Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E enjte 5.10.1995

Socialistët propozojnë rritjen 20 për qind të pagave dhe të pensioneve

Parlament: miratohet rritja 10 për qind - Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të PD-së nuk pranojnë llogaritjet e buxhetit nga socialistët si dhe rrugët ekonomike të propozuara që garantojnë një rritje më të madhe të rrogave dhe të pensioneve. - Qeveria mban “rezervë” 1.6 miliardë lekë (16 milion dollarë) ndërkohë që ato duhet të shpenzohen për investim dhe për përballimin e pasojave të përmbytjeve. - Specialistët e Qeverisë nuk përgjigjen sa lekë janë shpenzuar për udhëtimet jashtë shtetit të ministrave dhe për blerjen e autoveturave luksoze gjatë këtyre 3 vjetëve. Ja rruga ekonomike për socialistët: 1. Ruajtje e deficitit buxhetor sipas parashikimit. 2. Plotësim të të ardhurave të buxhetit. 3. Duke shpenzuar më shumë për investim në ekonomi dhe për pagat. 4. Nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve operative, për udhëtime e dieta të qeveritarëve, shkurtimet të shpenzimeve për policinë dhe SHIK-un, shpenzimeve për tender, për blerjen e lloj-lloj veturave luksoze, si dhe shpenzimet për investimet për ARN. Në faqen 4 - 5: nga deputetët Anastas Angjeli dhe Shkëlqim Cani
Namik Dokle Shkëlqim Cani

Kronikë

Me pyetjet që u bënë rreth paqartësive të argumenteve për ndryshime në buxhet, “përfaqësuesit e Qeverisë u gjendën të” bombarduar” sepse, edhe syri është deklaruar nga opozita. PD-ja me veprimet që ndërmerr nuk mbështetet në logjikën e fakteve, por të pasioneve të saj për të shtuar jetëgjatësinë e qëndrimit në pushtet. Deputeti Anastas Angjeli kërkoi shpjegime për të ardhurat e 8 mujorit, për mosrealizimin, e të ardhurave nga doganat e pasuritë e shtetasve, problemet e borxhit të jashtëm etj. Për kryetarin e Grupit Parlamentar Namik Dokle duhet t’i kthehej parlamentit shifrat dallopante të shpenzimeve të qeveritarëve si brenda e jashtë shtetit por që për përfaqësuesin e Qeverisë ishte e vështirë të jepej përgjigje. Më pas deputeti Angjeli solli argumentin që pagat e punonjësve të rriteshin jo 10, por 20 për qind duke shpalosur para deputetëve shifra konkrete për burimin financiar. Projektligji u miratua me shumicë votash. Më pas u diskutua edhe për projektligjin “Për një ndryshimin në Ligjin për sponsorizimet”, por deputetët e panë të arsyeshme që ai t’i kthehej qeverisë për përmirësime të tjera. Korresp. i “Zërit të Popullit”
Namik Dokle Berishën

Populli shqiptar do të vendosë vetë se kush do ta qeverisë

Nesër në “Zërin e Popullit” - intervistë ekskluzive e kryetarit të grupit parlamentar socialist në Këshillin e Evropës. Nesër në “Zërin e Popullit” - intervistë ekskluzive e kryetarit të grupit parlamentar socialist në Këshillin e Evropës, Peter Schieder, kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Austrisë, shef i politikës së jashtme të PSDI të Austrisë.
Rexhep Qoses Shqiptar Europë Austri