Tirana do socialistët
Vazhdojnë takimet e drejtuesve të Partisë Socialiste me anëtarë dhe simpatizantë
Nga takimi i djeshëm në Tiranë
Socialistët sfidojnë sërish Berishën dhe Partinë e tij. Kësaj radhe në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Zëvendëskryetari i PSSH prof. Servet Pëllumbi, kryetari i grupit parlamentar të PSSH, Namik Dokle, anëtarët e kryesisë së PSSH Ulqin e Poçi, këshilltarët bashkiakë Reçi, Shallvari, Xhoja janë mirëpritur sërish në Akademinë e Arteve nga mbi 700 banorë të zonës 10 të Tiranës do në një sallë ku tri herë fort fitorja e socialistëve. Zëvendëskryetari i PSSH Servet Pëllumbi - i ardhur nga Lushnja ku instrumentat e armatosura të shtetit ushtrojnë përsëri dhunë - e ka cilësuar takimin, të shtatin në radhë të kësaj xhiroje socialiste si veprimtari krejt normale në kushte e një shoqërie demokratike. “Nuk ka ndodhur asgjëherë që anëtarët e simpatizantët të PSSH të prishin takimet e forcat të tjera politike, përkundrazi të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj nesh. Por ne do të vazhdojmë rrugën tonë”, - tha zëvendëskryetari i PSSH-së. “Jemi dëshmitarë - vijoi ai - të një revanshi që sipas skenarit të në lëvizje segmente të shtetit, SHIK, policinë, falanga rrugaçësh, kundër një partie legjitime, parlamentare me mbështetje të gjerë në popull.
“Në rast se do të vazhdojë ky revansh, kjo dhunë ne paralajmërojmë që të mos abuzojmë me tolerancën tonë”. Përndryshe ne lind e drejta t'i drejtohemi popullit të mbrojë pluralizmin, demokracinë, elektorati të mbrojë alternativën dhe partinë e tij” - tha Prof. Servet Pëllumbi.
(vijon në faqen 2)
Mos luani me durimin e tolerancën e popullit
Deklarate e grupit parlamentar te PSSH
Afrimi i zgjedhjeve parlamentare e ka egersuar shtetin.
Aktet, deri tani sporadike, kunder opozites, kane filluar te behen me te organizuara.
Ne kete kontekst grupi yne parlamentar denoncon me force veprimet e organizuar nga organet dhe te paguar te shtetit kunder opozites. Ato kane synuar me dhune dhe me force te prishin takimet me popullin, me anetare dhe simpatizante te partive politike te opozites. Keshtu ka ndodhur me takimet e PAD dhe PSD-se siç kemi lexuar ne shtyp, dhe veçanerisht intensive jane bere sulmet kunder veprimtarive politike te PS. Nuk eshte i paqellimshem ky grupim forcash politike qe synohet te goditen. Jane pikerisht ato te cilat kane fituar reputacion me te madh si opozite, jane pikerisht ato qe ishin ne krye te rreshtimit kunder projektit Berisha ne referendumin kushtetues te 6 nentorit. Nderkohe edhe ndaj te djathtes perdoren makinacione, sidomos duke i ngushtuar hapesirat legjislative.
Rasti me i fundit, por edhe me skandaloz ishte ai qe ndodhi ne Lushnje, ku nje grup rrugaçesh te organizuar nga punonjes te SHIK-ut dhe te policise, te ardhur nga Berati, penguan me dhune zhvillimin e nje aktiviteti politik ne te cilin do te merrnin pjese zevendeskryetari i PS, Servet Pellumbi dhe deputetet Musa Ulqini, Ibrahim Baçi dhe Vladimir Metani. Falanga e komanduar nga Alfred Haxhiu, shef i rendit ne Berat, Ylli Sefa, punonjes i SHIK-ut, Mersin Kaso, punonjes i policise tatimore etj, te entuziazmuar nga fjalimet e kryetarit te Partise Demokratike Sali Berisha qe shkelqeu Kushtetute i quan “buqeta me lule per demokracine” hodhen mbi popullin e Lushnjes dhe deputetet gjithe arsenalin e rrugaçerise shteterore dhe banditellen e tyre. Populli i Lushnjes duroi, siç ka duruar edhe here te tjera. Siç duroi edhe populli i Shkodres kur keto lloj falangash vrane Xhovalin Çekini. Siç duroi edhe populli i Beratit kur disa djem u rrahen gjate Referendumit. Populli i ka duruar se ka menduar dhe mendon se keto probleme te zgjidhen me ligj e Kushtetute. Ai pret qe Berisha dhe pushteti qe ai drejton te zbatojne detyren e tyre kushtetuese per garantimin e votes se lire dhe per kalimin paqesor te pushtetit ne duart e asaj force politike, qe kjo vote e lire do te zgjedhe.
Ne kerkojme qe kryetari i shtetit te deklarohet publikisht ç'masa do te marre per te garantuar voten e lire? Ç'masa do te marre qe opozita te mos pengohet ne veprimtarine e saj politike? Ç'masa do te marre qe te mos rritet tensioni dhe te mos montohen politika konfliktuale qe shpesh eshte nxitur edhe nga fjalimet e tij? Ç'masa do te marre ne fund te fundit, per te garantuar dekretin e tij, per manifestimet e veprimtarite politike, te cilin zoti Berisha ende nuk e ka ndryshuar?
Ne u themi falangave te mos luajne me durimin dhe tolerancen e popullit. Ne i themi pushtetit te mos abuzoje me vakellpimin dhe armet e policise. Ne i themi kryetarit te shtetit te garantoje te drejtat kushtetuese te opozites.
Nese ai nuk mund ta beje kete, çka me keq, nese ai nuk deshiron ta beje kete, edhe me keq, atehere qe ai te mos perpiqet ta beje te kunderten, populli ka te drejte te pamohueshme qe te mbroje te drejtat e veta kushtetuese. Opozita do te jete ne krah te popullit.
Grupi parlamentar i PS
25.10.1995
Ligji që vret !...
Pas Shefqet Peçit kërkojnë të vrasin edhe një tjetër Hero të rezistencës antifashiste, Bedri Spahiun.
Lexoni në faqen 2
Shqipëria nuk bëhet as me komunizëm as me antikomunizëm
Fatos Nano
“Opozita e komunizmit nuk është antikomunizmi sepse shpesh herë ai i ngjan vetë komunizmit. Opozita e komunizmit është toleranca, respektimi i ligjit”
Lexoni në faqen 3
Intervistë me z. Kurt Spallinger, Ambasador i Republikës së Austrisë në Shqipëri
Lexoni në faqen 12
Ne kemi në dorë studimet dhe orientimet të ofruara nga organizmat të specializuar ndërkombëtare
-Intervistë me zotin Spartak Poçi
-Strehimi problem i mprehtë; për 4 vjet kanë përfunduar vetëm 10500 apartamente të nisur qysh nga viti 1990.
-Rreth 400 fshatra me një popullsi 1.4 milionë banorë janë të paparrtishme nga automjetet së paku për një pjesë të vitit.
-Qeveria le të zbatojë programin e detajuar për rehabilitimin e rrugëve ekzistuese, i hartuar edhe me kontributin specialisht të huaj dhe të mos ç'akorodojë fondet për efekte elektorale.
-Veprimtaria turistike është jashtë çdo kontrolli, kur e gjithë bota ka një sistem tepër të kualifikuar e kompetent për të kontrolluar atë.
Faqe 4
Njoftim
N j o f t i m
Ditën e shtunë në orën 11.00 në selinë e PSSH , Tiranë zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë. Njoftohen anëtarët e Komitetit Drejtues të marrin pjesë.
Kryesia e FRESSH-it