Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E diel 8.10.1995

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thellojnë kritikat ndaj Berishës

-Sipas radios “Zëri i Amerikës” Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit "Gjykatësi Zef Brozi u shkarkua në rrethana të cilat duket se nuk përputhen me procedurat demokratike. Departamenti i Shtetit - thekson "Zëri i Amerikës" - thotë se për sqari-min e kësaj çështjeje u është drejtuar autoriteteve shqiptare, por përgjigjet e tyre nuk kanë qenë bindëse. Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se ky veprim nxjerr në pah pyetjen, nëse Shqipëria ka vepruar në përputhje me Dokumentin përfundimtar të Helsinkit. Shtetet e Bashkuara thonë se shqetësimet e tyre mbi këtë çështje do t'i paraqesin këtë muaj gjatë shqyrtimit të procesit të Helsinkit mbi të drejtat e njeriut".
Berishës Zef Brozi Shqipëri

Koordinatat e ngatërruara

Editorial Koordinatat e ngatërruara Karta e fundit që ka nxjerrë në lojën e ashpër politike që bën Berisha kundër partisë socialiste është kjo: socialistët shqiptarë janë antiperëndimorë. Këtë tezë ai po e përsërit pa rreshtur, herë duke i dhënë ngjyrime antiamerikane, herë antievropiane. Me perëndim Berisha nuk ka parasysh një pozicion gjeografik të caktuar, por kërkon të mbushë mendjen e njerëzve se socialistët janë kundër qytetërimit perëndimor, kundër sistemit demokratik që ai përfaqëson, atij sistemi vlerash politike dhe socialekonomike që janë më të lartat e arritura nga njerëzimi. Pra ne socialistet nuk jemi as më shumë dhe as më pak por kundër qytetërimit, pra primitivistë, kundër demokracisë pluraliste, pra jemi për diktaturen moniste, nuk jemi për ekonominë e tregut por për atë të centralizuar. Të gjitha këto Berisha i le të kuptohen në fjalimet e tij të parrreshtura dhe patetike. Presidenti ka ngatërruar koordinatat. Së pari, me këtë pozicion që zë ai në luftën kundër Partisë Socialiste nuk e ka hallin t'i mbushë mendjen elektoratit brenda vendit, por botës perëndimore që na rrethon, e cila po bindet çdo ditë e më tepër se Partia Socialiste dhe opozita shqiptare në tërësi janë faktor stabiliteti në vend. Sa herë që ngrihen tensionet politike në Shqipëri apo edhe në raportet me fqinjët, këtu nuk është dora e opozitës por e pushtetit të Berishës. Berisha është diletant në lojërat e ngatërruara të politikës, prandaj i ngarkon tezat e tij me pasion, me zjarrëgdhi, me sastisje, me mungesë konseguence dhe mbyllje perspektive[?]. Tashmë kushdo e di se nuk mund të dalësh në dritë në raportet ndërkombëtare kur nuk di të ndërtosh marrëdhënie të drejta me fqinjtë. Thyerje e embargos, kontrabanda e shfrenuar, klandestinë nga e gjithë bota me brigjet shqiptare kanë prishur rëndë imazhin e pushtetit të Berishës në radhë të parë te fqinjët. Taktikat ftoh dhe ngroh marrëdhëniet, siç ka vepruar me Greqinë, me Italinë e Maqedoninë kanë konturuar një mbyllje të re politike të vendit. Besueshmëria e politikaneve tanë është në kuota të ulta. Së treti, edhe Fuqitë e Mëdha, pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe entuziazmit të këtij rasti historik, nuk durokasin më çdo hap të Berishës. Përkundrazi, skepticizmi dhe formulimi i vërejtjeve janë bërë tashmë normë në raportet me Shqipërinë. Vizita zhgënjyese e Berishës në Uashington, në vend të rezultateve spektakulare të endërruara prej tij, po kthehet në një ndëshkim. Demokracitë perëndimore shohin tek pushteti i Berishës fytyrën e totalitarizmit dhe natyrisht që nuk mund të jenë dakord me veprimet e tij. Ndërtimi në Shqipëri i një demokracie të tipit perëndimor është aspiratë dhe objektiv final i socialistëve shqiptarë. Këtë koordinatë ata e kanë tepër të qartë. Kot përpiqet Berisha të na rrëfejë në lindje kur edhe vetë Lindja po përpiqet të fitojë vlerat më të larta të qytetërimit perëndimor.
Sali Berisha Shqipëri Greqi Itali Maqedoni Uashington

Servet Pëllumbi i përgjigjet Sali Berishës

Qëndrimet antikushtetuese ndaj opozitës kërcënojnë seriozisht demokracinë Servet Pëllumbi i përgjigjet Sali Berishës Ne i themi Berishës: Dil nga errësira dhe zyrat e errëta që të trazojnë shpirtin dhe do të shohësh vërtet alternativat programore të PS, si alternativa që janë bërë shumë tërheqëse për bashkëqytetarët e shtetit që drejton. Faqe 3
Servet Pëllumbi Sali Berisha

GAZETA E VOGËL E SË DIELËS

Shpirti i këngës - skica nga Festivali Folklorik i Beratit Shkrimtari dhe botuesi Xhuzep De Sati proteston ndaj ligjeve antidemokratike dhe antievropiane të Shqipërisë Xixarr, ëndërr dhe letër- "Ton" nga Tindi Bejta Tri korifej nobeliste të Irlandës Kur rrufetë qëllojnë nga poshtë - krijimtari nga Qamil Buxheli Faqe 7-8-9-10
Tindi Bejta Qamil Buxheli Berat Shqipëri Irlandës