Intervistë e Dritero Agollit
Kam penën e mprehtë dhe mendjen e kthjellët
Ligji i ashtuquajtur antigendocid mua më hapi shtigje të reja në planet krijuese. Dua të shkruaj një seri artikujsh për karakteristikat e reja të totalitarizmit të ri dhe të mikrodiktatorëve, për degjenerimin e moralit dhe të kulturës politike të tyre, duke i ilustruar me fakte konkrete dhe me episode të vërteta. Mes këtyre shkrimeve do të përpiqem të zbuloj fytyrën e politikanëve tanë deri në degjenerimin e tyre shkallë-shkallë.
Faqe 2-3
Shënimi ynë
Prangat e këputura të demodiktaturës
Ishte ora 14.45 minuta e datës 7 korrik kur R.Alia, Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste lirohej nga prangat. Në orën 12.00 të asaj dite Gjykata e Apelit i kishte dhënë atij lirinë. A mbyllet kështu cikli i ndëshkimit të bllokmenëve, pas proceseve të bujshme ndaj tyre, procese që u cilësuan jo pa të drejtë "shumë zhurmë për asgjë"? E dyshimta mbetet gjithshka që u bë për dënimin e tyre. Nenet e veçanta që i penalizonin ata, sot thuajse askush nuk i mban mend, por të gjithë e kujtojmë se në ato gjyqe u fol shumë për kafe, për rroba, për udhëtime jashtë shtetit. Ndryshe nga ç'thuhej në paragrafet e ligjes, në opinion pyetej: A ishte ky dënimi i një klase politike që la skenën e sundimit pas afro 50 vjetëve? Kur mendon se disa prej tyre kishin bërë emër si luftëtarë për çlirimin e atdheut, duke i parë me pranga në duar, e pakta ndjenja që të krijohej ishte keqardhja. Mesa duket dhe profesia: historia kurrë nuk harron të ndëshkojë.
Është i drejtë dënimi i genocidit, në qoftë se krimet që i përkasin periudhës komuniste kanë përmbajtje e neneve të Kodit Penal që dënon genocidin. Por kjo e drejtë merr kuptimin më të shtrembër kur me një ligj të veçantë kërkohet të penalizohet e të dënohet një pjesë e klasës së re politike shqiptare, dhe vetëm politikanë të opozitës, ata më aktivët, për të vetmen arsye se përfaqësojnë sot rrezikun më serioz për regjimin e Berishës.
Sali Berisha, presidenti që pasoi «diktatorin e fundit apo demokratin e parë» të Shqipërisë, R.Alinë, kopjoi prej këtij të fundit thënien e njohur: "Bashkëfajtorë e bashkëvuajtës". Në praktikë ai po e përdor sundimin e tij jo për të luftuar me emra konkretë ata që kanë bërë krime, por për të kriminalizuar figurat politike të opozitës për beteja pushtetore të ditës.
Kështu, megjithëse Fatos Nano është në burg, pushteti i Berishës ka frikë nga personaliteti i tij, por më shumë akoma ka frikë nga ardhja në pushtet e partisë së tij. Përpjekjet që bëhen për ta paraqitur opozitën socialiste si bartësen e genocidit (vijon në faqen 4)
Në Kongresin e Sindikatave të Pavarura të Minatorëve të Shqipërisë:
Gëzim Kalaja “mekanizëm” i PD-së
Duhet të merret me mend entuziazmi që përcollën delegatët në Kongresin e tyre “Sindikalistet e Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë” të drejtuar nga z.Gëzim Kalaja. I ka kulmore arriti kur kryesindikalisti Kalaja shpallsi heroizmin e Sindikatës së tij në luftën kundër komunizmit e cila, sic dihet përfshin shkatërrimin e minierave, të uzinave dhe shkrirjes së mineraleve të ndryshme etj. Ai pastaj i dhuroi lavde Qeverisë Meksi duke mos harruar kurrë të PD-së dhe presidentin Berisha. Nga burime të mirëinformuara mësohet se në raportin e mbajtur nga Kalaja i sindikalistëve të minierave janë zgjidhur sukseset të cilët kanë materializuar në mijra ton qymyr, ferr, hekur,nikel, bakër e tërë plan i parashikuar ndërkohë Gëzimi u ka bërë thirrje ish minatorëve që kanë braktisur të rikthehen në punë mbarë si PD-ja, ashtu siç ka realizuar çdo premtim me popullin do t’i rikthejë ata në gjendjen e mëparëshme. Ndonjë delegat aty në sallë kur ka dëgjuar broçkullat e Kalasë është larguar në mënyrë proteste.
Në emër të Partisë (PD) delegati i parëshëndetur nënkryetari i saj (meqë Tritan nuk ndodhet në Shqipëri) z.Tomorr Dosti. “Përpara për të fituar zgjedhjet e vitit 1996” ka bërtitur në fund të fjalimit zoti Tomor e që salla i është përgjigjur me thirrje ashtu si 3 vjet më parë “Liri - Demokraci”.
Sot Kongresi i “Minatorëve të Pavarur” thuhet se do t’i mbyllë punimet “së bashku siç na thotë Gëzimi, ndërsa Gëzimi zbaton mësimet”
D.P.
Elbasan
Epidemia rrëmben 3 jetë fëmijësh
Burimi i infeksionit ndodhet në shtëpinë e lindjes, por ende nuk është konfirmuar lloji i mikrobit që e shkakton
Ne brendesi:
Ne 4 vjetorin e pranimit te Shqipërise ne Banken Boterore dhe FMN
Intervistë me Z. Gutlay Ebiri, perfaqesues i perhershem i BB-se ne Shqiperi
Faqe 5
Intervistë me Prof. Dr. Radovan Vukatinoviç, Drejtori i Institutit te Marredhenieve Nderkombetare te Kroacise
Faqe 12
GAZETA E VOGEL E SE DIELES
Faqe 7,8,9,10
Njoftim
Ditën e martë, datë 17.10.1995, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Forumit të Grave Socialiste të Shqipërisë.
Marrin pjesë edhe kryetarët e FGS të rretheve.
Kryesia e FGSSH
Shoqeria jonë për në:
ALBANIAN AIRLINES
Për njohuritë mëtejshme mund të lidheni në adresë:
Rruga e
"Durresit"
nr.202, Tirane
Tel.
(042) 428 57
(042) 351 38
(042) 351 62
(042) 284 61
Shoqeria jonë për në:
MYNIH
ROME
SHKUP
BOLONJE
STAMBOLL