Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 25.10.1995

Berisha në Nju Jork: Një natë në hotel -2000 dollarë

Zëdhënësi i Presidentit “ngatërron” "Zërin e Popullit" me gazetën amerikane “The New York Times” The New York Times Where Heads of State Lay Their Heads Njoftim i zëdhënësit të shtypit të Presidentit Zëdhënësi i shtypit i presidentit informon se shkrimi i “Zërit të popullit”: “Berisha në Nju Jork: Një natë në hotel 2000 dollarë” është fund e krye një trillim i gazetes “Zëri i Popullit”. Presidenti Berisha nuk ka fjetur asnjë natë dhe asnjëherë në hotel Riha Royal-Hotel, por që natën e parë të qëndrimit të tij në Nju Jork ai është vendosur në Park Meridian Hotel me një çmim disa herë më larg se çmimi që mashtron “Zëri i Popullit”. Komenti i redaksisë: Më e pakta që mund të thuhet pasi njihemi me njoftimin e zëdhënësit të shtypit të Presidentit të Republikës është fjala idiotësi. Sepse s'do njeri normal dhe me sado pak shkollë të dallojë të bardhën nga e zeza, do dallojë që shkrimi te “Zëri i Popullit” nga shkrimi i një gazete tjetër, qoftë kjo dhe amerikane. Shkrimi i djeshëm me titull: “Ber-[?] isha në Nju Jork: një natë në hotel 2000 dollarë”, nuk është i “Zërit të Popullit” po ka për trillim i tij, sikë trillon paturpë-[?] sht zëdhënësi i Presidentit. Ai është shkrim i marrë nga gazeta e madhe autoritare “The New Jork Times” e botohët në SHBA datës 22 tetor 1995 dhe ka për autor gazetaren Elisabet Bumiller. Mirëpo me sa duket zëdhënësi i Presidentit nuk ka hallin të përgënjeshtrojë faktin e mësipërm, por si gjithnjë të sulmojë e akuzojë “Zërin e Popullit”, paçka se të vër-[?] buar nga inati e urrejtja vetëdemaskohet dhe analfabetë ignorante të pandreqshëm. Nëse fakti i gazetares amerikane nuk është i vërtetë, zëdhënësi i Presidentit le të paraqesë publikisht faturat e hotelit dhe të të gjitha shpenzimeve të tjera presidenciale në SHBA. Jo vetëm kaq, por ai është i lutur të paraqesë edhe faturat e shpenzimeve që bëra nga Sali Berisha dhe stafi i presidencial nga dita e emërimit të tij President e deri sot.
Sali Berisha Shefqet Peçi New York SHBA

Mina ndaj demokracisë

Editorial Po krijohet një situatë tepër paradoksale në këto muaj të fushatës parazgjedhore. Partia Demokratike dhe pushteti i saj politik, me levat e bindura - polici rendi, polici kriminale, polici tatimore, polici gjitfarëesh, dhe sidomos me mbështetjen e agjentëve të SHIK-ut, e ka bërë normë që të jetë kurdoherë prezente në veprimtaritë legale të Partisë Socialiste. Policia e provokatorët e paguar janë në këmbë edhe kur mblidhen bashkë drejtë socialistë, le më pastaj kur në këto veprimtari shkojnë drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste e të partive të tjera të opozitës. Gjeografia e këtyre provokacioneve tashmë përfshin: Durrësin dhe Tiranën, Vlorën dhe Lushnjen, Malësinë e Madhe dhe së djeshmi edhe rrethin e Lezhës. Përse gjithë kjo situatë? Ajo tregon se pushteti politik kërkon t'i japë pasaportën e qytetarit të nderit antiligjit. Nuk duhet harruar se antiligji ka lindur bashkë me këtë parti si produkt i populizmit që është. Dikur Partia Demokratike operoi në skenën e trazuar politike të vendit me antimitingjet, sot ajo nuk arrin t'i mbledhë njerëzit prandaj po hedh në veprim skalionet e njerëzve të paguar të administratës së saj shtetërore. Motivet që i shtyjnë organizatorët e këtyre qëndrimeve antidemokratike janë të shumta, por në mënyrë të veçantë spikatin këta faktorë: Së pari, kërkohet të largohet vëmendja e opinionit ndaj dështimeve dhe skandaloze të qeverisjes së PD-së. Synohet të spostohen nga rendi i ditës shqetësimi që ngjall tek njerëzit korrupsioni që ka mbërthyer çdo derë zyre e çdo funksion. Së dyti, tensionimi artificial i situatës në zbatim të strategjisë permanente të dhunës dhe të tensionit, është një objektiv tjetër i rëndësishëm i këtyre provokacioneve të reja antisocialiste. Dhuna është e natyrshme që i tremb njerëzit, por përpara se t'i thotë ata nga partitë opozitare dhe veprimtaritë e tyre të ligjshme, i ftoh dhe i largon nga pushteti pavarësisht se ka emrin demokratik. Së treti, me afrimin e zgjedhjeve, ku Partia Demokratike e sheh veten të spostuar nga pushteti me votën e lirë të popullit, paniku që i ka mbërthyer pushtetarët i nxit ata të shfrytëzojnë çdo rrugë antiligjore për t'u imponuar skenës politike të vendit, duke goditur opozitën që është komponenti më shprehës i demokracisë pluraliste. Së katërti, duke parashikuar një fushatë të egër politike në zgjedhjet e reja, egërsia të provokuar prej saj për të mbajtur me çdo kusht karriket, veprimet e sotme të pushtetit politik ndaj opozitës janë një bankoprovë për provokacionet e ardhshme dhe rrugët që do të gjejë PD-ja për të sabotuar veprimtaritë e ligjshme të partive opozitare. Situata parazgjedhore e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me muajt e parë të vitit '92, kur në euforinë e fitores së pushtetit PD-ja dhe ithtarët e saj të shumtë pushtonin çdo shesh pa njohur rregull dhe disiplinë. Antimitingjet u bënë në atë kohë formula çudibërëse për të ngjallur panik e për të diziluzionuar njerëzit, për t'i trembur ata, prandaj sfasada befasuese ishte “Liri-Demokra-[?]”. Sot Partia Demokratike nuk arrin të bëjë një miting, një mbledhje, të mbushë një sallë. Njerëzit i kanë kthyer masivisht shpinën nga zhgënjimi që ka për mbështetjen që gëzon dhe popullin opozitar, pra jo vetëm Partia Socialiste, nuk ngurrojnë t'i vërë mina rrugës së demokracisë që duam të ndërtojmë.
Durrësin Tiranën Vlorën Lushnjen Malësinë E Madhe

Populli me ka njohur si artist, jo si deputet

-Interviste e Artistit te Popullit Lutfar Pajo Une mund te quhem kriminel dhe vrases sepse kam vrare italianet e 1920 ne filmin "Gunat permbi tela" me mitrolozin e Velos Faqe 10
Monika Zguro