin politik të drejtuesve të saj, shpreh edhe krizën e identitetit të tyre. Me këtë nxitim dhe me këtë amatorizëm ata fabrikojnë edhe armiqtë, madje nga radhët e miqve të ngushtë, kur nuk u përputhen me interesat e ditës. Kështu sot PD-ja e sheh veten të rrethuar vetëm nga armiq dhe pastaj anatemon opozitën sikur ishte kundër Europës, kundër SHBA-së, kundër NATO-s, kundër integrimit, kundër Perëndimit, kundër çdo gjëje. Këtë funksion i kishte vënë vetes deklarata e fundit e zëdhënësit të PD-së, e cila duke mos qenë në gjendje t’i japë përgjigje pyetjes: a besojnë ata në konkurrimin institucional më të rëndësishme ndërkombëtare se demokracia në Shqipëri nuk do të ketë kthim prapa?, ndërtojnë skenare me gogolë komuniste për të goditur opozitën dhe veçanërisht Partinë Socialiste. Të tilla lojëra i ka ikur me kohë afati. PD-ja nuk di të ndërtojë qëndrimet e qarta, prandaj bie në vorbullën e fabrikimeve të miqve dhe të armiqve. Çuditërisht armiqtë i ka brenda vendit dhe miqtë i ka jashtë. Kjo rrugë që ka zgjedhur me ndërgjegje nuk mund ta çojë askund tjetër veçse në dështim.
Gert Langguth Berishës Shqipëri Rinasit Gjermani Europë Perëndimit

Sondazh:

PS do të fitojë thellë PS - 53.4 % PD - 12.4% -77 përqind e të anketuarve nuk besojnë tek qeveria dhe 72.4 përqind e të anketuarve nuk besojnë tek Presidenti. Më qëndrimet e tij i shërben unitetit të popullit dhe zhvillimit të demokracisë. Gjatë muajit shtator 1995 Departamenti i sociologjisë i Partisë Socialiste organizoi anketimin me banorë të qytetit të Tiranës për besimin e njerëzve ndaj institucioneve politike në Shqipëri. 44.4 përqind të anketuarve janë të grup-moshës 18-35 vjeç, 34.8 për qind janë të grup-moshës 36-55 vjeç dhe 20.7 për qind të grup-moshës mbi 56 vjeç. 79.2 për qind e të anketuarve janë të grupmoshës 18-55 vjeç, 61 për qind e të anketuarve janë meshkuj dhe 39 përqind femra. Faqe 3
Presidenti Tiranë Shqipëri