Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 20.10.1995

Ligji për genocidin, minon angazhimin e Shqipërisë para Këshillit të Evropës për një demokraci pluraliste

Reagojnë forumet ndërkombëtare. "Human Rights Watch/Helsinki" i shkruan Berishës: Kërkon anullimin e Ligjit për genocidin. "Koha e daljes së këtij ligji na jep shkak të besojmë se ai do të përdoret jo për të vendosur drejtësi, po për të kufizuar opozitën politike" HUMAN RIGHTS WATCH/HELSINKI October 19, 1995 President Sali Berisha President of the Republic of Albania via facsimile: 011 355 42 337 61 via: Albanian Mission to the United Nations Dear President Berisha: Presidentit Sali Berisha President i Republikës së Shqipërisë I dashuri Presidenti Berisha Sic mund ta dini, Human Rights Watch është organizata më e madhe për të drejtat e njeriut e vendosur në SHBA dhe e dyta për nga madhësia në shkallë botërore. Gjatë këtyre katër vjetëve ne kemi ndjekur me kujdes situatën në Ballkan duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Po ju shkruajmë për t'ju shprehur shqetësimin tonë të thellë, për ligjin e ri "Kundër genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit" të kryera në Shqipëri gjatë regjimit komunist për arsye politike, ideologjike ose fetare" që kohët e fundit u miratua nga Parlamenti Shqiptare dhe u firmos prej jush. Ligji i privon prej funksioneve zyrtare, lokale kombëtare të gjithë ata që përpara marsit 1991 kanë qënë anëtarë të organeve të larta komuniste ose të qeverisë, kryetarë të Gjykatës së Lartë, prokurorë të përgjithshëm, sekretarë të parë të Partisë së rretheve, informatorë, anëtarë të policisë sekrete, dhe ata që kanë bërë dëshmi të rreme në procese politike. Ligji i ndalon këta njerëz të zgjidhen në Parlament, në qeveri, në organet e drejtësisë ose të punojnë në organet e massmedias deri në vitin 2002. Lexoni ne faqe 3
Sali Berisha Shqipëri Ballkani Kosovë SHBA Europë

As konflikt, as nënshtrim

Ne faqë 11 As konflikt, as nënshtrim -Intervistë me Adem Demaçin Europa pret nga shqiptarët qe ata te bëjne per veten e tyre sa me teper dhe te presin nga Europa sa me pak, sepse ajo nuk ka vetem problemet tone para vetes. Ata na kane perkrahur, na perkrahin dhe do te na perkrahin, por perkrahje nuk do te thote qe ata ta bejne edhe krejt punen per ne e pa ne.
Adem Demaçi Europë

Strategjia e përcarjes

Komenti ynë: Në jetën politike të Presidentit të vendit, u regjistrua edhe një konferencë tjetër shtypi. Të gjithë treguesit e saj japin pasqyrën e një konference rutinë, ku bombat e fjalëve mbyllin idetë, rrugëzgjidhjet, perspektivën, mesazhet e mëdha që kërkon koha. Konferenca doli ndoshta edhe për këtë shkak nga shtrati i vet i paracaktuar për t'u kthyer në një tribunë nga ku Presidenti është mësuar të sulmojë opozitën, sidomos Partinë Socialiste, mision i cili i jep gjithë fryrjen tranzicionit shqiptar. Socialistët asnjëherë nuk i janë shmangur sfidave të Presidentit duke i uruar pa mesitë e vërteta të politikologjisë se rruga drejt suksesit siç urohet edhe përmes gabimeve të kundërshtarit. I paaftë për t'u ngritur në nivelin simbolit të unitetit të kombit, Presidenti e ka rreshtuar veten me kohë si një kundërshtar i klasit të parë kundër Partisë Socialiste. Ai është frymëzuesi, udhëzuesi e zbatuesi i fushatave të njëpasnjëshme kundër socialistëve, fushata që për fatin e keq të autorit i kanë rritur nderin dhe peshën. Ndodh kështu sepse ai gabon shpesh dhe gabon rëndë. Eureka! Vendimi i Byrosë Politike - vatra e krimit Tashmë jemi marrë me drejtat që bëhen nga presidenti kur Partia Socialiste herë kërkohet të zhytet në një korrupsion të paqenë, të quajtur "këpuca të kuq, herë akuzohet për miliona dollarë të papërcaktuar, herë quajtur të të tretëve, herë për bastisje të krimit, të falsifikimit, të terrorit, herë se po vdes sot e herë nesër. Sipas tij Partia Socialiste duhet të kishte vdekur që kur lindi, sepse taji i është bërë ves të thotë çdo rast, PS përjeton krizën më të rëndë", "PS është në një kaos të vërtetë", siç deklaroi në konferencën e fundit. Vetëm dekje dhe vdekje ngjall presidenti për opozitën. Tani së fundi, kur mbaruan fishekët, doli me një tezë të re. Ai deklaroi me solemnitetin e rastit në konferencën e fundit për shtyp se "kam qenë dhe mbetem gjithnjë i bindur, se vendimi i Byrosë Politike për të ndërruar emrin në PP në Partia Socialiste, ka qenë një nga vendimet më ogurzeza për skenën politike shqiptare". Ky pohim i presidentit nuk i qëndron llogjikës, për pasojë nuk i reziston rrjedhës së historisë. Sepse këtu pseudo argumentin e zbatim të parimit "Komunistët nuk dorëzohen". Partia e Punës ndryshe nga gjithë shoqëria shqiptare do të ngulte këmbë për të qëndruar në pozitat e veta, nuk duhej të reformohej, duhej t'i bënte hosana Enverit të vdekur, duhej të mbronte luftën e klasave dhe diktaturën e proletariatit. Kësaj i thonë: Komunizmi vdiq, rroftë komunizmi! Absurd qëndron se këtë tezë e mbron jo dokushdo, por Presidenti i Republikës. Me këtë rast do të thoshim: Jo zotëri, është një akt madhor historik që duke vënë në funksion shoshen për të ndarë të keqen nga e mira, përmes dhimbjes e optimizmit, lindi Partia Socialiste. Ndryshoi programin ndryshoi statutin, ndryshoi udhëheqja, ndryshoi përbërja e partisë. 60 % e socialistëve janë sot të moshave të reja, të ardhur nga radhët e eurosocialistëve. Të gjitha këto presidenti i di, por ai nuk do të mësojë se në demokraci duhet ti nënshtrohet disa ligjësive universale siç është rotacioni i pushtetit. Atëherë, ai kapet pas goja një vendimi për ndërrimin e emrit të PP në PS. Jo nuk ka qenë një ndërim i thjeshtë emri, por ka qenë një hap gjigand historik në skenën politike shqiptare ky transformim që u bë në gjysmën e trazuar të 1991. Le të mendojmë për një çast sikur PP të ishte ajo po e vjetër. Do të ishte vetëm faktor destabiliteti, do të ishte vërtetë e të gjithë të këqijave që i përcjellëm të gjithë për gati gjysëm shekulli. Presidenti kërkon ta ngjallë të vdekurit dhe kapet pas një akti (vijon ne faqe 2)
Presidenti Enverit Shqiptare