Socialistët evropianoperëndimorë mbështesin Partinë Socialiste Shqiptare
Një faks nga Brukseli: në Shqipëri janë kufizuar me ligj shanset e opozitës
Deklaratë e Partisë Socialiste të Evropës për Shqipërinë
1. Kryesia e PSE (SPE) analizoi situatën politike në Shqipëri dhe shprehet me vendosmëri se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri do të kryhen mbi bazën e qenies së tyre të përgjithshme, të barabarta dhe të lira, të mbështetura në dispozitat kushtetuese shqiptare.
Një kufizim i së drejtës, aktive dhe pasive, të zgjedhjeve me synim për të kufizuar shanset e opozitës PSE e hedh poshtë me vendosmëri. Ajo ju kërkon partive anëtare të vëzhgojnë me kujdes zhvillimet e mëtejshme në Shqipëri.
2. Franksioni parlamentar i PSE në parlamentin evropian dhe franksioni socialist në Këshillin e Evropës do të kërkojnë t'i kushtohet vëmendje e veçantë zhvillimeve në Shqipëri.
3. Partia Socialiste e Evropës do të shikojë mundësinë e dërgimit të një delegacioni në Shqipëri për të parë gjendjen në vend.
Fobia e Presidentit
Shënimi ynë
Presidenti Berisha nuk mund të rrijë më shumë se një javë pa organizuar ndonjë “spektakël” antisosialist, dhe për këto ai pa ngurrim shfrytëzon çdo rast. Kështu ditët e fundit e pamë atë në Shkodër ku shfrytëzoi rastin për të goditur Partinë Socialiste, partinë më të madhe të opozitës, pastaj ishte në një ceremoni ku gjithashtu nuk i kurseu këto qëndrime, kurse dje shfrytëzoi Kuvendin e Grave, një levë të Partisë Demokratike, për të bërë një tjetër sulm të fuqishëm kundër socialistëve. Kaq shumë është i angazhuar në këtë fushatë Berisha dhe kaq imunitet kanë fituar socialistët nga kjo, saqë nuk ia vlen t’i kushtosh shumë vëmendje je kësaj fobie.
Ajo që na detyron të themi disa fjalë në përgjigje të fjalimit të fundit të zotit Berisha është përpjekja e tij e dëshpëruar për ta paraqitur Partinë Socialiste si një forcë antiperëndimore, sikur PS ka ndërmarrë një fushatë kundër personaliteteve, institucioneve, formueve të mëdha perëndimore, sikur PS synon të pengojë integrimin e vendit në Evropë dhe dekurajimin e investimeve të huaja, duke e cilësuar këtë fushatë imagjinare të PS-së sikur ajo na i bika ndesh jo vetëm interesave demokratike, por edhe atyre kombëtare të Shqipërisë. Këto janë ëndrra me sy hapur, kushtooqoftë ai që i shpall. Kështu ka vepruar i nderuari President kur ka dashur ta justifikojë qëndrimin e Shqipërisë tre vjet pas portave të Këshillit të Evropës, por pa sukses. Kështu u veprua edhe me një tjetër akuzë për “fushatë anti-amerikane” të PS-së të inspiruar përsëri nga ky burim.
Socialistët për të zënë vendin e tyre në jetën politike të Shqipërisë as nuk kanë marrë dhe as nuk do t’i marrin dorën Berishës. Ata, me një program thellë-
(vijon ne faqen 3)
Mejxher, dil në opozitë!
Faqe 2
Labour Britain
Intervistë me Toni Blejer
Kryetar i laburistëve anglezë
Do të japim maksimumin në Sofje
Sot: Bullgari Shqipëri
Sot:
Bullgari
Shqipëri
Do të japim maksimumin në Sofje
Faqe 14
Kapital politik në vend të “investimit” ekonomik
- Sipas projektit të Qeverisë dhe Ligjit të Parlamentit: “Shtesa e deficitit buxhetor prej 2.6 miliard lekë të shkojë: .1 miliard lekë për rritje të pagave dhe 1.6 miliard lekë - rezervë e Qeverisë për financime...”
- Sipas Alternativës të PS-së: “Nga 2.6 miliard lekë: ose 2 miliardë të shkojnë për rritje të pagave (20 për qind) dhe 0.6 miliard për investime e jo rezervë, ose, të paktën - 1.6 miliardët të destihohen për investime në ekonomi e sidomos për zonat e përmbytura”.
Lexoni në faqen 4