Bindje e plotë në fitore
Aktivitete intensive te Socialisteve ne te gjitha rrethet e vendit
Socialistët fillojnë sot fushatën paraelektorale në kryeqytet.
Gjithçka është shpallur dje në mbledhjen zyrtarisht me aktivin e zgjeruar të socialisteve tiranas të mbledhur në Selinë qendrore të PS-së. “Nesër fillon realizimi praktik i aksionit më të rëndësishëm politik paraelektoral. Në sallën e madhe të Akademisë së Arteve deputetë e këshilltarë socialistë do të bashkëbisedojnë me elektoratin e zonës nr.3” - tha dje para forumit më të lartë lokal të socialistëve kryetari Musa Ulqini. “Më tej 23 takime të këtij lloji, në të gjitha sallat e mundshme të kryeqytetit për 1 muaj 24 këshilla zonale do të organizojnë takime të hapura të elektoratit me deputetë e këshilltarë socialistë” - vijoi më tej Ulqini. Kryetari i PS së kryeqytetit i motivoi të gjitha këto veprime me një objektiv: Fitoren e PS në kryeqytet. “Kjo është kryefjala e punës sonë, nuk është slogan politik e propagandistik për një realitet i mundshëm” - tha Ulqini. “Ne jemi të bindur se do të fitojmë më shumë se 50 % të votave në kryeqytet” - vijoi kryetari i PS-së së Tiranës i cili bindjen e tij e mbështeti me argumenta - shifra:
-Më 22 Mars ne morrëm vetëm 22 %
-Më 26 Korrik arritëm në 30,1 %
-Në Shtator 93, 31 mijë kryeqytetas nënshkruan peticionin për lirimin e Fatos Nanos.
-Në referendumin e Nëntorit socialistët u përballën pothuajse vetëm me PD-në dhe “JO”-ja ishte 49,6 % ndërkaq 10.000 qytetarë nuk u regjistruan.
-Anketimi i bërë këto ditë jep shifrën 53,4 % për PS-në.
(vijon ne faqen 3)
Rinia socialiste e Bashkimit Europian dënoi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri
Nga 6-8 Tetor në Bommersvick të Suedisë u zhvillua mbledhja e Byrosë së Rinisë Socialiste të Bashkimit Europian.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe situata në Shqipëri. Drejtuesit e Rinisë Socialiste të Bashkimit Europian dënuan për shkallëzimin e veprimeve antidemokratike ndaj opozitës dhe sidomos ligjin kundër genocidit i cili synon në eliminimin nga jeta politike të drejtuesve të opozitës. Po kështu u dënuan veprimet e fundit ndaj Gjykatës së Lartë, të cilat synojnë bllokimin e çështjes Nano deri para zgjedhjeve të përgjithshme.
Zëdhënësi i FRESSH
FRESSH drejt Konferencës së dytë Kombëtare studentore
Dje u zhvillua mbledhja e kryesisë së FRESSH-it në drejtimin e kryetarit të FRESSH-it Ilir Meta.
Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe kryetari i Komisionit të Arsimit të PSSH Prof. Dr. Ethem Ruka.
Çështja kryesore që u diskutua ishte organizimi i Konferencës së Dytë Studentore të FRESSH-it. Kryesia e FRESSH-it vendosi të thërrasë Konferencën e Dytë Kombëtare Studentore të FRESSH-it.
Po kështu u miratuan tezat kryesore për diskutim në këtë Konferencë si edhe Komisioni Organizator me përfaqësues nga të gjitha Universitetet e vendit.
Zëdhënësi i FRESSH-it
Dosja Nano mbërrin në Bukuresht
Filloi punimet Unioni Ndërparlamentar Botëror
-Mbi tregind faqe dokumenta që vërtetojnë implikimin e të gjitha strukturave shtetërore në mbajtjen e mëtejshme në burg të Fatos Nanos
Lexoni ne faqen 6
Takime të nënkryetarit të PSSH Ilir Meta në Austri
Nga data 3-5 Tetor u zhvillua në Vjenë Kongresi i 34-të i Partisë Socialdemokrate të Austrisë.
Me ftesë të PSD të Austrisë në këtë kongres mori pjesë Nënkryetari i PSSH Ilir Meta. Gjatë qëndrimit në Vjenë Nënkryetari i PSSH Ilir Meta u prit në takime të veçanta nga z. Pjetër Shider, President i Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili dënoi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe përpjekjet që bëhen për eliminimin e opozitës, dhe moslirimin e Kryetarit të PSSH Fatos Nano.
Z. Pjetër Shider shprehu Nënkryetarit të PSSH Ilir Meta solidaritetin e tij dhe të grupit socialist për opozitën, PSSH dhe kryetarin e saj Fatos Nano.
Po kështu Ilir Meta, zhvilloi takime të veçanta me z. Alfred Gusenbauer, zëvendëspresident i Internacionales Socialiste, z. Ramon Obids zëvendëspresident i Partisë Socialiste të Europës, z. Bo Toresson Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Europian për Demokraci e Solidaritet etj.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, Nënkryetari i PSSH Ilir Meta zhvilloi takime edhe me përfaqësitë e akredituar në Vjenë dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Po kështu Nënkryetari i PSSH dhe i FRESSH Ilir Meta bëri një vizitë në Selinë e Internacionales së Rinisë Socialiste ku u prit nga Sekretari i saj i Përgjithshëm Alfredo Lazzereti.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Musa Ulqini:
“Ne jemi të bindur se do të fitojmë më shumë se 50 % të votave në kryeqytet
-Më 22 Mars ne morrëm vetëm 22 %
-Më 26 Korrik arritëm në 30,1 %
- Në Shtator 93, 31 mijë kryeqytetas nënshkruan peticionin për lirimin e Fatos Nanos.
-Në referendumin e Nëntorit socialistët u përballën pothuajse vetëm me PD-në dhe “JO”-ja ishte 49,6 % ndërkaq 10.000 qytetarë nuk u regjistruan.
-Anketimi i bërë këto ditë jep shifrën 53,4 % për PS-në”
Faqe 4 Interviste me Prof. Dr. Aristotel Pano
Faqe 4
Interviste
me Prof. Dr.
Aristotel
Pano
Njoftim
Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH do të zhvillohet ditën e martë me datë 17 tetor 1995, ora 10 me rend dite: “Konkretizimi i detyrave për fushatën e ardhshme elektorale dhe masat për përgatitjen e Kongresit paraelektoral të Partisë”.
Kryesia e PSSH