Ne do te fitojme sepse jemi me te zote
Vazhdojne veprimtarite masive te socialisteve ne rrethe
Takim i socialisteve me delegacionin parlamentar suedez
Dje kryetari i grupit parlamentar te PS Namik Dokle dhe deputeti Etem Ruka, u takuan me delegacionin Parlamentit Suedez te kryesuar nga nenkryetari i part, zoti Anders Bjorck.
Zoti Bjorck pasi pershendeti ne emer te delegacionit perfaqesuesit e grupit parlamentar te PS, u interesua per situaten politike ne Shqiperi dhe ne menyre te vecante per situaten legjislative dhe kushtetuese. Po te bejme krahasime me te kaluaren, tha namik Dokle, ka permiresime te ndjeshme, por ajo qe shqeteson opoziten jane reminishencat te cilat ndihmojne jo pak ne jeten politiko-sociale te vendit. Jane bere edhe ligje te mira te cilat opozita i ka miratuar, por jane bere edhe ligje me karakter anti-demokratik, si ai qe u aprovua keto dite dhe synon perjashtimin nga jeta politike te disa figurave kryesore te partive opozitare. Pushteti politik ben perpjekje per te sunduar pushtetin gjyqesor, gje kjo qe deformon zhvillimet demokratike krijohen sepse Shqiperise i mungon Kushtetuta. Projektin e z. Berisha, opozita e kundershtoi per dy ceshtje themelore: se pari se permbante premisa te nje autoritarizmi te paku-fizuar presidencial dhe, se dyti se mungonin garancite e plota per pavaresine institucionale dhe politike te sistemit gjyqesor. Populli ne shumice perkrah opoziten, prandaj opozita ka te drejte ta paraqese oboshtine e saj. Por pushteti i sotem ne Shqiperi nuk eshte i interesuar dhe operon me metoda te vjetra duke sunduar mbi sistemin gjyqesor, duke mbajtur ne burg Fatos Nanon, kryetarin e partise kryesore te opozites, duke shkarkuar padrejtesisht kryetarin e Gjykates se Kasacionit etj. Me tej biseda u perqendrua rreth permbajtjes dhe objesioneve konkrete te projektit alternativ te opozites per Kushtetuten e Shqiperise. Shkembimi i mendimeve per kete ceshtje ishte konstruktiv dhe i frytshem. Zyra e Shtypit e PS
"Jashte hajdutet nga politika"
"Rrofte Presidenti!" - Keshtu qen[?]ka thirrur te marten ne Rrogozhine.
"Rrofte Presidenti!"- Keshtu qenka thirrur te marten ne Rrogozhine. Por ndersa "Pallokeria" dhe "Rakiperia" kene njoftuar kete, dje, e pavarura "Koha Jone" dhe "Zeri" njoftonin se, "Rrofte Sali Berisha" eshte thirrur po te marten ne nje salle gjyqi ku 3 te akuzuar per tregti droge jane liruar. Por ndersa ne sallen e gjyqit kane therritur familjaret e te akuzuarve, ne Rrogozhine pro Berishes kane thirrur instrumentat e armatosur te shtetit. Dje ne mesdite zedhenesi i PSSH nepermjet nje njoftimi per shtyp tregonte se: "Nga informacionet dhe dokumentat zanore e filmike qe disponon PSSH punonjes te policise e te SHIK-ut si Fatbardh Belba, Zeqir Balla, Lutfi Osja, etj. u perpoqen te prishin mitingun por deshtuan". Por ndersa lajmi se ne Rrogozhine eshte thirrur "rrofte Presidenti" ka entuziazmuar vetem nje shqiptar, dhe ky eshte Sali Berisha, veprimet e dhunshme te te sipercituarve do te perballen shume shpejt me Kushtetuten Shqiptare. Zedhenesi i PSSH njoftonte dje se Komiteti Drejtues i PS Rrogozhine do te paraqese prane prokurorise kallzim penal per ndjekje penale per ta. Gjithsesi ato pak minuta qe nxorren edhe nje here ne ajer thirrjet e para 22 marsit te larget duket kane qene te domosdoshme per skenarin e ri te pergatitur: Jashte kriminelet[?], antryshit nga politika. Gjithcka duket se ka nje nisje. Vetem 24 ore me pare se ne Rrogozhine te ndodhte keshtu, Berisha ka percaktuar si bosit te punes se PD-se propagandimin e ligjit "Per genocidin". I dekretuar prej tij ne kujtesen ligji "gjakmarres politike" u shperfill nga opozita e per me teper nga kundershtaret politike te Berishes te cilet ai i konsideroi te humbur. Keshtu Brokaj, Cani, Agolli, Ruci, Zeqo, Cuçi etj. filluan takimet masive me popullin nderkohe qe mbirepritja masive e shqiptareve ka trembur deri ne panik z Berisha dhe Partine administrative shqiptare. Pikerisht paniku, ne sfondin tmerrues te qindra mije shqiptareve qe therrasim ardhjen socialisteve shqiptare ne pushtet, lindi te marten ne Rrogozhine: "Jashte kriminelet". Por dje, "kriminelet pa krime, apo te inkriminuarit ne endrrat politike te Berishes" perserite: ate qe nenkryetari i PSSH-se Namik Dokle
(vijon ne faqen 2)
Tensionimi i situates- strategji deshtake
KRIZA E PERGJITHSHME EKONOMIKE MASAT E QEVERISE MEKSI Tensionimi i situates- strategji deshtake Njoftim i zedhenesit te PSSH Diten e marte me 10.10.1995 Komiteti drejtues i PS Rrogozhine kishte organizuar nje aktivitet me anetare e simpatizante te qytetit, te miratuar ne plotesisht organet kompetente te Rrogozhines. Ne takim ishte i ftuar dhe mori pjese zevendeskryetari i PSSH Sevit Pellumbi. Anetare dhe simpatizante te PS, te pranishmit ftesa, erdhen normalisht dhe masivisht per te marre pjese ne takimin e organizuar. Qe ne fillim te aktivitetit u konstatua nje perpjekje nga disa punonjes te policise dhe te SHIK-ut, te ardhur nga Kavaja, per zbatimin e nje skenari te parapergatitur per te prishur kete aktivitet te ligjshem e paqesor. Ata u perpoqen te pengonin futjen ne salle te anetareve dhe simpatizanteve te PS dhe ne vend te tyre ne menyre te dhunshme futen ne salle rreth 20 punonjes te policise dhe te SHIK-ut, qe si[?] dolen ishin ngarkuar drejtpersedrejti te kryenin aksionin policor. Gazeta RD e PD-se "nxiton", ne menyre te cuditshme, te botoje ne faqen e pare te saj skenarin e parapergatitur dhe parrullat qe zbatuesit e tij duhet t'i hidhnin ne salle, por qe nuk
(vijon ne faqen 6)
Do te denoncojme me vendosmeri shkelesit e ligjit
Deklarate e KD te PS te Rrogozhines
Lexoni ne faqen 3
Njoftim
Mbledhja e Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PSSH-se do te zhvillohet diten e marte me date 17 tetor 1995, ora 10.00 me rend dite: "Konkretizimi i detyrave per fushaten e ardhshme elektorale dhe masat per pergatitjen e Kongresit paraelektoral te Partise." Kryesia e PSSH
ALBANIAN AIRLINES
Shoqeria jone per ne:
MYNIH ROME BOLONJE SHKUP STAMBOLL Per njohurite metejshme mund te lidheni ne adrese: Rruga e "Durresit" nr. 202, Tirane. Tel. (042) 428 57 (042) 351 38 (042) 351 62 (042) 284 61