Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 27.10.1995

Socialistët paraqesin alternativën e paqes, pajtimit dhe mirëkuptimit

Ndërkohë që nën qeverisjen e PD-së, Shqipëria mbeti i vetmi vend në Europë me të burgosur politikë
Shqipëri Europë

Mberriti per vizite ne vendin tone Presidenti i Parlamentit Austriak

Ne kuadrin e intensifikimit te marredhenieve nderparlamentare Shqiperi-Austri, dje pasdite mberriti ne vendin tone grupi i parlamentareve austriake, i kryesuar nga Presidenti i ketij parlamenti, Dr. Heinz Fischer. Gjate qendrimit tre ditor ne vendin tone, parlamentaret austriake do te takohen me zyrtare me te larte te qeverise si dhe me perfaqesues te partive kryesore. Nje vend te rendesishem ne viziten parlamentare austriake do te zere dhe qyteti verior i Shkodres, pasi pjesa veriore e Shqiperise eshte epiqendra e investimeve austriake. Ne aeroportin e Rinasit miku austriak dhe delegacioni qe ai kryeson u priten nga Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, Pjeter Arbnori. Ndodheshin gjithashtu deputetet Tomor Dosti, Ali Spahia dhe Namik Dokle.
Ali Spahia Sheme Kosova Tomor Dosti Namik Dokle Shqipëri Austri Shkodër Rinasit

Komenti ynë

Vizione të qarta Cili është vizioni i socialistëve për zhvillimet e demokracisë shqiptare? Ai është i pasqyruar qartë në dokumentat e kësaj partie, në qëndrimet e grupit të saj parlamentar, në fjalimet e udhëheqësve socialistë. Por në mënyrë të sintetizuar këtë vizion e gjejmë tek Mesazhi i kryetarit të PS-së Fatos Nano, drejtuar ditët e fundit Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë. Idetë që mbart ky mesazh flasin për kuptimin progresiv dhe bashkëkohor që kanë socialistët për gjithë proceset në të cilat po kalon tranzicioni shqiptar - futjen në binarët e ekonomisë së tregut, instalimin e shtetit ligjor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut, të cilat për fat të keq të demokracisë po realizohen me trauma e devijacione të thella nga qeverisja e PD-së. Eshtë ky shkaku që vetëm duke i hedhur një sy s-karazi këtij dokumenti të rëndësishëm, propaganda e PD-së, në një gjuhë rrugaçërore përpiqet të atakojë mesazhin e F. Nanos, socialistët e alternativën e tyre, në përpjekjet e pasuksesshme për të bindur njerëzit se ne dhe vetëm ne jemi ata që duhet të qeverisim këtë vend. Mesazhi i Nanos e ka bosh kryesor të tij të vërtetën që tashmë e sheh kushdo: kurdo që të bëhen zgjedhjet, socialistët do të vijnë në pushtet. Fatos Nano i bën thirrje partisë së tij që të përgatitet plotësisht për qeverisje. Kjo është një kërkesë shumë serioze në kohë, që bie ndesh me aventurizmin e autoritarizmin, me revanshizmin dhe korrupsionin e pandalshëm që karakterizoi pushtetarët e PD-së që nga 22 marsi i '92-shit. Si do të qeverisin socialistët? Modeli europian i qeverisjes së partive socialdemokrate është frymëzimi ynë, por Fatos Nano në mesazhin e tij duket i përpjekur të zbërthejë realitetin shqiptar dhe idenë madhore se opozita, pra në radhë të parë Partia Socialiste, shikon nga e ardhmja. Kjo do të thotë se socialistët duke mbajtur qëndrim kritik ndaj së kaluarës e duke dënuar diktaturën, nuk kanë ndërmend që “autopsinë” e kësaj të kaluare, ta bëjnë kostum për qeverisjen, siç ka bërë dhe po bën Partia Demokratike. Paaftësia e PD-së për të qeverisur dhe kriza e saj në vorbullën e kontradiktave që burojnë nga paaftësia e diletantizmi, nepotizmi e krahinarizmi, kanë krijuar sot një situatë paradoksale - të gjithë kërkojnë një qeverisje tjetër dhe gjithnjë e më shumë shtohen ata që mendojnë se PS-ja është e aftë të qeverisë. (vijon në faqen 3)
Fatos Nano Shqipëri Europë

Namik Dokle: Zgjedhjet nuk fitohen me shpifje

Ne lidhje me deklaraten e Partise Demokratike te transmetuar dje ne radio televizion sipas se ciles Namik Dokle paska deklaruar se me ardhjen ne pushtet te PS-se do te futen ne burg gjithe anetaret e PD-se, Namik Dokle deklaroi dje per gazeten tone, midis te tjerash se: “Ky mashtrim banal synon te terrorizoje vete anetaret e partise demokratike. Partia Socialiste ka kerkuar pak social dhe eshte pushteti ai qe nderton nje politike konfliktuale. Ne denoncojme mashtrimet e trasha dhe per deklaratat tona publike.”
Namik Dokle

Fatos Nano:

"Ne nuk kemi nostalgji as per vitet e diktatures, as per vitet “te vazhdimesise” qe evokon Berisha! Ne nuk do te revokojme vendimet e Byrose Politike te ish PPSH-se per njohjen e pluralizmit politik ne Shqiperi, te cilat i dhane mundesi edhe ish sekretarit komunist Sali Berisha te flake friken e saj dhe “te zbres nga Hena” si kryetar i PDSH-se! Ne do te abrogojme pseudoligjin “antigenocid” dhe veprime te tjera antikushtetuese te regjimit te sotem. Ne nuk do te mbajme peng neper burgje per 3/4 e mandatit tone ne pushtet kundershtaret politike dhe nuk do t’i trajtojme ata si armiq, por si partnere! Ne do te realizojme pajtimin Kombetar dhe paqen sociale". (Nga mesazhi drejtuar Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PS-se)
Fatos Nano Aleksandër Kvashnjeskit Sali Berisha Shqipëri

U nis per ne Itali Shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise

Dje u nis per ne Itali Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, gjeneral Sheme Kosova, per te marre pjese ne ceremonine e mbylljes se stërvitjes shumekombeshe te NATO-s “Cooperative Dragon-Esperia 95”, qe zhvillohet ne Pordenone, ne kuadrin e Partneritetit per Paqe. Ne kete stërvitje, krahas disa vendeve anetare te NATO-s dhe vendeve partnere, merr pjese edhe nje njesi perfaqesuese e Shqiperise.
Sheme Kosova Itali Pordenone Shqipëri

Nga Programi i Partisë Socialiste të Shqipërisë

Parti me vizion për të ardhmen që ruan vlerat historike 1.Socialistët janë për një shqyrtim realist, objektiv e kritik të së kaluarës së afërt. PSSH denoncon konceptet e praktikat e socializmit totalitar. Në veprimtarinë e saj PSSH do të orientohet kurdoherë nga konceptet e praktikat e socializmit demokratik perëndimor. 2.Ne denonojmë prerazi regjimin komunist, metodën e tij politike sociale e ekonomike që nuk mundi të siguronte zhvillimin e shpejtë të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së individëve. Ne hedhim poshtë praktikën e partisë-shtet e të diktaturës së Enver Hoxhës, që solli ideologjizimin e gjithçkaje, shkeljen e demokracisë, të lirive e të drejtave të njeriut dhe përndjekjet në emër të “Luftës së klasave” 3.Vizioni ynë për të ardhmen është një shoqëri shqiptare e socializmit demokratik, e cila duhet të integrohet natyrshëm me vendet e Europës, duke sjellë me vete edhe vlerat e saj në qytetërimin Evropian të cilit i përket historikisht.
Enver Hoxha Shqiptare Europë Evropian