Zëri i Popullit
E mërkurë 11.10.1995
Një ditë zgjedhjet do të bëhen
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në muajin maj ’96, ka vendosur dje Këshilli Kombëtar i PD-së” - kanë njoftuar kështu dje burime të pavarura informimi që i janë referuar mbledhjes së radhës së Forumit më të lartë demokratik.
Dukët se Partia e mbetur edhe më në minorancë pas 6 nëntorit, kërkoi t’i jepte përgjigje fushatës paraelektorale të opozitës. Ndërkohë gazetat citojnë Sali Berishën të ketë thënë: “Na mjaftojnë 15 ditë fushatë”. Humbësi i madh, jo vetëm politik, i Referendumit Popullor çuditërisht duket se ja ka varur kompetencat trupit të hollë të Partisë që nuk e njohu në dhjetor ’90 si kryetar të saj. Askund në dispozita nuk përcaktohet caktimi i datës së zgjedhjes si kompetencë e Këshillit Kombëtar të PD-së. Por shumekush tha dje se Berisha e ka ndarë presidencën shqiptare nga godina ku njëra është selia e partisë së administratës shqiptare. Gjithçka ka marrë trajtën e një partie-shtet e cila do të vendosojë në Mars 1996 para masës së madhe të elektoratit shqiptar për votëbesim. Por duket se Berisha i trembet kësaj përplasje të re me shqiptarët. Tmerri pa fund i 6 nëntorit detyron Berishën dhe partinë e tij të shtyjnë sa më shumë përballjen e re e cila deri sot parapëlqen humbjen e madhe. Gjithsesi edhe pse 40 ditë më vonë - në maj - zgjedhjet do të bëhen.
(vijon në faqen 2)
Rrogozhinë Autoriteti i PS-së i acaron “nervat” PD-së
Në një nga mitingjet e socialistëve në Tiranë
Edhe pse kryetari i rre[n]dit të Kavajës, zoti Gazmend Noga “garantoi” për rregull e qetësi në takimin e djeshëm të socialistëve të Rrogozhinës, duhet thënë se ai dhe toga e tij që komandonte e zbuluar u vunë shumë shpejt si provokatorë për të sabotuar takimin. Nuk është parë e dëgjuar në asnjë vend që pretendon se ndërton demokracinë, që kaloçët rrugëtarë të drejtojnë organizimin e veprimtarisë të një partie parlamentare deri aty sa t’i vënë kyçin derës kryesore të hyrjes të anëtarëve të simpatizantëve të PS-së, siç ndodhi në Rrogozhinë. Por edhe pse në një presion ne po e fillonim takimin e organizuar me nënkryetarin e partisë, shokun Servet Pëllumbi, tha kryetari i PS-së për rajonin e Rrogozhinës Llazar Kondaqiu. Le të na lërë të lirë në takimet tona dhe atëherë do të shohë Sali Berisha se sa e do Kavaja e Rrogozhina deputetin e saj.
Në sallën e Shtëpisë së Kulturës ishin me qindra anëtarë e simpatizantë të PS, por edhe 18-20 SHIK-as, të cilët u munduan të provokonin prishjen e takimit, por për fatin e keq të këtyre paguarve nga PD ai u bë mjaft entuziast. Unë i përshëndes të gjithë në emër të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, u tha të pranishmëve doktor Servet Pëllumbi. Ndërkohë kërkoi të largoheshin SHIK-asit, të cilët qëndronin në mënyrë krejt të paligjshme në sallë. Megjithatë, po të duan le të rrinë,
(vijon në faqen 3)
Servet Pëllumbi: Me ligjin antigenocid “demokracia” e Berishës po çudit jo vetëm Evropën, por edhe Amerikën. Për ne socialistët, Fatos Nano, Gramoz Ruçi, Sabit Brokaj etj., me apo pa kuti votimi do të jenë deputetë të popullit!
Tiranë Vota e lirë e popullit është më e fortë se çdo lloj i Berishës
“E kemi nisur fushatën pikërisht në momentin e duhur. Ne nuk e mendojmë fushatën 15 ditë sepse kërkojmë të bëjmë hartën elektorale jo vetëm për të ditur kush do të votojë për ne por edhe për t’u njohur me problemet e njerëzve në zonat e ndryshme me qëllim detajimin e platformës sonë elektorale” - Namik Dokle nënkryetar e shef i grupit socialist tha kështu dje në takimin e paraelektoral në Tiranë.
Mes një salle të mbushur plotë, Dokle, Ruka, Ulqini, Reçi, Shahollari hapën fushatën paraelektorale në Tiranë duke thyer edhe atë cipë alkuli propagandistik që kishte krijuar Berisha 24 orë më parë.
I ardhur vetëm 4 orë më parë nga një tur në Veri të Shqipërisë - Pukë, Kukës, Has - nënkryetari i PSSH shprehu dje bindjen se PS do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që t’i shpallë ato Berisha.
(vijon në faqen 3)
Gjenerali Xhon Shalikashvili, do te vizitoje Shqiperine
Ne kuadrin e zhvillimit dhe te ngritjes ne nivelin me te larte te marredhenieve midis Shqiperise dhe SHBA, me ftesë te ministrit te Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise, Safet Zhulali, vjen per vizite ne Shqiperi me 12 dhe 13 tetor, ushtaraku me i larte amerikan, Shefi i Shtabit te Bashkuar te SHBA, Gjenerali Xhon Shalikashvili.
Per kete vizite kjo eshte vizita me e rendesishme e nje zyrtari te larte ushtarak amerikan pas saj te Sekretarit te Mbrojtjes, Uilliam Perri, vitin e kaluar.
Gjenerali amerikan Shalikashvili do te marre pjese me 12 tetor ne ceremonine e mbylljes se stervitjes se tete te perbashket shqiptaro- amerikane “Shqiponja Shpetimtare”. Gjatë vizites se tij, keshilltari kryesor ushtarak i Presidentit Klinton, do te kete takime dhe biseda ne Ministrine e Mbrojtjes me ushtarake e drejtuesit me te larte te saj, si dhe me autoritete te larta shteterore.
* * *
Gjenerali Xhon Shalikashvili eshte shefi i trembedhjete i shefave te Shtabit te Bashkuar te SHBA ne Departamentin e Mbrojtjes. Eshte caktuar ne kete detyre nga Presidenti Klinton me 25 tetor 1993 dhe sherben si keshilltari kryesor ushtarak i Presidentit, sekretarit te Mbrojtjes dhe Keshillit te Sigurimit Kombetar te SHBA. Para se te caktohej ne kete detyre ai ka sherbyer si Komandant Suprem i Forcave Aleate ne Europe dhe njekohesisht si Komandant i Pergjithshem i Forcave amerikane ne Europe.
Ka lindur me 27 qershor 1936 ne Varshave te Polonise. Eshte diplomuar ne Universitetin e Bredlit, ne degen e inxhinierise mekanike dhe me pas graden e mjeshtrit per ceshtjet nderkombetare. Studimet ushtarake i ka kryer ne Kolegjin e Komandes dhe Shtabit te Forcave Detare, si dhe ne Kolegjin e Luftes se Forcave Tokesore te Ushtrise Amerikane. Eshte i martuar dhe ka nje djale.
Aktivitete intensive të socialistëve në të gjitha rrethet e vendit
Dy intervista:
Gjithmonë më ka preokupuar mbështetja në tabanin kombëtar
Me Artistin e Popullit Serafin Fanko
Faqe 10
Reformim por dhe gjallërim i ekonomisë
Me Prof. Dr. Aristotel Pano
Faqe 4