Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E dielë 22.10.1995

Shqipëria, koha dhe njerëzit e saj kërkojnë dhe pranojnë qeverisjen alternative të socialistëve dhe të opozitës që shikon nga e ardhmja

Mesazh i Kryetarit të PSSH-së Fatos Nano drejtuar Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të saj Të dashur shokë, Kam kënaqësinë t’ju përshëndes e t’ju përgëzoj për pjekurinë politike, përkushtimin atdhetar e demokratik dhe seriozitetin intelektual e profesional me të cilët po përballoni detyrat me përgjegjësi të të drejtuesve të zgjedhur të PSSH-së në këtë prag fushate elektorale dhe në situatën anormale që ka krijuar për opozitën dhe për shumicën në Shqipëri regjimi i Berishës. Vendimet dhe veprimet politike që ne kemi ndërmarrë për të vënë në lëvizje me ngarkesë të plotë të gjitha strukturat e partisë, për të përtërirë dhe rritur efikasitetin politik të drejtimit e funksionimit të saj, duke përgatitur plotësisht PSSH-në nëpërmjet Kongresit të ardhshëm si forcën kryesore të qeverisjes alternative në Shqipëri, janë të një rëndësie jetike për fatet e demokracisë dhe të vendit. Shqipëria, koha dhe njerëzit e saj, tashmë të lodhur e të mashtruar nga aventurizmi, autoritarizmi, politika e revanshit dhe korrupsioni i regjimit të Berishës, kërkojnë dhe pranojnë qeverisjen alternative të socialistëve dhe të opozitës që shikon nga e ardhmja. Ne e kemi kuptuar këtë imperativ të zhvillimit të demokracisë dhe duke pranuar sfidën e kohës do të marrim përsipër me urtësi e kurajo, të gjitha përgjegjësitë qytetare e politike që burojnë prej saj, për t’i dhënë vendit dhe popullit një perspektivë më të denjë. Deviza jonë ka qenë dhe mbetet: Jo komunizmit, Jo antikomunizmit!!! Në politikën e brendshme ne synojmë përshpejtimin, zhvillimin e drejtpeshuar të reformave të ekonomisë së tregut dhe shtetin ligjor, në mbështetur ne partneritetin politik dhe në pajtimin kombëtar. Në politikën e jashtme, ne kërkojmë vazhdimësi dhe dinjitet në integrimin euroatlantik të vendit, fqinjësi të mirë dhe europianizim të Ballkanit, si rrugë për zgjidhjen kombëtare. Aftësia dhe gatishmëria jonë për dialog e bashkëpunim me spektrin e brendshëm politik, fuqizohen me angazhimin politik për partneritet dhe mbrojtje të parimeve demokratike e të vlerave të qytetërimit e bashkëkohor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Baza e botëkuptimit tonë është bashkëjetesa e jo përjashtimi, harmonizimi i iniciativës së lirë me drejtësinë dhe solidaritetin social dhe jo shtypja dhe shfrytëzimi. Bashkësia e vlerave të moralit dhe politikës nuk pranon: as persekucionin politik, as abuzimin ekonomik, as shtypjen e personalitetit, as nënshtrimin ndaj diktatit; luftën e klasës, as klientelizmin; as dhunën revolucionare, as kolaboracionizmin, as grabitjen, as “dhurimin” e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut e të qytetarit. Ne nuk jemi as marksistë as antimarxistë! Ne jemi antifashistë, jemi kundër diktaturave, ne jemi socialiste në opozitë me regjimin e “Stalinit pa mustaqe”! Hierarkia e vlerave tona është krejt e ndryshme nga ajo e antivlerave të Berishës & Co. Votbesimi juaj për Kryesinë dhe ai që na jep të gjithëve populli cdo ditë e më shumë janë prova për kete të vërtetë. Ne jemi mbrojtësit ligjorë dhe të qytetarit, sepse e pranojmë dhe e mbrojmë parimin “liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit!” Ne nuk e konceptojmë pushtetin si mjet karriere dhe pasurimi vetjak, përkundrazi ne vëmë karrierën dhe aftësinë vetjake në funksion të shtetit ligjor. Socialistët nuk i lidh asgjë me krimin, aq më pak me genocidin! Ne jemi po aq bashkëpërgjegjës dhe bashkëvuajtës për të kaluarën sa janë dhe të tjerët. Por ne nuk jemi të papërgjegjshëm dhe spekulantë si Berisha & Co. Ne nuk jemi pa të kaluar prandaj nuk jemi as pa të ardhme. Ne nuk kemi nostalgji as për vitet e diktaturës, as për vitet “e vazhdimësisë” që evokon Berisha! Ne nuk do të revokojmë vendimet e Byrosë Politike te ish PPSH-së për njohjen e pluralizmit politik ne Shqipëri, te cilat i dhanë mundësi edhe ish sekretarit komunist Sali Berisha të flakte rrisken e saj dhe “te zbriste nga Hëna” si kryetar i PDSh-se! Ne do te abrogojmë pseudoligjin “antigenocid” dhe veprimet e tjera antikushtetuese të regjimit të sotëm. Ne nuk do te mbajmë peng njerëz për 3/4 e mandatit tone në pushtet kundërshtarët politikë dhe nuk do t’i trajtojmë ata si armiq, por si partnerë! Ne do te realizojmë pajtimin Kombëtar dhe paqen sociale. Ne e kemi treguar veten pranë: shqiptarët na kërkojnë, na besojnë dhe na votojnë. Njerëzit tanë nga më të mirët, nuk u përlyen as me genocid, as nuk u fshehën vrasjeve, as nuk spekuluan me turmat për të nxitur shkatërrimet dhe për krijuar viktima “politike” të pafajshme. Përkundrazi, ata morën përgjegjësi politike dhe shtetërore pikërisht për te shmangur shkatërrimet dhe viktimat e shembjes së diktaturës komuniste, atëherë kur Berisha & Co ben alance dhe me krimin që dolën nga qelite e rrugës, në kurriz te te persekutuarve te vertete. Ne filluam reformat demokratike dhe jemi te afte t’i vazhdojmë e t’i thellojmë ato. Njerëzit tanë janë të parët që, në kushtet e pluralizmit, garantuan zgjedhjet e para të lira e demokratike dhe kalimin paqësor të pushtetit në duart e opozitës, për herë të parë në Shqipërine e pasluftes. Berisha nuk e ka bere ende kete, madje kjo mbetet e vetmja detyrë kushtetuese që duhet te bejë, para largimit të tij të paevitueshëm nga pushteti. Nëse do të vazhdojë të merret me politike, ne i garantojmë liri per t’u perterire e korrigjuar ne opozite! Përndryshe shteti ligjor do ta zerë nden vete. Të dashur shokë e miq, Kam besim të plotë se ju do ta vazhdoni e zhvilloni angazhimin, vlerat dhe përgjegjësitë tona historike! Ju uroj për të mbarë dhe suksese, duke qënë të bindur se do t’ua përcillni përshëndetjet e mia gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe miqve të shumtë të PSSH-së, brenda dhe jashtë Shqipërisë! Fatos Nano Kryetar i PS të Shqipërisë
Fatos Nano Sali Berisha Shqipëri Ballkani

Vija e palëkundur dhe e respektuar e OKB ka qenë vija e paqes, sigurisë, dialogut e bashkëpunimit

Zotit Boutros-Boutros Ghali Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara New Jork. Tiranë, më 20 Tetor 1995 I nderuar shkëlqesi, Me rastin e ditës së shënuar të 50-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, grupi parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ju lutet pranoni përshëndetjet tona më të sinqerta dhe urimet më të ngrohta për sukseset e mëtejshme të Organizatës që ju kryesoni. OKB lidhin 50 vjet me parë si shprehje e aspiratës së popujve të mbarë botës së sapo dalë nga tmerrët e Luftës së Dytë Botërore, për mbretërimin e drejtësisë, të tolerancës dhe të paqes në marrëdhëniet e midis shteteve e kombeve, si mekanizmi më efektiv dhe më prestigjioz për zgjidhjen e konflikteve dhe krijimin e klimës së besimit reciprok në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pranimi i Republikës së Shqipërisë anëtar i OKB-së në vitin 1955 ishte një afirmim ndërkombëtar i luftës heroike Nacionalçlirimtare dhe i sakrificave të mëdha që bëri populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore përkrah fuqive vigjilente të aleatëve të mëdhenj anglo-sovjeto-amerikanë kundër fashizmit dhe nazizmit dhe veglave të tyre kolaboracioniste. Me atë pranonim Shqipëria si një subjekt i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare duke kontribuar për fuqizimin e pavarësisë së shtetit shqiptar e të stabilitetit në rajon e trazuar të Ballkanit. Vija e palëkundur dhe e respektuar e OKB ka qenë vija e paqes, sigurisë, dialogut e bashkëpunimit. Pas përfundimit të luftës së ftohtë është rritur më tej nevoja dhe roli i OKB si organi me i lartë ndërparlamentar që i shërben ruajtjes dhe rivendosjes së paqes. Ai është pa asnjë mëdyshje institucioni më prestigjioz ndërkombëtar që me autoritetin dhe mundësitë reale të tij, vlerësohet si garanti i paqes në Botë. Ne shpresojmë se pas rënies së Murit të Berlinit dhe fitores së demokracisë pluripartike Republika e Shqipërisë do të kontribuojë edhe më shumë përkrah shteteve të tjera demokratike në mbrojtje të paqes e stabilitetit rajonal e ndërkombëtar, për trumfin e tolerancës e të mirëkuptimit në marrëdhëniet etnike, nacionale e fetare kudo në botë. Ju sigurojmë shkëlqesi se OKB e tërë mekanizmat e saj do të gjejnë kurdoherë te PSSH e grupi i saj parlamentar forcën politike konstruktive që njeh, pranon dhe zbaton konceptet dhe metodat demokratike të dialogut të qytetëruar në zgjidhjen e konflikteve, një partner të ndershëm e të sigurtë në përpjekjet për ndërtimin e shtetit ligjor dhe përparimin e demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të të gjitha iniciativave për zgjidhjen e konflikteve, për forcimin e stabilitetit dhe të paqes në rajon e më gjerë. Me këtë rast, Shkëlqesi, formulojmë urimet më të mira edhe për shëndetin dhe mirëqënien tuaj personale. Grupi Parlamentar i PSSH-së Kryetari Namik Dokle
Boutros-Boutros Ghali Namik Dokle New Jork Tiranë Shqipëri Ballkani Botë