18/10/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 tetor 1995

Partia Socialiste-e aftë të marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit të vendit

Mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues:Vendoset thirrja e Kongresit të Dytë të Partisë;Miratohet Komisioni Qendror Elektoral me Kryetar Fatos Nanon;Shprehet gadishmeria për aleanca para dhe pas zgjedhore;E gjithë Kryesia e Partisë i nënshtrohet votbesimit

Vendim

Komiteti Përgjithshëm Drejtues i PSSH, në mbledhjen e tij të datës 17.10.1995, mbasi mori në mendim e gjithë aktiveve të rretheve, VENDOSI Thirrjen e Kongresit të II-të të Partisë Socialiste të Shqipërisë Kongresi do t’i zhvillojë punimet e tij në dy seanca: Seanca e parë - Para fushatës elektorale, me rend dite: 1. Miratimin e Programit Elektoral të Partisë Socialiste; 2. Miratimi i kandidaturave për deputetë të PS. Seanca e Dytë- pas fushatës elektorale, me rend dite: 1. Analizë për arritjet e PS në fushatën elektorale; 2. Zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë. KOMITETI PËRGJITHSHËM DREJTUES I PSSH

- KPD thekson domosdoshmërinë e punës në të gjitha drejtimet dhe me të gjitha shtresat për të garantuar: - punë për të papunët e qytetit; - vlerësim dhe zgjidhje të problemeve jetike të fshatit; - angazhim dhe hapësira të plota për intelektualët e sferave prodhuese dhe joprodhuese. - qetësi për familjet dhe mirëqënie për pensionistët; - iniciativë të lirë dhe pa korrupsion për biznesmenët; - garansi totale për investitorët e vendit dhe të huaj

Kronike

Nën drejtimin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste shokut Servet Pëllumbi dje u zhvillua në Tiranë mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Në emër të kryesisë, sekretari i Përgjithshëm i KPD të Partisë Socialiste shoku Gramoz Ruçi bëri konkluzione e problemeve të dala nga zhvillimet e aktiveve të Partisë në të gjitha rrethet si dhe në takimet e udhëheqësve të Partisë me elektoratin në fshatra e qytete.Nga këto takim kryesia e Partisë mendon se në këto probleme kryesore. Së pari, tashmë Partia Socialiste ka në dorë iniciativën politike. Çështja shtrohet që atë ta mbajnë në vijueshmëri e ta çojnë përpara duke qenë gjithnjë në sulm. Së dyti, takimet e zhvilluara në rrethet e ndryshme të vendit flasin për forcën e madhe të Partisë Socialiste dhe besimin që ka populli tek ajo. Megjithatë disa dobësi të vërejtura flasin për dobësi të punës organizative në disa rrethe. Nga ana tjetër mangësitë e vërejtura shtrojnë kërkesën që Partia të jetëgatitet të përballojë sfidat e Brendshme, që nga fjala deri tek vepra. (vijon ne faqen 3)

Perse heshti propaganda zyrtare ne nje pervjetor te rendesishem te Bankes Boterore ?

Lexoni në faqen 4

Mesazhet e aktit sublim të një emigranti: Shqiptari që vdiq për të shpëtuar kolegun italian

Mesazhet e aktit sublim të një emigranti: Shqiptari që vdiq për të shpëtuar kolegun italian Eshte fjala per te riun 20 vjeçar Petraq Maka nga Vlora, djali i vetëm e dy prindërve punëtorë qe enderronte te fitonte diçka si emigrant ne Itali Lexoni në faqen 10

Malësorët kërcëno-hen nga uria

Faqe 7

Berisha po ai:demagog dhe i trembur nga humbja ne zgjedhjet e ardheshme

-Ne konferencen e djeshme per shtyp te Presidentit :Fjale, fjale dhe vetem fjale Lexoni në faqen 2

Stacioni hekurud-hor i Bajzes hesht qe prej vitit 1993

Lexoni në faqen 5

Krimet e kryera nga të miturit-shqetësim për shoqërinë

Faqe 6