Te tjera mesime per Berishen ne Bruksel
Duket se rruga e Shqipërisë drejt Europës qenka e gjatë, me pengesa. Kjo u pa edhe një herë tjetër gjatë takimeve që Presidenti shqiptar, Sali Berisha, pati sot në selinë e Bashkimit Europian me Presidentin e Komisionit Europian, Zhak Santer dhe Komisionerin e Bashkimit Europian i ngarkuar për marëdhëniet me vendet Europës Lindore, Hans Van Den Brok, takime që u paraprinë nga vizita protokollare zhvilloi Presidenti shqiptar në kuartierin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, ku ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj organizate, Vili Klaes.
Berisha Klaes Santer Në rast se në zgjedhjet e ardhëshme vien në fuqi Partia Socialiste, a do të ndryshojë qëndrimi i Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë? “Për ne rëndësi ka që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Ne do të respektojmë vullnetin e popullit shqiptar”. Kështu deklaroi në emër të Komisionit Evropian, zoti Lekter, zëdhënës i këtij Komisioni. lexoni ne faqen 3
Servet Pellumbi pershendet Sekretarin e ri te PASOK-ut
Z. Kostas Skandalidis - Sekretar i Komitetit Qëndror të PASOK-ut
I nderuar mik, Në emër të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste të Shqipërisë dëshiroj t’ju shpreh urimet më të mira për zgjedhjen tuaj Sekretar i Komitetit Qëndror të PASOK-ut.
Me këtë rast shpreh besimin në vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm të dy partive tona në të mirë edhe të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe stabilitetit në rajon. I juaji sinqerisht Servet Pellumbi Zvëndeskryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë
Nënkryetari i PS Ilir Meta takohet me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, z. Ivor Roberts dhe me të ngarkuarin me punë të Britanisë në Madhe në Tiranë Z. David Slin
Nënkryetari i PS Ilir Meta, u takua dje me kërkesën e tyre me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, z. Ivor Roberts, pas vizitës së tij të fundit në Kosovë dhe me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë, z. David Slinn.
Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht për problemin e shqiptarëve që banojnë në trojet e veta në ish-Jugosllavi sidomos për problemin e Kosovës. Diplomatët nga Britania e Madhe shprehën preokupimin e qeverisë Britanike për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë të problemit të Kosovës. Shprehje e këtij preokupimi është dhe intensifikimi i veprimtarisë së diplomacisë angleze për zgjidhjen e drejtë të këtij problemi. Nënkryetari i PS Ilir Meta, i njohu diplomatët britanikë me vizionin e PSSH-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai nënvizoi idenë se çështja e Kosovës kërkohet të vihet në rendin e ditës së veprimtarisë për zgjidhjen e krizës jugosllave, se pa zgjidhjen e saj, paqja në ish - Jugosllavi dhe në Ballkan do të jetë e rrezikuar, se zgjidhjen e çështjes së Kosovës e mbanët parasysh se shqiptarët janë në trojet e tyre, dhe kanë patur institucione politike arsimore dhe në rrugë demokratike e paqesore kanë shprehur vullnetin e tyre politik. Zoti Ilir Meta theksoi se çështja e Kosovës nuk mund të reduktohet kurrsesi në një çështje të realizimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Partia Socialiste ka mbrojtur dhe mbron idenë se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet bërë në konsideratë të vullnetin politik të shqiptarëve, parimit të vetvendosjes, atë të mos prishjes me dhunë të kufijve dhe në përputhje me rrjedhat demokratike europiane. Në takim mori pjesë dhe anëtari i KPD të PS, Dr. Vasillaq Kureta. Zëdhënësi i Partisë Socialiste
Berisha ne Itali
"Nënshkruhet Traktati i Miqesisë dhe i Bashkëpunimit" dhe Marrëveshje ushtarake dhe ekonomike
lexoni ne faqen 3
SOS: 37 detarë shqiptarë në mëshirë të fatit
Faqe 4
Përgënjeshtrohet edhe njëherë propaganda e PD-së:Evropa respekton vullnetin e popullit
Albanian Airlines
Për njohuri të mëtejshme mund të lidheni në adresë: Rruga e "Durresit" nr. 202, Tirane Tel. (042) 428 57 (042) 351 38 (042) 351 62 (042) 284 61 Shoqeria jonë për në: MYNIH ROME BOLONJE SHKUP STAMBOLL