Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 6.10.1995

"Qeveria e kontrabandës"

Parlament: Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Dylber Vrioni Kronikë Seanca plenare e ditës së djeshme me Ministrin e Financave, z. Vrioni u bë interesante kur para deputetëve kryetari i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle lëshoi breshëri për kontrabandën dhe korrupsionin që ka mbërthyer qeverinë e Aleksandër Meksit. Ai cilësoi trafikantët qeveritarë të PD-së jo peshkaqenë, por krokodilë që mund të bëhen rrezik asgjësimi për njëri tjetrin. Ministri i Financave, z. Vrioni i pranoi disi sulmet e ashpra të Dokles, duke iu përgjigjur akuzave të drejtpërdrejta që u bënë në adresë të qeverisë me një ton të qetë e disi pajtues. Ai nuk iu shmang dot konstatimit tashmë të bërë publik se në Shqipëri bëhet kontrabandë e niveleve mafioze, por "u shfajësua" se jo ka qënë dhe mbetet në vëmendjen e qeverisë. Është bërë punë shumë e madhe, theksoi Vrioni. Ai përmendi organizmat e policisë (doganore, financiare e tatimore) e ndërkohë që zoti Vrioni e di shumë mirë që ligjet për veprimtarinë e tyre e ka miratuar ky Parlament. Akuzat e deputetit Dokle për kontrabandën e naftës nga firma “Shqiponja” e PD-së e cila ka favorizuar me karburante xhandarët e Beogradit, mbetën pa asnjë përgjigje. Pa asnjë përgjigje mbetën gjithashtu dhe akuzat ndaj qeveritarëve të veçantë që u thanë me emra konkretë. Deputetët dëgjuan vetëm “optimizmin” e z. Vrioni i cili paska konstatuar dominimin e kontrabandës e korrupsionit nga ana e qeverisë. Sidoqoftë z. Vrioni arriti që fjalë për fjalë të kuptohej qartë se qeveria e PD-së nuk është zonja ta realizojë këtë dominim mbasi ekipi i saj me në krye zotin Meksi janë totalisht të korruptuar. Lufta kundër kontrabandës është përgjegjësi e juaja Fjala e z. Namik Dokle, kryetar i grupit parlamentar socialist Qeveria, në të cilën ju keni rastisur të jeni zv.kryeministër dhe ministër i Financave, është etiketuar në shtyp dhe parlament si “qeveri e kontrabandës”. Mund të keni pasur parasysh edhe kontrabandën politike, por sot nuk është kjo tema e dialogut tonë në parlament. Sot ju keni ardhur të më jepni shpjegime mua dhe gjithë kolegëve deputetë nëse ka kontrabandë ekonomike në Shqipëri? Madje jo se dua të më thoni asgjë as për kontrabandën e arit e artikëve nëpërmjet brigjeve të Vlorës, që qeverioj qeverinë mike italiane të rreshtojë ushtarët përballë brigjeve tona. Kjo temë tashmë njihet nga të gjithë. Ajo që më ka shqetësuar mua, ka qënë kontrabanda e disa mallrave, e cigareve, dhe sidomos e karburantit në një stil që kemi rrezikuar hyerjen e embargos së vendosur nga OKB-ja, kundër kriminelëve të luftës Milladiç e Karaxhiç dhe pasuesve të tyre. (vijon në faqen 2) DAFI - '94
Dylber Vrioni Johan Bohm Aleksandër Meksi Milladiç Karaxhiç Shqipëri Vlorë Beograd

Namik Dokle:

Pres përgjigjen tuaj për çështjet e parashtruara në kërkesat e mia: - Zhvillohet apo jo kontrabandë në Shqipëri; - Është apo jo i plotë legjislacioni kundër kontrabandës; - Ç’forma bashkëpunimi ka midis dikasterit tuaj dhe dikastereve të tjerë; - Pasqyrohet saktë në të ardhurat e buxhetit të shtetit tregtia e karburanteve, cigareve etj; - Cilat firma të huaja dhe shqiptare janë marrë deri tani me tregtinë e karburantit, ç’peshë specifike zë në raport me ato firma “Shqiponja”, e Partisë Demokratike; - Pas shqyrtimit të çështjes nga i ngarkuari për thyerjen e embargos - i OKB-së - ka rënie të fluksit të tranzitimit të karburantit apo jo?
Johan Bohm Shqipëri

Klintoni njofton marrëveshjen për pushim zjarri në Bosnje

Presidenti Bill Klinton bëri dje të ditur se palët ndërluftuese në Bosnje kanë rënë dakord për një pushim zjarri të ndërmjetësuar nga SHBA që hyjë në fuqi në 10 tetor dhe qe bisedimet e paqës të fillojnë në SHBA rreth 25 tetorit. “Në të njëjtën kohë qeveritë e Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë kanë rënë dakord që të fillojnë rreth 25 tetorit bisedimet e paqes në SHBA, të cilat synojnë në arritjen e një marrëveshjeje paqeje”. Klintoni theksoi se bisedimet amerikane, të cilat do të ndërmjetësohen nga SHBA dhe ndërmjetësuesi atje, “do të vazhdojnë në një konferencë ndërkombëtare paqeje në Paris”.
Giuseppe Signori Bosnje SHBA Bosnjes Kroacisë Serbia

Miqtë bavarezë në Parlament

Dje Parlamenti Shqiptar e nderoi prezencën në një nga seancat plenare delegacioni i Parlamentit të Landit të Bavarisë i kryesuar nga Kryetari Johan Bohm. Ai shoqërohej dhe nga dy zv/presidentë të këtij Landi z. Hiserman dhe Fjsher. Hyrjen e tyre në sallën e Parlamentit deputetët e pritën me duartrokitje. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor z. Arbnori e konsideroi ndihmën gjermane për Shqipërinë të konsiderueshme duke uruar që miqësia midis dy vendeve të shkojë më përpara.
Hiserman Fjsher Arbnori Peter Schieder Shqipëri Bavarisë

Çështja Shqipëria më intereson po aq sa edhe futbolli shqiptar

Intervistë me golashënuesin më të mirë italian të edicioneve '92-'93, '93-'94, Giuseppe Signori "Zëri i Popullit" "La voce del popolo", d.m.th. do me lejoni të u gjithem. Atëherë më lejoni t’i përshëndes të gjithë admiruesit e mi e të futbollit italian në tokën shqiptare, paçi fat. Faqe 14
Giuseppe Signori Shqipëri Tokën Shqiptare