Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 4.10.1995

Berisha hesht për kritikat nga SHBA

Kush po e censuron politikën zyrtare të SHBA-së në Shqipëri? Shefi i Administratës Shqiptare, z.Berisha, ka vendosur t'i mbushë këto ditë të fundit me heshtje. Duket se “njëshi” shqiptar ka zgjedhur këtë mjet për të suportuar gjendjen e krijuar pas goditjes më të rëndë të marrë zyrtarisht - pas 6 nëntorit - kësaj radhe nga “Shtëpia e Bardhë”. E ndërsa gjithshka lidhet me vizitën e Presidentit të Shqipërisë në SHBA, heshtja zyrtare po jep efektet e veta. Hesht z.Berisha, hesht zëdhënësi i tij, hesht RTV shtetëror, hesht Agjensia Shtetërore e Lajmeve.
Luan Hoxha Shqipëri SHBA

Hapet viti mësimor në Akademinë e Forcave Tokësore "Skënderbej"

Dje me rastin e hapjes së viti të ri mësimor, në Akademine e Forcave Tokesore Skenderbej, u zhvillua nje ceremoni festive. Morrën pjesë, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Ministri Mbrojtjes, Atashetë e huaj ushtarakë në vendin tone dhe të ftuar të tjerë. Në emër të Akademisë përshëndeti Gjeneral Brigade Luan Hoxha, Gjeneral Brigade Fridrih Von Senden përshëndeti ne emer të Akademise Ushtarake të Hanoverit të Gjermanise. Të pranishmit i përshendeti dhe Presidenti i Republikës z.Sali Berisha.
Fridrih von Senden Gligorov Sali Berisha Hanoverit Gjermani

Panik në PD pas publikimit të rezultateve te anketimit

Kur PD-ja edhe në Tiranë, nuk merr me shumë se 12% të votave, vaj halli se ç'mund te marrë ne zonat e tjera · PS 53.4% · PD 12.4% Faqe 2
Tiranë

E fshehta e nje kontrate për naftën: verë e ngrohtë e '93

Dosja “Premier!” - Nenet e dyshimta dhe ekuivoke ne nje kontratë, nuk mund te flasin për ndershmëri dhe përgjegjësi kombëtare. - Negociatorët e shtetit, punësohen tek kompania e huaj “Premier” - Ndërsa 5300 ml. shpen nga punonjësit tanë, shqiptare, me kosto prej 2milion USD, me firmen e “huaj”, Premier, shpo- hen me kosto prej 5 milion USD. Faqe 4