Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 21.10.1995

A janë manipuluar dosjet e Sigurimit të Shtetit?…

Pas një interviste te kryeministrit Meksi -Qeveria ka sistemuar arkivat… rregjistrat e Sigurimit të Shtetit… -Mbi ç’bazë ligjore ka vepruar kështu zoti Meksi?!… -Qeveria ka sistemuar arkivat… rregjistrat e Sigurimit të Shtetit… -Mbi ç’bazë ligjore ka vepruar kështu zoti Meksi?!… Vënia dorë mbi arkivat, fallsifikimi dhe manipulimi me dosjet është vepër e dënueshme ligjërisht. Mosmiratimi i ligjit për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe të agjenturave të huaja, veprim i qëllimshëm i partisë demokratike, qeverisë, grupit të saj parlamentar dhe presidentit Berisha. Lexoni ne faqen 2
Meksi Dylber Vrioni

Statistikë anti-Berishë

Vdekshmeria per cdo vit deri ne vitin 1991 ka qene 5.7 vdekje per 1000 banore, nje nga me te ultat ne bote. Ndërsa ne vitin 1994, megjithese popullsia eshte zvogeluar me 400-500 mije si rezultati i emigracionit vdekjet rriten me plus 2126. Terheq vemendjen fakti se 72% e kesaj shtese vdekshmerie i perkët grupmoshes 20-35 vjeç. Vdekshmeria per cdo vit deri ne vitin 1991 ka qene 5.7 vdekje per 1000 banore, nje nga me te ultat ne bote. Ndersa ne vitin 1994, megjithese popullsia eshte zvogeluar me 400-500 mije si rezultati i emigracionit vdekjet rriten me plus 2126. Terheq vemendjen fakti se 72% e kesaj shtese vdekshmerie i perket grupmoshes 20-35 vjeç. Lexoni ne faqen 5
Berishë

Duartrakitje shterpe

Shënimi i ditës: Një fushatë e re antisocialiste, flamurin e të cilës e mban gazeta RD, ka shpërthyer këto ditë. Shkak per kete u bene dy faktore:-inspirimi presidencial, tonet e reja te ashpra të kreut të shtetit ndaj PS-së, dhe një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues te kesaj partie,mblehje qe me çdo kusht kerkohet të paraqitet si perçarja me e madhe ne kete parti. Duhet te themi se kundërshtareve tane politike nuk do tua japim kete kenaqesi, ata do te mbeten si deri me tani te zhgenjyer, duartrokitjet e tyre do te jene shterpe. Partia Socialiste, partia me e madhe e opozites, eshte plot shendet, plot unitet dhe diversitet mendimi, duke dhene shembullin e nje force politike qe nuk “pret koka”, por forcohet çdo dite e me shume permes debatit konstruktiv, reformimit strukturor, sjelljes se gjakut te ri ne drejtim. Jo vetem nga shtypi i partise ne pushtet, por edhe nga shtypi i pavarur, mblodhja e zakonshme e radhes e KPD te PS po paraqitet me ngjyrat e nje sensacioni. Kjo nuk e shton shitjen e gazetes. Pas mbledhjes flasin faktet. Partia Socialiste do beje edhe ne te ardhmen te tilla ndryshime, dikush do te ngrihet ne pergjegjesi dhe nje tjeter do te ulet, por te gjithe do ta ndjejne veten ne ngritjen e nje bashkimi ideal shokesh. Po lakohen emra,po paraqitet gjendja sikur u be ndonje harakiri me disa anetare te Kryesise se PS-se, te cilet u nxitua te paraqiteshin si “reformatore”, ata qe do ta benin Partine Socialiste nje parti sallonesh, nje parti qe do te kendonte kenge per qeverisjen e PD-se. Ne dy drejtime kjo skeme e luftes pa parime e luftes qe behet ndaj socialisteve nuk i qendron te vertetes. Se pari, vertet besoni zotrinj se mund t’i haje kush keto profka te reja tuaja sikur ne PS po goditen reformatoret,kur shoket tane qe sot nuk jane ne Kryesine e Partise,i keni quajtur bij kriminelesh? Vertet besoni se do t’i haje kush keto qendrime tuaja kur ndonjeri nga keta anetare te drejtimit te partise qe sot nuk jane ne Kryesi kane provuar edhe burgun e pushtetit te PD-se? Se dyti, duke qene ne pozitat e deklaruara e primitive mbi vendin e partive ne spektrin politik, kerkohet me cdo kusht qe ne cdo force, pra edhe ne PS, te fabrikohen dy krahe: njeri gjoja konservator dhe tjetri gjoja reformator. Vetem njerezit e kane bere konfliktin natyre te dyte te qeverisjes, pra qe nuk e mendojne demokracine si shtratin e mirekuptimit, te dialogut dhe te konsensusit, mund te bien viktima te ketyre skemave me frymezim monist. Partia Socialiste as ka qene dhe as eshte e ndare ne krahe. Themelesat e saj nuk perfaqesojne lobe, as me frymezim te brendshem dhe as te jashtem, as nga motivet pasurore apo krahinore. Te tilla kritere jane te huaja per socialistet. Ja perse dhe kjo skeme per t’i ndare socialistet me cdo kusht ne dy pjese nuk do te funksionoje. Kundershtaret politike te PS-se, te cilet ne mbledhjet e tyre nuk jane ne gjendje te bejne nje votim te fshehte sepse kane frike nga permbysjet, nga percarjet e reja, nga prishja e porosive qe vijne nga zyrat me te larta te shtetit,u nxituan te gjejne “ca klecka” ne mbledhjen teper bujare te KPD te Partise Socialiste, mbledhje ne te cilen nuk u kerkua votbesim per kryetarin Fatos Nano. Ata qe sajojne nje gje te tille e dine shume mire se kryetari e partise e zgjedh kongresi dhe eshte vetem ai qe jep ose jo besimin per te. Por burgosja e paligjshme dhe hakmarrja ndaj Fatos Nanos ka bere qe ai,pervecse te jete kryetari i Partise, te kthehet edhe ne nje ceshtje simbol e luftes politike dhe te betejes se saj per vendosjen e demokracise se vertete. Ai tashme eshte kthyer ne nje simbol te tille.Zhurme e re ne kete drejtim zotronjte antisocialiste e bejne me qellim qe me cdo kusht te hedhin edhe nje gure kur kunder PS dhe Fatos Nanos, pasi nuk ngopen se mashtruari per qendrimin antidemokratik dhe kriminal te mbajtur ndaj tij.Me kete rast autoreve te ketyre endrrave perseri do te themi: Fatos Nano dhe Partia Socialiste jane nje, prandaj nuk do t’i gezoheni kenaqesite per ta pare PS-ne pa kryetarin e saj te ligjshem. Sado te veshtira te jene mundesite e komunikimit te Fatos Nanos me partine e tij, ne kushtet e izolimit ne Bence te Tepelenes, ata mirekuptohen ne cdo aspekt. Sulmi i fundit i pushtetit te PD-se,shtypit te saj dhe te gjithe atyre qe i shkojne pas pushtetit te sotem aktuale me synime te prapshta per te goditur partine socialiste, “alternativen e saj”, shtohet vargu te sulmeve qe s’kane reshtur ndaj kesaj partie prej nga krijimi i saj ne qershorin e vitit 1991. Pjese e ketij sulmi eshte edhe qendrimi i zyrave te presidences, te emetuara me brene me te gjitha emisionet e radiotelevizive. Njerezit nuk u besojne me ketyre praskenave te trasha. Partia Socialiste eshte e forte, e kthjellet dhe e afte te marre pergjegjesite e medha qe kerkon situata.
Fatos Nano Bence E Tepelenes

Socialistët janë të vendosur dhe do të fitojnë mbi dhunën policore dhe makinacionet politike të regjimit berishjan

Vlorë: Vazhdon dhuna policore për të penguar veprimtaritë publike të opozitës Gramoz Ruçi: “Situata që u krijua sot në Kotë është një precedent i rrezikshëm… Preçedenti i Kotës i jep mesazh Berishës të çlirojë vendin nga tensionet, të lejojë veprimtaritë legale dhe konkurrencën e lirë midis forcave politike. Ndërkohë precedenti i Kotës është mësim edhe për socialistët për më tepër vendosmëri,guxim,e organizim e ekuilibër për të arritur objektivin: Fitoren në zgjedhjet e 96-shtës” Lexoni ne faqen 3
Gramoz Ruçi Dylber Vrioni Vlorë Kotë

Kush e bllokon privatizimin e hotel "Rozafes" ne Shkoder

Me vendim numer 12 Akti, date 31.07.1995 Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Keshillit te Ministrave Nr.275 date 05.06.1995 per privatizimin e hotel turizmit “Rozafa” ne Shkoder. Mirepo siç shkruajne punonjesit e ketij hoteli, dikush ne qeveri kerkon te favorizoje ata qe padrejtesisht kerkojne te grabisin djersen e punonjesve. Faqe 4
Shkodër