Zëri i Popullit
E shtunë 28.10.1995
Fatos Nano:
"Njerëzit tanë nga më të mirët nuk u perlyen as në genocid, as nuk u fshehen vrasjeve, as nuk spekulluan me turmat për të nxitur shkatërrimet dhe për të krijuar viktima "politike" të pafajshme.
"Njerëzit tanë nga me te miret nuk u perlyen as ne genocid, as nuk u fshehen vrimeve, as nuk spekulluan me turmat per te nxitur shkaterrimet dhe per te krijuar viktima "politike" te pafajshme. Perkundrazi ata moren pergjegjesi politike dhe shteterore pikerisht per te shmangur shkaterrimet dhe viktimat e shembjes se diktatures komuniste atehere kur Berisha & Co bene aleance edhe me krimin qe doli nga qelite ne rruge, ne kurriz te te persekutuarve te vertete".
Namik Dokle:
"PS e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, ka bërë propozimin e paktit social parazgjedhor, i ka kërkuar presidentit që të garantojë votat e lira të popullit sepse vetëm populli mund të vendosë se kush do të vijë në pushtet dhe askush tjetër.
As zyrat e Presidencës as zyrat e prefektëve të Berishës dhe as zyrat e sekretarëve të Meksit. Populli është sovrani i këtij vendi. Dhe kur të flasë sovrani popull, Berisha ka për të heshtur".
Faqe 3
Jemi të përgatitur të trokasin në çdo familje për të kërkuar triumfin e demokracisë në Shqipëri
Tiranë: Vazhdojnë takimet e drejtuesve të PS-së me anëtarë dhe simpatizantë të partisë
"
Gramoz Ruçi:
"Nëse këtu do të krijohet artificialisht një situatë e tillë që do të mundojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga Berisha, pra do të mundojë një puç konstitucional, populli do të dijë të reagojë si popujt e tjerë të gjendur në të tillë situata dhe ne do të jemi përkrah popullit"
Faqe 3
Qëndrimi ndaj partive të tjera
Nga Programi i Partisë Socialiste të Shqipërisë
Në kushtet e pluralizmit politik, PSSH është për një bashkëjetesë të qytetarëve e demokratike me çdo parti dhe forcë politike që udhëhiqet në veprimet e saj nga interesat kombëtare dhe të demokracisë.
Ne synojmë që kjo të bëhet mënyrë e përgjithshme jetese për shtresat, grupet shoqërore dhe individët. Ne respektojmë ekzistencën politike të pjesëmarrjes në drejtimin e shoqërisë e të shtetit, po të mbështetur në praktikat demokratike dhe në kërkesat e sotme të jetës shoqërore. Kjo përbën bazën e konsensusit ndërmjet forcave politike gjatë debatit dhe garës politike për pushtet.
Format e marrëdhënieve me partitë e tjera ne i shohim brenda një game të gjerë nga konsensusi ose bashkëveprimi për një çështje të veçantë e deri te bashkëpunimi, koalicionet dhe aleancat.
PSSH është për dialog e bashkëpunim me të gjitha forcat politike mbi bazën e barazisë midis partive, pavarësisht madhësisë e anëtarësisë dhe elektoratit të tyre, të respektit reciprok e të besimit, duke mos i shndërruar diferencat në pengesa, por në shtysa për të gjetur mirëkuptim të përbashkët, dhe mbi bazën e mosnjërijes në punë e njëra - tjetrës.
Për hir të interesave të larta kombëtare ne e quajmë formë të nevojshme pune “tryezën e rrumbullakët” të partive për të arritur konsensusin dhe respektimin e frymës së mirëkuptimit, tolerancës e të bashkëpunimit. Ne bëjmë një luftë politike konstruktive. Ndeshjen e forcave politike socialiste e shohim si konkurrencë alternativash.
Muzika shpreh nivelin e caktuar kulturor të një populli, por politikanet vështirë se e kuptojnë kete
-Intervistë me Dekanin e Fakultetit të Muzikës ne Akademine e Arteve te Bukura Bujar Skya
Muzika shpreh nivelin e caktuar kulturor te nje populli, por politikanet veshtire se e kuptojne kete
-Interviste me Dekanin e Fakultetit te Muzikes ne Akademine e Arteve te Bukura Bujар Skyja
Faqe 10
Presidenti i Parlamentit austriak z.Ficher takohet me nënkryetarët e PS Namik Dokle dhe Ilir Meta
Dje, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, nënkryetarët e PS Namik Dokle dhe Ilir Meta u takuan dhe zhvilluan një bisedë të hapur me delegacionin e parlamentit austriak, të kryesuar nga kryetari i tij z.Ficher.
Miqtë austriakë u interesuan për rolin që PS në jetën politike shqiptare dhe për zhvillimin e situatës në vend në momentin që po shkohet drejt zgjedhjeve parlamentare të pranverës së vitit 1996.
Partia Socialiste është partia kryesore e opozitës në Shqipëri, tha Namik Dokle. Ajo ka fituar 27 për qind të vendeve në parlament në mars të 1992, ndërsa në korrik të po atij viti në zgjedhjet lokale me 43 për qind të votave mori 54 për qind të vendeve të pushtetit lokal. Në Referendumin e 6 Nëntorit 1994 PS kundërshtoi projektin e Kushtetutës të propozuar nga z. Berisha meqenëse shikonte në atë projekt prirje për pushtet autoritar dhe dominim të pushtetit politik mbi atë të gjyqësor. Për këtë PS u rreshtua me partitë e tjera të opozitës dhe alternativa e saj fitoi 54 për qind.
PS është përkrahur vazhdimisht dhe synon të marrë shumicën në zgjedhjet e ardhshme. Është kjo arsyeja që pushteti po organizon goditje antidemokratike mbi PS-në dhe gjithë opozitën, duke mbajtur ende në burg Kryetarin e PS Fatos Nano, duke krijuar ligje për përjashtimin politik të ishunisë politikanëve të rinj, të aktivizuar në jetën politike pas shpalljes së pluralizmit politik, duke synuar ndryshime në ligjin elektoral që të ngushtojnë hapësirat e partive të vogla të majta apo të djathta. Për demokrate është se për ne është përdorimi i dhunës policore kundër deputetëve dhe veprimtarëve politikë të opozitës. Ne mendojmë vendosmërisht se kjo gjë do të arrinte për një kohë të shkurtër, por kryesore e kryesoreve është garanimi i zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Për këtë vlerësimet dhe ndihmën tuaj dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë. Në mbyllje të takimit zoti Ficher vlerësoi bisedën dhe theksoi se ne jemi të angazhuar të mbështesim në mënyrë të paanshme zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe angazhimin e të gjitha forcave politike në këtë proces të rëndësishëm.
Zëdhënësi i Shtypit i PS
Berluskoni i ri dhe Ambra
-Dashuri me shikimin e parë?...
-Dashuri me shikimin e pare?...
Faqe 9